tag:blogger.com,1999:blog-71485054815028518482024-03-19T13:31:05.769+02:00ARTI NE KOHERAT E KOLERES"contemporary art ,
contemporary artist,
contemporary painter,
contemporary painting,
visual arts."Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comBlogger159125tag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-89556351072565675652010-11-13T21:38:00.008+02:002017-06-28T19:39:31.627+03:00Epilog
Artisti ështe qënie kryeneçe. Anarkiste. I lirë, brenda burgut të krijuar posaçërisht për të. Nuk mund të jetë vegël e askujt. Nuk mund të jetë çirak i asnjë mekanizmi politik, social, a ekonomik.
Artisti ështe vetshkatërrues. Në kërkim të dritës, si ajo fluturza e natës që i përqarket furishëm llampës elektrike, derisa ti digjen krahët e më pas të shuhet. Eshtë romantik, deri në shpërfillje. Eshtë naiv deri në dhimbje. Eshtë i fortë si çeliku i cilësisë më të lartë. E njëkohësisht i thyeshëm si qelqet më delikate. Është kështu, jo sepse e do por sepse nuk mund të jetë diçka tjetër.
Të gjitha modelet e tjera që serviren sot si shprehje e potencialeve artistike, s'janë gjë tjetër veçse nevojat e kamufluara të tregjeve të artit dhe të mafjes social-politike në pushtet për dominimin e hapësirave pamore.
Artisti s'mund të jetë puthadorës i shtetarëve, as punonjës i zellshëm i mekanizmit propagandistik të klasës politike. Nuk mund të merret me numërimin e fasadave të ndërtesave shumëngjyrëshe, brenda të cilave politikanë tejet të dyshimtë fshehën korrupsionin ekonomik e politik apo mizerjen sociale të shoqërisë të cilën udhëheqin.
Artisti është skifter i egër, nuk është pulë oborri prej të cilës presim të bëj vezën e përditshme. Eshtë opozitar, jo sahanlëpirës i klikave të ndryshme. Nuk mund të jetë konservator, frikacak, i manipulueshëm, e komercial. Nuk mund të jetë lodër e askujt. Ky është nocioni im për artin dhe artistin. Ky është edhe qëndrimi im në lidhje me subjektet e trajtuara këtu në blogun "Arti në kohërat e Kolerës", të cilat kanë në qendër të tematikës së tyre artet vizuale.
P.s. Ndjej se proçesi i trajtimit të problematikave në fjalë, në mediumin e blogut, e plotësoi ciklin e tij jetësor. Ju falenderoj të gjithëve që bashkëbiseduat me mua, që më lexuat dhe më lexoni përditë. Shpresoj që ky komunikim të ketë ngacmuar, të ketë hapur dritare të reja në këndvështrimin mbi artet vizuale dhe të ketë qënë i frytshëm për ata që rruga i solli në këtë blog. Ndersa miqte e rinj i pershendes ne radhe te pare dhe se dyti ju uroj lexim te kendshem te materialeve te ketij bllogu.
Gjithë të mirat!
Toni Milaqi (Athinë 2010)
Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-82522594234640771172010-10-03T16:51:00.002+03:002010-10-03T20:58:59.804+03:00Baballarët Trimosha
Ku shkuan vallë femrat me përngjasi burri të artit figurativ shqiptar? Femrat me muskuj peshëngritësi? Me gjoks djaloshar, me këmbë leshtore, e fytyra me mjekërr? Ku humbën duart e tyre të çelikta e grushtat komunist, pushkët e automatikët, lopatat e kazmat, mistritë e drepërit, kovat e kazanët, tullat e llaçi?
Ku shkuan vallë krijuesit e atyre krijesave hermafrodike, përse kanë kaq shumë turp për to?
Përse baballarët e djeshëm të arteve figurative shqiptare, kur prezantojnë krijimtarinë e tyre ndër vite, në libra e albume, në gazeta e revista, në televizione e lidhje interneti, harrojnë të na flasin për shplarjen 45 vjeçare të trurit nëpërmjet artit? Përse s'na flasin për rolin që ata luajtën përgjatë dekadash të tëra në formimin e moralit të turmës?
Përse i vranë me kaq lehtësi imazhet e ashtëquajtura femërore me të cilat na bombardonin nga mëngjesi në darkë për dekada e dekada të tëra?
Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-87145867560469013272010-09-19T11:50:00.038+03:002011-03-22T21:59:04.396+02:00Odiseja e një Pikture
"Sendet s'janë gjë tjetër, veçse hije të ideve" (Platoni).
Në këtë sens edhe veprat e artit, s'janë gjë tjetër veçse gjurmët e atyre sa mendojmë dhe të atyre sa ndjejmë në momente të ndryshme kohore, nën trysninë e një sërë faktorësh të rastësishëm vendor, historik, social, politik, kulturor, ekonomik, filozofik, moral, spiritual, metafizik, e estetik.
Rrugëtimi i ngjizjes dhe më pas i mbrujtjes së idesë fillestare, në punën time "Sweet Dreams" është pikërisht një argument më shumë në relacion me "luftën" time personale për të krijuar dhe për ti dhënë jetë një ideje të caktuar...
Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-44235786743697093882010-09-03T20:15:00.041+03:002011-03-19T17:30:33.923+02:00Udhëheqës të Trashëguar
"National Gallery of Arts", Tirana, Albania" (photo by Toni Milaqi, 2010)
Pushimet verore të këtij viti i kalova në Dhërmiun piktoresk. Do të ishte absurde për mua të udhëtoja në Shqipëri pa mundur të endem qoftë edhe për pak në Tiranë. Loja mes dashurisë dhe urrejtjes për ato që ofron qyteti im i lindjes, gjithnjë më shoqëron sa herë gjendem aty. Dy ditë të tëra në Tiranën e zhurmshme. Dy ditë mes nostalgjisë, dhe pluhurit. Mes kujtimeve, dhe kaosit urban. Mes ndërtesave që të lidhin me fëmijërinë, dhe të tjerave, të reja, tërësisht të huaja për ty. Mes nevojës që ke për vendin tënd të lindjes, dhe brutalitetit që ofron sot çdo frymëmarrje e tij. Mes brishtësisë së emocionit dhe pragmatizmit së realitetit.
Eshtë e pamundur të jem në Tiranë, dhe të mos vizitoj Galerinë Kombëtare të Arteve.
Linja muzeale e Galerisë, e cila ndodhet kryesisht në katet e sipërme, funksiononte rregullisht. E ideuar personalisht dhe e trumpetuar me të madhe ndër media nga drejtori Rubens Shima si një projekt ambicioz i prezantimit të 120-vjet zhvillimeve në artin pamor shqiptar. Në fakt tek shëtisja pavionet e ndryshme, dy ishin konkluzionet më të qarta për mua. Varfëria dhe Korrupsioni.
Varfëria e prurjeve artistike. Sepse janë të pakta referencat e vyera në panoramën e artit shqiptar. Dhe fatkeqësisht këto referenca asnjëherë nuk luajtën rolin e lokomotivës në trenin e brejtur prej shabllonizmit ideologjik dhe strukturor. Gjithnjë periferike dhe të diskriminuara nga konjukturat politiko-ekonomike të kohës ë tyre. Shumë mediokritek krijues. Shumë amatorizëm. Shumë telajo të ngallosura. Të pakta vlerat.
Korrupsioni i menaxhuesve të artit shqiptar. Përmban brenda tij paaftësinë profesionale. Mosnjohjen. Të qënit epidermik. Mungesën e nevojës për studim. Eleminimin e së resë dhe të ndryshmes. Të vrarët e kreativitetit. Krijimin e një oborri, e një rrethi vicioz antivlerash dhe njerëzish, nga ku do të bëhet më e lehtë lufta për dominim politik dhe ekonomik në fushën e arteve vizuale. Por mbi të gjitha është fryt i kalbëzimit identitar të klasës politike që udhëheq.
Puna e ideatorit dhe kuratorit të kësaj linje muzeale, nuk e di pse më përngjason me atë ujin e disa çesmave në Tiranë, i cili pasi ke pirë dy gllënga, të bie si gur në bark. Të fryn. Të rëndon. Por s'të ngop dhe s'të shuan etjen. Kështu për shembull në Sallën e Realizmit Socialist mjaft prej veprave më përfaqësuese të korifejve të asaj periudhe mungonin. Të tjera të papesha zinin vende qëndrore ekspozimi, duke e bërë të pamundur shtjellimin në thellësi të fenomenit të soc-realizmit shqiptar.
Më pëlqyen
* "Femër Nudo"(1961). Punuar nga Sali Shijaku. Ndonëse nga fazat e para të piktorit, piktura në fjalë shquhet për një ndjeshmëri të lartë në trajtimin e subjektit. Gjysëmtonet. Mungesa e linjës. Shkrirja e materies. Butësia. Koloriti i ftohtë tek harliset me tonet rozë që nxjerrin kokat turpshëm. Dominimi, analiza e sensualitetit të kudogjendur femëror, krejt e huaj në artin shqiptar (me përjashtime të vogla, më vijnë ndërmend disa nudo nga Naxhi Bakalli). Erotizmi që rrezaton kjo punë, e bën atë unike brenda llojit të vet përmes atyre që na janë prezantuar dhe atyre që kemi parë nga brezi i piktorëve pjesë e të cilit është edhe Sali Shijaku.
* "Epika e yjeve të Mëngjesit"(1971), Edison Gjergo.
* "Metalurgu"(1971), Edison Gjergo.
* "Mbjellja e Pemëve"(1971), Edi Hila.
* "Vajza në pultin e komandimit"(1971), Llambi Blido.
* "Ndërtuesit e Hidrocentralit" (1971). Vepër nga Ismail Lulani. Një treshe portretesh me një kompozim mjaft solid e mjeshtëror. Modulimi i dinamikave të ngrohta tek fytyrat, konturohet hijshëm me trajtimin më të qetë, i përftuar ky përmes një prizmi disi kubist, të ambientit përreth.
* Përfaqësimi i Gazmend Lekës.
Nuk më pëlqeu
* Përzgjedhja e mjaft prej autorëve, por edhe e mjaft prej veprave të ekspozuara të cilat nuk janë përfaqësuese të autorëve përkatës.
* Mënyra sipërfaqësore e ndërtimit të tërë pavioneve, por veçanërisht e Sallës së "Pikturës dhe Skulpturës Moderniste", për faktin se mundësitë për kërkime, analizë, shtjellim e reflektim ishin tepër të mëdha.
* Konkludimi kuratorial -tejet i dështuar, mjeran, i nxituar, e i cunguar keqazi. Eshtë mëse e dukshme se këndvështrimi i ideatorit/kuratorit të "linjës së re muzeale" të G.K.A.-së përmban në vetvete një fashizëm që përkundet përmes paditurisë totale dhe cinizmit më ekstrem, në mënyrën e njohjes dhe evidentimit të vlerave të vërteta të artit shqiptar. Mungojnë mjaft artistë dhe vepra, të cilat duhet të ishin bërë objekt studimi, por edhe hallka esenciale në atë që quajmë arti i krijuar pas shembjes së komunizmit.
Pyetje Retorike
* Dilemë. Orion Shima merr pjesë si vëllai i drejtorit aktual dhe djali i drejtorit të mëparshëm, apo se kuadrati i lyer prej tij ka ndonjë vlerë artistike në vetvete?
* Alush Shima prezantohet në këtë sofër (prive, të sponsorizuar nga Partia Demokratike) si ish- drejtori i dikurshëm i G.K.A.-së, apo si i ati i drejtorit momental?
* Të qënit drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve është një titull i trashëgueshëm familjar, si bie fjala titujt mbretërorë?
Tek hidhja vështrimet e fundit në sallat e Galerisë m'u kujtua shija e fjalëve të ish- drejtorit të G.K.A.-së Genc Mulliqi në artikullin e gazetës Shekulli (17.4.2008) me titull "Pango-Shima, tranzicion-çamçakiz", ndërsa fliste për vartësin e tij të asaj kohe Rubens Shimën :
Nuk mund të jem vartës i një njeriu që e kam propozuar për
shkarkim nga puna për korrupsion",- tha Mulliqi, i cili u vuri në dispozicion
mediave një sërë shkresash, ankesash, raportesh e propozimesh, dërguar ministrit
Pango, apo strukturave të tjera të MTKRS-së, deri dhe kryeministrit Sali
Berisha. Bëhet fjalë për shkeljet që ka gjetur në punën e ish-nëndrejtorit
Shima, për dy edicione të Konkursit Ndërkombëtar "Onufri", për pjesëmarrjen e
Shqipërisë në Bienalen e Venecias, për çështje që lidhen me fatura
financiare." (Alma Mile)
Duke dalë prej dyerve të jashtme të godinës së Galerisë, ndjeva një afsh të nxehtë veror të më përshkojë të tërin. Eca në këmbë në drejtim të sheshit Skënderbej. Ecja me hapa të ngadaltë duke u përpjekur të kategorizoj mendimet e mia. Deri sa hasa atë. Monumentin e Heroit kombëtar. Heroi i madh legjendar m'u duk i vetmuar. I vogël. I plurosur. I zhuritur prej vapës së gushtit. Ndonëse vazhdonte të krekosej përmbi kalin e tij, kishte diçka absurde që e shoqëronte. Një gropë stërmadhe gjendej andej nga kish kaluar. Nuk kishte më gjelbërim, as lule ngjyraplot. As buzëqeshje fëmijësh. As pëshpërima çiftesh adoleshente të ulur nëpër stola. As blice fotografësh që duan të ndalin kohën. As aroma bredhash. As gurdullima shatërvanësh. Udhëheqësi sypetrit tanimë ishte fillikat. I braktisur. I pazoti të ndikojë dhe të frymëzojë kërkënd. Prapa tij shihje veçse gërmadha. Pirgje dheu, e tokë të thatë.
Pikërisht atëherë mendova se është koha kur udhëheqësit janë tërësisht të paaftë t'i prijnë turmës. Nuk e di pse në atë moment më erdhi ndër mend Berisha, pastaj Topalli, pastaj Pango, pastaj Shimajt, Ati, Biri dhe Vëllai...
