Toni Milaqi "Broken woman at the pool" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2006)
E thyeshme -si porcelan kinez. E ëmbël -si frut lëngplot në fillim vjeshte. E dlirtë -si lotët e një foshnje. E buzëqeshur -aq sa turfullonin nga inati retë. Lumturipjellëse -sa krijoje ndjesinë se çdo ditë ish e djelë. E ëndërrt -si një valle e çartur e arushës së madhe. Vezulluese -sa një galaktikë xixëllonjash dritëndezura. E freskët -si ujerat e atij burimit, ne te cilin pi e pi e s'ke të ngopur. Gjithë nure -sa kur s'ishe pranë, kuptoja që s'rroja. E brishtë -si syth i gjelbër njomështak, i çelur prej trungu të tharë nga era e veriut. Lozonjare -sa gjithë fluturat mbretëresha të marra së bashku ....
Une i ndjeva të gjitha keto. Isha aty. Edhe atëherë kur magjia u shprish, dhe të pashë të thyer, të rënë përtokë, e të rrethuar prej xixëllonjave dritëshuara.