30 June 2008

Kufomat

Toni Milaqi "Corpses" (acrylic on paper, 85x65 cm, 2005)

Kundermuese rrugeve dergjen kufomat. Te pushtuara prej demonesh barbare dhe shkaterrues. I gjen kudo, te dhunuara egersisht, me trajta te shfytyruara dhe shembelltyra perbindeshash te frikshem. Te gjitha te vrara nga perqafjet e vrazhda te kesaj bote. Jane te panumerta, si per te ilustruar triumfin e padrejtesise, apo ndoshta edhe konceptin tone te drejtesise...

Kufomat s'mund te ndjejne, as te mendojne, as te shijojne dhe te perceptojne boten nepermjet shqisave. Kufomat s'kane organe. U shqyen zemrat dhe trurin; u hengren melcite, veshkat dhe shpretken. Me gjakun e tyre u ndertuan keshtjellat e pabarazise, me djersen u ujiten ferrat e mosdijes, me spermen e tyre u sigurua vazhdimesia ekzistenciale e skllaverise.

Se di pse, por kam ndjesine se bota jone s'eshte gje tjeter vecse nje inkubator perfekt kultivimi kufomash...

29 June 2008

Patologji Krijuese

Toni Milaqi "Blue" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2003)

Procesi i krijimit eshte nje akt sa i qarte dhe i llogjikshem, po aq mistik dhe i pushtuar prej erresires se iracionalitetit, gje qe na ben te mos jemi asnjehere te sigurt ne perpjekjet tona per analizen e tij. Pikerisht sepse ky proces pervec aftesise teknike te artistit (e fituar kjo me pune), permban ne vetvete edhe elemente teper te fuqishem te eksplorimit te subkoshiences brenda nesh. Nevoja, etja, "semundja" gati-gati patologjike e artistit per te rendur pas se rese, e ben ate nje kalimtar te perkohshem ne hapesirat estetike, emocionale, meditative, filozofike, sociale, apo te cdo lloj sfere tjeter perberese, e cila ngjizet ne nje vepre arti.

Dhe ne momentin kur ne keto hapesira artistike ka arritur te njohe cdo skute, cdo element esencial dhe cdo qelize te tyren, pikerisht atehere automatikisht shenohet edhe fundi i ciklit aktual krijues dhe fillimi i nje udhetimi te ri. Per imazhe te reja, per koncepte, nocione, e kendveshtrime te ndryshme.

Artisti nuk ka kohe per te qene i lumtur. Nuk gezon aftesine te shijoje per kohe te gjate frytet e zbulimeve te tij, te arritjeve dhe gjetjeve te tij personale. Artisti duhet t'i mohoje te gjitha keto per te ecur perpara. Eshte teresisht i paafte te zeje rrenje diku. Nje endacak ne kerkim te lumturise, ne kerkim te tokes se premtuar. Nje i denuar me karakteristikat e nje semundje teper te rende: "Patologjise per Risi".
Mjaft here, kur shoh vepra te viteve te kaluara, provoj ndjesine se jane te dikujt tjeter. Se emocionet e pershkruara aty si ndjeva kurre dhe se ato gjurme penelatash te ngecura ne siperfaqen e rrafshet jane kaq te largeta per konceptet e mia te tashme artistike. Ka caste kur zhvishemi nga vetja jone dhe udhetojme te lakuriqte ne galaktika te reja. Te vetmet shenja kryenece -deshmuese te ekzistences sone te dikurshme- jane pikerisht veprat e mbetura artistike ...

28 June 2008

Te Debuarit prej Parajses

Toni Milaqi "When Paradise Get Wild" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2007)

Te debuarit prej Parajses s'mund te qeshen. As te lumtur s'mund te jene me ata. Ne fytyrat e tyre te thyera prej dhimbjes, s'mund te konturohen me linjat dhe analogjite e bukurise klasike. Ne syte e tyre s'do te pluskojne paqja dhe qetesia. Ngerci trupor do t'u perpije qeniet. Dihatja e frymemarrjes do te jete e rende; sekondat dhe castet te pambarimta...