Sali Shijaku "Female Nude" (oil on canvas, 1961)
Ismail Lulani "Builders of the Hydropower Plant" (oil on canvas, 1971)
Vilson Kilica "The Brigade Leading Women" (oil on canvas, 1972)
Çlirim Ceka "30 July 1978" (oil on canvas, 1979)
Petro Kokushta "The Assembler" (oil on canvas, 1979)
Orion Shima "Composition" (oil on canvas, 69.5x49.5 cm, 2001)
"The George Castrioti's Monument, Tirana, Albania" (photo by Toni Milaqi, 2010)
Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-31438653079179972442010-08-22T19:24:00.027+03:002010-11-16T22:31:54.362+02:00T'u Rrit Nera Zoti Berisha The Prime Minister of Albania Mr. Sali Berisha (Photo by Këshilli i Ministrave)
Zbulimi i ri arkeologjik në Apolloni, që thuhet se pasqyron portretin e një atleti, apo aristokrati romak, është një ngjarje e bujshme për të gjithë adhuruesit e artit, dhe padyshim atyre të skulpturës në veçanti. Kemi të bëjmë me një bust të mermertë burri, të zhveshur, i cili i përket shkollës romake, dhe mendohet se daton në shekullin e dytë pas krishtit. Ajo që më ra në sy, në këtë atmosferë të hareshme, s'është gjë tjetër veçse deklarata e kryeministrit shqiptar Sali Berisha, e cila mund të gjendet edhe në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. Thotë kryeministri ynë i dashur në fjalën e tij, e cila u mbajt në Muzeun Arkeologjik (Tiranë), në Qendrën e Studimeve Albanologjike:
“Vlerat e tij (e bustit) janë të jashtëzakonshme në rrafshin
krijues, skulptural, artistik, në rrafshin historik, por gjithashtu janë akoma më të mëdha, si dëshmi e përjetësisë së kombit shqiptar.”
Vrava mëndjen se nga i kishte parë vallë shqiptarët në shekullin e dytë të erës sonë, në Apolloni, lideri ynë politik, kërkova po kështu edhe për arbërorët, bile edhe për ilirët, përmes syve ngulmues të bustit të sapoardhur në dritë. Iu afrova atij. E pyeta edhe një herë përmes zallamahisë së turmës, me shqipen time më perfekte, nëse ndihej edhe ai një hallkë e "perjetësisë së kombit shqiptar" duke shpresuar se mos ndoshta nuk më kishte dëgjuar më parë. Vërejta në vështrimin e mikut të konturohej fillimisht lodhja, më pas apatia, bezdia, madje edhe revolta ndaj atyre dhjetra krijesave (sigurisht edhe ndaj meje) të cilat flisnin një gjuhë të pakuptueshme, dhe që në mënyrën më të pacipë nuk respektuan aspak udhëtimin e tij qindravjeçar. Diçka llomotiti latinisht nëpër dhëmbë, dhe u gurëzua sërish, duke gëlltitur kështu brenda tij edhe misterin e "përjetësisë shqiptare" të cilin kaq qartë kishte dalluar qysh në fillim kryeministri ynë i nderuar.
"Shqipëria është një vend i vogël, por me një pasuri të
jashtëzakonshme në gjirin e saj, ky territor ka njohur qytetërime të shumta, perandori dhe perandor, por ajo që e bën shumë të veçantë është se në të gjitha kohërat eci si një komb me identitetin e tij të sotëm." (Sali Berisha)
Duke u përpjekur të ruaj gjakftohtësinë, ndonëse pjesëmarrës edhe unë në sofrën nga ku lidershipi ynë na serviri çorbën e mësipërme, mendova thjesht se tanimë këto fjalë patetike nuk habisin kërkënd. Janë vazhdimësia llogjike e injorancës së klasës në pushtet në relacion me historinë në tërësi, por padyshim edhe me atë të artit, që në fund të fundit është edhe e keqja më e vogël. Bile do të shkoja edhe më tej, mendoj se pas tyre është kaq evident edhe manipulimi më flagrant i historisë. Zoti Berisha është pikërisht zëdhënësi dhe kultivuesi më konseguent i kësaj injorance historike, ashtu sikurse një pjesë dërrmuese e klasës politike, apo edhe e historianëve dhe historiografisë shqiptare. Degradimi i mjaft prej hallkave sociale, shtetërore, politike, ekonomike, kulturore në Shqipërinë e sotme mund të perceptohet më lehtësisht kur arrin të kuptosh ngritjen e vërtetë intelektuale të udhëheqësve që kontrollojnë jetën politike këto dy dekadat e fundit.
E atëherë më erdhi ndër mend shprehja se "Ky stan këtë Bulmet ka".
Roman bust from the 2nd century AD found at the Apollonia, Albania. (Photo by Press.Publiku.Com)Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-86868282570688377922010-07-20T17:35:00.017+03:002010-10-03T15:48:04.768+03:00Mbi Natyralizmin në Pikturë Achilleas Droungas "Nature Morte" (oil on canvas)
Asnjëherë nuk kam arritur të shijoj këndvështrimin natyralist/fotografik në pikturë. Gjithnjë më është dukur skrupuloziteti akademik një formë pompoze, e pakuptimtë, bajate dhe aspak kreative.
Sa për piktorët që ende sot lëvrojnë këtë formë të shprehjes, do t'i cilësoja si monotonë, me mungesë të theksuar fantazie, të paaftë, zanatçinj (në asnjë mënyrë krijues), të vdekur artistikisht. Po kështu, asnjëherë nuk kam kuptuar se përse duhet të kacafytet me telajon një piktor, për muaj të tërë, kur në të njëjtin konkludim vizual mund të arrinte me një shkrepje të vetme të aparatit fotografik?!
Të pikturuarit në mënyrë natyraliste/akademike/fotografike, mund të kënaqë syrin e pastërvitur të masës (e paditur, në pjesën dërrmuese të saj), por nuk mund të konsiderohet Art.
Pikërisht sepse Arti nuk është një pasqyrë e vobektë, memece, e realitetit. Eshtë diçka tjetër, ndoshta një sferë paralele, që mund të ketë pika takimi me realitetin, por që nuk mund të jetë me asnjë kusht një kopje dydimensionale e tij.
Eshtë llava që na vlon përbrenda, ajo që na bën artistë. Eshtë dufi i shpirtit, marrëzia e unit...Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-34768474779525042422010-06-28T23:20:00.010+03:002010-06-28T23:40:30.223+03:00CheapArt -Thessaloniki 2010 (ekspozita) "CheapArt -Thessaloniki", Kodra former Army Camp, Thessaloniki, Greece (photo by Aris Roupinas, Jun 2010)
"CheapArt -Thessaloniki", Kodra former Army Camp, Thessaloniki, Greece (photo by "cheapart official page", Jun 2010)
"CheapArt -Thessaloniki", Kodra former Army Camp, Thessaloniki, Greece (photo by "cheapart official page", Jun 2010)
"CheapArt -Thessaloniki", Kodra former Army Camp, Thessaloniki, Greece (photo by "cheapart official page", Jun 2010)
Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-92155389357375176332010-05-29T08:03:00.016+03:002010-10-10T20:56:54.617+03:00Endrra të Thyera Toni Milaqi "Who's the Boss?" (acrylic on paper, 69.5x49.5 cm, 2010)
Ekzistojnë në realitetin paralel-subjektiv të një artisti tema të cilat uzurpojnë gjithësinë e tij emocionale, dhe që e ushqejnë moralisht, intelektualisht, e shpirtërisht, në odisenë e tij krijuese. Ekzistojnë motive, imazhe, ngjyra, tinguj, zëra, e aromëra, të cilat ngjizen në subkoshiencën e tij, duke funksionuar si motorë jetëdhënës të nevojës për t'u shprehur.
Pak a shumë kjo ndjesi më shoqëron sa herë vërej portretin, që im atë më dhuroi në vitin 1988. Bëhet fjalë për vitin në të cilin fillova studimet në liceun artistik, kohë në të cilën një univers i tërë i magjishëm, ai i artit, u shpalos triumfalisht para meje.
Ndonëse portreti në fjalë nuk futet në kategorinë e punëve të rëndësishme të Aristidhit, dhe ndonëse gjuha piktorike e përdoruar aty nuk mund të them se më ngazëllen, seç ka diçka që më elektrizon, më tërheq, dhe më bën të dua t'a qëmtoj. Duke e vëzhguar me kujdes arrij të kuptoj, se im atë ka ditur të mbërthejë në punën e tij diçka mjaft të njohur, familjare dhe intime për mua. Vërej në vështrimin tim zgjimin e qënies por dhe arrogancën e 14-vjeçarit, vetëkënaqësinë dhe vetëbesimin, optimizmin por dhe ironinë e moshës, pastërtinë e karakterit por edhe mungesën e përvojës, turfullimin e ëndrrave dhe etjen për ti realizuar ato. Isha unë, ishte shembëlltyra e personalitetit tim njerëzor gozhduar në pikturën e tim ati, dhe ai padyshim më njihte mirë. Vetëm një njeri që të njeh mirë, mund të të lexojë kaq qartë...
Vitet kaluan. Shumë ujra rrodhën në burime, dhe të gjitha këto tanimë më duken mjaft të largëta, a thua se nuk kanë të bëjnë me të shkuarën time, por me diçka krejt të huaj. Ku shkoi vallë ai djaloshi 14-vjeçar me karakter konfrontues?! Ku shkoi nevoja për të pushtuar botën? Ku shkoi vetëbesimi dhe ndjesia se je ti mesia aq i shumëpritur? Ku shkoi fodullëku, zjarri, dhe romantizmi rinor? Ku shkoi dëshira për të rrojtur veç ndjenja supreme? Ku shkoi adoleshenti që donte të shfronësonte Zotin, për t'u ulur triumfator në fronin e tij?
Puna ime "Who's the Boss?" është një meditim mbi të gjitha këto. Një koment mbi ëndrrat e thyera djaloshare, mbi egërsinë dhe brutalitetin social të shoqësisë së sotme globale, si edhe një nevojë për të ritreguar (pas një rrugëtimi 22 vjeçar) me një formë tjetër, historinë që dëgjova prej buzëve të tim ati, diku aty në fund të vitit 1988.
Aristidh Milaqi " Portrait of Toni Milaqi" (oil on cardboard, 32x25 cm, 1988)Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-39253483732965005522010-05-21T20:56:00.005+03:002010-05-22T12:05:59.954+03:00CheapArt -Thessaloniki 10
Ftesë
Kam kënaqësinë -për të gjithë ata që kanë mundësinë, dëshirën dhe predispozitën- t'ju ftoj në ekspozitën kolektive/ndërkombëtare "CheapArt -Thessaloniki 10", në të cilën jam pjesëmarrës. Ekspozita organizohet nga galeria CheapArt, me përkrahjen e Prefekturës së Selanikut dhe Bashkisë së Kalamaria-së. Evenimenti artistik do të zhvillohet në Selanik në datat 7-27 qershor 2010, me pjesëmarrjen e 130 artistëve grekë dhe të huaj, në ish kampin ushtarak Kodra. Inagurimi 7 qershor 2010, ora 21.00 .
Toni MilaqiToni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-22241029756123456182010-04-06T18:54:00.016+03:002010-05-24T17:59:12.765+03:00Shumë Zhurmë për Asgjë Manuel Panselinos (fresco, 1295 or 1313 A.D. , Protaton Church at Karyes, Mt. Athos, Greece)
Gazeta Shekulli botoi dje një artikull nga z. Ardian Klosi me titull: "Një vepër për t'u admiruar" , si edhe pjesë nga studimi i z. Gëzim Qendro me titull: "Surrealizmi Socialist", të cilat më habitën vërtet për mënyrën kaq sipërfaqësore të trajtimit të një prej periudhave më komplekse të historisë së njerëzimit, por edhe të artit në tërësi, siç është ajo e Perandorisë Bizantine; si edhe paralelizmat kaq stonues ndërmjet artit të asaj periudhe dhe atij të soc-realizmit shqiptar.
Ajo që më bën përshtypje, është se sa me lehtësi përçudnojmë këdo dhe gjithçka, mjafton kjo, të na shërbejë në qëllimet tona, paçka pasaktësive që mbart ky veprim i ynë në tërësinë e tij. Gabimi fatal dhe më thelbësori është se barazpeshohet një periudhë mbi njëmijë vjeçare e historisë së njerëzimit (këtu e kam fjalën për atë të artit, pa shqyrtuar historinë në tërësi), me atë komuniste (socrealizmin) të pesëdhjetë vjetëve të fundit. Dhe duke e nisur gabim, gjithë konkluzioni do të jetë i gabuar.
Po të analizojmë historinë e artit bizantin, qysh në format e hershme të tij në periudhën paleokristiane, bizantine, dhe atë pasbizantine, si edhe evolimin konceptual, estetik, artistik, trajtimor të kësaj periudhe, do të arrijmë në konkluzionin se bëhet fjalë për një nga shtyllat vertebrale të historisë së artit. Një fazë që ka ushqyer mjaft personalitete të mëvonshme, arkitektë, piktorë dhe skulptorë, poetë dhe shkrimtarë, muzikantë dhe dramaturgë. Nje djep i qytetërimeve të mëpasme perëndimore.
Do të ishte qesharake, që njerëz të cilët nuk zotërojnë argumentin mbi të cilin flasin, në këtë rast njohjen e thellë të artit kristian bizantin, si G. Qendro apo A. Klosi, të bënin qoftë edhe tentativë për të folur mbi këtë periudhë, dhe si pasojë të kryenin edhe "heqjen e paraleleve". Nuk di që z. Qendro të ketë njohuri, të jetë specialist i studimeve bizantine, apo i artit mesjetar. Sigurisht që duhen vite të tëra studimore dhe shumë jetë njerëzore për të arritur në konkluzione të mirëfillta filozofike/estetike/ artistike mbi rolin, forcën, risitë dhe vlerat e artit bizantin në tërësi ( shek 4- shek 15 e.s.) . Fakteqësisht gjuha e përdorur në artikujt e Gazetës Shekulli, por edhe tërë filozofia e studimit (me aq sa jemi në gjëndje të kuptojmë nga materialet e prura këtu) është tërësisht e njëjtë me atë që përdorte kozmotheoria totalitariste-komuniste dhe më pas ajo metamoderne shqiptare, në lidhje me Bizantin, filozofinë, artet dhe arritjet e atij qytetërimi aq brilant ne historinë tonë njerëzore.
Në kundërshtim me socrealizmin i cili nuk interesohej për shpirtin, por për shprehjen propagandistike dhe ideologjike përmes arteve, arti kishtar ishte një përpjekje e pandërprerë e artistit për t'i dhënë formë vizuale realitetit të tij spiritual, nevojave të tija shpirtërore, fetare dhe ekzistenciale. Arti kishtar ishte mbarsur me etjen për analizë, mbi zotin, shenjtët, jetën e epërme, jetën e mëpërtejme, mbi të mirën dhe të keqen. Ishte një art që buronte nga lidhja e drejtpërdrejtë -ekzistenciale- e krijuesit në një anë dhe e dëshirave, e frikave, e anktheve, e aspiratave të tij njerëzore në anën tjetër. Ekzistojnë vepra brilante në pikturë, mozaikë, arkitekturë, etj, nga një sërë autorësh, të cilat sot janë pasuri e paçmuar e trashëgimisë botërore. Gjë që nuk mund të thuhet për asnjë prurje të real-socializmit në artet vizuale.
