31 July 2008

Filozofia e te Mosbesuarit ne Filozofi

Toni Milaqi "Man in company of three women" (acrylic on paper, 85x65 cm, 2000)

Ajo c'ka ben cdo veper arti unikale dhe te paperseritshme eshte besnikeria e artistit ndaj pabesise se tij konceptive, estetike, emocionale dhe meditative pergjate aktit te krijimit. E thene ndryshe: "Filozofia kreative ne te cilen duhet te besoj nje artist, eshte te mosbesuarit ne asnje lloj filozofie apo maniere udheheqese" . Te qenit i lire (per aq sa mundesh t'i pervidhesh pervojave te tua jetesore, por edhe artistike). Te qenit sa me subjektiv, perkundrejt objektivitetit me te cilin ti vete sheh subjektivitetit tend. Perpjepja per te harruar, per te hedhur poshte barrat e se shkuares dhe per te udhetuar permes aventurash dhe destinacionesh te reja.

Ne kete sens ka mjaft vepra -ne krijimtarine time- te cilat mbajne pikerisht gjurmet e momenteve dhe problematikave qe me shqetesonin ne kohen kur u krijuan dhe qe jane te rendesishme -per mua- per vete faktin se jane copeza te mendesive apo ndjesive te mia te cilat nuk ekzistojne me ne "fjalorin" tim aktual artistik.

Puna "Man in company of three women" -nje pikture teper e dashur e vitit 2000- eshte nje shembull konkret i atyre sa kam ndjere, kam gozhduar ne leter dhe qe me duken teresisht "te huaja" per llogjiken time te tashme artistike ...

28 July 2008

Xhemali


Toni Milaqi "The date" (acrylic on canvas, 130x100 cm, 1997)

Artisti dhe Modeli

Lidhja e artistit figurativ me modelin eshte nje lidhje teper esenciale dhe unike. Shpesh -kur punojme mbi nje portret te caktuar- nepermjet vezhgimit te modelit dhe zhytjes permes honeve te shpirtit te tij, zbulojme veten tone. Analiza mbi cdo pore, thinje, a rrudhe te krijeses qe merr fryme perbri teje eshte padyshim edhe hulumtimi i vete ekzistences njerezore dhe thellimin mbi kete analize (qofte ne rrafshin fizik, por edhe shpirteror) do te mund t'a quaja si nje lloj oksigjeni te domosdoshem ne aftesine e artistit per te njohur, kuptuar dhe shprehur...

Pjeter Koleci "Xhemali" (pastel on paper, 1992)

Xhemali

Ishte nga jugu. Ndoshta nga Permeti, ndoshta nga Korca. Bektashi. I gjelbert. Modeli im i preferuar ne vitet e Liceut (1988), e me pas edhe ne Institutin e Arteve. Me magjepste gjithcka nga personaliteti i tij...

Xhemali - e mbaj mend gjithnje me nje cigare, te dredhur dhe te fikur, diku ne buzet e zverdhura nga nikotina- kishte nje siluete teper karakteristike. Nuk jam i sigurt se c'moshe kishte. Kam ndjesine se ishte aty rreth te gjashtedhjetave. Me nje koke qe shembellente me nje dardhe vigane; dy sy si thengjij te futur thelle ne zgavra; mjeker jeshile; lekure qe here-here dukej e rozte dhe e fresket, e here-here e verdhe dhe paksa e lodhur; nje buzeqeshje ne cilen shkriheshin zgjuarsia, njohja, krenaria, ndroja, paksa ironi. Kishte kryer tre klase shkolle; por tek bashkebisedoje me te, nga menyra se si i zgjidhte fjalet, se si i meshonte dhe i lemonte ato, te krijonte pershtypjen e nje njeriu te sigurt per veten e tij dhe teper te ditur. Dhe ndonese nuk fliste me ze te larte, as nuk kishte shperthime te fuqishme emocionale, ne momentin kur qendronte ne mes te ateliese per te pozuar, cuditerisht ne syte e mi perngjasonte me nje gjigand qe linte gjurme mbi kedo e mbi gjithcka...

Ervis Kalia "Xhemali" (oil on canvas, 2009)


Rrethimi

Ne i perqarkeshim me bojra e kavalete, me lapsa e penela, me tavaloce e goma, me letra e telajo. Perpiqeshim t'a lexonim. Ai qendronte i palevizur perpara nesh, mes dhjetera sysh-hetues qe perpinin cdo frymemarrje te tij, cdo trandje muskulore...

