30 shtator 2008

Marshon Shqiperia -Krenare

Michel Setboun "Religious painting remaining in the ruins of the destroyed church of Saint Eloy ; destroyed by the communist regime in Berat, Berat Albania" (Photography, 1990)

Nje fotograf dhe fotoreporter teper interesant, i cili ka fokusuar me objektivin e tij momente unikale te realitetit shqiptar pergjate viteve te diktatures komuniste, por edhe me pas, ne vitet e kalbezimit social, shpirteror dhe institucional qe po perjeton Shqiperia, eshte Michel Setboun.

Kur ndesha punet e tij (sidomos ato te periudhes "para viteve 1990"), me te vertete u befasova, pasi shume imazhe jane unike, te verteta, jo te perkedhelura apo te lemuara, shpesh here te ashpra, dhe ndoshta disi "te huaja" per realitetin e ri, apo tranzicionin total qe po kalon shoqeria shqiptare sot. Tek ky cikel fotografik, ke ndjesine se Michel Setboun ka ndalur kohen, "e ka burgosur ate".

Nje element qe evidentohet me teper mjeshteri dhe qe personalisht me ngacmon, eshte edhe lidhja e shqiptarit me artet. Nje relacion urrejtjeje, armiqesor, i mbrujtur me mllefe dhe ekstaza te cartura.

Michel Setboun "Restoration of St. Eloi church (destroyed by the communists) Albania" (Photography, 1990)

Duke ndjekur udhetimet e tij ne Shqiperi, shtegetojme mes rrenojave te objekteve te kultit qe la pas totalitarizmi komunist ne Gjirokaster, ne Sarande, ne Berat, ne Korce, ne Vlore, ne Tirane. Deshmi e atyre krimeve historike ne memorjen kolektive te njerezve dhe te popujve qe banuan nder kohera shtetin e sotem shqiptar. Vetem dyzet vjet, per te shkaterruar gjithcka te vlerte te krijuar nder shekuj. Dyzet vjet per te shperbere kulturen shpirterore dhe artistike te atyre viseve.

Nuk e di nese Njeriu i ri u krijua apo jo, por di qe ajo erresire patologjike qe karakterizon shqiptarin ne relacionin e tij me artet, ajo urrejtje totale per cdo gje qe nuk kupton dhe qe i vret syrin, ajo mani shkaterrimi te cdo gjeje qe i perket se kaluares, u kultivua dhe u rrit -padyshim- ne vitet e erresires komuniste, duke sjelle ne jete nje brez pa rrenje, pa ura me te shkuaren, pa njohje te vlerave te verteta njerezore, nder te cilat nje vend paresor zene edhe artet.

Michel Setboun "Saint Nicholos; the frescoes were not destroyed but the church was transformed in a storage -Moschopolis, Albania" (Photography, 2006)

Jane pikerisht keto pjella te mjera te Njeriut te ri -keta pasardhes te vobekte- te cilet pas viteve 1990 e ne vazhdim shkaterruan ato pak piktura murale te mbetura ne objektet e kultit te cilat i shpetuan djegjes e kazmes komuniste, dhe te cilat asokohe ishin kthyer ne stalla. Jane te njejtet njerez, qe shkarraviten ne menyren me barbare shpellen-shkembin e Lepenices ne Vlore, duke asgjesuar keshtu ato gjurme autentike dhe teper te vyera te periudhes prehistorike. Te njejtet fakira, te cilet "u nxorren syte" shenjtoreve ne pikturat murale te Voskopojes. Te njejtat kufoma ende te gjalla, te cilat thyejne e djegin cdo shprehje -te harruar- te artit te realizmit socialist, cdo gjurme qofte edhe te zbehte te artit qe mund t'i lidhe me te shkuaren.

Michel Setboun "Monuments, Saranda, Albania " (Photography, 2006)

Fatkeqesisht Njeriu i ri - shqiptar nuk e njeh artin. Nuk mund te perceptoje nevojen e ekzistences se tij. Per te arti eshte lluks. Nuk mund te rroje dot me te kaluaren. Njeriu i ri- shqiptar do te harroje. Do te harroje kush eshte, per ke broheriste dhe thurte himne. Kujt i puthte kembet, dhe kujt i qeshej. Kujt i kendonte, dhe ke ngrinte ne piedestal. Njeriu i ri-shqiptar nuk ka memorje. I paafte te komandoje veten e tij, gjithnje nen tutele padronesh te eger dhe gjakatare, eshte mesuar te mos ndjeje nevoje per te bukuren. Te mos kete nevoje per seleksionimin e se shkuares. Te kete teresisht te pamundur te bashkezistoje me te.

