26 April 2009

Portret i Thyer

Toni Milaqi "Pink Man" (acrylic on paper and mixed technique, 30x24 cm, 2009)

Kur hapat rendohen dhe qenia tkurret, kur ditet rrudhen dhe netet perngjasojne te pambarimta, kur harmonia jote e brendshme venitet dhe ankthet te perpijne, kur dhimbja i ze vendin shpengimit dhe revolta vret gazin lozonjar, pikerisht ne kohe te tilla ndjen se portreti yt fillon te shperbehet e s'mund te jete me nje mase solide. Veren germadhat e atyre sa deshe, dhe te atyre per te cilat luftove, te te pushtojne. Kupton brishtesine e qenies dhe brutalitetin e ekzistences. Ne momente ne tilla shnderrohesh ne fantazmen e atij qe flinte diku brenda teje, e qe ne femijeri deshironte te pushtonte boten. Nje deshtak mjeran i panevojshem per askend dhe per askund. Krijese idilike per te rrojtur, por dhe per ti dhene kuptim te ri absurdit. Je aty i thyer, i coptuar, i shpartalluar, i pamundur, i rene, i grisur, i shprishur, enderrvrare, krahekeputur e shpirtperdhosur...

11 April 2009

Mbi te Shkarraviturit

Toni Milaqi "French Kiss" (colored pencil on paper, 21x29,7 cm, 1998)

Procesi i krijimit eshte nje akt sa jetedhenes po aq edhe shkaterrimtar i ekuilibreve te ndryshme te artistit-krijuesit ne relacion me vetveten, por edhe me te tjeret. Nje akt qe ne me te shumten e rasteve rreket te shkoje pertej shablloneve dhe barrierave te cdo tipi. Nje akt ne te cilin krijuesi perpiqet ti pervidhet njohjeve personale, dhe te hape krahet ne te tjera gjithesi emocionale, estetike, e konceptive.

E gjithe kjo perpjekje predispozon kohe, mund, kerkime, hulumtime, perleshje me vetveten dhe gjithcka qe te perqarket. Nje akt paresor i shprehjes krijuese te nje piktori, por edhe perfaqesuesja me besnike e betejave te tij konceptuale, eshte padyshim edhe puna paraprake studimore e cila pararend tek cdo veper e konkluduar arti. Kjo pune paraprake shprehet kryesisht permes vizatimeve te ndryshme, skicave, etydeve, boceteve, ne te cilat artisti qofte per shkak te permasave (zakonisht te vogla), qofte ne saje te avantazheve te mjeteve shprehese, ndihet me i cliruar dhe me i lire permes kerkimeve te tij.

Roli i gjetjeve konceptuale te kesaj faze paraprake eshte teper i rendesishem por dhe udherrefyes per veprat e mevonshme, prandaj nga shume artiste konsiderohet si teper esencial ne procesin e krijimit. Ne krijimtarine time rolin e skicave dhe vizatimeve, apo te hulumtimeve paraprake, e kam konsideruar si autonom (te pavarur) dhe ne shume raste te shkeputur nga piktura, duke i dhene prioritete dhe hapesira te medha.

Skica "French Kiss"(1998) dhe piktura e lindur prej saj me te njejtin titull "French Kiss"(1999), jane shembull tipik i asaj se sa thelbesor eshte ndikimi i vizatimit ne sendertimin e veprave te se ardhmes. Me disa shembuj te tjere te hulumtimeve te mia ne kete rrafsh mund te njiheni tek: Toni Milaqi -drawings.

Toni Milaqi "French Kiss" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)

04 April 2009

Pyetje Retorike

Toni Milaqi "Before the Law" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2009)

Nese sistemet aktuale social-politike si edhe tere politikat qe rrjedhin prej tyre, rajonale dhe globale, tregojne teper qarte paaftesi dhe neglizhence ne mbrojtje te Individit por edhe te ekuilibreve te ndryshme sociale, a ia vlen valle te besosh tek to?! A ia vlen te perkrahesh, te kultivosh dhe te mbash ne jete nje perbindesh qe ushqehet me brendine, gjakun, djersen dhe mundin tend?!

Nese qorrsokaku kapitalist, por edhe ekspansionizmi me ekstrem i atyre qe gjenden ne krye te piramides hierarkike ekonomiko-politike, s'jane gje tjeter vecse nje menyre per te shfrytezuar dhe kontrolluar turmen, perse presim nga Individi te respektoje dhe t'i disiplinohet ketij realiteti?!

Perse valle kerkojme prej nje te perdhunuari, te dashuroje dhunuesin e tij?!

Nese verejme ne praktike se "kushtetutat tona demokratike" nuk bejne gje tjeter vecse perqendrojne kapitalet boterore ne duart e nje pakice njerezish, duke shtyre miljarda te tjere ne varferi dhe mjerim te thelle, perse te mos i veme zjarrin ketyre kushtetutave?!

Nese Ligji eshte jo vetem i panevojshem por edhe denigrues i personalitetit njerezor, perse valle i bindemi ende?!

01 April 2009

Kryqezimi

Toni Milaqi "Crucifixion" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2008)

Kryqezimi eshte padyshim nje nga temat me te levruara ne historine e artit dhe kryesisht ate te piktures evropiane. Kjo per shkak te nje numri te madh faktoresh kosmo-historik, por ne radhe te pare sepse aludimi mbi kete teme ka te beje drejtperdrejt me simboliken kristiane. Simbolike kjo qe mund te karakterizohet si shprehje e filozofise percuese, dhe si karakteristike themeltare e shoqerive apo njesive te ndryshme administrative europiane, por njekohesisht qe indentifikohej edhe me statusin social-fetar-politik qe gezonin keto shoqeri pergjate njezet shekujve te fundit.

Perpos atributeve dhe moralit kristian qe mund te evidentohen tek "Kryqezimi"(si teme), mund te themi se tharmi i ketij subjekti sherben jo rrallehere si ure per nje perqasje me pergjithesuese, me gjithepershfirese e mbarenjerezore, ne percapjen tone per te folur mbi Njeriun dhe universin njerezor. Ne kete aspekt ky motiv eshte i tejmbushur me doza te medha simbolikash mbi raportet e Individit me shoqerine, me jeten, me ambientin rrethues, me natyren, me kohen, me turmen, me tjetrin. E po ashtu duke hulumtuar mbi kete teme behemi prezent te fatalitetit jetesor, te pjeses se thyeshme njerezore, te kufijve qe na rrethojne, te zinxhireve dhe kamzhikeve social-etik-moral-politik, te dhunes se ekzistences qe na perqarket.

Piktura ime e mesiperme eshte nje gjest respekti, nje homazh per intelektualin e kryqezuar ne vitet e totalitarizmit komunist shqiptar; nje akt mirenjohjeje i thelle per te gjithe ata qe nuk iu perkulen mediokritetit te turmes dhe tiranise se regjimeve diktatoriale; shenje nderimi per figura dhe personalitete njerezore si Edison Gjergo e Lasgush Poradeci ...

Ah, mend harrova, Gezuar Pashket 2009 !