Te debuarit prej Parajses s'mund te shijojne asgje. Mallkimi eshte i pameshirshem; shija e "Molles se Ndaluar" eshte e athet, dhe denimi i Krijuesit inatcor, i perjetshem...

EXHIBITION INVITATION CARDS


Jun 1996 -Dimokritos Gallery, Athens, Greece.

Feb 1999 -Astrolavos Gallery, Piraeus, Greece.

Apr 1999 -"Minus-Plus", Hellenic American Union, curated by Manos Stefanidis and Nadja Argyropoulou, Athens, Greece.


May 2004 -"Colours of Albania", National Gallery of Arts, curated by Edi Muka, Tirana, Albania.


Nov 2007 -"Pa(varesia)", National Gallery of Arts, curated by Elsa Martini, Tirana, Albania.

Dec 2008 -"CheapArt 14", CheapArt Gallery, curated by George and Dimitris Georgakopoulos, Athens, Greece.

Jun 2009 -"CheapArt -Thessaloniki", Kodra former Army Camp, curated by George and Dimitris Georgakopoulos, Afrodite Oikonomidou and Delia Gianti, Thessaloniki, Greece.

Kush e Vodhi "Dashurine"?!

Toni Milaqi "In love" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)

Vepra e mesiperme ishte nga me te dashurat e mia, pikerisht per faktin se lindi pas kerkimesh te shumta. Teknika e saj sillte po ashtu dicka e re ne artin tim. E kam fjalen kryesisht per konceptin e trupave, te cilet ashtu permes ngjyrave te ftohta, ndjeshmerise se penelates dhe trajtimit teper te kursyer koloristik, sillnin nje risi teknike ne pikturen time.

Qysh nga viti 2000, piktura ne fjale ishte bere pjese e koleksionit me vepra arti, te nje mikut tim galerist me origjine kroate, i cili rron dhe punon ne Athine. E takova ate -pas vitesh te tera- disa muaj me pare. Fjalet e tij me habiten dhe me trishtuan njekohesisht. Afer tre vite me pare i vodhen shtepine. Nuk i moren as bizhuteri te florinjta e te argjenda qe kish diku ne nje sirtar, as para, as laptop-in, as impjante e televizore. Vodhen vetem dy piktura, dhe iken. Nje prej tyre ishte piktura ime me titull: "In love", te cilen miku im e kish te ekspozuar ne nje nga ambientet e shtepise.

Ndonese me habiti, e me perkedheli egoizmin fakti qe paska njerez, te cilet mund te vene koken ne rrezik, dhe te shqyejne edhe dyer shtepish per te vjedhur nje pikture timen (!!!!), perseri sec provova nje ndjenje melankolie per fatin qe mund te kete tashme e tutje piktura ime e dashur e vitit 1999...

27 June 2008

Arratisja

Toni Milaqi "The abandonment" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2004)

Arratisja prej Tiranes ishte e dhimbshme. Ndonese tek mbyllte syte dhe enderronte, te gjitha endrrat e tij kishin per sfond Liqenin Artificial. Ato mijera aromera, ndjesi, ngjyra, ne te cilat fundoseshin pemet, ujerat, gjithesia, pergjate stineve te ndryshme te vitit. Te verdhen imponuese te mimozave eremira ne fillimet e marsit. Brishtesine e mjalte te luleve te kumbulles. Gjelberimin e coroditur te barit pranveror. Goricat e pabera dhe mbytese. Dushqet lende-mbushura dhe kallamishtet e pafund. Portokallite, te verdhat dhe te kuqet vjeshtake te plepave. Krenarine ogurzeze te qiparisave. Rreshiren dhe bocet e pishave. Ujet e grinjte e te baltosur te liqenit. Peshkataret tere nge dhe ciftet romantike. Vetmine e varkave te lidhura brigjeve. Kerpudhat helmuese dhe bretkosat. Gjinkallat e panumerta dhe laraskat endacake. Stolat prej trungjesh te prere pemesh dhe burimet ujeftohta ...

