19 March 2009

Propozim per Nje Hero te Ri Kombetar

Toni Milaqi "Proposal For a New National Hero" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2009)

Eshte koha e ndryshimeve te medha. Koha kur zhveshim heronjte mesjetare nga ngallosjet dhe xixat mitologjike, nga atributet qiellore dhe aureolat e shenjta, me te cilat i veshen ankthet ekzistenciale te instikteve me shoviniste te prinderve tane. Koha kur rrezojme mitet e shkuara, per te ngritur te reja, me te pangijshme, me te egra, me radikale. Koha kur shtypim nen thundra te hekurta gjithcka te huaj, per te shijuar deri ne ekstaze cdo sterkalth te mediokritetit tone njerezor. Koha kur piedestalet e boshatisur prej perendive te vrara, ashtu te plurosura, behen gati te presin te tjera shembelltyra -po aq meskine, porse me moderne- te ekzistences tone, per t'u hedhur poshte dhe per t'u bere shkrumb me te njejten menyre prej filizave pasardhes. Koha kur heronjte u arratisen, sepse askush nuk ka nevoje per heroizmat.
Ne kohe te tilla mendoj se cdokush mund te hipe ne kale (qofte edhe te drunjte), e qe andej te bej sehir kasten e re pushtetare, e cila ndonese konform gjithe prirjeve te modes, veshtire te mund t'i pervidhet D.N.A. totalitare te baballareve te kuq. Mjafton te hipesh ashtu, ne kalin e drunjte te fotografeve te dikurshem dhe te keqyresh perreth, te veresh se si vjedhin e shkaterrojne, se si abuzojne e shperdorojne, se si hane me babezi deri ne plasje, e se si fryhen e fryhen si shushunja te pangopura me cdo pikez te gjakut tend.
Ti je heroi miku im, kaloresi legjendar, vigani anonim, prijesi i lavdishem, luftetari i paepur, mbreti i pashoq, udheheqesi sypetrit ne perandorine dhe principatat e hicit!

07 March 2009

Perralla Kalorsiake

Toni Milaqi "The Rider" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2004)

Jean Michel Basquiat eshte nje nga artistet me te vlerte amerikane te fundshekullit te 20. Punet e tij konsiderohen si perfaqesuese te neo-ekspresionizmit ne Amerike, me mjaft elemente te theksuar graffiti. Pas nje jete mjaft te veshtire si konsumues i lendeve narkotike dhe heroines, vdiq tragjikisht ne vitin 1988 (ne moshen 28 vjecare) prej nje mbidoze droge. Ajo qe bie ne sy ne pikturat e tij eshte freskia e perceptimit dhe trajtimit, por edhe perqasja primitive, e drejtperdrejte, brutale e realitetit .

Rastesisht hasa se fundmi nje nga veprat e vona te Basquiat me titull "Riding with Death", e vitit 1988. Ajo qe me entuziazmoi ishte fakti i perafrise tematike me punen time te vitit 2004 me titull "The Rider". Ndonese kendveshtrimet tona jane te ndryshme, e po ashtu edhe problematikat e trajtuara teresisht te huaja, gjithsesi konceptimi kompozicional mbetet i njejte.
Me pelqeu ky udhekryq artistik me anarkistin New York-ez, andaj ndalova per te shkruar keto radhe por edhe per t'a pershendetur keshtu ne heshtje ...

Jean Michel Basquiat "Riding with Death" (oil on canvas, 1988)

01 March 2009

Piktori Buze Liqenit

Toni Milaqi "Painter by the Lake" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2009)

Ekzistojne ne krijimtarine artistike te nje piktori subjekte apo motive tematike prej te cilave nuk mund te shkeputet dot, dhe qe ne intervale te caktuara kohore okupojne universin e tij mendor dhe emocional. Jane disa tema tek te cilat krijuesi kupton ashtu ne menyre te mjergullt dhe te amullt se flasin shume per te, per kendveshtrimin e tij mbi realitetin, per ato qe ndjen dhe qe do te thote. Dhe ndonese deshira e tij eshte kaq e madhe per t'i analizuar, studiuar dhe per t'u shprehur mbi to, gjithnje pas nje konkludimi artistik krijuesi veren se s'ka mundur te ngjize permes vepres, te gjitha sa ndjente dhe mendonte ne fazen fillestare te brumosjes se saj. Dhe keshtu me fuqi te pandalshme keto tema uzurpatore kthehen e rikthehen ne krijimtarine artistike, si per te dashur te plotesohen, te qetojne shpirtin e artistit, apo te vendosin paqen me demonet qe i perqarken.

Aristidh Milaqi working in Drymades [Dhermi], Albania (Photography, 1966)

Nje teme e tille per mua eshte "Piktori buzë liqenit". Te gjitha nisen nga nje fotografi e vjeter e tim ati, dale ne veren e vitit 1966, ne Dhermi. Mbaj mend veten, qysh ne femijerine e hershme, pikerisht ne momentet kur shfletoja albumet fotografike te familjes, te provoja nje lloj ngazellimi dhe zilie dashamire tek perballesha me ate foto. Ngazellimi sepse fotogafia eshte nje prurje teper interesante artistike, qe ndonese nuk mund t'a kuptoja dhe analizoja atehere si femije, kjo gje s'me pengonte t'a shijoja, ashtu sic shijoja edhe ujin pa patur njohje te perberjes se tij kimike. Tani vite me vone, jam ne gjendje te dalloj thyerjen teper mjeshtrore kompozicionale te saj, grafiken kumbuese te figures, apo faktin se me, apo padashje, behemi deshmitare okulare te simbolikes se arketipit te artistit -pergjate casteve te krijimit. Aty buronte zilia ime feminore per aftesite e tim ati, por edhe adhurimi, apo shpresa ime e fshehte "se nje dite kur te rritem do te jem edhe une ne gjendje te ngjitem ne shkembinj, nga ku do te keqyr dhe te pikturoj boten"...

Puna ime me e fundit eshte e treta mbi kete teme, dhe nje perqasje e re e saj (1). Perballe figures se tim ati (jo me ne moshe te re) nuk gjenden ujerat e kristalta te Dhermiut. Heroi-Piktori-Artisti-Krijuesi eshte i vendosur ne nje ambjent po kaq te dashur dhe intim per mua, sic edhte liqeni artificial i Tiranes. Dhe ndonese jam i kenaqur nga ky trajtim i ri, nga kjo perleshje e re afer nje mujore mbi kete teme, sec ndjej se ende s'e kam thene fjalen time te fundit, dhe se koha kur do t'i rikthehem serish nuk do te jete e larget...

(1) Dy trajtimet e para 1996, 2006, mund t'i gjeni ketu.