Në të kundërtën, socrealizmi nuk ishte rezultante e nevojës për kërkime të asnjë tipi. Ishte një art formal, sepse ishte i mbrujtur nga parimet e tij dogmatiste. Qënësia e tij ekzistenciale konsistonte në shpalosjen sa më të devotshme dhe rigoroze të doktrinës komuniste. Kishte për qëllim të përçonte tek masat mendësitë e Partisë, dhe jo nevojën për hulumtim të qënies, apo të ambientit rrethues. Çdo përçapje për të tejkaluar këto kufij, u shkatërrua qysh në embrion...
Si përfundim, është tjetër gjë të thuhet se arti i realizmit socialist ka akumuluar elementë të ndryshëm konceptual dhe teknik prej pikturës kishtare, dhe tjetër gjë, të vendosim në të njëjtin kandar këto dy drejtime artistike, që nuk kanë asgjë të përbashkët, qoftë përsa i përket produktit të përftuar artistik, nocioneve që i udhëhiqnin, vlerave, rëndësisë, apo jetëgjatësisë kohore në të cilën përkatësisht morën jetë.
Këto artikuj, si dhe ky studim, nëse vërtet këto janë konkluzionet e tij, është një shembull i mënyrës epidermike të këndvështrimit të botës nga të ashtëquajturit intelektualë dhe studiues shqiptarë, dhe është dëshmitar i vakumit konceptual që kalon shoqëria shqiptare sot, në këto kohë tërësisht të zbrazëta qoftë në ide, qoftë në vepra, apo në mënyrën se si shpaloset spektri kritik mbi artet vizuale...
Shaban Hysa "Themelimi i Partisë" (oil on canvas, 1974)Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-28550135600574892302010-03-30T21:42:00.014+03:002010-03-31T21:35:14.921+03:00Bëji Shurrën Bahçes Georgios Margaritis "Georgios Karaiskakis Mounted, Charges the Acropolis" (oil on canvas, 117x94 cm, 1844, National Gallery and Alexandros Soutzos Museum, Athens, Greece)
Zef Kolombi "Scanderbeg" (oil on canvas, 1927, National Gallery of Arts, Tirana, Albania)
Eshtë e vështirë të rrosh mes dy popujsh që janë mësuar të urrehen kaq shumë, është shpesh herë e papërballueshme të gjendesh në mes të një mllefi të dyanshëm sfilitës si ai i marrëdhënieve greko-shqiptare, dhe anasjelltas. Eshtë e pamundur t'u flasësh për nocione humane, krijesave me përngjasi njerëzore, të cilat qysh atëherë që hapën sytë, janë mësuar të urrejnë për vdekje gjithçka të huaj, të ndryshme, dhe jo të ngjashme me to. Ka momente kur mendoj, se është e kotë çdo përpjekje për evidentimin e të përbashkëtave, e bashkekzistencës, e vëllazërimit, e mirëkuptimit. Këta njerëz nuk ndreqen. Kërkojnë me çdo kusht një armik të urryer, mbi të cilin të mund të shprazen, qoftë ky i fundit edhe pjellë e fantazisë së tyre.
Në tërë këtë mesele, ushqimi përmes imazheve të trashëguara të historisë së artit, të cilat në momente të caktuara luajtën një rol tepër të madh në lulëzimin e afsheve nacionale të popujve përkatës, natyrisht që zë rol prioritar në formimin e moralit të turmës.Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-17027820071302749382010-02-21T23:43:00.005+02:002010-09-26T12:35:10.894+03:00Mbi Trëndafilin e kuq dhe Demonë të Tjerë Toni Milaqi "Of Red Rose and Other Demons" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2010)
Aroma e atij trëndafili të kuq, që në mënyrë aq torturuese i shprishte gjumin, dhe që rrotullohej përmes luginave të trurit ashtu tinëzisht netëve, gjithë vrik, me arrogancë e prepotencë, kishte diçka të thyeshme, të cilën nuk mund të deshifronte plotësisht. Një ndjesi brishtësie, e dhimbshme, e pushtonte të tërin edhe kur gjumi e kishte braktisur, dhe gjurmët e vegimit i ndjente ende të ngecura mbi qerpikë. E ndonëse nuk donte të mendonte për të kuqen vezulluese, e cila me aq kapadaillëk për të kushedi se sa të satën herë i okuponte ëndrrat, e haste atë sërish aty, imponuese, kokëfortë dhe këmbëngulëse.
Nëse ai vegim, që në pamje të parë nuk i kujtonte asgjë, të ishte real, do të ndjente një farë lehtësimi, por si i bëhej në rast të kundërt; sikur gjithçka të ishte një orvajtje tekanjose e mendjes së tij? Si i bëhej sikur ajo aromë idilike të mos kishte asnjë rrënjë tokësore e bazë reale, por të ishte produkt sharman i fantazisë së tij? Dhe nëse kjo e fundit do të ishte e vërtetë, përse provonte kaq shumë dhimbje gjithnjë në zgjim? Si mund të vuash për diçka që s'njeh?! Si mund të provosh një ndjesi të tillë humbjeje për diçka që s'ekziston?!
Toni Milaqi "Of Red Rose and Other Demons" -detail (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2010)
Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-39728238521028582652010-01-03T11:04:00.017+02:002021-06-05T09:58:38.683+03:00Piktura Rron Toni Milaqi "The Bone" -detail (acrylic on paper, 69.5x49.5 cm, 2010)
Toni Milaqi "The Bone" (acrylic on paper, 69.5x49.5 cm, 2010)
Kohët e fundit, nuk mund të mos bjerë në sy, tendenca e lobeve të ndryshme që kontrollojnë jetën dhe produktin artistik-vizual në rang global, për një lloj rikthimi tek piktura. Një shembull i këtij fenomeni ishte ekspozimi por edhe zhurma që shkaktoi prezantimi i punës gjigande të David Hockney tek Tate Britain. Dhe nëse Hokney pak a shumë përgjatë rrjedhës së viteve, ka mbetur besnik ndaj artit të pikturës, një surprizë akoma edhe më e madhe ishte ekspozita personale me titull "No Love Lost", tetor 2009, e Damien Hirst.
Nuk dua të shqyrtoj këtu vlerat e veprave të artistëve të sipërpërmendur (vepra e Hockey-t sigurisht qe eshte e nje cilesie tjeter), as risite e punëve te tyre, as dinamikat e personaliteteve artistike perkatese, por kahjen e tregut global të artit drejt pikturës. Përse vallë kjo nevojë për rikthim tek kjo gjuhë vizuale, që kaq keqazi është kryqëzuar dekadat e fundit? A mos vallë dominimi gati-gati mbytës i fotografisë, i instalacioneve, i perfomancave apo i video artit, ka shpënë vetë artet pamore në një qorrsokak ekzistencial? A mos vallë mungesa e hapësirave për pikturën në aktivitet e mëdha kudo në botë, si bienalet (por jo vetëm), ka krijuar një lloj kompakti negativ, intolerant, abuziv, dhe mbi të gjitha fashist, për shtyllën vertebrale të shprehjes vizuale siç është piktura, qysh kur njeriu filloi të mendojë dhe të kuptojë se është disi më i ndryshëm nga kafshët e tjera?
Po kështu nuk dua të flas në këtë shkrim as për studiuesit-rrogëtarë të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, as për kuratorët butaforikë (si ata të ekspozitës "Onufri") të komanduar nga tjetërkush, as për politikën e vobektë të drejtuesve të saj mbi artet pamore dhe pikturën në veçanti. Ajo që dua të them është se piktura si art nuk mund të vdesë për sa kohë gjallon qënia njerëzore, pikërisht sepse është një mënyrë e të shprehurit, e cila lidhet thellësisht me unin tonë, dhe se çdo përpjekje për anashkalim e injorim, nuk do të thotë medoemos edhe se ajo nuk ekziston.
Mbi të gjitha mendoj se piktura është edhe forma më universale e shprehjes së kreativitetit njerëzor, duke arritur të ezaurojë probleme si ai i gjuhës që mbart letërsia, apo i pamundësisë së muzikës për të folur në mënyrë konkrete, apo ai i ftohtësisë së imazheve industriale të pjella prej kamerave dhe aparateve fotografike.
Nëse duam të hedhim sytë thellë brenda gjithësisë sonë, të zhbirojmë skutat më të errëta të qënies, të përpiqemi të deshifrojmë trashëgiminë e paraardhësve tanë, apo të ëndërrojmë mbi të ardhmen, askush dhe asnjë formë tjetër të shprehuri, më mirë se piktura nuk do të mund të realizonte këtë gjë.
Piktura rron, sepse rron njeriu.
David Hockney at Tate Britain with one of the photographic copies flanking his painting Bigger Trees Near Warter (2007). Photograph: Graham Turner
<embed allowfullscreen="true" allowscriptaccess="always" fs="1&" height="344" src="http://www.youtube.com/v/QnoqnQzQZvI&hl=" type="application/x-shockwave-flash" width="425"></embed>
Damien Hirst Opens "No Love Lost" Exhibition London October 2009
Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-20880333774236402032009-12-09T20:12:00.050+02:002022-11-17T10:28:46.909+02:00Kuajt e Kuq dhe Shqiptarizma Constantinos Ieromonachou "Saint Demetrius of Thessaloniki" (icon on wood, 1725), The National Museum of Medieval Art, Korca, Albania
Ngacmimi...
Një nga gjërat që e kam tërësisht të vështirë të përtyp, është proçesi i manipulimit të historisë, apo qoftë edhe i periudhave të ndryshme të saj, të cilin si fenomen e hasim kaq shpesh në historiografinë shqiptare. Të thuash se mund të kuptosh deri diku shkaqet kur ky faktor haset tek përfaqësuesit e Rilindjes Kombëtare, në varësi të nevojave të kohës, apo edhe tek sistemi i kaluar totalitar nacional-komunist, është diçka e kuptueshme. Por që ky fenomen të jetë në kulmin e lulëzimit të tij këto dy dekadat e fundit, kjo me të vërtetë është shqetësuese.
Lexova sot tek gazeta Shekulli artikullin e Maks Velos me titull "Rrugëtime bizantine", i cili më vuri në mendime. Artikulli ka marrë spunton nga ekspozita "Arkitektura si imazh" (dhe jo siç e përkthen Velo "Arkitektura në ikona"), e cila është çelur në Muzeun e Kulturës Bizantine në Selanik të Greqisë. Në fakt Velo nuk flet për ekspozitën në fjalë, por për pjesëmarrjen në këtë eveniment të ikonës "Shën Dhimitri i Selanikut", e piktorit-ikonograf epiriot Konstandin Jeromonahu (emri i shqipëruar). Thotë në artikullin e tij Maks Velo:
"... Ishte (ekspozita) një ngjarje madhore për artin bizantin dhe postbizantin shqiptar... Me atë ekspozitë u afirmua vlera shumë e lartë artistike e ikonave shqiptare...
...Arti Bizantin dhe postbizantin është pasuria jonë më e madhe në art. Kjo është e vetmja pasuri artistike e bërë nga artistët shqiptarë që po vlerësohet lart në botë, kudo që ajo ekspozohet..."
...konstatimi
Respektoj padyshim të kaluarën e zotit M. Velo, por mendoj se dashje pa dashje, gjuha e përdorur prej tij në leximin e së shkuarës, nuk ka aspak dallim, përkundrazi, është fund e krye e njëjtë, me atë që përdorte regjimi i kaluar nacional-komunist në Shqipëri.
...retotikë
Për ç'artistë-ikonografë shqiptarë na flet zoti Velo?! Për ç'ikona bizantine shqiptare bën fjalë?! Përse këta piktorë shqiptarë krijojnë një art të mirëfilltë greko-ortodoks?! Përse shkruajnë greqisht gjithçka që lidhet me veprat, me mendësitë dhe filozofinë e tyre; dhe nga vërtetohet se njerëzit në fjalë, ishin zotërues të shqipes (për të mos thënë shqiptarë)? Përse mbajnë emra grekë? Përse trajtojnë tema si çlirimi i Selanikut prej bullgarëve, dhe jo tema tipike shqiptare, si bie fjala për shembull dicka me Mujin dhe Halilin? Sa mund të konsiderohet shqiptar një njeri, grup shoqëror, a popullatë njerëzish, në kulturën e përditshme të së cilës nuk ekziston asgjë, që të ketë lidhje me elementin etnik të sipërpërmendur? Si mund të konsiderohet shqiptar një qytetërim që nuk flet shqip?!
Përse vallë një intelektual i fund viteve 2010 duhet të flasë sot me gjuhën groteske nacional-komuniste shqiptare, duke përdhunuar si pasojë vetë gjurmët historike të së shkuarës?
...metoda
Kur flasim për shtjellimin, apo të lexuarit, e një vepre përfaqësuese të pikturës bizantine, duhet që ta bëjmë atë përmes një metodologjie të caktuar, duke kaluar përmes disa akseve kryesorë. Nëse duam të nxjerrim në pah karakteristikat etnike, të flasim mbi atë se kujt qytetërimi i janë pjesëmarrës njerëzit që krijuan një vepër, ç'gjuhë flisnin dhe kujt kombi i përkisnin, duhet të ndjekim një rrugë të caktuar studimore.
Elementi i parë, ndoshta më kryesori, është zbërthimi i shkollës piktorike në të cilën bën pjesë vepra. Karakteristikat themeltare; gjuha vizuale e përdorur. Mënyra se si është konkluduar artistikisht nën këtë prizëm; veçoritë individuale të krijuesit. Aftësia e tij (ose jo) për t'i dhënë elemente personale një teme që është e njëjtë për të gjithë. E më pas, studimi i epigrafive mbi pikturë (ikonë), i gjuhës së përdorur, i onomastikës, i karakteristikave gjuhësore, etj...
...faktet
Në këtë postim kam sjellë ndër të tjera edhe tre punë të ikonografit Konstantin Jeromonahu, por edhe një të Onufer Qipriotit, të cilat aktualisht gjenden në Muzeun e Artit Bizantin në Korçë. Kam evidentuar paragrafët që autorët e tyre na japin hollësi në relacion me ikonat, mbi krijuesit, mbi sponsorët, mbi shkaqet që u krijuan, por përmbi të gjitha edhe mbi faktin se kujt qytetërimi dhe komuniteti etnik i përkasin.