Dhe megjithese realitetin e tij te brendshem e kishte te veshtire t'a perceptonte te shkeputur prej Tiranes, pejzazhit dhe njerezve te saj, tanime nuk mund te rronte me aty. Pikerisht tani tek shihte liqenin te tretej dhe nga ato pellgje te mbetura te zhdukeshin peshqit, kur amfiteatri u perdhunua dhe rrugicave romantike u morren frymen ferrat, kur ujerat e burimeve u shterren, kur mimozat dhe kumbullat i prene, kur stolat e drunjte i dogjen dhe varkat u kalben, pikerisht tanime me teper se kurre arratisja ishte e vetmja alternative per te ruajtur dicka nga ajo bote qe po jepte shpirt. Perbindeshi kishte kaperthyer qytetin dhe po kaperdinte dalengadale cdo gjurme jete te tij.

Nuk donte te shihte tek vdiste vendin e tij te lindjes, ne pamundesi per te bere asgje ... Arratisja prej Tiranes ishte rruga e vetme ...

26 June 2008

Mes Dehjes dhe Gjumit

Toni Milaqi "Between Drunk and Dreams" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2007)

Diku mes dehjes dhe gjumit pluskonte frymemarrja jote. Dhe perqarkeshin aty bri teje te gjithe planetet e njohur dhe te panjohur. Dhe njerezit e kuq te Marsit. Aty edhe uturima rrengjethese uraganesh te inatosur, edhe peshperitje lozonjare fladesh pranverore. Edhe kristaliteti i bluse qiellore, edhe padepertushmeria e mjergullave me te thella.

Ashtu sic te pashe te lakuriqte, te ikur, te kredhur ne nje pergjumje dionisiake, sec ndjeva nevojen te kthehesha ne nje puhize te kalter, te perkedhelja butesisht cdo qelize te trupit tend, dhe te te shtrengoja fort ne gji ...

25 June 2008

Stop the War

Toni Milaqi "Stop the War" ( acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2003)

Fraza: "Make Love, Not War" ka nje force teper domethenese shprehese dhe sigurisht qe e ka kapercyer cakun historik te viteve '60 - '70. Ndonese u kthye ne sllogan ne gojen e te rinjve dhe nocioneve pacifiste, larg sirenave lufte-nxitese te ekspansionit amerikan ne Vietnam, arriti te mbijetoje ne kohe.

Shkaku eshte teper i thjeshte. Eshte pikerisht e verteta humane, sociale, filozofike, por edhe qendrimi gati-gati aristofanian i brendise se kesaj shprehjeje.

Me kalimin e kohes dhe me fuqezimin e ashpersise se hegjemonise se kapitalit global nder shtresat e varfera te popujve (kudoqofshin ata), por kryesisht me ekspansionin politik, ekonomik, kulturor, teknologjik ndaj vendeve te pazhvilluara, ky sllogan behet me aktual se kurre.

Vepra e vitit 2003 eshte nje note kundervenie ndaj totalitarizmit "demokratik" perendimor, apo luftes "ne emer te te drejtave te njeriut", me te cilat imperializmi nderkombetar e kryesisht ai amerikan, kamuflon lufterat politiko-ekonomike per influenca dhe hegjemoni globale kudo ne bote.