Michel Setboun " Fine Arts School, Tirana, Albania" (Photography, 1990)

Triumfatori

Tani njezet vjet me vone, kam ndjesine se permes atij shkembimi veshtrimesh reciproke, asnjehere nuk mundem te perballemi, sado pak, me analizen qe vete Xhemali i bente brendive tona, karaktereve tane. Kujtoj, se nga syte e tij thelle ne zgavra -pikerisht atehere kur ai gjendej diku mbi podium- thengjijte merrnin flake, e na perpinin te tere duke na hedhur ne ajer, duke na matur, e peshuar. Dhe si padashur me ngacmon pyetja: "Nese ishim ne ata qe u perpoqen te ndersyjne dyert e fortifikuara te brendise se Xhemalit, apo ishte ai i cili u shtrua kembekryq ne kujtesen dhe shpirtrat tane -duke zene rrenje aty- per jete e mot?" ...

Nikos Economopoulos "Fine Arts School, Tirana, Albania" (photography, 1992)

23 July 2008

Gazeta Agon vjedh perseri shkrimet e blogut "Arti Ne Koherat e Koleres"

Baterdia e radhes mori serish jete prej gazetares  Eralda Kenaj dhe prej Gazetes Agon. Ne artikullin e dates 22.07.2008 me titull: "Rembrand, mjeshtri i portreteve që zbulon sekretet e njeriut" artikullshkruesja Eralda Kenaj pervetesoi pa as me te voglin hezitim pjese te analizes sime -tek blogu ne fjale- mbi Rembrandin; analize kjo e dates 18.06.2008 me titull "Pershendetje Rembrand", por edhe ate te dates 21.06.2008 me titull "Autoportretet e Rembrandit".

Pjeset e vjedhura :

... Ai është një nga vëzhguesit më të mprehtë të qenies njerëzore në hapësirat e Arteve Vizive. Një nga ata gjigandë të hulumtimit dhe zhbirimit të shpirtit, që nëpërmjet gjenisë së tij krijuese na bëri shumë më të pasur; na bëri të shohim botën dhë gjërat nëpërmjet një prizmi tërësisht të ri. Një avokat i paepur i individit dhe universit të tij. Tronditës, prekës dhe vital nëpërmjet rrjedhave të jetës, por edhe nëpërmjet forcës së tij intelektuale dhe mbi të gjitha humane.

Arti i tij është një shembull konkret i një revolucioni titan artistik, si në formë, në koncept, e në perceptim; por edhe shprehje perfekte e shkallës sipërore të gjenialitetit krijues. Penelata e tij esenciale, ekzistenciale dhe gjithë jetë, larg shkëlqimeve false dhe pompozitetit të kanoneve artistike, apo të tendencave estetike të kohës, të elektrizon për nga shkalla tepër e lartë e nivelit artistik. Teknika e tij - antiteknike, anarshiste dhe delikate në të njëjtën kohë, duke shpërbërë shpesh herë formën dhe duke thithur çdo stërkalth jete nga procesi i krijimit, përmban në vetvete gjithë përvojën e njerëzore jo vetëm të autorit, por edhe të kohës kur jetoi. Rembrandt-i është pa dyshim zëri më i fuqishëm përfaqësues i shekullit te tij, duke na lënë disa nga margaritarët me vezullues, të vyer dhe me vlerë të pasurisë tonë njerëzore...


Gazetes Agon:

Eshte me te vertet indinjuese menyra e punes ne kete gazete. I drejtohem me kete leter te hapur kryeredaktorit te Gazetes Agon dhe grupit te saj drejtues. Fatkeqesisht kjo nuk eshte hera e pare qe personi i/e cila nenshkruan me emrin Eralda Kenaj vjedh ne menyre te paskrupullt materialet e mia ne lidhje me analiza te ndryshme mbi artet vizuale. Para disa muajsh, ne pergjigje te e-mail-it tim per pervetesimin e analizave te mia mbi "Artin e realizmit socialist shqiptar", nga i njejti person dhe botuar nga Gazeta Agon, mora pergjigjen tuaj se dicka e tille nuk do te perseritej me, dhe njekohesisht kerkonit te falur per keqkuptimin. Verej se vazhdoni te botoni si gazete materialet e mia, te vjedhura prej jush dhe te nenshkruara me emer tjeter. Do te detyrohem -e them kete pa as me te voglin ngurim- t'u drejtohem organeve te Drejtesise Shqiptare per kete shkelje flagrante te se Drejtes se Autorit, dhe te kerkoj denimin e ketij akti sa abuziv, aq edhe te demshem per themelet e shoqerive tona, si edhe denimin e Gazetes Agon dhe te gazetares Eralda Kenaj.
Kerkoj dinstancimin tuaj publik ndaj ketyre praktikave vjedhese dhe kesaj plackitjeje te punes sime studimore.