Nëse zoti Velo, si studiues që është, do të mund të evidentojë qoftë edhe një gërmë shqipe, një emër, një referencë, apo një fjalë që të mund të na kujtojë diçka shqipe/shqiptare, atëherë do të pranoja pa më të voglin ngurim se bëhet fjalë për art shqiptar, dhe për artistë që mund të quhen shqiptarë. Por nga sa shkruhet në imazhet e mëposhtme, nga pozitat e zotëruesit të shqipes, z. Velo nuk kupton asnjë fjalë, dhe këtu mund të thuhet se gjendet edhe zanafilla e absurdit, në lidhje me shqiptarinë dhe shqiptaren e ikonografisë dhe të artit bizantin epiriot, e si pasojë edhe e qytetërimit epiriot përgjatë shekujve.
...Shën Dhimitri i Selanikut-ikona
Ikona e vitit 1725 e Konstandin Jeromonahut, është një prurje e rrallë, virtuoze e ikonografisë pasbizantine epiriote. Me një trajtim tejet individual, që vihet re qysh në thyerjen kompozicionale, në mënyrën se si shpërndahet ngjyra blu e detit, në sipërfaqen mbi të cilën operohet. Në mënyrën se si ulëret ajo blu, përkrah florishencës turfulluese të së kuqes së kalit. Në mënyrën se si çahet aq bukur kuadrati i ngrohtë piktorik, përmes lojës mjeshtërore të së bardhave.
Tema e përzgjedhur na përshkruan një akt të dhunshëm, vrasjen e carit bullgar John I (në vitin 1207 e.s), i cili konsiderohet si një prej mrekullive/bëmave të Shën Dhimitrit (ky i fundit ka rrojtur në shekullin e 4 e.s.). Duke vërejtur ikonën e Shën Dhimitrit kemi ndjesinë se përmes këtij akti të dhunshëm çlirohemi. Të njëjtën ndjesi, atë të çlirimit, provoi edhe popullsia greko-ortodokse e Selanikut, prej sulmeve bullgare, të cilat synonin të pushtonin qytetin, temë mbi të cilën na flet ikonografi Jeromonahu. Shën Dhimitri prezantohet si kundërshtar i paepur kundër tiranisë, dhe mbrojtës i vendosur i civilizimit greko-ortodoks bizantin të kohës.
Për sa i përket shkollës piktorike të Konstandin Jeromonahut, ndonëse është përfaqësues i shkollës së Korçës, e cila kahjen konceptuale e ka për nga shkolla ikonografike e Maqedonisë (krahinë në veri të Greqisë), në mjaft punë të tij hasim një ndikim tepër të madh dhe të shkollës ikonografike të Kretës. E njëjta gjë mund të thuhet edhe per ikonën e Shën Dhimitrit të vitit 1725. Tonet e errëta në modulimin e fytyrës dhe duarve, stilizimi, por edhe trajtimi grafik i punës, janë më afër koncepteve të shkollës së Kretës, se sa asaj Maqedone.
...përshëndetje z. Velo!
Arti kristian i Epirit Verior, ose i thënë ndryshe ai i Shqipërise së Jugut, qysh nga kristianizmi i hershëm, epoka bizantine, e më vonë ajo pasbizantine, është një shprehje e pamohueshme e qytetërimit greko-ortodoks të kohës, dhe artistët që ishin pjesëmarrës të kësaj kulture, nuk mund të konsiderohen kurrë si pjella shqiptare apo qytetërimi shqiptar. Ata artistë dhe ai art i mirëfilltë epiriot, janë po aq shqiptare, sa ç'janë akuarelistët dhe akuarelet kineze të tilla. Është tjetër gjë të themi, që shoqëria shqiptare, por edhe shteti 90 vjeçar shqiptar, kanë akumuluar dhe do të akumulojnë nga këto thesare të trashëgimisë botërore, dhe tjetër gjë të cilësohet ky civilizim si shqiptar. Shtetet aktuale, sikurse edhe Shqipëria, janë pjella tejet të vona politike/administrative në udhëtimin tonë njerëzor përgjatë shekujve, dhe është gabim fatal të lexojmë të shkuarën, me syzet miope të mikropolitikave nacionaliste të së tashmes. Për të lexuar historinë, duhet të kesh thjesht sytë hapur.
(p.s. -Për të parë më të detajuara fotografitë, klikoni mbi to.)
Constantinos Ieromonachou "Christ Pantokrator" (icon on wood, 1694), The National Museum of Medieval Art, Korca, Albania
Constantinos Ieromonachou "Christ Pantokrator -detail" (icon on wood, 1694)
Constantinos Ieromonachou "Virgin Mary" (icon on wood, 1710), The National Museum of Medieval Art, Korca, Albania
Constantinos Ieromonachou "Virgin Mary -detail" (icon on wood, 1710)
Constantinos Ieromonachou "Christ Pantokrator" (icon on wood, 1710), The National Museum of Medieval Art, Korca, Albania
Constantinos Ieromonachou "Christ Pantokrator -detail" (icon on wood, 1710)
Onouphrios Cypriotes "Christ Pantokrator" (icon on wood, 16th Century A.D.), The National Museum of Medieval Art, Korca, Albania
Onouphrios Cypriotes "Christ Pantokrator -detail" (icon on wood, 16th Century A.D.)
Greek Epigraphy [Early Christianity] in Northern Epirus (Apollonia, 56 x 123 x 19 cm, 6th Century A.D.), Archaeological Museum, Tirana, Albania
Greek Epigraphy [Early Christianity] in Northern Epirus (Apollonia, 6th Century A.D.), Archaeological Museum, Tirana, Albania
Greek Epigraphy [Early Christianity] in Northern Epirus (Apollonia, 56 x 123 x 19 cm, 6th Century A.D.), Archaeological Museum, Tirana, AlbaniaToni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-52741572417711270802009-12-01T16:15:00.024+02:002019-04-21T20:15:10.991+03:00Emancipimi i Gruas dhe Ndikimet e Huaja
Kohët e fundit u njoha me veprën "Vajza në Pultin e Komandimit" të Llambi Blidos (1971), e cila shfaq kërshëri për analizë dhe vëzhgim. Vepra në fjalë është pronë e Galerisë Kombëtare dhe ekspozohet në të. I përket një prej periudhave më të begata në të cilat kaloi piktura shqiptare e shekullit të njëzet, fillimit të viteve 1970.
Vetë autori i saj në një intervistë për gazetën Shekulli, të datës 15.6.2009, me titull "Socializmi real? Punë me porosi" shprehet:
"Është një tablo tipike e realizmit socialist, një temë e rëndësishme e kohës: "emancipimi i gruas". Kam përdorur shkronja të vendosura në mënyrë ritmike, si element përbërës i tablosë. Në përgjithësi, prirja është grafike. Një tablo ku vepron më shumë gjuha e linjave. Gjuha e ngjyrave është mjaft e kursyer, e sfumuar, e kontrolluar, qëndron afër së bardhës në kontrast me tonet e errëta të germave. Të gjitha këto janë të organizuara brenda një estetike të caktuar. Aty ekziston ajo vija melodike që mund ta quaj duke marrë hua fjalorin e muzikës. Që të jetë e denjë për t'u quajtur vepër arti, ajo duhet të ketë një vijë melodike të qartë..."
Ajo që më bëri menjëherë përshtypje tek kjo punë është thjeshtësia në trajtimin e subjektit, dekorativiteti, sipërfaqet e sheshta, mosekzistenca e volumeve, gama e kursyer e ngjyrave, linja elokuente.
Mësoj se Ll. Blido ka punuar si piktor ilustrues i librave për fëmijë (comics), në revistën Pioneri, por edhe si karikaturist për vite me radhë dhe ky faktor mund të ndriçojë deri diku këndvështrimin e tij në lidhje me këtë vepër, i cili largohet mjaft prej metodës së socrealizmit. Por nga angazhimi si piktor-ilustrues diku, deri në të shprehurit nëpërmjet pikturës së kavaletit me këtë frymë ekziston vërtet një hendek mjaft i madh ndarës.
Menjëherë sa pashë "Vajzën në Pultin e Komandimit" mendja më shkoi tek piktura e një prej përfaqësuesve më të fuqishëm të pop artit amerikan, tek Roy Lichtenstein. Puna e tij "M-Mabye" e vitit 1965, dëshmon pikërisht këtë lidhje. Bëhet fjalë për dy punë me një diferencë kohore prej gjashtë vjetësh. Është vërtet për t'u habitur. Dy artistë që krijonin paralelisht, në dy anë të ndryshme të globit dhe që kishin arritur -të paktën me këto dy punë të tyret- në të njëjtat konkluzione, në të njëjtin qëndrim estetik, në të njëjtën formë akumulimi të ambientit rrethues, si edhe në një mënyrë mjaft të ngjashme të shprehuri.
Vërej një përafri të madhe perceptimi, por dhe konkludimi vizual. Dekorativiteti, linja, thjeshtësia e trajtimit. Forma se si modulojnë psh: flokët e heroinës, është tërësisht e njëjtë. Stilizimi i buzëve, i hundës, i syve -po i njëjtë. Këndi i vështrimit -përsëri i përbashkët- tejet lozonjar, femëror dhe i orientuar diku anash spektatorit duke bërë keshtu të bardhën e syve të kumbojë. Përdorimi i shkronjave, i fjalës në kuadratin piktorik, për të dy i përbashkët.
Por a ishte vallë e mundur në Shqipërinë tejet të izoluar komuniste, një artist të ishte në dijeni të rrymave më përfaqësuese të artit të atëhershëm perëndimor? Nuk është aspak rastësi që kjo vepër e realizuar nga Llambi Blido, ashtu sikurse "Epika" nga Edison Gjergo, apo "Mbjellja" nga Edi Hila, i përket fillimit të viteve 1970; asaj pranvere rigjallëruese që përjetuan artet shqiptare, si edhe frymës liberale që mbizotëronte në lidhje me informacionin që vinte përtej kufijve, mbi rrymat, lëvizjet, dhe drejtimet artistike të kohës. Nuk ishte aspak çudi që Llambi Blido të ishte njohur me pop artin amerikan, apo edhe me artin e Roy Lichtenstein, nëpërmjet revistave të ndryshme perëndimore. Këtë argument ma përforcon më tepër intervista e tij kur flet për pikturën dhe piktorët e asaj kohe tek gazeta Shekulli dhe thotë:
"Pjesa tjetër (që ishin pak në numër) e hodhën vështrimin
nga përparimi. Me gjuhën e asaj kohe, "u ndikuan nga arti
borgjezo-revizionist". Në të vërtet ashtu ishte, por me ndryshimin që ishte shumë pozitiv, nuk ishte ashtu siç thoshte partia. Këta i dhanë frymëmarrje artit të realizmit socialist."
Duke folur pra për "Vajzën në Pultin e Komandimit"(1971), kemi të bëjmë me një pikturë të influencuar (të orientuar) nga filozofia e pop artit; kemi të bëjmë me një krijim që përpiqet të shkundë nga vetja dogmën ideologjike mbi të cilën merr përsipër të flasë, duke ia arritur më së miri; kemi të bëjmë ndoshta me veprën e parë përfaqësuese të pop artit në Shqipëri; kemi të bëjmë me një pikturë dinjitoze, e cila rrezaton thjeshtësi, ëmbëlsi, dinamikë, por dhe modesti krijuese.
Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-58410365785966902812009-11-03T18:55:00.039+02:002017-12-18T20:01:18.046+02:00Skulptura Shqiptare, Nga Stalini tek Muji dhe Halili
Një Dokumentar
Teksa shkruaja disa kohë më parë shkrimin "Do të marr Çiften, do të dal për gjah", e teksa sillja ndër mend Monumentin e Stalinit- vepër e skulptorit Odhise Paskali (vendosur në ish Kombinatin e Tekstileve "Stalin", Tiranë), brenda meje rrotullohej pyetja se cili vallë ishte fati i monumentit, dhe ku gjendej ai tanimë? Ashtu rastësisht përgjigjen ma dha dokumentari mjaft interesant i kineastit Fatmir Koçi, i vitit 1995, me titull "Alternative Head".
Dokumentari ka një personazh qëndror, Vladimir Metanin, i cili punon ne fonderinë e derdhjes së veprave të artit në Tiranë. Njihemi përgjatë filmit me ambientet e fonderisë, të cilat ishin kthyer, diku aty në fillim të viteve 1990, në një pikë grumbullimi të statujave dhe monumenteve të socrealizmit që i përkisnin kryesisht shesheve/hapësirave publike. Shohim monumentet e Enver Hoxhës, të Stalinit e Leninit. E pikërisht atëherë dëgjojmë Vladimirin të thotë: "Unë kam pasur fat; Po të mos ishin bërë monumentet e këtyre zotërinjve, kurrë s'do të kisha realizuar punët e mia..." .
Vladimir Metani
Në një shkrim të datës 12 janar 2004, në gazetën "Koha Jonë", me titull: "Artisti që krijon dhe derdh në bronx legjendat shqiptare", gazetarja Vali Qyrfyçi na bën një prezantim të Vladimir Metanit:
"Metani ka lindur në vitin 1951 në Elbasan... Pas shkollës 7-vjecare, Vladimiri ndjek shkollën e rezervave të punës dhe më pas vazhdon shkollën e mesme, në politeknikum, për mekanik, pa shkëputje nga puna. Në fund të viteve '60 fillon punën në fonderinë e derdhjes së veprave artistike në Tiranë. Aty vazhdon të punojë dhe sot e kësaj dite... Vladimiri gjithmonë me modesti deklaron se është autodidakt, por dhe i vetmi skulptor në vend që i realizon tërësisht veprat e veta, që nga ideja, në allçi dhe deri në derdhjen përfundimtare..."
Varrmihësi
Duke ndjekur filmin dokumentar të Fatmir Koçit, ndjen një lloj stepjeje, tek has kaq qartë imazhin tejet të shfytyruar të tranzicionit shqiptar në këtë njëzet vjeçarin e fundit. Shohim me rrëngjethje Vladimirin të godasë me vare, pa i bërë syri tërt, një monument gjigand mermeri të bardhë. E shohim të këndojë "rusisht" përballë një shtatoreje bronxi, me duar të shqyera, të Leninit. E shohim më pas të marrë pjesët e shqyera nga monumentet, t'i shkrijë, e me to të krijojë ato që ai i quan vepra mbi personazhet mitologjike shqiptare.