24 June 2008

Dy Bote te Ndryshme

Toni Milaqi "Two Different Worlds" (acrylic on paper, 85x65 cm, 2005)

Ekzistenca e dy boteve te huaja per njera-tjetren. Perballja e elementeve disi te kundert, por ne lidhje dhe referenca te panderprera midis tyre.
Ne nje krah Femija dhe ne tjetrin Seksi. Dhe ndonese piketakimet e perbashketa te ketyre dy elementeve ekzistojne, gjithsesi perballja e tyre qofte edhe ne nje veper arti eshte shokuese, stonuese, e patolerueshme.
Femija, sigurisht qe eshte fryt i nje akti seksual (gjithnje duke folur per menyren e natyrshme). Nga ana tjeter Psikologjia nepermjet Frojdit ka vertetuar ekzistencen e sensualitetit tek femija qysh me ardhjen e tij ne jete. Po keshtu Femijeria eshte faza e pare e ciklit jetesor te qenies njerezore, dhe padyshim qe nje nga obligimet e kesaj qenie (si tek cdo gjallese) me kalimin e kohes dhe me pjekjen seksuale, eshte sjellja ne jete e trashegimtareve, me motiv sigurisht vazhdimesine.
E me gjithe lidhjet e dukshme dhe te padukshme te Femijerise dhe te Sensualitetit, e kemi teresisht te pamundur t'i bashkerendisim ne te njejtin rrafsh keto dy nocione.
Pikerisht ky absurd, kjo stonature e llogjikes, ky kontrast ndjesish ne art merr te tjera ngjyrime. Nocionet ne fjale kthehen automatikisht ne simbole dhe bashkejetesa e ketyre simboleve ben me te qarte konceptin, apo ato c'ka do te thote artisti ne lidhje me dukurite dhe fenomenet shoqerore qe i perqarken.
Tek vepra ne fjale, ndonese per vogelushin jam bazuar ne nje fotografi te femijerise time, nuk ka aspak karakteristika autobiografike. Eshte me teper nje element i huazuar i nevojes per te folur mbi realitetin dhe per menyren se si e perceptoj une ate.

23 June 2008

Debati

Toni Milaqi "Debate" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1998)

"Debati" eshte nje pune vertet e dashur per mua. Nje veper me karakteristikat e nje ekspresionizmi te abstraguar, por edhe nuanca komiks. I perket nje faze time pikturale ne te cilen veprat -per nga teknika e perdorur- nuk jane te pikturuara, por te gdhendura. Punet ne fjale, nuk jane te punuara me penel, por bojerat e hedhura -shpesh here ne menyre te rastesishme- mbi siperfaqen e telajos, jane gervishtur (kruajtur) me pas me brisqe dhe thika te ndryshme.
Ky cikel punimesh (i gdhendjes me brisk) zgjati afer nje vit, me te pakten dyzet krijime ne telajo, prej te cilave sot -fatkeqesisht- nuk ekzistojne as dhjete. Ne nje moment timin marrezie, i shkaterrova te gjitha duke lene vetem disa syresh prej tyre.

Tani me kalimin e viteve (plot dhjete vjet me pas), ndjej vertet nostalgji per ate faze timen qe u pervodh tutje ne kohe, e qe s'kthehet me.

Inatosja

Toni Milaqi "Angry" ( acrylic on canvas, 120x90 cm, 2005)

Furtuna e zemerimit i permbyti qenien. Ndjeu gjakun t'i vloje me vrik nder deje. Duart filluan te dridheshin lehtas, dhe dhembet te kercacin permes turfullimash. Cdo pore e lekures se tij u tendos, gati per sulm, dhe grushtat u mblodhen kercenueshem...

Ishte aty i vetem, i rrethuar mes resh te grinjta dhe i mbeshtjelle prej flladesh te fresket vjeshtak, ne momentet kur nje mbremje e vrerosur jepte shpirt...

22 June 2008

Realizmi Abstrakt

Toni Milaqi "The Asshole" (acrylic on paper, 85x65 cm, 2004)

Ndonese e konsideroj qendrimin tim prej piktori -pergjate viteve- si realist, ka faza te krijimtarise time kur heronjte nepermjet stilizimit i ndjej te thjeshtezohen dhe te marrin trajta abstrakte. Ka momente kur ne pikturat e mia forma abstragohet dhe perqasja e realitetit behet nen nje prizem -ne dukje- me ireal. Por edhe ne caste te tilla vazhdoj te perceptoj artin tim si realist dhe veten time si nje piktor aspak abstrakt. Edhe ne momentet e ketij perftimi me te thjeshtezuar, me pergjithesues, por edhe me formal te realitetit, ndjej se jam percues i filozofise dhe nocioneve realiste ne art.