Nje verejtje :

Me habit fakti qe mund t'i besoni nje njeriu qe s'ka idene se c'jane artet vizuale artikuj dhe analiza ne lidhje me kete argument. Eshte llogjike qe s'mund te flase per dicka qe s'njeh dhe eshte po kaq llogjike vjedhja, pervetesimi, si edhe zhvatja e veprimtarise studimore dhe intelektuale te njerezve te tjere. Askush nuk ka lindur i ditur. Por ajo qe me ben pershtypje ne rastin e znj. Kenaj eshte pervetesimi total, pa dhene asnje reference te burimeve te saj informative, gje qe eshte me te vertet irrituese.

Gazetares Eralda Kenaj:

Mos vidh dicka qe s'te perket mikja ime, sepse duket qarte ndryshimi i pjeses se vjedhur prej pjeses tjeter te shkrimit. Mos ki frike te citosh burimet e tua gazetareske, sepse kjo te ben me te forte. Dhe dicka te fundit, fytyra e Rembrandit nuk ishte aspak e pahijshme dhe e shemtuar. E shemtuar ishte bota qe i perqarkej dhe qe i mori frymen- nje bote e mbarsur me batakcinj e hajdute, me vrases e kriminele, me sharlatane dhe rrogetare te mjere; me akte te tilla si ai i juaji mikja ime...

16 July 2008

Ne Jonufer

Toni Milaqi "At Jonufer" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2003)

U ngjiten te dy ne faqen e malit, duke u zhytur permes gjelberimit te ullishteve, ferrave manambarsura, fiqve gjithe fryte te pjekur dhe dushqeve te larte. Ishte nje pasdite e fresket gushti. Nje shtepize e parruge dhe e enderrt, e bardhe si ninulle, i udhehiqte. E pasi arriten ne majen e malit, pa mundur dot te shtinin ne dore bardhesine e shtepise se parruge -te cilen sa me teper e ndiqnin, aq me teper u largohej- papritmas shtangen. Perposht kembeve te tyre varej nje det blu -kobalt i thelle- , i eger e vezullues me dallge te shkumezuara te bardha. Tutje - larg konturohej Karaburuni i erret e mistik. Nje qiell gjithe cicerima, aromera, dhe miliona thyerje ngjyrash i jepte drite gjerave. Dielli i purpurt u derdh ne ajer dhe mbi pambukun e atyre pak reve ...

Pasi soditen cdo cep te atij pejzazhi magjik, nxorren thikat, vrane nevojen per te vazhduar kerkimet mbi shtepizen-ninulle, dhe u kthyen ashtu te gjakosur andej nga prej kishin ardhur ...

14 July 2008

Diteve Gri

Toni Milaqi "Man, woman, knife" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2002)

Ka momente ne jeten e cdo njeriu kur ngjyrat zveniten, tkurren, humbasin shkelqimin dhe buisjen e marre, na braktisin. Dhe ndonese dielli vazhdon te jete i ngecur diku ne qiell, ai as ndricon e as ngroh. Ka caste kur realiteti humbet pluralizmin e ngjyrave, e shnderrohet ne nje monokromi mortore boje hiri. Ka periudha ne jeten tone, ne te cilat syte pluskojne nen diktatin e pameshirshem te diteve-gri ...

Jane tmerresisht te veshtira ato momente tek kupton verberine tende te pjeseshme; i pamate boshlleku shpirteror tek provon limitet e qenies; e pafundme etja, apo nevoja per te rindjere harlisjen marramendese te gjithesise se ngjyrave...

13 July 2008

Kengetari

Toni Milaqi "The couple in company of music" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2003)


KENGETARI

“Te porta jashte, ç’behet ashtu,
Ç’eshte ajo kenge, valle!
Pa shkoni vrap – e dua ketu,
Le ta degjojme ne salle!”
Keshtu tha mbreti – e pazhi doli,
U kthye sakaq – prape mbreti foli:
“Ma futni plakun brenda!”

“Ju pershendes te gjithe sa jeni,
Fisnike e dama, mbushur me inxhi!
Si yje qenki, por me ndjeni
Qe emrat s’jua di!
Ne kete vend qe s’ka te dyte
Do bej me mire t’i mbyll syte
Sesa t’i zgurdulloj.”