Diku në dëshmitë fotografike të Michel Setboun, zbuloj Metanin, në fonderi, të pozojë triumfator përfund këmbëve të Monumentit të Stalinit, të realizuar nga O. Paskali. Vetëm atëherë kuptova fatin e vërtetë të asaj shtatoreje, të një prej veprave më përfaqësuese të realizmit socialist shqiptar; me siguri arti i Paskalit duhej të flijohej për t'i dhënë jetë miteve dhe legjendave kombëtare shqiptare që kishin mësyrë fantazinë e shfrenuar të Vladimir Metanit.
Vrasësit
Në fakt, në këtë tragjedi, nësë Vladimiri me të tjerë shokë metalurgë, kryen rolin e varrmihësit të mjaft prej veprave themelore të skulpturës monumentale shqiptare, vrasjen e vërtetë nuk e kryen ata. Vrasësit e vërtetë janë të gjithë përfaqësuesit kryesorë të klasës politike shqiptare të këtyre njëzet viteve të fundit. Të gjithë ata presidentë e kryeministra, ministra e zv-ministra, ata deputetë e kryetarë bashkish, ata drejtorë të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe ata nëndrejtorë; që udhëheqin shtetin shqiptar në këtë katrahurë të vërtetë institucionale, në këtë batak shpirtëror dhe mjerim të thellë ekonomik e social.
Pyetje Retorike
Përse vallë sa herë që ndryshojnë situatat politike në Shqipëri, duhet të asgjesohen të gjitha gjurmët e së shkuarës? Përse vallë duhej të zhdukeshin ato punë kaq përfaqësuese të skulpturës së socrealizmit shqiptar? Sepse frymëzuesit e këtyre veprave ishin diktatorë?! Po atëherë pse nuk i vëmë flakën edhe piramidave egjiptiane, apo çdo lloj gjurme në arkitekturë, pikturë, e skulpturë, që përshkruan jetën e faraonëve egjiptianë, si edhe tiraninë e pamëshirtë të atyre kohërave (shumëherë më të egër se periudha komuniste shqiptare)? Përse nuk djegim Luvrin apo Hemirtazhin, muzeun e Pradës apo kishat e Vatikanit? Përse të mos shkatërrojmë murin kinez?! A mos vallë bëmat e Papatit, e mbretërve dhe perandorëve të ndryshëm, e diktaturave të të gjitha formave, ishim më progresiste? A mos vallë regjimet social-politike të rrugëtimit tonë njerëzor në këtë botë, ishin më demokratike? Bazuar në të njëjtat mendësi, ç'na duhen sot veprat e Velaskesit dhe të Gojës, tek na përshkruajnë fodullëkun irritues të familjeve mbretërore spanjolle? Pse nuk asgjesojmë të gjitha pikturat e Davidit apo të Engërit tek na përplasin turinjve arrogancën e një batakçiu ushtarak si Napoloni, i cili zhyti botën në gjak, për të kënaqur egon e tij militare si edhe interesat e klasës franceze në pushtet?
Reflektim
Nuk i zhdukim të gjitha këto, sepse prej çdonjërës prej atyre periudhave dhe atyre veprave në veçanti, mund të mësojmë. Mësojmë rrugën e përgjakur nga ku kaluam, dhe sakrificat të cilat na u desh të bënim si specie njerëzore. Mësojmë të shohim të metat tona në sy. Të shohim degradimet, qorrsokakët dhe ashpërsinë e totalitarizmave të çdo tipi, të shohim sa mikroskopik e bëmë personalitetin njerëzor në kohë të tilla. Duke hedhur vështrimin në thellësi të diktaturës, duke e analizuar atë, mund të themi se përparojmë, se ecim përpara.
Por duke menduar të gjitha këto, kam frikë se për çfarë flas përbën lluks për klasën politike shqiptare, për realitetin social shqiptar, për artin e mjeruar shqiptar, për individin e ngratë që rron në Shqipëri, në këto kohëra famëkeqe dhe dritëshkurtëra të kolerës...
(P.S. -Fotografitë më sipër, janë disa punë nga Vladimir Metani.)
Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-16822236186065588552009-10-29T21:12:00.012+02:002017-12-18T20:04:46.077+02:00"Gazeta Telegraf" vjedh shkrimet e blogut: "Arti në Kohërat e Kolerës"
Eshtë e habitshme, sa me lehtësi hasim fenomenin e vjedhjes intelektuale, përpos një morish fenomenesh të tjera negative, që lulëzojnë në panoramën mediatike të shtypit të shkruar shqiptar. Eshtë vërtet për t'u habitur me mjerimin intelektual, të rrogëtarëve, të cilët mbushin një numër të madh faqesh në gazetat shqiptare. Eshtë për të ardhur keq, kur sheh vjedhjen, dhe përvetësimin e punës meditative të tjetërkujt, të jetë kthyer në ideologji bazë, si edhe në praktikë të vetme pune në mjaft gazeta shqiptare.
Duke shfletuar shtypin shqiptar, dhe më konkretisht "Gazetën Telegraf" , hasa brenda saj një artikull (i cili bën pjesë në sumplementin kulturor) të datës 9 tetor 2009, me titull: "Pse Refuzoi Guri Madhi, të hiqte Mehmetin Tablloja" të personit që nënshkruan me emrin Leonard Veizi. Duke lexuar hyrjen e artikullit, kuptoj se i nderuari L. Veizi nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka vjedhur pjesë të analizës sime në blogun "Arti në Kohërat e Kolerës", të datës 29 qershor 2009, me titull: "Lloqe Kavaje" , dhe të gjitha këto pa cituar aspak burimin e informacionit. Pjesa e vjedhur vijon më poshtë:
"Historia
Vepra e përfunduar prej G. Madhit u paraqit në ekspozitën e
nëntorit 1974. Komisioni mbikëqyrës i kësaj ekspozite i përbërë prej anëtarësh të Komitetit Qendror dhe "artistësh" e cilësoi si të pambaruar, me probleme të theksuara kryesisht në modulimin e figurës së E. Hoxhës, e cila ishte trajtuar përmes perceptimit disi ekspresiv, jo fotografik të Madhit. I sugjerohet artistit ta rishikoj, ripikturoj veprën, gjë që nuk u pranua prej tij. Vendoset që figura e Enver Hoxhës të ripunohet prej piktorit Zef Shoshi, i cili konsiderohej si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të soc-realizmit shqiptar. Portreti i këtij të fundit disi fotografik-natyralist -që ne shohim sot - është produkt i retushimit të Zef Shoshit, duke dalluar qartë nga teknika e G. Madhit, dhe trajtimet e personazheve të tjerë të veprës..."
Eshtë për t'u habitur veprimi i Leonard Veizit, pasi në blog citoj se: "Ndalohet rreptësisht të kopjuarit, të importuarit dhe të publikuarit e materialeve të këtij blogu pa dijeninë dhe aprovimin (me shkrim) të autorit..."
I drejtohem në këtë letër të hapur Drejtuesve të "Gazetës Telegraf", si edhe Kryeredaktorit të saj, duke ju thënë se:
Ju vë në dijeni sot, më 29 tetor 2009, fenomenin e përvetësimit të punës sime intelektuale prej artikullshkruesit Leonard Veizi, dhe rrjedhimisht edhe prej gazetës suaj, duke shpresuar që ju vetë si staf drejtues, të distancoheni publikisht përballë këtij veprimi. Shpreh dëshirën time, që ky akt abuziv të mos përsëritet më në të ardhmen. Në rast të kundërt, ju bëj të ditur se nuk do të nguroj t'u drejtohem organeve të Drejtësisë Shqiptare, për këtë shkelje flagrante të së Drejtës së Autorit, dhe të kërkoj dënimin e Organit Tuaj Informativ, si edhe të gazetarit përvetësues.
Sa për gazetarin Leonard Veizi, ju them miku im, se akti juaj nuk është as shenjë maturie dhe as shenjë pjekurie intelektuale. Vjedhja është vjedhje, dhe si e tillë duhet dënuar. Nëse një veprim i tillë do të ripërsëritet në të ardhmen, gjuha që do të përdor ndaj jush, do të jetë e ndryshme.
Gjithë të mirat!
Toni Milaqi
Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-11254655863979464102009-10-03T10:45:00.033+03:002010-04-11T09:56:58.882+03:00Në Emër të Popullit "Monument for the socialism" (Photo by Michel Setboun, Albania, 1981)
"Propaganda Poster, Albania" (Photo by Erik Stewart, 1988)
"Communist Monument, Albania" (Photo by Thomas Aelbrecht, Albania)
"Communist Albania" (Photo by photowala28 / Jane Roselawn, Albania, 2006)
Kohët e fundit, më ngacmon artistikisht ideja e hulumtimit të simboleve vizuale të regjimit nacional-komunist shqiptar. Simbolet komuniste, të cilat i hasje kudo në periudhën e diktaturës, janë të shumta dhe tepër interesante për vëzhgim e analizë. Prej studimit të tyre dalin konkluzione thelbësore, të mënyrës se si ushtrohej filozofia marksiste-leniniste në truallin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Mund të ndahen këto simbole politike/propagandistike në dy kategori të mëdha.
Në të parën dallojmë simbole me karakteristika ndërkombëtare si: "ylli, drapëri dhe çekani, kurorat e kallinjve të grurit, grushti i mbledhur, portretet e katër klasikëve të komunizmit, flaka e revolucionit, libri apo kordelet e kuqe, oxhaqet dhe shtyllat e tensionit të lartë", të cilat importohen kryesisht prej Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.
Në grupin e dytë vërejmë simbole me karakteristika nacionale (shqiptare) si: "shqiponja dykrerëshe (që në fakt rrjedh prej periudhës bizantine të trojeve që pas 1912 u identifikuan si Shqipëri, dhe që më tepër se simbol nacional, ështe simbol ikumenik), flamuri kombëtar, harta e shtetit, logo e PPSH, portreti i Enver Hoxhës, figura e ushtarit, pushka dhe kazma".
Këto dy të fundit janë kokë e këmbë pjella të mendësisë shqiptare, dhe leximi i tyre në aspektin filozofik/pamor/psikologjik, na qartëson atë që ndodhi në Shqipëri për dyzetepesë vjet me radhë.
Kazma dhe pushka, simboli i shkatërrimit dhe i militarizimit. Vallë a nuk ndodhi kjo gjë në Shqipërinë komuniste? Nuk u shkatërruan, ato mijëra objekte kulti/kulturore/historike, ato afreske e ikona, ato biblioteka e ajo literaturë që gjendej në kishat dhe manastiret e panumërta, dhe bashkë me to, ato vlera kolosale të artit bizantin e pasbizantin që patën fatkeqësinë të jenë krijuar në truallin e njësisë gjeografike, e cila më 1946 do të shpallej/thirrej si Republika Popullore e Shqipërisë? Nëse kazma ishte simboli i shkatërrimit, dhe pushka i militarizimit të gjithë jetës së vendit, simbioza e çmendurisë ushtarake, e bunkerizimit dhe e afsheve luftarake, përse nuk hasim në masë një simbol ndërtues?! Ka momente që në parrullat propagandistike shohim tek-tuk edhe mistrinë (vegël e ndërtuesit), por nuk mund të thuhet se është imazh primar, i të njëjtës peshë, dhe i të njëjtit potencial përfaqësues, si ai i pushkës dhe i kazmës.
Këto simbole emblematike të totalitarizmit nacional-komunist shqiptar, gjendeshin kudo. Edhe rrugëve të qyteteve, edhe në uzina e fabrika, edhe në dyqane e lokale, edhe në shkolla e kampe pushimi, edhe në salla mbledhjesh e zyra të gjithfarë tipi, madje jo në pak raste edhe në ambientet intime e shtëpitë e vetë njerëzve.
"Edhe Zoti ka nevojë për reklamë, prandaj bien këmbanat." - thotë diku Nikos Kazanxaqis. Sistemi komunist kishte nevojë të përçonte doktrinën e kuqe në masën e gjerë, dhe rrënjosja e principeve të kësaj doktrine, kushtëzonte ndër të tjera edhe ekzistencën e kudogjendur të simboleve të tija vizuale.
Në fakt, brezi im (i viteve '70) ishte brezi i fundit i plejadës famëkeqe të Njeriut te Ri në Shqipëri. Fryt i atij eksperimenti historik, që u orvat, dhe deri diku ia arriti, të shpërbëjë në mënyrë gati totale trashëgiminë dhe dijen e deriatëhershme në leximin e historisë, të gjithçkaje që lidhej me të shkuarën e trevave dhe të banorëve të shtetit ende të ri shqiptar.
Si fëmijë (ashtu si mjaft të tjerë), nuk mund ta kuptoja botën përtej slloganeve, shablloneve, por edhe simboleve komuniste. Ishin pjesë e jetës sime, dhe deri diku identifikohesha me to. Madje më kujtohet se dikur kam dalë një fotografi me kapele partizane, me yll të kuq në ballë, duke shtrënguar një pushkë druri në dorë. Po kështu, skuadra ime e dashur Partizani kishte për simbol yllin me topin e futbollit në qendër. Nuk i shoh pra, me përbuzje tanimë ato simbole. Përkundrazi më zgjojnë ndjenja nostalgjie për naivitetin dhe dlirësinë e viteve fëminore.
Por përpos nostalgjisë të një bote të parë me sytë e fëmijës, a ka vallë vend për interpretim, zhbirim meditativ dhe analizë, si edhe për një përqasje sa më të afërt të simbolikës vizuale nacional-komuniste shqiptare? Dhe përse do të na duhet të bëjmë diçka të tillë sot?
Sigurisht, që kjo përqasje ndaj sistemeve diktatoriale, krijon të njëjtën analogji konceptive, me veprimin e një shkencëtari që i afrohet gjithë kureshtje kraterit të një vullkani të shuar, me shpresën se duke e studiuar, do të mësojë më tepër për të, dhe se kjo njohje do t'i vlejë në një farë mënyre në të ardhmen. Pasi vullkani është aty, duke dihatur në thellësi të tokës; nuk u zhduk, thjesht po fle. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për sistemet diktatoriale. Është detyra jonë, jo t'i mohojmë dhe të harrojmë, por t'i njohim esencialisht, sepse vetëm duke bërë diçka të tillë, do të mund të krijojmë imunitete ndaj këtyre sëmundjeve kanceroze të historisë sonë njerëzore.
Nga ana tjetër është sot komoditet, të mund të luash artistikisht me emblema, situata, e nocione të caktuara, që vetëm tre dekada më parë artistët e kishin krejtësisht të pamundur t'u afroheshin, dhe që nëse do të tentonin të bënin diçka të tillë, mund t'a paguanin edhe me jetën e tyre.
