05 June 2008

Kur Lulëzojne Thertoret

Toni Milaqi "The Butcher" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2004)

Ka momente kur diejte fshihen në strofat e tyre. Kur hënat, nuk u vërdallosen qiejve. Kur shtrigat turren rrugëve, dhe së bashku me merimanga gjigande thurin rrjeta të pafundme përreth ditëve tona. Ka momente kur nuk kupton pse vallë kjo botë të ngjan me një thertore?! Ka çaste kur në shoqëritë tona civile, plaçkisim ndjenjat dhe dëshirat, e shuajmë etjen kanibalisht me cdo stërkalth gjaku që pikon prej trupave te pajetë të gëzimit dhe të haresë. Kur shqyejmë në ekstazë personalitetin njerëzor, dhe shpërbëjmë gjithë epsh çdo shprehje të sinqertë të unit.

Francis Bacon "Three Studies for Figures at the Base of a Crucifixion" -[c] (oil on board, 94x73.7cm, 1944)

Në momente të tilla, kur era e gjakut ngjyen aromat e luleve, dhe kur trupat e pafrymë lulëzojne thertoreve, ke nevojë t'i ikësh kësaj bote. Të braktisësh egërsinë e ritmeve të çmendura, ashpërsinë e marrëdhënieve ndërnjerëzore, zhvleftësinë e jetës, pamundësinë për t'u bërë Zot, paaftësinë për t'iu kundërvënë sëmundjeve dhe vdekjes, utopinë e ekzistencës së lirisë së vërtetë, ritualet e përzishme të së përditshmes. Ne çaste të tilla, thjesht do të përvidhesh, të fshihesh prej gjithkujt e nga gjithçka, të largohesh...

Rembrandt Harmenszoon van Rijn "The Slaughtered Ox" (oil on panel, 94x69 cm, 1655)