Dhe kengetari syte i fiku,
Me harpe kengen e filloi;
I ndriti syri çdo kreshniku
E damat malli i pushtoi.
Dhe mbretit vete zemra iu shkri,
E nje gjerdan safi flori
Desh plakut t’ia blatonte.

“Ah, mos ma jep mua gjerdanin,
Por jepjua trimave qe ke!
Ata tmerr jane per dushmanin,
Kur sulen si rrufe!
Ose ta marre kancelari,
Ta mbaje si nje barrë ari,
Tok me te tjera barrë.

Se une jam si zog i lire
Dhe si ai kendoj.
Mbi kengen qe me del e delire
Tjeter shperblim s’lakmoj!...
Por ti, ne daç, me shtjer sapak
Nga vera jote kuq si gjak
Ne kupe prej floriri!”

Dhe plaku kupen çoi ne buze
Dhe ëndjeplot e zbrazi,
Dhe piu zjarr e flake e shpuze
Me shpirtin afsh nga gazi!
“Ju pershendes – dhe me kujtoni!
Ju falenderoj – dhe, po te doni,
Mbajeni mend, ç’ju thashe!”


Johann Wolfgang von Goethe
(perktheu – Robert Shvarc)

Treni

Toni Milaqi "The train" (acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)

Uturima e trenit grisi qetesine e asaj pasditeje korriku dhe shkundi nga pergjumja rete e dremitura. Simetria ritmike e gumezhitjes se rrotave te hekurta tashme kishte sperkatur gjelberimin e kodrave. Dielli ishte ulur diku ne nje embeltore dhe po hante tere qejf nje akullore. Qiejt ishin mbushur me harabela, dallendyshe, thelleza, blete e gjinkalla, pellumba e pelikane, laraska e rosa, te cilet pershendesnin buzagaz trenin ngjyratplot dhe perplasnin me vrik krahet. Frynte nje fllad i lehte i mbarsur me aromera lulesh e pemesh eremira ...

12 July 2008

Peshperima te sterrta

Toni Milaqi "Dark Whispers" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 2001)

Kur te gjitha rruget jane te pakrye, kur shtepia qe ke strehuar endrrat e tua nuk te nxe me, kur te tere portat jane mberthyer prej shulash, e dritaret prej hekurash burgu, kur era e dekompozimit ka gelltitur gjithcka rreth teje dhe kalbezimi social, kulturor, etik e politik eshte e vetmja karakteristike ne lulezim te plote; kur diejt shuhen dhe kujat e frikshme te ujqerve gervishin naten, kur ndjen se ditet e tua avullojne diku brenda kazaneve te ferrit dhe se je teresisht i pa afte per te ndryshuar kete situate; kur veshet e tu vishen prej dhimbjeve ekzistenciale te unit pergjate rrugetimeve te tij ne kete bote...

atehere, do te deshiroje t'i dergoje nje leter -rekomande- me poste Zotit dhe pasi ta kesh puthur ne te dy faqet, ta shash njehere keqazi nga nena, nga motra e madhe dhe e vogel, nga soji dhe sorrollopi, nga ata qe i besuan dhe nga ata qe e kane pjelle...

Loja

Toni Milaqi "Pink horserider" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 2006)

Kush mund t'i mohoje artistit te drejten per te luajtur? Kush mund te thote se nje krijim artistik nuk eshte edhe nje shfrehje e deshires se hershme feminore per defrim e lojra? Kush mund te na thote me vendosmeri se procesi i krijimit dhe i sjelljes ne jete te nje vepre artistike, perpos nevojes per shprehje, dhimbjeve, marrezise se unit dhe ikjes larg normave dhe kufijve -ne kerkim te se rese- nuk permban edhe nevojen per te luajtur?

Loja eshte nje aspekt teper i kendshem ne krijimtari, per sa kohe ecen permes monopatit rreshkites dhe erresires rreziqeplot te territoreve te pashkelur. Ne momentin kur mjaftohet me persiatje formale te riteve artistike te levruara me pare, loja njofton edhe fillimin e fundit te jetes kreative se nje artisti.