Eshtë komoditet të marrësh ato simbole, dhe t'i shpërbësh në formë, duke i rikrijuar, duke i bërë të thyeshme, e duke u vrarë autoritetin totalitar. Eshtë grishëse ti zhveshësh ato imazhe pamore nga era e gjakut, nga cinizmi më i paskrupullt social/politik, dhe nga mjerimi aq i thellë intelektual, dhe t'u japësh një jetë të re. Eshtë e natyrshme të duash të thyesh çelikun e kallupeve sociale, që u përpoqën të ndrydhin gjithësinë tënde njerëzore, dhe me copat e thyera të ndërtosh një urë të shëndoshë, që të lidhë të shkuarën me të ardhmen, dhe që të bëjë sa më pak të dhimbshme peshën e së tashmes...
Toni Milaqi "Communist Albania" (acrylic on canvas, 30x24 cm, 2009)
Toni Milaqi "Lapidar" (acrylic on canvas, 30x24 cm, 2009)
Toni Milaqi "Communist Era Monument" (acrylic on canvas, 30x24 cm, 2009)
Toni Milaqi "Thinking about Communist Era in Albania" (acrylic on canvas, 30x24 cm, 2009)
Toni Milaqi "Sexy Star" (acrylic on canvas, 30x24 cm, 2009)
Toni Milaqi "Hammer and Sickle" (acrylic on canvas, 30x24 cm, 2009)
Toni Milaqi "Bunker" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2009)
Toni Milaqi "From Albania with Love" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2009)
Toni Milaqi "Slogans -Communist Albania" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2009)
Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-436507284333558102009-09-16T21:02:00.036+03:002010-04-11T09:57:55.871+03:00Do të marr Çiften, do të dal për Gjah The Textile Combine "Stalin", Tirana, Albania. (Photo by A. Milaqi, 2009)
Dashuria e parë
Zona e ish Kombinatit të Tekstileve "Stalin" në Tiranë, apo siç e thërrisnim shkurt: e "Kombinatit", është një hapësirë gjeografike/urbane me të cilën më lidhin ndjesi të veçanta. Eshtë vendi ku linda, ku kalova pesë vitet e para të jetës sime, ku provova ndijimet e para, ku u dashurova për herë të parë (në kopësht, me një vajzë mjaft të bukur pesëvjeçare, të cilën e quanin Erisa, me flokë të praruar që përfundonin me dy bishtaleca të hijshme). Eshtë vendi ku provova zhgënjimin e parë, pikërisht në momentin kur familja ime u zhvendos nga Kombinati, për në qëndër të Tiranës (1979), dhe ku do të më duhej të ndahesha njëherë e përgjithnjë nga mikja ime e kopshtit, për të mos e parë më kurrë. Pikërisht nga ajo ndjesi humbjeje, këmbëngula që motra ime e sapolindur të quhej Erisa, duke nderuar kështu miken vogëlushe.
Xhaxhallarët
Kombinati i tekstileve është një vend me simbolika të mëdha për mua. Familja e tim ati, më 1950, u shpërngul nga Derviciani (Dropull), për të banuar, për të punuar, dhe për ti dhëne jetë kombinatit të sapohapur atëherë. Njerëzit e mi (xhaxhallarët, nuset e tyre, hallat, kushërinjtë) bëjnë pjesë në atë kategori prej mijëra vetësh që kaluan vitet më të bukura të jetës së tyre në kombinat, që i dhanë frymëmarrje asaj vepre industriale, aq të rëndësishme për ekonominë e shtetit shqiptar, por edhe që e paguan me jetën e tyre atë përzgjedhje. Shumë syresh vdiqën diku rreth të gjashtëdhjetave, me mushkëri të bllokuara nga azma, sëmundje-rutinë, të cilën e hasje në masë në repartet e tezgjahut, të filaturës.
Kishin ëndrra xhaxhallarët e mi, diku aty në fillimin e viteve '50, se do të ndërtonin një botë të re, të drejtë, pa të shtypur dhe shfrytëzues. Vite më pas, kur u zgjuan prej opiumit propagandistik e delirive utopiste, dhe panë në pasqyrë vetveten, kuptuan se ishin tërësisht të lakuriqtë, të tradhëtuar, të shfytyruar, të vjedhur, të vrarë pas krahësh. U kishin shpartalluar ëndrrat, u kishin marrë jetën. Ishte mjaft vonë për të ndryshuar gjërat...
Monumenti
Shtatorja e Stalinit, e vendosur aty nga fundi i viteve 1950, ishte një monument tepër imponues, që i jepte ngjyrë sheshit përpara kombinatit, që përmbushte gjithë ato nevoja ideologjike/propagandistike të sistemit komunist shqiptar, por që dashje pa dashje përkonte edhe me simbolikën e idealeve më të pastra të atyre qindra mijëra njerëzve, të cilët besuan në utopinë e ndërtimit të një Jete të Re.
Vepër e skulptorit Odhise Paskali, e vendosur në qëndër të sheshit, duke treguar me dorë Lindjen (e diellit, e Botës së Re, kahjen gjeo-politike të Shqipërisë, Bashkimin Sovjetik), shtatorja ishte padyshim një orvatje mjaft e rafinuar e skulpturës monumentale shqiptare. Përmblidhte brenda saj mjaft karakteristika propagandistike-morale-politike, të cilat me çdo mënyrë dhe me çdo kusht duhet të nguliteshin në subkoshiencën e gjithkujt që e vështronte. Vendi ku ishte vendosur, ishte një zgjidhje perfekte. Ishte i pari imazh që shihte punëtori kur futej në kombinat, dhe i fundit kur dilte prej tij. Shtatorja lahej nga drita e mëngjesit në mënyrë ballore. Dora i drejtohej butësisht lindjes, diellit. Kapota (pallto) ushtarake, të ndërgjegjësonte për skizofreninë militariste të atij sistemi. Trupi i krekosur tregonte forcë. Ndërsa tiparet prej njeriu të fismë, njerëzor, por dhe të vendosur, janë mjaft të dallueshme, duke e bërë më të afërt /intime figurën e udhëheqësit sovjetik dhe të kauzës komuniste në tërësi.
Fotografia
Pak muaj më parë im atë vizitoi Tiranën, duke sjellë me vete ndër fotografi të ndryshme, edhe foton e mësipërme të Kombinatit. Kam vite që nuk kam kaluar aty; kam përshtypjen se nuk e kam parë kurrë atë shesh pa praninë e monumentit të Stalinit. Diku në fillim të viteve 1990 së bashku me rënien e regjimit totalitar nacional-komunist, u hoq edhe statuja prej piedestalit hijerëndë. Monumenti i dikurshëm, vepër e personalitetit më të fuqishëm të skulpturës shqiptare, e O. Paskalit, u flak si një vjeturinë, siç dëshmojnë edhe materialet filmike të M. Setboun.
Duke vëzhguar foton e tim ati (2009), ajo që bie menjëherë në sy është melankolia e thellë e asaj hapësire urbane. Vëren se sheshi është tkurrur, duke humbur kështu imazhin e dikurshëm të përmasave gjigande. Edhe funksioni i tij tashmë ka ndryshuar. Zemra e dikurshme tërë gjallëri e Kombinatit, sot nuk është e vështirë të kuptosh se është kthyer në një park parkimi maunesh dhe furgonësh. Piedestali i boshatisur, i shprishur, i ndotur prej posterave propagandistike/publiçistike të pinjollëve të rinj të klasës së vjetër politike shqiptare, ulëret për mëshirë.
Politikanët
Ishin këta politikanë, të njëjtët njerëz, që në regjimin e kaluar brohorisnin deri në ekstazë për fitoret socialiste, përposhtë madhështisë monumentale të shtatores. Ishin po ata që ndërruan kostumet e tyre, duke u vënë në krye të revoltave popullore të fillim viteve '90, dhe që i manipuluan në mënyrën më të paskrupullt ato. Ishin të njëjtën pushtetarë, apo pinjollët e tyre, që hodhën poshtë mjetet e vjetra ideologjike për kontrollin e turmës, dhe që valëvitën qiejve të Shqipërisë flamujtë e armiqve imagjinarë të deriatëhershëm. Qëllimi ishte i thjeshtë: të qënurit me çdo kusht në pushtet. Janë të njëjtët politikanë që sot ashtu si dhe dje, të marrin gjak në vetull po fole në mënyrë kritike mbi elementin mitologjik në artin nacional-romantik të Odhise Paskalit, për bustet e Gjergj Kastriotit, e Naimit, e Idriz Seferit, për shtatoren e Çerçizit apo të Flamurtarit. Janë po ata që përdhosën mizërisht monumentin e Stalinit, dhe në këtë mënyrë shkelën edhe nderin e krijuesit të tij. Sa pafytyrësi dëshmon kjo botë!
Kacavjerrja
Në vitin 2005 Enisa Cenaliaj do të hipte mbi piedestalin ku dikur ndodhej shtatorja, në shoqërinë e parrullës: "Mirësevini të dashur punëtorë". Nuk e di ç'lidhje mund të ketë me artet vizuale kjo kacavjerrje mbi bazamentin e monumentit të dikurshëm, por di që ky veprim është tregues i qartë i vakumit vizual/konceptiv që kalojnë artet pamore në Shqipërinë e këtyre njëzet viteve të fundit. Shumë bukur kjo performancë mund të inkuadrohej tek emisionet e "Portokallisë" apo tek gjithfarë emisionesh humoristike që gëlojnë në kanalet televizive shqiptare, por aspak nuk mund të konsiderohet si një akt që mund të thotë diçka në kontekst vizual.
Rezyme
Koha tregon se në kundërshti me mjaft popuj të tjerë, shqiptarët e kanë tërësisht të vështirë të mund të rrojnë me të shkuarën. E kanë tërësisht të pamundur të bashkekzistojnë me gjurmët historike të lëna prej saj. Heqja e monumentit të Stalinit nga sheshi qëndror i Kombinatit tregon edhe një herë papjekurinë politike të neo-shqiptarëve.
Koloseumi romak ishte vendi ku vdiqën në mënyrën më shtazore mijëra njerëz, për të kënaqur etjen e turmës dhe të klasës së atëhershme pushtetare për gjak. Megjithatë, askush nuk u orvat ta shkatërrojë. Sepse përpos mizërive dhe kanibalizmit njerëzor, shohim tek ai amfiteatër edhe vlerat e tij estetike, arkitekturore, inxhinjerike. Sepse prezenca e tij na bën më të pjekur tek mendojmë për katrahurën dhe degradimin total të shoqërisë njerëzore në faza të caktuara të historisë. Sepse ajo kryevepër e botës antike është ujitur me gjakun e mijëra gladiatorëve; sepse ai amfiteatër, nga një thertore, tanimë është kthyer në një pishtar human, që i bën thirrje reflekseve tona kundër skllavërisë së çdo tipi.
Pse të mos ndodhte kështu edhe me monumentin e Stalinit?! Të ishte aty, për të na kujtuar ëndrrat e thyera të xhaxhallarëve të tradhëtuar, për një botë më të mirë dhe më të drejtë. Të ishte aty, për të na treguar dërrasën e kalbur, nga ku nuk duhet të shkelim. Të ishte aty, për të na folur mbi tmerret e totalitarizmit, por edhe si një tregues i një realiteti pesëdhjetë vjeçar i cili nuk mund të mohohet.
Dhe në fund të fundit, nëse do të më duhej të përzgjidhja, do të preferoja pa as më të voglin ngurim veprën e Odhise Paskalit, se sa humorin e hollë të një vajze të lyer me miell, që kacavirret fodulle mbi një pirg betoni.
Stalin's Monument (by Odhise Paskali, 1957). The Textile Combine "Stalin", Tirana, Albania. (Anonymous, photography, 1974)
Stalin statue, hidden in a factory. (Photo by Michel Setboun)
Enisa Cenaliaj "Mirësevini të dashur punëtorë" (2005, Burimi i fotos: T.I.C.A.)
Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-5501514338541433872009-09-05T23:01:00.015+03:002009-09-07T18:58:20.397+03:00Monumenti "A Monument to Creation" (photo by Toni Milaqi, 2009)
Nëse do të më jepej mundësia të ndërtoja një përmendore, monument, a lapidar të vetëm, atë do t'ia kushtoja nevojës sonë për të krijuar/aktit të krijimit. Atij proçesi identifikues, ëndërrimtar e utilitar, që i jep formë reale ideve dhe ndjenjave tona. Dhe nëse duke folur për të krijuarit, jemi të vetëdijshëm se cekim një aspekt tepër të gjerë të veprimtarisë sonë njerëzore, gjithsesi, qoftë edhe në formë tërësisht intuitive, kuptojmë se çdo shfaqje e këtij fenomeni është në vetvete simbioza e vazhdimësisë dhe e pavdekësisë, një formë barazie me Zotin.
Në qoftë se të krijuarit e një jete njerëzore (riciklimi i ciklit jetësor), do të konsiderohej si një komponent që na lidh me anën tonë kafshërore, me reflekse të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara, me instikte të lashta, me nevoja gjenetike, trupore dhe ekzistenciale, ç'mund të thuhet për ato lloje të krijimtarisë sonë njerëzore që nuk kanë për bazë arsye biologjike, por intelektuale, meditative, emocionale e spirituale?
Një përmendore do të doja t'i ndërtoja nevojës tonë për të krijuar; që na bën të ecim përpara; që na cyt drejt së resë; që na bën të tejkalojmë kufijtë e njohjes dhe të dijes; që na bën më njerëzorë, por edhe më të perëndishëm njëkohësisht.
"A Monument to Creation" (photo by Toni Milaqi, 2009)
"A Monument to Creation" (photo by Toni Milaqi, 2009)
"A Monument to Creation" (photo by Toni Milaqi, 2009)
"A Monument to Creation" (photo by Toni Milaqi, 2009)
"A Monument to Creation" (photo by Toni Milaqi, 2009)
"A Monument to Creation" (photo by Toni Milaqi, 2009)Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-33220941084348358982009-08-18T10:49:00.006+03:002009-08-19T15:04:09.981+03:00Big Dick Toni Milaqi "Big Dick" (sculpture, mixed technique: wood-cloth-threads, 12x6 cm, 1989)
Në momente të caktuara të jetës sime ndjej një tërheqje të veçantë drejt elementit tre dimensional, skulpturës. Puna e mësipërme ështe e para e këtij lloji dhe i përket vitit 1989.Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-58498241794242713272009-07-21T14:34:00.049+03:002009-08-17T07:47:16.655+03:00Akropoli "The Parthenon, Acropolis" (photo by Declan McCullagh, 2006)
Një Fakt i Thjeshtë
Para disa ditësh pata fatin të rivizitoj Akropolin, dhe bashkë me të edhe muzeun e tij të ri. Ndjesia që riprovova edhe këtë herë ishte ajo e të qënurit një krijesë mjaft e vogël, përkundrejt një madhështie-bukurie kaq të madhe. Ndjesia e të qënurit mikroskopik, përballë atij qytetërimi kolos në sferën sociale/politike/kulturore/artistike/shkencore/njerëzore, të cilin sheh të marrë trajta gjigande përpara syve të tu.