Vdiq mbreti- Rrofte mbreti! Ne djall flamujt e vjeter; Rrofshin te rinjte!

Michel Setboun "Working in an old factory with statues of Lenin, Stalin and Enver , Tirana, Albania" (Photography, 2006)

25 shtator 2008

Ferma e Kafsheve

Toni Milaqi "Pig -The Great" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2008)

Nje homazh diktatorit qe fle brenda nesh. Nje homazh tiranit dhe kasapit qe ushqejme perdite -nga pak dhe nga pak. Jemi ne, te perzishmit, te cilet kthyem mediokritetin tone njerezor ne fene e vetme tek e cila besojme. Jemi ne, te cilet guxuam te shohim ne sy zoterat e qiejve, e pasi beme dicka te tille i vrame ata; dhe ne fronet e tyre u ulem kembekryq ashtu te pangijshem dhe mekatare. Jemi po ne, qe ujitem filizat e paditurise, i beme ato te harlisen, te kapin qiejt dhe mbushem barqet tona me frytet e tyre te shprishur.

Helmuam cdo shkendije drite dhe kultivuam erresiren- ate me te thellen. Hodhem ne kazanet e plehrave arsyen dhe sterqullem ditet tona me ankthe te cartura histerie. U preme kokat peshqve dhe i flakem ashtu te pajeta - te notojne- ne ujera vezulluese, akuariumesh ngjyraplot.

Homazh, pisllekut qe na rrethon. Tiranise se turmes dhe borive lavire nacional-kombetare. Homazh diktaturave te frikave ekzistenciale, atyre personale dhe kolektive. Moraleve kombetare dhe atyre fetare. Homazh derrave dhe dosave - sigurisht atyre te medhenjeve...

"Alexander The Great with a Lance [Now Missing]" (Unknown, Greek Art, 200 - 100 B.C. , Marble)

17 shtator 2008

Skena e Re e Artit Pamor Shqiptar dhe Rrugetimet nga Gozhdat - tek Bolet


Hyrje

Ajo c'ka ndodh sot ne artin shqiptar, apo me mire: ajo c'ka trumpetohet sot ne mediat e shkruara dhe elektronike mbi te ashtequajturen "Skena e re e artit shqiptar", si edhe e tere atmosfera mbizoteruese ne institucionet qendrore e vendim-marrese mbi politikat dhe jeten kulturore te vendit, vetem me dy fjale mund te pershkruhet: "Te rrosh Absurdin".

Absurdi

Kush me mire se Alber Kamy (Albert Camus) -tek libri "Miti i Sizifit"- ka pershkruar Absurdin?! Per te me ndihmuar te kuptoj pikerisht kete fenomen, do te kerkoj ndihmen e tij:

"Te jetosh do te thote te besh te jetoje absurdi. Ta besh te jetoje, do te thote, para se gjithash, ta veshtrosh. Ne kundershtim me Euridisin, absurdi vdes vetem kur braktiset. Nje nga nga te vetmet qendrime filozofike koherente eshte revolta. Ajo eshte nje ballafaqim i perjetshem i njeriut me erresiren e vet. Ajo eshte nje perpjekje per nje trasparence te pamundur. Ajo e ve boten ne diskutim ne cdo sekonde qe kalon." [1]

Pra revolta e njeriut qe perjeton Absurdin sipas Kamy-se eshte nje ballafaqim i perjetshem i njeriut me erresiren qe i perqarket. Dhe per te na dhene kordinatat gjeografike te ketij nocioni Kamy vazhdon:

"Absurdi nuk eshte brenda njeriut, as tek bota, por ne ekzistencen e tyre te perbashket." [2]

Ne kete pike ngushellohem disi duke menduar qe ndjesia te cilen provoj gjithnje e me shpesh se rroj Absurdin, s'eshte vetem nje ndjenje personale, por nje atribut njerezor dhe ekzistencial i cili na shoqeron qe ne gjeneze.

Plehu

Duke qene gjithnje ne korent te ngjarjeve, proceseve dhe fenomeneve te cilat mbizoterojne ne hapesirat pamore shqiptare, konkluzioni qe perftoj eshte ai i perngjasise me nje pirg gjigand plehu. I qelbur, me erera kundermuese, i pa trajte, i brejtur, i fundosur e i pushtuar nga gjithfare krimbash, mizash, insektesh te percudnuara, larvash e mikrobesh te pafundme. Nje hapesire e degraduar, e dekompozuar, e kalbur deri ne palce.

