01 June 2008

Vjedhje Flagrante e "Gazetes Agon"


Eshte thellesisht revoltuese, te shohesh mendimet dhe analizat e tua, te vjedhura, te vrara dhe te shfytyruara prej personash qe mbushin faqet e gazetave te tyre, pa respektuar Te Drejten e Autorit, Ekskluzivitetin Krijues, apo Lirine e te Shprehurit.

Nje rast i tille abuzues dhe plackites njeheri, eshte edhe artikulli i Eralda Kenaj i dates 31.5. 2008 tek Gazeta Agon me titull: "Pikturat e realizmit Socialist, talenti nuk mundet nga ideologjia" .


Duke lexuar artikullin gjeta paragrafe, apo fragmente te vjedhura nga shkrimi im i dates 7.5.2008 me titull: "Mbi Realizmin Socialist Shqiptar". Paragrafe apo nocione keto, pjese te analizes sime, te kopjuara ne menyre totale pa as edhe me te voglin ndryshim; gje qe eshte me te vertet irrituese. Nje pjese e shkrimit te vjedhur eshte ketu:

Arti i Realizmit Socialist

Duke patur parasysh që fillimet e kësaj rryme nisën me romantikën dhe ëndrrat për një botë më të drejtë dhe të barabartë. Shumë personalitete artistike të kohës përkrahën parimet dhe utopinë komuniste. Rasti i Mayakovsky apo i Brecht, i Ricos apo Prokofiev, i Sartre apo i Picasso, janë tregues se sa kishin tronditur realitetin global të kohës idetë komuniste. Porse ato çka predikonte ideologjia komuniste, nevoja, dëshira dhe krijimi i një bote të bazuar mbi verdiktin e shumicës ndaj pakicës; mbi dominimin e padiskutueshëm të "Diktaturës së Proletariatit", do të ishte edhe grushti përfundimtar që kjo ideologji do t'u jepte vlerave të vërteta artistike, në atë çka me vonë u quajt "Arti i Realizmit Socialist".

Një mori veprash me bazament të diskutueshëm historik u shfaqën në Artet Figurative shqiptare, duke bërë të lulëzojë retorika e një patriotizmi mbytës. Trysnia social-politike komuniste (e vështruar kjo përmes Soc-Realizmit), ushqeu realitetin shqiptar duke rritur kështu, breza të tërë njerëzish mes shabllonizmin ideor, mediokritetin artistik, dhe errësirës së interpretimit historik të realitetit shqiptar, apo atij ndërkombëtar .

I drejtohem Gazetes Agon, si edhe personit qe nenshkruan me emrin Eralda Kenaj, duke shprehur ketu jo vetem pakenaqesine, por edhe indinjaten time si artist, si analist dhe si krijues. Me c'te drejte ju zonje, vidhni materiale dhe analiza -pjese te nje hulumtimi dhe pune personale- duke pervetesuar keshtu frytet e lodhjes, si edhe mundin intelektual te personave te tjere?!

Kjo praktike pune (te pervetesuarit pra, te materialeve te shkruara te cilat mbajne firmen time, si edhe te veprave te mia artistike) te mos perseritet me ne te ardhmen! Perndryshe do te me duhet te drejtohem juridikisht per t'u mbrojtur, si kunder ketij organi informativ, po ashtu edhe ndaj "gazetares" ne fjale, duke kerkuar te gjitha te drejtat -por edhe detyrimet qe rrjedhin prej tyre- mbi cenimin e Te Drejtes se Autorit.

Uroj qe drejtuesit, por edhe "gazetarja" ne fjale, te mos perserisin me ate c'ka bene ne artikullin e mesiperm, duke mesuar qe E Drejta e Autorit eshte dicka e shenjte, dhe se cenimi i saj perben rrezik per demokracine, per lirite, si edhe nocionet humane qe karakterizojne shoqerite pluraliste ku ne vete gjallojme.

Toni Milaqi