Toni Milaqi "Relationship: Man and machine" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2003)
Prej kohesh shoqerite tona njerezore kane humbur nocione si brishtesia, delikatesa, butesia e emocioneve dhe ndjesive, raportet njerezore. Gjallojme ne nje bote te ashper, ne te cilen vrame femijen qe flinte brenda nesh, dhe u dorezuam perballe egoizmit te qenies e ritmeve marramendese te jetes. U zhveshem nga deshirat dhe ndjenjat, duke u shnderruar ne maniake te babezitur te ritualeve boshe te komercialitetit . Humbem emrat tane per t'u kthyer ne shifra, ne numra te pafund bankash, taksash, kodesh telefonik, interneti...
Relacionet e mirefillta njerezore i debuam, larg. Makinerite u shtruan kembekryq ne jeten tone. Prej kohesh, ne shtepite tona nuk bisedojme me. Kemi televizoret qe flasin per ne. Kur duam te shkeputemi prej tyre, apo te punojme, i drejtohemi kompjuterit. Pastaj vidhemi duke vrapuar si te marre me makina rrugeve te zhurmshme dhe gjithe trafik te qyteteve. Kryejme veprimet bankare tek A.T.M. , i ulerasim celulareve, kendojme te lumtur ne shoqeri te impjanteve, MP3-ve, kasetofonave, apo radiove tona...
Kam frike se ne relacionin Njeri-Makine, njeriu eshte tanime teresisht i pafuqishem te dominoje. Krijuam lehtesite -per te qene te lire- dhe u beme pre -padashje- e vartesise sone prej tyre. Ka kohe qe kemi humbur lirine, dhe po na sundojne teresisht makinat...