"The New Acropolis Museum" (photo by Toni Milaqi, 2009)
Shfajësimi
Të flasësh për antikitetin grek, pamvarësisht predispozitave, nuk është një çështje e thjeshtë për t'u trajtuar në një blog, dhe së dyti nuk është edhe objekti i këtij postimi. Këtu dua të analizoj më tepër forcën e emocionit që shkakton tek unë një vepër e tillë madhështore dhe një monument kaq unik kulti/arkitekturor/artistik siç është Akropoli.
"The new Acropolis Museum" (photo by Toni Milaqi, 2009)
Historiku
* Kodra e Akropolit ka qënë e populluar qysh në mijëvjeçarin e tretë para erës sonë.
* Nga shekulli i 6 para erës së re filluan të ndërtohen monumentet e para të kultit, të cilat shkatërrohen nga lufta me persët.
* 465 para erës së re- Me Perikliun (menjëherë pas humbjes së luftës greko-perse) fillon ndërtimi i mureve rrethues dhe i objekteve të reja të kultit (Parthenonit) nën drejtimin e Fidhias dhe të arkitektëve Kalikratis, Mnisiklis...
<embed src="http://www.youtube.com/v/aGitmYl6U90&hl=" width="425" height="344" type="application/x-shockwave-flash" fs="1&" allowfullscreen="true" allowscriptaccess="always"></embed>
* Në shekullin e pestë të erës së re (periudha bizantine), Parthenoni u kthye në kishë ortodokse;
* Në shekullin e trembëdhjetë, (nën pushtimin frank) në kishën katolike: "Santa Maria de Atene";
* Dhe me pushtimin turk (shekulli i pesëmbëdhjetë), në xhami.
* 1802- Dipllomati anglez Thomas Bruce, 7th Earl of Elgin shkuli mizërisht prej godinës së Parthenonit relieve të zooforos, skulptura, por dhe një kariatidha (kolonë me trajta femërore). Objektet e vjedhura, të cilat u blenë për një shumë skandaloze të ardhurash prej pushtuesve të atëhershëm turq, sot janë pjesë e muzeut kombëtar anglez në Londër.
" View of the Archaic Gallery" (photo by Nikos Daniilidis, Acropolis Museum, 2009)
Perënditë Mëkatare
Nëse ka një art i cili vuri në epiqendër të kërkimeve të tij njeriun, që u dha qiejve dhe perëndive atribute/trajta/karakteristika tokësore, që zbuloi madhështinë e universit njerëzor, dhe që materializoi me kaq vërtetësi nocionet e së bukurës, ky art padyshim që është ai antik grek.
Vetë të studiuarit e perëndive të tyre na zbulon atë se sa të përparuara, demokratike dhe thellësisht humaniste ishin principet udhëheqëse të shoqërive greke të asaj kohe. E them këtë dhe ndër mend më vjen fakti se në Egjiptin e lashtë faraonët shiheshin si shembëlltyra të perëndive në tokë. Po kështu kristianizmi, budizmi, sektet e ndryshme myslimane dhe induiste i shihnin perënditë e tyre si krijesa qiellore, jashtëtokësore, të kristalta, të pagabueshme, të kulluara, ideale, tërësisht të dallueshme nga turmat, zotëruesa të së vërtetës së madhe.
Ndryshe nga të tëra këto, perënditë greke ishin qënësi komplekse, që përpos karakteristikave të tyre qiellore, gëzonin edhe cilësi të tjera, thellësisht njerëzore, si të qënurit ziliqarë, inatçorë, mëkatarë, egoistë, të pangopur e lakmitarë. Ishin të prekshëm, tokësorë, po kaq të thyeshëm dhe të brishtë, po kaq vitalë dhe të vegjël sa edhe krijesat që i pollën e u dhanë jetë, grekët antikë.
Kjo ndodhte pikërisht për faktin se grekët e asaj kohe i perceptonin perënditë si zgjatime qiellore të vetvetes. U dhanë formë njerëzore qiejve, në kundërshti me dogmat e ndryshme fetare ndër kohëra dhe popuj të tjerë, të cilët u vishnin udhëheqesve të tyre tokësore karakteristika iperbolikisht hyjnizuese, duke i bërë ata tërësisht të huaj, të largët, të pakuptueshëm dhe të pakapshëm.
Në ilustrim të argumentit të mësipërm, mjafton të kujtosh mëkatet e Kronit, e Zeusit, e Irës, e Posedonit, e Afërditës, për të kuptuar mentalitetin e ndryshëm të atyre njerëzve dhe të atyre shoqërive, që kishin nevojë të besonin në dicka të prekshme tokësore, dhe jo në një realitet steril kozmik e aspak njerëzor.
"Head of Alexander the Great" -Portrait of great beauty, possibly an original by the sculptor Leochares or by Lysippos, 336 BC- (photo by Nikos Daniilidis, 2009)
Arti
Në këtë kontekst artistët dhe arti antik grek, qysh nga fazat e hershme e deri në të vonat, vendosën nën fokusin e tyre studiues njeriun. Hodhën vështrimin thellë brenda gjithësisë njerëzore, duke u përleshur me demonët destruktivë që marrin jetë tek ne, por njëkohësisht duke nxjerrë në pah hiret dhe virtytet më të pastra që na shoqërojnë ëndrrat.
Ishte një art thellësisht human dhe antropocentrik, i cili zbuloi se parajsa dhe ferri gjenden këtu në tokë, se e mira dhe e keqja janë brenda nesh, se bukuria mund të bëhet pjesë e jetës sonë vetëm në momentin kur çdo shqisë e jona ka nevojë, punon për ta evidentuar, por edhe identifikohet me të. Arti antik grek, por edhe filozofia apo kozmotheoria greke ishte në vetvete një himn mbi jetën, mbi vlerat, mbi bukurinë, por edhe një analizë mbi fatalitetin tonë njerëzor i cili na shoqëron kudo e në çdo hap.
"View of the Parthenon Gallery" (photo by Nikos Daniilidis, Acropolis Museum, 2009)
Brenda Meje
Ndërsa shihja statujat e virgjëreshave të Parthenonit, tek shëtisja pavionin e artit arkaik, kisha mbetur ashtu i ekzaltuar prej buzëqeshjes së tyre mistike dhe vështrimit aq zhbirues, të cilin nuk je në gjendje të ndash me saktësi nëse ka kahje për nga ty si spektator apo brenda vetvetes. Në ato çaste ndjeja se rroja një realitet paralel, që është aty dhe rrezaton madhështi ngadhnjimtare për afër 2500 vjet, dhe një ndjenjë rrotullohej si e marrë në kokën time, se isha vërtet fatlum që arrita të prek nga afër këto objekte artistike në të cilat gjenialiteti krijues kryqëzohet kaq thjeshtësisht me analizat më të thella mbi jetën dhe vdekjen, mbi të vlertën dhe të rëndomtën, mbi të bukurën dhe të shëmtuarën, mbi të drejtën dhe padrejtësinë, mbi humanizmin dhe barbarinë, mbi tolerancën dhe totalitaren, mbi dritën dhe errësirën...
"The Peplos Kore" (photo by Nikos Daniilidis, ca. 530 BC, Acropolis Museum, 2009)
Ktheni skulpturat e vjedhura në Athinë!
Duke menduar të gjitha këto, sytë më ranë tek kopjet e relieveve origjinale të shkulura në mënyrën më barbare -tipike koloniale- nga Lordi Elgin, prej trupit të Parthenonit më 1802. Ashtu si çdo gjë e vjedhur, nderi dhe e drejta e do që edhe ato t'u kthehen zotërve të tyre të vërtetë, tokës dhe popullit që i krijoi. Mermerët e Akropolit nuk mund të kuptohen larg dheut ku u krijuan, larg dritës ku u ndriçuan, dhe ajrit që u përqarkej për mijëra vjet me radhë. Larg kolonave, skulpturave, qeramikës dhe pjesëve të tjera përbërëse të këtij monumenti unikal arti e kulture. Për sa kohë ato relieve do të jenë pjesë e British Museum asnjëherë nuk do të jemi në gjendje të përftojmë në mënyrë komplekse vlerën e vërtetë të kësaj mrekullie të botës antike, të simbolit më emblematik të Demokracisë- të Akropolit athinjot. Kthimi i tyre në Athinë është alternativa jonë e vetme.
The New Acropolis Museum (Athens, Greece) designed by Bernard Tschumi. (photo by Christian Richters)
Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-17184338682927786422009-07-07T19:47:00.018+03:002009-07-11T18:34:11.709+03:00Jean Clair -Mbi Tregun e Artit Pavioni Shqiptar në Bienalen e Venecias 2005- Sislej Xhafa, Komisioner Andi Tepelena (Burimi i fotos: www.artnet.com)
* Vizitova kohët e fundit Bienalen e Venecias. Çdo dy vjet bëhet më e përbindshme. Nuk ka asgjë për të parë, është e padurueshme dhe idiote...
* Muzetë e artit janë një zbulim i shekullit të 19-të. Ishin një mjet arsimimi, por edhe argëtimi. Kur sot shohim nëntë milionë vizitorë në Luvër (Louvre) -më vjen keq që e pohoj- por roli i arsimimit ka humbur.
E vetmja gjë që ekziston tanimë është menaxhmenti kulturor. Shihni p.sh. si qeveria franceze nuk nguroi të japë vepra të muzeut tonë më të famshëm në Abu Dhabi, a thua se Luvri është firmë komerciale, Bvlgari apo Prada. Të njëjtën ndjesi provova kur pashë që Citroen-i pagëzoi një model të tij me emrin Picasso. Veprat nuk janë mallra, por krijime njerëzore me vlerë historike.
* Tregu i sotëm i artit mbështetet në fitimprurjen e llojit më të paskrupullt. Në kohën tonë një vepër arti duhet të sjellë brenda gjashtë muajve 25% - 40% më tepër të ardhura nga vlera me të cilën u ble. Sistemi bankar që u shpërbë pak kohë më parë, udhëhiqej po kështu nga të njëjtat parime funksionale. Kjo gjë duhet të na bëjë të kuptojmë diçka. Koleksionistët nuk përzgjedhin në bazë të shijes apo njohjes së tyre, por me logjikën e një investimi afatgjatë. Imagjinoni pra çfarë lloj arti prodhohet në kohë të tilla.
* Koha jonë, për të cilën ju fola më sipër, ka nxjerrë artistë të mëdhenj, por shpesh nuk ekziston mekanizmi i cili do t'i evidentojë, kështu siç funksionojnë gjërat. Më vjen ndër mend për shembull Lucian Freud . Ekspozova punët e tij në muzeun Pompidou në fillim të viteve 80-të. Ekspozita u varros nga shtypi francez atëherë, por ja tani ku erdhi ora e shpagimit. Atëherë çmimet e tij ishin të ulta dhe sot të paafrueshme.
* Skena e sotme e artit, pra, gjendet ndërmjet dy forcave të kundërta. Nga njëra anë koncepti merkantilist i tregut të artit që rrëzoi edhe sistemin bankar, nga ana tjetër një rreth i ngushtë, një elitë me të vërtetë njerëzish të kultivuar, të cilët kanë dije dhe sy për të kuptuar artin, dhe për të dalluar krijuesit e mëdhenj që rrezikojnë të humbasin vorbullën bashkohore.
* Nëse dua të mendoj nuk do të shkoj në një ekspozitë me punë të artit konceptual, por do të lexoj Heidegger, apo ndonjë filozof tjetër. Nëse dua të mbushem me gëzim, do të qëndroj para veprave të Lucian Freud. Porta e emocionit gjendet tek piktura, të cilën e kam përkrahur, por edhe tek filozofia.
Jean Clair
(Akademik -Anëtar i ri i Akademisë Franceze qysh prej vitit 2008, kritik arti, kurator i mjaft aktiviteteve të rëndësishme, shkrimtar, ish drejtor i muzeut Picasso në Paris, kurator i Bienales së Venecias 1995)
p.s. - Pjesët e mësipërme u shkëputën nga intervista e Jean Clair e datës 5.7.2009 në gazetën greke Kathimerini, me titull "Απειλητική η επιστροφή των Μαρμάρων ".Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-53701889867691211432009-07-06T22:10:00.030+03:002010-04-11T09:59:02.063+03:00Mbi Shkopin Baritor Edison Gjergo "Metalurgu" (oil on canvas, 1971, National Gallery of Arts, Albania)
Një surprizë e kohëve të fundit ishte zbulimi i veprës së periudhës së realizmit socialist shqiptar: "Metalurgu" nga Edison Gjergo, e cila mendoj se ka tepër interes për studim dhe analizë.
Egyptian Art: "The God Osiris, from the Tomb of Nefertari" (al fresco, 1991 - 1786 BC)
Në radhe të parë dua të theksoj se arti i Edisonit ndonëse për nga tematika lëvron të njëjtat subjekte me ato që kërkonte dogma e soc-realizmit shqiptar, në mjaft aspekte të tij (konceptive, filozofike, stilistike, teknike, kompozicionale, koloristike, etj...) autonomizohet nga kjo rrymë, duke krijuar referenca/relacione komunikuese me disa nga lëvizjet më përfaqësuese vizuale të shekullit të njëzetë në pikturë, por dhe të historisë së artit në tërësi.
Egyptian Art: "The God Khepri, from the Tomb of Nefertari" (1991 - 1786 BC)
Tek "Metalurgu" simbolika është e thjeshtë: evokimi i punëtorit, kulti i tij; duke qënë se kombinati metalurgjik "Çeliku i Partise" në Elbasan ishte një nga veprat më të rëndësishme industriale, e interesave dhe prioriteteve jetike për sistemin komunist shqiptar, përbënte domosdoshmëri trajtimi i tij dhe i simbolikës që ai përcillte, edhe në fushën e arteve figurative. Duke folur për figurën e "Metalurgut", në mënyrë të drejtpërdrejtë propagandizohej për arritjet e sistemit komunist, për vitalitetin e Njeriut të Ri, për vetmohimin, sakrificat që priteshin prej tij dhe papërkulshmërinë ndaj vështirësive (shih: bllokadën imperialisto-revizioniste). Një nga slloganet më të lakuara nga diktatura e kuqe në Shqipëri ishte edhe "Uniteti i çeliktë Parti-Popull". Kush më mirë se nocioni/imazhi i metalurgut, i atij që zaptonte dhe i jepte formë çelikut, do të mund të ilustronte këtë argument?