Kjo nuk do te thote se nuk ekzistojne artiste dhe individe te cilet i kundervihen, luftojne dhe sfidojne kete realitet. Por zerat e tyre jane kaq te mefshte dhe te pafuqishem nen gumezhitjet cjerrese e metalike te mizave dhe eres mbytese te plehut.

Eshte pikerisht ky pleh, qe pushtoi tere vitet e mepastajme nga renia e diktatures komuniste (me perjashtime te pakta), ky sharlatanizem dhe amatorizem vizual, kjo katrahure dhe ky mjerim pamor. E pame ate te ngrihet ne piedestal dhe te imponohet nga kuratoret e famshem dhe klanet e ndryshme, te cilat kryen ritualin jetesor kohe pas kohesh ne Galerine Kombetare te Arteve. Pame diletante me kamera ne duart e dridhura, te prezantohen si shpetimtare. Pame fotografe te vobekte te prezantohen si Mesies. Pame te njejtat figura te lodhura prej viteve te retushohen dhe te prezantohen si te sapolindura. Pame njerez medioker te pagezohen artiste dhe sharlatane "me krahe te ngrohta" te pagezohen kuratore.

Shume ere vjen ky pirg....

Mediat

Pastaj fjalen e moren televizionet shqiptare, gazetat, forumet dhe bllogjet internetiste. Kaluan para nesh reportazhe, artikuj dhe "analiza" mbi artet vizuale nga gazetare-rrogetare te cilet s'kane idene mbi argumentin ne fjale. Artikuj te vjedhur, apo te rendomte; hyjnizime mediokrish, apo fjale boshe; te tjere me "urdher nga lart", apo per te mbushur gazetat.

Njeri gozhdes, tjetri patkoit

Njohem ne mediat elektronike dhe te shkruara Saimir Stratin (nje mjeshter te mire, por asgje me teper se kaq, qe gjeti menyren per t'u bere i famshem per 15 minuta) te prezantohet si nje artist brilant, si nje nga majat me te medha te artit boteror. Pame te behen emisione te panumerta, te shkruhen artikuj e analiza te tera. Ne te njejten kohe kur per Edison Gjergon nuk eshte bere qofte edhe nje analize e vetme, nje reportazh. Dhe te gjitha keto perse?! -Sepse askush me perpara nuk ka ngulur me shume gozhde!

O tempora! O mores!

Nuk u tha dikush ketyre gazetaruceve valle, se arti nuk ka te beje me numrin sa me te madh te gozhdeve qe gozhdon diku?! Arti ka te beje me menyren se si do te vendosesh qofte edhe nje gozhde te vetme ne hapesiren qe i perqarket dhe c’te reja mund te sjelle ky veprim i yti ne kontekst me te gjere. Nuk u tha njeri valle te mos rremojne plehun; por te perpiqen te hapin dritaret -gjithe drite jetedhenese- e vlerave te mirefillta, te cilat po i ha mola, myku dhe lageshtia ne GKA-ne dhe mjaft galeri, apo institucione te tjera te rretheve, por edhe ne ateliete dhe studiot underground te artisteve .

Pushteti i Boleve

Mjafton te provokosh. Mjafton te dalesh ne rruge me dy bole gjak-perlyera ne duar dhe te therrasesh si i marre. Provokimi hap dyer dhe te ben automatikisht artist. Dicka e perafert ndodhi me Flaka Halitin - nje yll i ri i artit kosovaro-shqiptar. Te gjitha gazetat shqiptare u sulen si te marra. Gjak dhe sperme - dyshja perfekte.

Lexoj ne intervisten e saj tek Deutsche Welle me titull : "Atëherë qenkam feministe!" - Portret i artistes Flaka Haliti " :

"Edhe pse punimet e saj që prej tre vjetësh po ekspozohen në vende të
ndryshme të Evropës, ajo vazhdon ta quajë veten amatore. Një specializim në artin bashkëkohor do ta fillojë këtë vit në shkollën e artit Shtedl (Städl) në Frankfurt mbi Majn. Ndoshta kur të përfundojë spezializimin e ri ajo do të ketë guximin (apo "bolet", siç do të thoshin artistët meshkuj të Prishtinës) që më në fund ta pranojë që është profesioniste."