Kamioni Ngjyraplot

Toni Milaqi "The truck" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)

Kaloi aty ne qytetin tone, nje dite me diell te shndritshem, nje kamion ngjyraplot. E pa nje femije pesevjecar tek luante me shoket perbri nje pallati qe pengjasonte me kafaz kanarinash, dhe e fshehu imazhin e tij ne zemer. Kur mbaroi lojen e shkoi ne shtepi, femija faqe prush nxorri prej dollapeve me embelsira, akullore e tullumbace imazhin e fshehur te kamionit gjithengjyresh dhe e hodhi ne leter.

Disa dite me vone, rastesishmi, aty kalova une. Ashtu i mrekulluar vodha pafajesine e ndjenjes se imazhit feminor, dhe me to ndertova shtepine time te re, ne te cilen kalova dimrin...

Pushim ne Mesdite

Toni Milaqi "Midday rest" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1996)

U shtri ndane nje peme lopcari i drobitur. Nder syte gjysme te mbyllur prej lodhjes dhe kafshimeve te gjumit, ndjeu te vallezojne flutura me flatra te kaltra. Aroma e barit te gjelber i guduliste hundet. Ashtu i keputur, nen gumezhitjet e gjinkallave qe shponin qiejt, u rrokullis ne boten e endrrave...

Piktori dhe modeli ( II )

Toni Milaqi "The painter, the model and its image" ( acrylic on canvas, 120x90 cm, 2003)

Nje trajtim i ndryshem me karakteristika kubiste i temes se "Piktorit me modelin" eshte edhe ai i vitit 2003. Ketu pjese e relacionit te mesiperm (artist - model) behet edhe vepra e krijuar artistike. Thyerja stilistike e heronjve, si edhe "loja" me ngjyrat e ngrohta -dominuese ne siperfaqen e piktures- u bene objekt paresor i kerkimeve te mia. Nje veper qe nisi nga e rastesishmja, dhe u ngjiz nepermjet ketij sensi disi surreal te trajtimit dhe stilizimit te personazheve .

Piktori dhe modeli ( I )

Toni Milaqi "Painter, model and cat" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1998)

Tema e "Piktorit me Modelin" (modelet), eshte nje teme teper grishese per mua. Piktakimi i subjektit tematik, me procesin e krijimit, vepren e artit, dhe gjithesine meditative apo emocionale te artistit pergjate momenteve kur merr jete nje veper arti, fsheh ne vetvete sa mister, po aq edhe kersheri per studim.

Ne periudha te ndryshme konceptuale, ne varesi te kendveshtrimit tim permes kohes kjo teme ka marre edhe karakteristika te ndryshme.

Toni Milaqi "The painter with two models" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)

21 June 2008

Autoportretet e Rembrandit

Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 22.5 x 18.6 cm, 1628)