11 July 2008

Ngjizje

Toni Milaqi "The Yellow Devil" (oil on canvas, 60x40 cm, 1994)

Sa te vertete perballon nje mendje, sa te vertete guxon te thote ajo? -Per mua kjo eshte bere gjithnje e me teper masa e vertete e vlerave njerezore. ...Cdo fitore, cdo hap perpara drejt njohjes rrjedh nga guximi, nga rreptesia ndaj vetvetes, nga pastertia ndaj saj.
(Friedrich Nietzsche)

Cdo bashkesi njerezore qe mbahet nga fryma fetare apo kombetare, per te mos u shperbere e sheh veten te detyruar te frenoje prirjet agresive, seksuale, anarkike te individit dhe ti mbaje te nenshtruara prapa digave qe quajme Moral dhe Ligj.
(Stefan Zweig)

Vetem ajo qe eshte e frytshme eshte e vertete.
(Johann Wolfgang von Goethe)

Perse me gjithe kete barazi me Zotin, njerezimi nuk eshte me i lumtur e me i gezuar se perpara? - Sepse ky pasurim me ane te kultures, shkences nuk eshte dhene falas, por eshte paguar me kufizim te padegjuar te lirise se instikteve tona. Ana e pasme e medaljes se cdo fitoreje te qyteterimit per racen njerezore eshte nje humbje lumturie per individin.
(Sigmund Freud)

Njeriu nuk kerkon perjetesime, shpirti para se gjithash nuk kerkon jeten spirituale, ai ka vetem deshira instiktive dhe te verbra. Deshira universale eshte fryma e pare e cdo jete psiqike. Ashtu si trupi per ushqim, shpirti digjet per kenaqesine me te vjeter qe ekziston.
(Sigmund Freud)

Instiktet mund t'i disiplinoje vetem ai qe i njeh; demonet mund t'i zbuse vetem ai qe i nxjerr nga honi i tyre dhe i sheh ne fytyre.
(Sigmund Freud)

10 July 2008

Mbi Ekzekutimin ( II )

Toni Milaqi "Execution -IV- " (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2008)

(...vijon nga postimi i kaluar...)

Tema e ekzekutimit eshte nje teme me te cilen jam marre shpesh pergjate rrjedhes se viteve. Pasi eshte pikerisht ky subjekt i cili hedh drite mbi marredheniet e individit me shoqerine, e individit me individin, si edhe te grupeve te ndryshme shoqerore ndermjet tyre. Eshte nje rast mjaft i mire per te studiuar vibrimet e hijeve te dhunes se pushtetit, por edhe te brutalitetit te vete individeve te ndryshem kundrejt njeri-tjetrit.

Toni Milaqi "Blue execution" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2007)

Trajtimet jo te peraferta qe vihen re ne kete postim, vijne si pasoje e kendveshtrimeve/koncepteve te ndryshme, dhe jane ne varesi te plote te fazave artistike/estetike qe kalonte piktura ime. Duke filluar me "Execution (II)" -nje pune e fazes primitive, e vitit 1996; duke vazhduar me "Blue execution" - nje prurje ekspresioniste e vitit 2007; e per te mbaruar me "Execution (IV) " -veper te vitit 2008 te cilen sapo e mbarova.

Toni Milaqi "Execution -II-" (acrylic on canvas, 130x100 cm, 1996)

Ekzistojne variante te tjera te miat mbi kete tematike, te cilat eksplorojne pikerisht hapesirat/honet e erreta te ketij subjekti sa te eger, po aq edhe te domosdoshem per hulumtime dhe kerkime. Veprat ne fjale do te jene objekt analize ne shkrime te ardhshme.

Mbi "Ekzekutimin" ( I )

Francisco de Goya "The Third of May" (oil on canvas, 266 х 345 cm, 1808-1814)

Nje teme teper e fuqishme, por edhe unikale, per nga forca e aktit te cilin hulumton, eshte edhe "Ekzekutimi". Procesi i dhunshem i vrasjes se nje apo me shume njerezve, ka terhequr ne kohe -padyshim- Artet, letersine, filozofine dhe pikturen ne vecanti.
Ajo c'ka me terheq tek kjo teme, eshte mbi te gjitha atmosfera e elektrizuar qe pershkon shpirtrat e heronjve te cilet jane pjesemarres ne kete akt; qofte vrasesit, qofte kandidatet per pushkatim. Studimi i psikologjise se njeriut qe kupton se po rron (ne menyre te padrejte) castet e fundit te jetes se tij, por edhe te atij qe merr persiper t'i jape fund nje jete njerezore.

Deri ne c'shkalle mund te arrije fuqia, krenaria, dhimbja, vitaliteti human i njeres pale, perkunder kafsherise, meskinitetit ekzistencial, verberise militare, humbjes se arsyes, truveshjes individuale dhe kolektive?!