Vras mendjen dhe perpiqem te gjej ate qe e ndan Flaken dhe fqinjin tim kasap (ne dyqanin e te cilit blej mishin), por nuk e gjej asgjekundi diferencimin e tyre artistik. Nese Flaka Halitin do ta quanim artiste, perse valle te mos benim dicka te tille me cdo kasap qe zoteron dy bole te pergjakura kafshesh?! Vete Haliti pranon se eshte e paformuar artistikisht. Vete ajo pranon shkallen e njohjes dhe amatorizmin e saj. Vete ajo kupton nivelin e ulet te saj -te dijes dhe te shprehjes.

Pikerisht kjo kategori njerezish (nuk mund te perdor fjalen artist kurrsesi) mbush programet e mediave, artikujt e gazetave e te revistave dhe prezantohen si krijues e artiste sot. C'eshte me e keqja, me perkrahjen e klaneve te ndryshme pushtetare dhe komerciale kthehen ne perfaqesues dhe kultivues te mediokritetit, te antivlerave , te asaj c'ka disa quajne "Skena e re e artit shqiptar", duke u shnderruar keshtu ne okupues te hapesirave pamore dhe duke u zene rrugen atyre pak vlerave te mirefillta qe ekzistojne ne artet vizuale shqiptare ...

Epilog

"Nuk ka si shtëpia"- Pranon me gojen plot tek"Onufri 2006" kuratori, dirigjenti, udheheqesi artistik, nendrejtori, drejtori, menaxheri, historiani i artit, prijesi, pushtetari, revolucionari, artisti, komandanti, komisari -Rubens Shima.

Shenime:

[1] Alber Kamy ,"Miti i Sizifit", Shtepia Botuese "Fan Noli", Perktheu Petrit Sinani, (Faqja 46).

[2] Alber Kamy ,"Miti i Sizifit", Shtepia Botuese "Fan Noli", Perktheu Petrit Sinani, (Faqja 29).

07 shtator 2008

Varret e Hapur te Shenjteve te Vrare

Ikonostotasi i bastisur i Skore-se, i burgosur per 14 vjet ne Galerine Kombetare te Arteve , Tirane.

Mbi Rregullat e Lojes

Historikisht Fenomeni i te rrojturit me absurdin ne Shqiperi, gjithnje ka pasur koherencen e vet, inercia e ketij procesi ne ditet e sotme eshte kthyer ne te vetmen alternative. Paaftesia dhe papergjegjshmeria nder qarqet vendim-marrese ne relacion me politikat dhe pasurite kulturore, shpesh here kalojne kufjte e absurdit, duke u shnderruar ne kriminale.

Lajmi

Ne fushaten e rikonstruktimit te ri te Galerise Kombetare te Arteve , mesova nga artikulli i sotem i "Gazetes Shekulli" me titull: "Shenjtorët e Galerisë" per "Revolucionin nga Kolltuku" qe do te shpertheje ne ambientet e ketij institucioni, ne lidhje me rikonstruktimin e tij. Komandant i pergjithshem i Forcave te Armatosura, si edhe Udheheqes ideologjik i ketij Revolucioni eshte drejtori aktual i GKA-se z.Rubens Shima.

Frika

Duhet te jesh i verber te mos kuptosh lidhjet e celikta te familjes Shima me Partine Demokratike, e cila gjendet aktualisht ne pushtet. Duhet te internosh trurin per te mos kuptuar se i vetmi soj, i cili mund te pjelle drejtore dhe udheheqes te fushave vizuale mbareshqiptare -per mendesite e partise ne pushtet- eshte ai i Shimajve. Nganjehere ndjej nje lloj frike te me pushtoj te terin dhe mornica te ftohta te me therin neper trup, duke menduar se cdo te ndodhte sikur te mos ekzistonin intelektuale te kalibrit Alush & Sons; kush valle do te mund te drejtonte GKA-ne ?!

Viva La Revolucion

Por t'i leme frikat e mia. Le t'i kthehemi serish "Revolucionit nga Kolltuku". Udheheqesi i tij vendosi Zbritjen nga Kryqi te Ikonostasit te Skore-se, si edhe lirine e tij pa afat, pas kryqezimit, gozhdimit, qesendisjes dhe pergjakjes 14 vjecare te cilat perjetoi ne ambientet e GKA-se. Rubens Shima deklaroi perpara kryesise se "Revolucionit" se: "heqja e Ikonostasit si edhe teresisht e pavijonit mesjetar nga Galeria, behet per faktin se kemi te bejme me nje art kishtar, i cili është krijuar për një tjetër qëllim..." .