Adhurimi - eshte nje term, i cili nuk e di nese pershkruan me se miri ato c'ka ndjej per Artin e Rembrandt-it. Per te analizuar vepren e tij mjafton te hedhim nje sy ne serite e autoportreteve aq brilante qe na ka lene si trashegimi.
Virtuoz, por edhe shperberes i teknikes.
I praruar ne drite, por edhe i fundosur perjetesisht ne erresire.
Nje Zot qiejsh, por edhe nje endacak pa atdhe.
Aristokrat, por edhe fshatar njekohesisht.
Enderrimtar, sa edhe i pashprese.
Fitimtar, sa edhe i humbur.
Gjithe energji, por edhe i paralizuar.
Me vrap-rrembimin e nje optimisti, por edhe me plogeshtine akute te nje te pezmatosuri.
Hulumtimet e tij mbi ciklet e autoportretit, nuk jane thjesht portrete te vetvetes. Jane portretet e shoqerise njerezore, te ciklit jetik njerezor, te njohjes se brendise sone, te kufijve, te endrrave dhe dhimbjeve tona.
"Njih vetveten; kerko te verteten mbi boten ne vetvete." -Sokrati
Rembrandt-i na tregoi ngjyrat e endrrave djaloshare, te nevojave, te deshirave. Njohu falsitetin dhe jeten boshe te qarqeve aristokratike se kohes se tij, si edhe mekanizmat e ndryshme shoqerore, te cilat marrin jete prej parase. Njohu dhimbjen me vdekjen gruas se tij , te femijeve, te te afermve, a thua se dikush lart ne qiell donte te provonte sa vuajtje dhe brenga mund te duroje shpirti njerezor.
Rembrandt-i na pershkroi nepermjet udhetimit te tij ne jete, se bukuria dhe lumturia gjenden tek njeriu, tek dashuria, tek drita qe perkedhel njerezit e tu te dashur dhe boten perreth, se thesaret gjenden thelle brenda nesh dhe aspak tek shkelqimet genjeshtare te parase dhe tek komercialiteti i vlerave. Se dashuria eshte jete, qe nuk mund te blihet me asnje cmim, dhe kur e humbet, syte thahen , lekura vyshket, e zemra pushon se rrahuri perjetesisht.
Adhurim per kete figure titane, per kete analist kaq unikal, per kete piktor gjenial, per kete artist kaq brilant, per kete atdhe dijeje, per hollandezin me shpirt femije dhe mencurine e mijevjecareve te tere, adhurim per vepren tende miku im Rembrandt Harmenszoon van Rijn !


Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 15.5 x 12.7 cm, 1629)


Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 37.9 x 28.9 cm, 1629)


Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 89.5 x 73.5 cm, 1629)


Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 1632)


Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 15 x 12.2 cm, 1630)


Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas,64.4 x 47.6 cm, 1632)


Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on wood, 70.4x 54 cm, 1633)

Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 58.3 x 47.4 cm, 1634)

Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 71x55 cm, 1634)

Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 80.5 x 66 cm, 1634)

Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 92.3 x 76.4 cm, 1640)


Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 133.7 cm x 103.8 cm, 1658)

Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 52.7 x 42.7 cm, 1659)

Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 84.4 x 66 cm, 1659)

Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 80.3 x 67.3 cm, 1660)


Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 93.2 x 79.1 cm, 1661)


Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 114.3 x 94 cm, 1665-1669)

Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 82.5 × 65 cm, 1669)


Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Self Portrait" (oil on canvas, 63.5 x 57.8 cm, 1969)

20 June 2008

Puthja

Toni Milaqi "French Kiss" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)

Të lagështa gjuhët u prekën qiejve. Dhe u shkundën gjithë habi nga gjumi macet. Dhe ndërprenë hingëllimat kuajt. U ndriçuan pemët, dhe u çelën lulet. U zvogëluan shtëpitë e gurta si të zëna në faj, të pa afta për të nxënë bubullimat e zemrave dhe djegien përvëluese të trupave . U fik dielli dhe u ndezën yjet. U parfumosën retë, dhe zogjtë të dehur ia nisën këngëve...

Pastaj, pastaj që të dy u zgjuan...

18 June 2008

Pershendetje Rembrand!

Toni Milaqi "Surgery" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2006)

Kur u njoha per here te pare nepermjet fotografive me Artin e Rembrandt-it, u dashurova marrezisht me te. Kur lexova per jeten e tij, rivuajta aq sa me lejonte subjektiviteti im, dhimbjen e tij njerezore. Kur pashe per here te pare veper te tij nga afer, e adhurova deri ne perhumbje.

