Toni Milaqi "Surgery" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2006)
Kur u njoha per here te pare nepermjet fotografive me Artin e Rembrandt-it, u dashurova marrezisht me te. Kur lexova per jeten e tij, rivuajta aq sa me lejonte subjektiviteti im, dhimbjen e tij njerezore. Kur pashe per here te pare veper te tij nga afer, e adhurova deri ne perhumbje.
Rembrandt-i eshte nje nga vezhguesit me te mprehte te qenies njerezore ne hapesirat e Arteve Vizive. Nje nga ata gjigande te hulumtimit dhe zhbirimit te shpirtit, qe nepermjet gjenise se tij krijuese na beri shume me te pasur; na beri te shohim boten dhe gjerat nepermjet nje prizmi teresisht te ri. Nje avokat i paepur i individit dhe universit te tij. Trondites, prekes dhe vital nepermjet rrjedhave te jetes, por edhe nepermjet forces se tij intelektuale dhe mbi te gjitha humane.
Arti i tij eshte nje shembull konkret i nje revolucioni titan artistik, si ne forme, ne koncept, e ne perceptim; por edhe shprehje perfekte e shkalles siperore te gjenialitetit krijues. Penelata e tij esenciale, ekzistenciale dhe gjithe jete, larg shkelqimeve false dhe pompozitetit te kanoneve artistike, apo te tendencave estetike te kohes, te elektrizon per nga shkalla teper e larte e nivelit artistik. Teknika e tij - antiteknike, anarshiste dhe delikate ne te njejten kohe, duke shperbere shpesh here formen dhe duke thithur cdo sterkalth jete nga procesi i krijimit, permban ne vetvete gjithe pervojen e njerezore jo vetem te autorit, por edhe te kohes kur rrojti. Rembrandt-i eshte padyshim zeri me i fuqishem-perfaqesues i shekullit te tij, si dhe krijuesi i disa prej margaritareve me vezullues, te vyer dhe te vlerte te pasurise tone njerezore.
"Mesimi i anatomise" eshte -pa as me te voglin hezitim- nje veper e tille, ku kompozimi mahnites ngjizet me tensionin dramatik te temes se trajtuar dhe me gjetjet -kaq personale- te vibrimeve te drites. Eshte teper e dukshme aftesia e artistit per te krijuar nje galeri te tere personazhesh dhe karakteresh, por edhe hulumtimet filozofike mbi pyetjen se nga vijme, kush jemi, dhe ku shkojme...
Vepra ime "Surgery" e vitit 2006 eshte nje homazh per heroin tim te femijerise; per udheheqesin tim shpirteror; per nje nga shtyllat vertebrale te Historise se Piktures; per Rembrandt Harmenszoon van Rijn .