Prina Parti

Duhet pohuar me burreri ketu, se ne lidhje me fatin e Ikonostasit te Skore-se (i cili i perket vitit 1830), "Revolucioni" i tanishem nuk eshte as i pari dhe -me c'duket- nuk do te jete as i fundit. I kishte paraprire atij- "Revolucioni nga karrigia". Levizje revolucionaro-kulturore (por jo vetem e tille) e vitit 1994, kohe ne te cilen -ashtu rastesisht- Drejtor i GKA-se ishte Alush Shima dhe -po ashtu rastesisht- Partia ne pushtet ishte ajo Demokratike.

"...Kur drejtor i GKA-së u bë Alush Shima, kërkonte të realizonte diçka të veçantë ..." - na thote me permallim restauratori Mustafa Arapi. Nevoja e krijimit te nje Shkolle Shqiptare Arti beri drejtuesit e "Revolucionit te karriges" si edhe shkencetaret dhe historianet e Artit Shqiptar te therrasin tre here "Urra" tek veshtronin tere ngazellim sallen me emer: "The Albanian Iconography Hall".

Dhe megjithe emrat greke te shenjtoreve, mbishkrimet ne ikona (te nje greqishteje te kulluar), si edhe faktit qe filozofia e punes i perkiste Shkolles Bizantine te Kretes, perfaqesuesit (mysliman) me origjine veriore te PD-se sec i shkiten dy-tre pika lotesh tek shihte te depertonin gozhdet e stermedha te trareve ne trupit e lodhur prej viteve te Ikonostasit. "Perjetova nje ndjenje krenarie kombetare, per ato sa ka krijuar populli yne ne shekuj..." - u shpreh ai me vone.


Biografia

Te thuash qe Ikonostasi yne i dashur kishte pare shume pergjate jetes se tij , nuk eshte aspak ekzagjerim. I perkiste qyteterimin pasbizantin grek. Se bashku me ikonat qe e stolisnin ishte padyshim krenaria e kishes se fshatit Skore dhe pervecse nje objekti kulti, mbarte edhe vlera te jashtezakonshme artistike. Kish degjuar dhe kish ndjere lutjet e besimtareve ortodoks te atyre aneve. Nuk kishin guxuar qe t'a preknin pushtuesit, plackitesit, hajdutet, e okupuesit e panumert qe kishin kaluar aty pergjate shekujve. Kish pare greke, vlleher, e shqiptare. Turq te vjeter, e te rinj. Bullgare, hebrej, e jugosllave. Gjermane e italiane. Pastaj erdhen komunistet. Dhe me vone me renien e komunizmit erdhen ne pushtet edhe te persekutuarit e komunisteve. Komunistet i shqyen shpretken, e terhoqen zvarre nga banesa e tij shekullore. E internuan larg Skore-se ne nje shkretetire qe mbante nje emer te cuditshem: Tirane (nje lloj Meke e tiranise). Dhe si te mos mjaftonin te gjitha keto, Ikonostasi i Skore-se u be deshmitar i dy revolucioneve kulturore te familjes Shima. Mjaftuan vetem 14 vjet per te realizuar ate qe nuk bene dot shekujt: "Perdhunimin dhe percudnimin" e atij monumenti aq unikal kulti dhe arti.

C'te Mbjellesh do te Korresh

“...Gabimisht, atëherë Ikonostasi u montua me gozhdë dhe çmontimi i tij është një operacion tepër i vështirë, pasi heqja e tyre rrezikon dëmtimin e pikturës. Ai konsiderohet një Monument i palëvizshëm ashtu si edhe Kisha. Sa më shumë ta zhvendosësh, aq më shumë dëmtohet..." - shprehet sot Mustafa Arapi.

Shqiptarizma ne Art

Futem ne faqen elekronike zyrtare te GKA-se ne internet: "Galeria Kombetare e Arteve". Lexoj emrin e salles se ikonografise ne te cilen ishte ekspozuar keto vitet e fundit Ikonostasi. "The Albanian Iconography Hall" . Befas me vijne nder mend fjalet e nje prej penave me te mprehta dhe mendimtareve me interesant shqiptar te kohes sone, ato te Fatos Lubonjes. Ne nje interviste me titull : "Religjionet dhe politikat identitare te shqiptaret dje dhe sot" nder te tjera shprehet keshtu:


"...kur ti vendos shqiptariste ne shekullin e XVIII, eshte njelloj sikur te besh nje roman per shek. XIX dhe te vendosesh regjime komuniste, komuniste si keta te sotmit..."

