Toni Milaqi "French Kiss" (colored pencil on paper, 21x29,7 cm, 1998)
Procesi i krijimit eshte nje akt sa jetedhenes po aq edhe shkaterrimtar i ekuilibreve te ndryshme te artistit-krijuesit ne relacion me vetveten, por edhe me te tjeret. Nje akt qe ne me te shumten e rasteve rreket te shkoje pertej shablloneve dhe barrierave te cdo tipi. Nje akt ne te cilin krijuesi perpiqet ti pervidhet njohjeve personale, dhe te hape krahet ne te tjera gjithesi emocionale, estetike, e konceptive.
E gjithe kjo perpjekje predispozon kohe, mund, kerkime, hulumtime, perleshje me vetveten dhe gjithcka qe te perqarket. Nje akt paresor i shprehjes krijuese te nje piktori, por edhe perfaqesuesja me besnike e betejave te tij konceptuale, eshte padyshim edhe puna paraprake studimore e cila pararend tek cdo veper e konkluduar arti. Kjo pune paraprake shprehet kryesisht permes vizatimeve te ndryshme, skicave, etydeve, boceteve, ne te cilat artisti qofte per shkak te permasave (zakonisht te vogla), qofte ne saje te avantazheve te mjeteve shprehese, ndihet me i cliruar dhe me i lire permes kerkimeve te tij.
Roli i gjetjeve konceptuale te kesaj faze paraprake eshte teper i rendesishem por dhe udherrefyes per veprat e mevonshme, prandaj nga shume artiste konsiderohet si teper esencial ne procesin e krijimit. Ne krijimtarine time rolin e skicave dhe vizatimeve, apo te hulumtimeve paraprake, e kam konsideruar si autonom (te pavarur) dhe ne shume raste te shkeputur nga piktura, duke i dhene prioritete dhe hapesira te medha.
Skica "French Kiss"(1998) dhe piktura e lindur prej saj me te njejtin titull "French Kiss"(1999), jane shembull tipik i asaj se sa thelbesor eshte ndikimi i vizatimit ne sendertimin e veprave te se ardhmes. Me disa shembuj te tjere te hulumtimeve te mia ne kete rrafsh mund te njiheni tek: Toni Milaqi -drawings.
Toni Milaqi "French Kiss" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)