Toni Milaqi "Coffee Time" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2008)
Je ulur aty -vetmitar- per te pire nje kafe. Ke kaq shume deshire te sterqullesh poret e brendise tende, me ate perzierje aromerash, sensesh, dhe kujtimesh, qe shkakton tek ty ky shija mistike e lengut sterran. Dhe ndonese nje kenaqesi e ngrohte, e ardhur prej skutave dhe honeve me te fshehta te shpirtit tend, te permbyt te terin, pikerisht atehere kupton se s'je i vetem.
Akoma nuk ke vene ne buze filxhanin qe ende djeg, kur degjon perreth thirrje cjerrese, e zera metalik, te cilet ashtu te ashper dhe te pangjyre shpojne egersisht bardhesine e virgjert te reve pluskuese mbi xhamat e dritareve perballe. Figura te pafundme militare, te perqarken , pa kuptuar as ti vete se nga erdhen dhe per ku shkojne ashtu vrap-rrembyera dhe gjithe mllef.
Hapat e renda te cizmeve ushtarake, elektrizojne ajrin ne menyre imponuese. Tavolina jote lekundet. Ndjen se porcelanet mbi te, dridhen lehtazi, si te zena ne faj. Drita fillon e meket; e kafeja tkurret, duke humbur keshtu shkelqimin fillestar dhe aromen marramendese.
Tanime gjallesat militare jane kudo. Jane te varura mbi rete e grinjta; tek shkallet, te cilat lidhin tavolinen tende me deren e jashtme te godines; notojne ne filxhanin e kafese; te strukur ne floket e tu; te fshehur pas germave te librit qe mbeshtete ashtu shkujdesshem mbi tryeze; i ndjen te pranishme gjithandejmi. Zerat e prere, autoritare dhe te zhveshur nga cdo ndjenje, jane e vetmja muzike qe perlag castet.
Ti vazhdon te jesh aty, i ulur ne karrigen e drunjte; me kafen tashme te ftohur dhe te pajete, diku mbi tryeze; nje mbasdite te kerrusur prej resh te trishta; ne nje godine si gjithe te tjerat; e ne nje qytet jo fort te ndryshem nga shume te tjere...