"...ideja e kthimit ne nje te kaluar te lavdishme, te ndritur eshte mitologjike. Eshte ne konstruktim mitologjik..."

"...izolimi gjate komunizmit konstruktoi nje tjeter shqiptar nga shqiptari perpara izolimit. Edhe izolimi (“ne” dhe “tjetri”), konstruktoi nje tjeter shqiptar, qe e mendonte veten ne qender te botes..."
Rezyme

Vendosja e nje monumenti te tille kulti dhe arti ne vitin 1994, prej Shimes (atit), ishte nje gafe konceptive ne linjen sendertuese te GKA-se, pasi nuk mund te ofronte sherbime dhe as perqasje me ambientet e ketij institucioni dhe veprat e ekspozuara ne te. Shume bukur mund te krijohej -diku gjetke- nje muze i artit Mesjetar dhe Bizantin , vepra te te cilit posedon shteti shqiptar, pa ato prapashtesat skandaloze Art Shqiptar dhe Art Kombetar qe vetem sharlatanizem shkencor dhe amatorizem profesional ofrojne.

Shkaqet e kesaj perzgjedhjeje te pamenduar, procedura siperfaqesore dhe kriminale e montimit, si edhe metodat mosekzistuese te restaurimit, cuan fatkeqesisht ne demtimin e ketij objekti -kaq te rendesishem- arti, si edhe te vlerave te padiskutushme qe ai permban.

Le te shpresojme qe do te gjenden njerez ne Tirane, te cilet do shohin tek Ikonostasi i Skore-se dhe Arti Mesjetar  ne pergjithesi, jo vetem vlerat e tyre te kultit, por edhe ato vlera unikale artistike te cilat mbartin, duke mos i perbuzur nga padituria, injoranca, apo dashakeqesia e tyre.

Fatkeqesisht kurre ne Shqiperi, nuk denohen fajtoret dhe klanet politiko-ekonomike pergjegjese, te cilet jane pjellesit kryesor te gjendjes se amullt dhe te ndotur qe kalojne Artet ne vecanti, si edhe Kultura Shqiptare ne pergjithesi; nuk denohen abuzuesit dhe shkaterruesit e ketyre vlerave kaq te medha njerezore te cilat i shpetuan kasaphanes komuniste dhe te cilat posedon ende shteti shqiptar. Dhe kjo gje sec te trishton...

06 shtator 2008

Dreams' Island (III)

Toni Milaqi "Angry Bather" (acrylic on canvas, 100x80 cm, 2008)

(vijon nga ketu )

"Plazhistja e inatosur" eshte vepra e trete e ciklit. Duke levruar te njejtin subjekt, vemendja ime u perqendrua ne perpjekjen per te reflektuar gjendjen time te brendshme, si dhe "tallazet" e mia shpirterore pergjate kohes ne te cilen mori jete kjo pune. Reflektim ky ne forme, por edhe ne emocion.

Dreams' Island (II)

Toni Milaqi "The Flying Zebra " (acrylic on canvas, 100x80 cm, 2008)

(vijon nga ketu )

"Zebra Fluturuese" eshte puna e dyte ne Rezidence, dhe ekuilibron ndermjet hulumtimeve ne forme e stilizim, si edhe nje lloj dokumentimi emotiv te disa karakteristikave dalluese te peizazhit ne "Ishullin e Endrrave" te Eretrias.

(vijon ketu)

Dreams' Island (I)

Toni Milaqi "Dreams' Island" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2008)

(vijon nga ketu )

Ne lidhje me Rezidencen tek "Ishulli i Endrrave" Project-i im konceptual ishte i thjeshte:

"1. Studimi i hapesirave dhe i ambienteve pjeseperberese te "Ishullit"; 2. Vezhgimi dhe analiza e raporteve te banoreve te tij me ambientin rrethues."

Dhe meqe "Ishulli" i Eretrias eshte nje zone private turistike, banoret e tij jane pushues te ngeshem te cilet shijojne plazhet, si edhe ambientet e gjelbra te ishullit, duke mbartur me vete edhe karakteristikat dalluese te pushuesve -kudo qofshin ata.

Tre punet e mia bazohen ne vezhgimin e raportit te pushuesve, me ate te ambientit specifik; jane variacione mbi nje teme, duke i meshuar me teper analizes estetike, si edhe stilistike te cdonjeres prej veprave ne fjale.

(vijon ketu )