Rembrandt-i eshte nje nga vezhguesit me te mprehte te qenies njerezore ne hapesirat e Arteve Vizive. Nje nga ata gjigande te hulumtimit dhe zhbirimit te shpirtit, qe nepermjet gjenise se tij krijuese na beri shume me te pasur; na beri te shohim boten dhe gjerat nepermjet nje prizmi teresisht te ri. Nje avokat i paepur i individit dhe universit te tij. Trondites, prekes dhe vital nepermjet rrjedhave te jetes, por edhe nepermjet forces se tij intelektuale dhe mbi te gjitha humane.

Arti i tij eshte nje shembull konkret i nje revolucioni titan artistik, si ne forme, ne koncept, e ne perceptim; por edhe shprehje perfekte e shkalles siperore te gjenialitetit krijues. Penelata e tij esenciale, ekzistenciale dhe gjithe jete, larg shkelqimeve false dhe pompozitetit te kanoneve artistike, apo te tendencave estetike te kohes, te elektrizon per nga shkalla teper e larte e nivelit artistik. Teknika e tij - antiteknike, anarshiste dhe delikate ne te njejten kohe, duke shperbere shpesh here formen dhe duke thithur cdo sterkalth jete nga procesi i krijimit, permban ne vetvete gjithe pervojen e njerezore jo vetem te autorit, por edhe te kohes kur rrojti. Rembrandt-i eshte padyshim zeri me i fuqishem-perfaqesues i shekullit te tij, si dhe krijuesi i disa prej margaritareve me vezullues, te vyer dhe te vlerte te pasurise tone njerezore.

"Mesimi i anatomise" eshte -pa as me te voglin hezitim- nje veper e tille, ku kompozimi mahnites ngjizet me tensionin dramatik te temes se trajtuar dhe me gjetjet -kaq personale- te vibrimeve te drites. Eshte teper e dukshme aftesia e artistit per te krijuar nje galeri te tere personazhesh dhe karakteresh, por edhe hulumtimet filozofike mbi pyetjen se nga vijme, kush jemi, dhe ku shkojme...

Vepra ime "Surgery" e vitit 2006 eshte nje homazh per heroin tim te femijerise; per udheheqesin tim shpirteror; per nje nga shtyllat vertebrale te Historise se Piktures; per Rembrandt Harmenszoon van Rijn .

Rembrandt Harmenszoon van Rijn "The Anatomy Lesson of Dr. Nicolaes Tulp" (oil on canvas, 216×170 cm, 1632)

17 June 2008

Relacioni: Njeri-Makine

Toni Milaqi "Relationship: Man and machine" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2003)

Prej kohesh shoqerite tona njerezore kane humbur nocione si brishtesia, delikatesa, butesia e emocioneve dhe ndjesive, raportet njerezore. Gjallojme ne nje bote te ashper, ne te cilen vrame femijen qe flinte brenda nesh, dhe u dorezuam perballe egoizmit te qenies e ritmeve marramendese te jetes. U zhveshem nga deshirat dhe ndjenjat, duke u shnderruar ne maniake te babezitur te ritualeve boshe te komercialitetit . Humbem emrat tane per t'u kthyer ne shifra, ne numra te pafund bankash, taksash, kodesh telefonik, interneti...

Relacionet e mirefillta njerezore i debuam, larg. Makinerite u shtruan kembekryq ne jeten tone. Prej kohesh, ne shtepite tona nuk bisedojme me. Kemi televizoret qe flasin per ne. Kur duam te shkeputemi prej tyre, apo te punojme, i drejtohemi kompjuterit. Pastaj vidhemi duke vrapuar si te marre me makina rrugeve te zhurmshme dhe gjithe trafik te qyteteve. Kryejme veprimet bankare tek A.T.M. , i ulerasim celulareve, kendojme te lumtur ne shoqeri te impjanteve, MP3-ve, kasetofonave, apo radiove tona...

Kam frike se ne relacionin Njeri-Makine, njeriu eshte tanime teresisht i pafuqishem te dominoje. Krijuam lehtesite -per te qene te lire- dhe u beme pre -padashje- e vartesise sone prej tyre. Ka kohe qe kemi humbur lirine, dhe po na sundojne teresisht makinat...