Nje nga margaritaret me shndritshem te Arteve ne teresi eshte padyshim "The Third of May" veper e Francisco de Goya. Nje veper thesar i trashegimise tone boterore. Nje stacion teper i rendesishem i hulumtimit te dhunes, te luftes, te totalitarizmit, te erresires se frikshme qe buron prej vete nesh, por edhe te madheshtise se qenesise njerezore. Nje himn per nocionet humane, por edhe nje shuplake fshikulluese ndaj egersise se pushtetit, asaj militare, apo ndaj cdo lloj shprehjeje brutale qe merr jete ne shoqerite tona.

Vepra e Goya-s shquhet per muzikalitetin e saj kompozicional dhe koloristik. Tragjedia e skenes perkthehet ne xhestikulacionin, vendosjen, por edhe stilizimin teresisht emocional dhe dramatik te personazheve. Ndricimi po ashtu befasues dhe kumbues, gati-gati verbues i personazheve qe do te pushkatohen , ne kontrast me atmosferen e erret rrethuese nenvizon ne menyre gjeniale tensionin e casteve pak perpara ekzekutimit. Nje veper madhore, nje shkolle e tere dijeje ku filozofia, psikologjia, shqetesimet dhe problematikat shoqerore e humane, morale dhe sociale, nderthuren ne menyre aq ngazelluese me konceptet estetike, kompozicionale, stilistike, koloristike dhe grafike.

Edouard Manet "Execution of Emperor Maximilian of Mexico" ( 252x305 cm, oil on canvas, 1868)

Vepra e Manet eshte nje tjeter mrekulli e bashkebisedimit historik dhe kohor, artistik dhe estetik, social dhe filozofik qe kemi rreth kesaj teme. Ndonese flasim per te njejtin akt : "Ekzekutimin", trajtimi i Manet eshte teresisht i ndryshem. Larg dramaticitetit te "The Third of May", kjo pikture ngjan me teper me nje procedure formale, se sa me nje skene tragjike. Heronjte e tij nuk kane thyerjen e atyre te Goya-s. Ritmet vertikale dhe te kursyera ne ngjyre (gati-gati monokrome) te trupave, i deperton hapesira horizontale e peizazhit gjithe potenciale ngjyrash dhe te spektatoreve ne pjesen e siperme te piktures. Nje vezhgim me menefregist ndaj vrasjes, dhunes, jetes, vdekjes dhe rendesise se jetes njerezore.

Pablo Picasso "Massacre in Korea" (oil on canvas, 109.5x209.5 cm, 1951)

Vepra e Picasso-s "Massacre in Korea" eshte nje trajtim teper interesant kompozicional dhe stilistik i kesaj teme te madhe. Ndonese e krijuar ne nje faze kur ylli i tij kish filluar te zbehej dhe te ripertypte artistikisht gjetjet e tij te meparshme, kjo pikture eshte padyshim nje pune teper e konsoliduar ne te gjithe aspektet e saj perberese. Kompozimi gjenial, grafika teper elokuente, stilizimi mjaft grishes, si edhe lakuriqesia e viktimave, apo perngjasia me robote te verber (makineri) e pushkatuesve, jane elemente esencial dhe karakteristik qe bien menjehere ne sy.

Yue Minjun "Execution" (oil on canvas, 150x300 cm, 1995)

Puna "Execution" e kinezit Yue Minjun eshte nje tjeter prurje artistike dhe teper origjinale mbi kete subjekt. Akti i pushkatimit ketu merr karakteristika te tjera, permes nje alegorie postmoderne dhe nje formaliteti qofte ne trajte, qofte emocional. Nje veper qe ka interes te vecante kryesisht per kordinatat (prizmin) social-filozofike te kendveshtrimit te saj.

(Vijon ketu...)

07 July 2008

Toka e Djallit

Toni Milaqi "The execution of Devil" (acrylic on canvas and mixed technique, 130x100 cm, 2001)

Dikur pikturoja shpesh Djallin. E ndeshja perdite -kudo. S'ishte nevoja te beja udhetime te gjata, as pervjedhje ne kohe, as mundim te madh s'do ky akt. Thjesht mund te hedhesh syte ne dhomen tende, apo te nxjerresh koken ne dritare dhe te keqyresh jashte.

Te shohesh kuajt e drobitur tek terheqin karrocat mes sharjesh, fshikullimash kamzhikesh, e stermundimesh fizike. Mjafton te shohesh me c'kenaqesi shqyen peshku vigan, trupin e tkurrur -prej frikes- te peshkut te vogel. Se si perpiqemi t'i shmangemi dores se ndotur te lypsarit, tek kacaviret keshtjellave sterile te brendise sone. Se si u keputen gjunjet zambakeve prej thatesise perveluese. Se si vdesin ne ajer pellumbat e eger. Se si ngasherehet qiejt mes bubullimash e vetetimash te frikshme, kur mendojne Parajsen e Humbur ...

