23 July 2008

Gazeta Agon vjedh perseri shkrimet e blogut "Arti Ne Koherat e Koleres"

Baterdia e radhes mori serish jete prej gazetares  Eralda Kenaj dhe prej Gazetes Agon. Ne artikullin e dates 22.07.2008 me titull: "Rembrand, mjeshtri i portreteve që zbulon sekretet e njeriut" artikullshkruesja Eralda Kenaj pervetesoi pa as me te voglin hezitim pjese te analizes sime -tek blogu ne fjale- mbi Rembrandin; analize kjo e dates 18.06.2008 me titull "Pershendetje Rembrand", por edhe ate te dates 21.06.2008 me titull "Autoportretet e Rembrandit".

Pjeset e vjedhura :

... Ai është një nga vëzhguesit më të mprehtë të qenies njerëzore në hapësirat e Arteve Vizive. Një nga ata gjigandë të hulumtimit dhe zhbirimit të shpirtit, që nëpërmjet gjenisë së tij krijuese na bëri shumë më të pasur; na bëri të shohim botën dhë gjërat nëpërmjet një prizmi tërësisht të ri. Një avokat i paepur i individit dhe universit të tij. Tronditës, prekës dhe vital nëpërmjet rrjedhave të jetës, por edhe nëpërmjet forcës së tij intelektuale dhe mbi të gjitha humane.

Arti i tij është një shembull konkret i një revolucioni titan artistik, si në formë, në koncept, e në perceptim; por edhe shprehje perfekte e shkallës sipërore të gjenialitetit krijues. Penelata e tij esenciale, ekzistenciale dhe gjithë jetë, larg shkëlqimeve false dhe pompozitetit të kanoneve artistike, apo të tendencave estetike të kohës, të elektrizon për nga shkalla tepër e lartë e nivelit artistik. Teknika e tij - antiteknike, anarshiste dhe delikate në të njëjtën kohë, duke shpërbërë shpesh herë formën dhe duke thithur çdo stërkalth jete nga procesi i krijimit, përmban në vetvete gjithë përvojën e njerëzore jo vetëm të autorit, por edhe të kohës kur jetoi. Rembrandt-i është pa dyshim zëri më i fuqishëm përfaqësues i shekullit te tij, duke na lënë disa nga margaritarët me vezullues, të vyer dhe me vlerë të pasurisë tonë njerëzore...


Gazetes Agon:

Eshte me te vertet indinjuese menyra e punes ne kete gazete. I drejtohem me kete leter te hapur kryeredaktorit te Gazetes Agon dhe grupit te saj drejtues. Fatkeqesisht kjo nuk eshte hera e pare qe personi i/e cila nenshkruan me emrin Eralda Kenaj vjedh ne menyre te paskrupullt materialet e mia ne lidhje me analiza te ndryshme mbi artet vizuale. Para disa muajsh, ne pergjigje te e-mail-it tim per pervetesimin e analizave te mia mbi "Artin e realizmit socialist shqiptar", nga i njejti person dhe botuar nga Gazeta Agon, mora pergjigjen tuaj se dicka e tille nuk do te perseritej me, dhe njekohesisht kerkonit te falur per keqkuptimin. Verej se vazhdoni te botoni si gazete materialet e mia, te vjedhura prej jush dhe te nenshkruara me emer tjeter. Do te detyrohem -e them kete pa as me te voglin ngurim- t'u drejtohem organeve te Drejtesise Shqiptare per kete shkelje flagrante te se Drejtes se Autorit, dhe te kerkoj denimin e ketij akti sa abuziv, aq edhe te demshem per themelet e shoqerive tona, si edhe denimin e Gazetes Agon dhe te gazetares Eralda Kenaj.
Kerkoj dinstancimin tuaj publik ndaj ketyre praktikave vjedhese dhe kesaj plackitjeje te punes sime studimore.

Nje verejtje :

Me habit fakti qe mund t'i besoni nje njeriu qe s'ka idene se c'jane artet vizuale artikuj dhe analiza ne lidhje me kete argument. Eshte llogjike qe s'mund te flase per dicka qe s'njeh dhe eshte po kaq llogjike vjedhja, pervetesimi, si edhe zhvatja e veprimtarise studimore dhe intelektuale te njerezve te tjere. Askush nuk ka lindur i ditur. Por ajo qe me ben pershtypje ne rastin e znj. Kenaj eshte pervetesimi total, pa dhene asnje reference te burimeve te saj informative, gje qe eshte me te vertet irrituese.

Gazetares Eralda Kenaj:

Mos vidh dicka qe s'te perket mikja ime, sepse duket qarte ndryshimi i pjeses se vjedhur prej pjeses tjeter te shkrimit. Mos ki frike te citosh burimet e tua gazetareske, sepse kjo te ben me te forte. Dhe dicka te fundit, fytyra e Rembrandit nuk ishte aspak e pahijshme dhe e shemtuar. E shemtuar ishte bota qe i perqarkej dhe qe i mori frymen- nje bote e mbarsur me batakcinj e hajdute, me vrases e kriminele, me sharlatane dhe rrogetare te mjere; me akte te tilla si ai i juaji mikja ime...