Greek Art: Anonymous "Relief of Pensive Athena" (parian marble, 460 BC, Acropolis Museum)
Kjo temë nuk ishte dicka e re në artet figurative shqiptare. Eshtë një nga subjektet më klishe dhe më të trajtuara prej artistëve të kohës. Në pikturë disponojmë ndër të tjera veprën me të njëjtin titull nga Ramadan Karanxha, kurse në skulpturë më përfaqësues është monumenti i "Metalurgut" nga Kristaq Rama. Në të gjitha veprat e këtij tipi, metalurgu trajtohet duke mbajtur në dorë veglën (shufrën e hekurt) me të cilën përzien metalet në furrë. Dashje pa dashje kjo vegël e paraqitur në art, aludon drejtpërdrejt me nocionin e skeptrit, simbolit të pushtetit që haset kaq shpesh përgjate historisë së arteve.
Pallas Giustiniani "The Athena Giustiniani"- a Roman copy of a Greek Statue of Pallas Athena with her serpent, Erichthonius (marble, Vatican)
Qysh në kohët e hershme skeptri -që rrjedh nga fjala greke skiptro (σκήπτρο)- është një nga simbolet më të qarta të pushtetit. Rrënjët e këtij simboli vijnë që prej lashtësisë së hershme, dhe jo rastësisht edhe në Egjipt, edhe në Greqinë antike, edhe në Romë, edhe në perandorinë bizantine, ky nocion lidhet me traditat baritore. Në të gjitha këto fe perënditë shihen si barinjtë që komandojnë/udhëheqin turmën e dhenve, por edhe qentë. Skeptri që shoqëron çdo shfaqje të tyre publike, rrjedhimisht vjen si pasardhës legjitim i shkopit të çobanit (organ i pushtetit në mbarëvajtjen e rregullit, por edhe shprehje e dhunës, forcës dhe brutalitetit pushtetar).
Saint Peter (encaustic, 93 x 53 cm, early 7th century AD , Sinai)
Në mjaft raste limitet ndërmjet shkopit të çobanit dhe skeptrit janë kaq të shkrira mes tyre dhe kaq të sfumuara, sa është tërësisht e vështirë të mund t'i dallosh nga njëri-tjetri. Kështu p.sh. na duken po aq autoritarë edhe skeptri mistik i perëndisë egjiptiane Osiris, edhe skeptri vezullues i Zeusit, edhe shkopi baritor i Jezu Krishtit.
Anonymous "The Archangel Michael" (icon on wood, 14 AD)
Duke iu kthyer veprës së Edisonit ajo që ka një interes të veçantë është këndvështrimi/perceptimi tejet personal, që e bën artin e tij unik dhe të papërsëritshëm. Tek "Metalurgu" i Ramadan Karanxhës, heroi kryesor që mban shufrën e hekurit në dorë, është pjesë e një të tëre, ku në sfond dallojmë furrnaltën si pikën më të ndriçuar të veprës, po ashtu dallojmë dy metalurgë të tjerë tek përleshen me "llaven" e kuqe. Pra vëmë re tre punëtorë-metalurgë përgjatë proçesit të punës.
Domenikos Theotokopoulos (El Greco) "St. Joseph and the Christ Child" (oil on canvas, 109 x 56 cm, 1597-99, Toledo)
Tek vepra e Gjergos nuk ka asgjë të tillë. Piktura e tij nuk tregon motive nga puna, as furrën e shkrirjes së metaleve, as Njeriu i Ri i Partisë nuk duket kurkund, as krenaria për racën apo për kombin, as lumturia socialiste, as besnikëria politike nuk bëhet e qartë. Edisoni fokuson njeriun/individin, e vë atë në mikroskopin artistik. Metalurgu i tij nuk ka pompozitetin dhe shtirjen e heroit të Karanxhës, as devotshmërinë politike dhe shabllonizmin stilistik që hasim tek Kristaq Rama.
Domenikos Theotokopoulos (El Greco) "Disrobing of Christ (Espolio)" (oil on canvas, 285 x 173 cm, 1597-99, Toledo)
Vështrimi është i thellë, i ngrohtë, i shqetësuar. Ke ndjesinë se figura e tij njerëzore, humbet gravitetin, bëhet më e ajërt. Shufra e hekurt ulëret përmes një bluje tronditëse, që s'të kujton asgjë me rrënjë tokësore, duke u bërë e lehtë si pupël. Vegla e rëndomtë shndërrohet në një skeptër magjik, dhe njeriu në zot. E kuqja e plotë e cohës së veshjes se di pse më kujton sa herë që e shoh të kuqen e Krishtit të El Greco-s tek "Disrobing of Christ (Espolio)".
Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 133.7 cm x 103.8 cm, 1658)
Vezullimet abstrakte të sfondit, tonacionet e ftohta jeshile/ blu që i lënë vendin butësisht toneve të ngrohta, si edhe kafshimet/lëpirjet e trupit prej dritës, të qartësojnë mendimin se pikërisht në atë moment po bëhesh dëshmitar i një të vërtete të madhe; pikërisht atëherë ndoshta për herë të parë (dhe të vetme) në periudhën e regjimit nacional-komunist, njeriu shqiptar është krejt i lakuriqtë, pa mburojat propagandistike/dogmatike dhe tërësisht i zhveshur prej kanoneve ideologjike.
Jean-Auguste-Dominique Ingres "Napoleon on his Imperial Throne"(oil on canvas, 259 x 162 cm, 1806)
Kemi përpara një "perëndi" të lodhur, të shfronësuar, të kredhur në mendime, që më tepër i përafron autoportretit me skeptër (të vitit 1658) të Rembrandt-it, se sa me Napoleon-in e Ingres. Heroi i Gjergos ka njohje të limiteve të tija njerëzore, mbart me vete fatalitetin e ekzistencës, dhe jo mendjemadhësinë e atyre që sytë ua err pushteti. "Perëndia" e tij është tokësore, e prekshme, e plagosur, por jo e vrarë. "Metalurgu" i E. Gjergos është një analizë në thellësi të piramidës së vlerave të sistemit politik dhe të shoqërisë njerëzore në të cilën rrojti. Eshtë aktinografia më e vlertë e shkallës së shenjtërisë së atij sistemi politik.
Kristaq Rama "Metalurgu" (bronze)
Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-7148505481502851848.post-15051959726120166022009-06-29T19:06:00.029+03:002021-05-15T09:26:56.291+03:00Lloqe Kavaje
Kohët e fundit më tërhoqi vëmendjen emisioni "Zonë e ndaluar" i gazetarit Andi Bushati (1.6.2009) në TV Klan, në të cilin u shfaq dokumentari "Imazhet e Pambledhura të Moskës", dhe ku i ftuar ishte arkitekti & piktori Maks Velo. E veçanta e këtij emisioni ishte se u përpoq të hedhë dritë mbi historinë e një prej pikturave më emblematike të soc-realizmit shqiptar: "Mbledhja e 81 Partive në Moskë, 1960" (Guri Madhi), duke na bërë dëshmitarë të asaj se si funksiononte kjo doktrinë ideologjike përmes gjuhës së saj vizuale në ambientin shqiptar.
Historia
* Vepra "Mbledhja e 81 Partive në Moskë, 1960" ishte një porosi e Komitetit Qëndror të Partisë në shtatorin e vitit 1973, me rastin e tridhjetë vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe njëkohësisht të përurimit të godinës së re të Galerisë Kombëtare të Arteve, në ambientet ku ndodhet aktualisht.
* Vinte menjëherë mbas Pleniumit të katërt, i cili goditi rëndë çdo tendencë/prirje/ndikim "modernist/borgjezo-revizionist" në kulturë dhe arte.
* Porosia e kësaj pikture ishte në vazhdën e një fushate të ndërmarë nga organet e Partisë për trajtimin/pasqyrimin e "temave të mëdha" përmes artit, ose e thënë ndryshe si shprehja më elokuente e rolit/funksionit propagandistik që duhet të luanin artet dhe artistët sipas mendësive të klasës në pushtet.
* Figura e Enver Hoxhës mund të trajtohej në pikturë vetëm nga një numër tepër i vogël piktorësh, të cilët në të shkuarën kishin dhënë prova "devotshmërie politike" dhe "aftësish artistike" (shih: skrupulozitet akademik ndaj dogmës së soc-realizmit). Ndonëse në mjaft vepra të Guri Madhit vëmë re një formë më të çliruar materializimi teknik, përmes një penelate të gjerë dhe ekspresive, mund të thuhet se si artist i përmbushte në mënyrë rigoroze kriteret e mësipërme.
* Vepra e përfunduar prej G. Madhit u paraqit në ekspozitën e nëntorit 1974. Komisioni mbikqyrës i kësaj ekspozite i përbërë prej anëtarësh të Komitetit Qëndror dhe "artistësh" e cilësoi si të pambaruar, me probleme të theksuara kryesisht në modulimin e figurës së E. Hoxhës, e cila ishte trajtuar përmes perceptimit disi ekspresiv/jo fotografik të Madhit.
* I sugjerohet artistit ta rishikoj/ripikturoj veprën, gjë që nuk u pranua prej tij. Vendoset që figura e Enver Hoxhës të ripunohet prej piktorit Zef Shoshi, i cili konsiderohej si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të soc-realizmit shqiptar, dhe nga të paktët artistë që mund të trajtonin figurën e udhëheqësit. Portreti i këtij të fundit disi fotografik/natyralist -që ne shohim sot- është produkt i retushimit të Zef Shoshit, duke dalluar qartë nga teknika e G. Madhit, dhe trajtimet e personazheve të tjerë të veprës.
* 1978- Prishja me Kinën. I kërkohet G. Madhit të zhduket nga tablloja delegacioni kinez. Ndërhyrja kryhet. Figurat e kinezëve mbulohen me bojë.
*1981- Mehmet Shehu vret veten. Në pikturën në fjalë ai ndodhet përbri figurës së E. Hoxhës. Kërkohet sërisht prej autorit të ndërhyjë në vepër për të asgjesuar prej saj figurën e armikut M. Shehu. Guri Madhi shprehet se një veprim i tillë do të shkatërronte anën e saj kompozicionale, dhe se piktura s'do te vlente më. Që nga ajo kohë vepra u hoq nga qarkullimi, për t'u futur në fondin e zi të G.K.A.-së.
Piktura
"Mbledhja e 81 Partive" nuk solli ndonjë surprizë në artin shqiptar. Bëhet fjalë për një vepër skematike, demagogjike (e cila himnizon stereotipin e "vitalitetit shqiptar", përkundrejt karikaturizimit të të "huajve barbarë"), pompoze në shprehje, tepër e kursyer në ngjyrë (në kundërshti me mjaft vepra të tjera të autorit), me një monotoni konceptive në modulimin e personazheve.
Konteksti
Në fakt që të kuptojmë më mirë kushtet historike në të cilat u krijua piktura, duhet nënvizuar edhe koha e krijimit të saj. Nënkuptoj faktin se kjo vepër erdhi menjëherë pas Pleniumit të katërt, në vitin 1974, kohë në të cilën iu dha një goditje mjaft e rëndë prirjeve moderniste kryesisht në arte. Të shumta ishin gjyqet parodi, burgimet, internimet, pushkatimet, dënimet, arbitrariteti cinik i nomeklaturës komuniste ndaj intelektualëve dhe artistëve të kohës.
Në këtë aspekt nuk mund të pretendohet për cilësi dhe vlera të mirëfillta prej artit zyrtar të asaj kohe.
Bijtë e mosdijes
E solla këtu këtë histori për të bërë më të dukshme rolin unikal që mund të luajnë artet, apo veprat e artit në leximin e së shkuarës, në deshifrimin e saj. Akoma edhe në rastin e pikturave në fjalë, që nuk shquhen për pasuritë apo risitë e tyre artistike, mund të marrim një informacion bindës të mënyrës se si sendërtohej dhe se ç'rol luante arti në Shqipërinë komuniste. Duke folur mbi këtë subjek Maks Velo thotë: "Këtu kemi të materializuar, të fokusuar, të koncetruar tërë çmendurinë shqiptare." .
Rrugëtimi në jetë i kësaj pikture të G. Madhit është shprehja më e qartë mbi mënyrën se si perceptohej e shtjellohej në Shqipërinë totalitare historia (si shkencë), dhe evenimentet e ndryshme historike në veçanti. Eshtë treguesi më perfekt i retushimeve/fallcifikimeve të pafundme historike me të cilat u brumosën breza e breza të tëra të rinj shqiptarë. Një shembull ideal jo i çmendurisë shqiptare siç thotë M. Velo, por i obskurantizmit kriminal që mbolli dhe mbarështoi ai sistem aq i egër diktatorial në shoqërinë shqiptare për pesëdhjetë vjetë me radhë.
Forma e përqasjes/interpretimit historik (në varësi të kohës) të versionit zyrtar shqiptar mbi mbledhjen e Moskës, na bën të kuptojmë qartë vlerën dhe seriozitetin e konkluzioneve shkencore në trajtimin e etapave të ndryshme historike, duke u nisur nga Pellazgët, Ilirët, Bizanti, Lufta e dytë Botërore, apo konkludimet mbi Epirin, artin kristian/bizantin dhe pasbizantin në trojet e Shqipërisë së sotme, për të cilat kaq herë është folur edhe në këtë blog.
Duke ditur historinë e pikturës "Mbledhja e 81 Partive në Moskë, 1960" të Guri Madhit, jemi në gjendje të kuptojmë rolin prioritar dhe funksionin utilitar të artit të realizmit socialist në mbarëvajtjen e ekuilibreve sociale brenda burgut të pamëshirshëm nacional/komunist shqiptar.
p.s. Dua të shtoj se të njëjtën temë e trajtoi më vonë edhe Zef Shoshi, në një aludim tepër formalist/të vakët artistik, më të sigurtë politikisht, duke fshirë nga skena historike prezencën kineze, dhe duke lartësuar edhe më kompozicionalisht figurën pompoze të E. Hoxhës.
Toni Milaqihttp://www.blogger.com/profile/03697951821068814845noreply@blogger.com