Te takosh Djallin s'eshte ndonje gje e madhe. Ai eshte shtruar kembekryq ne sofren tone, dhe ne -nen delirin e dehjes- qeshemi dhe zgerdheshemi ...

05 July 2008

Peshengritesi

Toni Milaqi "The Weightlifter" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)

Gjithnje ne art me ka terhequr menyra se si me sa me pak mjete shprehese, te mund te thuash sa me teper te verteta. Se si nepermjet nje trajte sa me te thjeshtezuar dhe koncize, te mund te flasesh per imazhin e eperm te tematikave, apo nocioneve me te cilat punon. Te redaktuarit e ujerave te teperta dhe kultivimi i nje forme te shprehuri, e cila te permbaje vetem esencen e atyre qe do te thuash.

Piktura "Peshengritesi" (1999) eshte nje veper e dale prej ketij prizmi ideor, dhe sjell me vete nevojen per nje art sa me esencial dhe sa me te vertete...

04 July 2008

Relacioni: Njeri - TV

Toni Milaqi "Relationship: Man and TV" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2002)

Ndikimi -ne jeten tone- i mediave dhe kryesisht i atyre elektronike eshte teper i madh. Teresisht i drejtperdrejte, deri ne ate mase sa mund te formoje jo vetem opinione, por edhe mentalitete te tere njerezore. Perballe morise se informacioneve -ne shumicen e rasteve siperfaqesore- por edhe te imazheve marramendese, spektatori eshte kembe e krye i pambrojtur, i paafte te kunderveproje dhe jo rralle here viktimezohet. Ushqimi i pertypur, propagandat e cdo tipi, hyjnizimi i star system dhe i tregjeve globale, si edhe praktikat kryesisht argetuese, jane ato qe mbizoterojne ne kunderfavor te dijes se vertete dhe te levrimit te problematikave esenciale njerezore.

Ne kohen kur lufterat moderne zhvillohen nepermjet CNN dhe fate kombesh e popujsh varen nga interpretimi i njerit apo tjetrit kanal televiziv, pushteti i mediave elektronike ne jeten tone eshte padyshim absolut. Dhe individi fatkeqesisht i roberuar kembe e koke prej ketyre faktoresh te gjithpushtetshem social-politik...

03 July 2008

Vajza e Wilhelm Tell-it

Toni Milaqi "The daughter of Wilhelm Tell" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2001)

Vajza e Wilhelm Tell-it eshte nje pune e dashur per mua tek hedh syte ne kohe. Per nga ana teknike, kjo pikture i perket fazes sime te kolazhit ( 2001). Cdo thyerje trupore e personazhit kryesor, perbehet prej copash kartoni te trashe, te ngjitura mbi njera -tjetren dhe me pas te pikturuara. Po ashtu edhe trungu i zi, gjethet e pemes, vazoja, shigjeta e ngulur ne balle (nje kallam pijesh freskuese), jane te gjitha kolazhe. Me interesonte ne ate periudhe qe thyerja kubiste te ekzistonte edhe ne sensin tre dimensional.

Vajza e Wilhelm Tell-it s'eshte gje tjeter vecse persiatja ne kohe dhe aktualiteti i mitit mesjetar. Kundeshtia me historine e njohur eshte se shigjeta moderne, nuk goditi mollen, por njeriun, dhe se Wilhelm Tell-i yne i dashur me se fundmi u plak. Ndoshta nje koment ky, edhe per vleften e jetes njerezore dhe pamundesine per t'i shpetuar trajtimit si kavje eksperimentale, ndaj te cilit te gjithe ne ekspozohemi ne laboratoret sociale te shoqerive te sotme njerezore ...

02 July 2008

Puthja e Engjellit

Toni Milaqi "Angel's kiss" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2007)

Rodin eshte nje nga skulptoret e mi me te dashur. Nje magjistar i plastikes, i emocionit, i meditimit, i levrimit te nocioneve me te thella filozofiko-estetike ne kuadrin e arteve vizive dhe kryesisht ate te skulptures.

Ajo c'ka eshte terheqese dhe njekohesisht madhore ne artin e tij -pa mohuar kurrsesi dinamiken, ekspresivitetin dhe embelsine e formes- eshte hulumtimi i sensualitetit njerezor, i erotikes. Shume vepra te Rodin hedhin shtat mbi kete aks, dhe per mua ato jane edhe me individualet, me te dashurat, me te fuqishmet.

Kur pashe per here te pare vepren e tij "The dream (The angel's kiss)", u shtanga per nga madheshtia e muzikalitetit qe krijojne ritmet e trupave tek therin qiejt. Butesia e materies, si edhe vertetesia e shprehjes jane kaq imponuese. Pesha e trupave, zhdervjelltesia, por dhe erotika e levizjes - kaq te qenesishme. Ndonese nuk shquhen trajtat dhe tiparet e kokave, kemi ndjesine se puthja e engjellit eshte kaq e zhurmshme, a thua se veshet tane pushtohen prej feshferitjes se buzeve tek cekin lekuren apo floket e figures tjeter.

Puna ime "Puthja e engjellit" e vitit 2007, eshte nje perleshje pikturale me kete mrekulli te skulptures boterore. Nje perleshje plastike, estetike, filozofike, por edhe ideologjike me trajtimin e Rodin. Duke verejtur vepren time tashme, zbuloj se ne kendveshtrimin tim engjelli eshte i serte, i eger, aspak i embel. Puthja e tij ngjan me teper me ndeshkim, se sa me shprehje te dashurise. Erresira e ambientit -e thelle dhe thyerjet e botes -te vrazhda ...

Auguste Rodin "The dream [The angel's kiss]" (marble, 75x100x50 cm, 1911)

01 July 2008

Burri me Mjeker ne nje Dite me Re

Toni Milaqi "Man with beard in a cloudy day" (acrylic on canvas and mixed technique, 100x80 cm, 2002)

Nje tjeter perqasje -kubiste- e trajtimit te portretit eshte edhe ajo e "Burrit me Mjeker" , veper e vitit 2002. Thyerja koloristike e hapesirave vizuale, si edhe loja e ngjyrave brenda kuadratit te telajos -me qellim analizen, por dhe pasurine emocionale te shprehjes- ishte nje nga objektet e punes mbi te cilin fokusova.

Ndonese ne fazen e pare te krijimit kjo pune nisi dhunshem, permes nje vizatimi agresiv dhe pikenisjesh tematike te bazuara mbi te rastesishmen, konkludimi ishte disi i ndryshem. Loja koloristike dhe procesi sendertues i shperndarjes se ngjyrave ne siperfaqen e vizatuar, u mbrujt nga nje sens naiv dhe tejet i shpenguar, ne kundershti te plote me fillesat e vepres.

Ne kete pikture jane perdorur edhe elemente te jashtme, ne formen e kolazhit. Pambuku i mjekres eshte nje i tille ...

Portreti

Toni Milaqi "In trouble" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2006)

Levrimi i portretit si gjini gjithnje ka qene nje preokupim i vazhdueshem artistik per mua, per vete faktin se portreti eshte nje nga menyrat me te drejtperdrejta per kerkim, zhbirim dhe analize te gjithesise njerezore. Portreti nuk eshte dokumentimi formal i muskujve te fytyres, nuk eshte analiza siperfaqesore e realitetit, nuk ka te beje vetem me pershkrimin e raporteve matematike dhe analogjive strukturale te personazhit te trajtuar.

Portreti mbi te gjitha eshte te fokusuarit e shpirtit dhe te trurit njerezor . Eshte nje zhytje ne thellesite e pandricuara te brendise tone.

Portreti nuk eshte prezantimi dhe ngjizja ne nje veper arti e subjektit mbi te cilin punojme. Eshte menyra se si e shohim dhe e perftojme ne personazhin e trajtuar. Nuk mund te shkeputesh dot prej subjektivitetit tend njerezor. Ne nje veper arti nuk pershkruajme boten, porse menyren se si e perceptojme ne ate, permes individualitetit tone artistik dhe kendveshtrimit tone personal.

Nje rendesi po kaq te madhe -dhe paresore- ne punen time, ka edhe ekzistenca e cdo elementi organik apo esencial te sfondit ne hapesirat qe i perqarken portretit. Per mendimin tim te gjitha keto elemente perberese te piktures, jane po kaq te rendesishme sa edhe personazhi kryesor ne mbarevajtjen e ekuilibreve estetike, konceptuale, teknike te vepres. Dhe hulumtimi i tyre nuk luan rol me te vogel ne zberthimin e psikollogjise se karakterit, nga c'mund te luaje vezhgimi, apo analiza e syrit te njeriut.

Piktura me titull "In trouble" e vitit 2006 eshte pikerisht nje shembull konkret i konceptit tim mbi portretin ...