Artistet kane nje aftesi te vecante te parandjejne, te analizojne, e me pas te shprehin permes kodesh estetike e simbolike, ato c'ka ndodhin ne jeten tone. Aftesi kjo e kultivuar ne kohe, e qe i rendit ata shpesh here ne pararoje te shoqerive njerezore, fale kendveshtrimit, principeve dhe idealeve te tyre humane e demokratike . Nje instrument qenesor, i cili sendertohet mbi bazen e analizes dhe te verejtjes se krijuesit mbi realitetin objektiv dhe subjektiv, por edhe te gjithfare fenomeneve qe i perqarken, mund te perkufizohet ndryshe edhe si "Intuita Artistike". Ne saje te ketij studimi, shpeshhere artisti eshte ne gjendje te akumuloj tensionet shoqerore e individuale, dhe me pas nepermjet filtrash kreativ te shprehet nepermjet vepres artistike. Shkalla me e larte e kesaj shprehje artistike eshte atehere, kur vepra e krijuar nepermjet simbolikes se saj, te jete ne gjendje te marre mbi supe problematikat sociale, estetike, njerezore, filozofike, artistike te nje grupi sa me te madh njerezish, dhe te posedoje nje jetegjatesi sa me te madhe kohore.
Francis Bacon "Three Studies for Figures at the Base of a Crucifixion" [c] (oil on board, 94×74 cm 1944)
Ka shume vepra artistike pergjate mijevjecareve te ekzistences njerezore (disa shembuj tipik jane sjelle edhe ketu), te cilat shfaqin qarte simboliken pergjithesuese te anktheve dhe shqetesimeve shoqerore, por edhe individuale nepermjet nje vepre artistike. Ne momente te tilla artisti kthehet ne nje pishtar human, duke ndricuar keshtu honet e pafund te shpirtrave njerezore, e ne te njejten kohe duke u bere pike reference i ndergjegjes dhe memorjes tone kolektive.
Nje shembull i tille i anktheve njerezore, por edhe nje karakteristike primitive, e cila merr jete prej skutave me te pandricuara te qenies dhe del ne siperfaqe si nje shperthim, apo clirim i papare ndjenjash, eshte edhe "Ulerima" (britma). Nje fenomen eksploziv, teresisht emocional -me perngjasi vullkanore- qe te kujton padyshim prejardhjen kafsherore te njeriut.
Ne momentet kur dhimbja behet e papermbajtshme, dhe lenda jone fizike -trupi- ndihet teper i vogel per te mbajtur brenda tij vuajtjen, pikerisht atehere lind "Ulerima". Nje perzierje dhimbjeje dhe force, pamundesie per veprim dhe shprehje e vullnetit per te jetuar, vitaliteti ekzistencial dhe hakerrimi ndaj qiejve, deshperimi pezmatist dhe etje per revansh njekohesisht.
Edvard Munch "The Scream" (Oil, tempera and pastel on cardboard, 91x73.5 cm, 1893)
"Ulerimat" ne art, thirren kryesisht kur shoqerite ne te cilat bejme pjese, kthehen ne burgje, dhe erresira sociale behet e padepertueshme. Shpesh here ne prag lufterash, ose permes tyre. E pothuajse gjithmone ne te tilla momente, koha do te pjelle njerez te cilet do te flasin per tmerrin e rruges se pakrye, per demonet e dhunes, per neperkembjen e universit njerezor apo ambientit ku ai gjallon. Nje lloj apeli intelektual, kaq kurues dhe i domosdoshem per shoqerite tona civile.
Ka disa vite qe shume personazhe te mi ulerasin. Ka kohe qe britmat njerezore uturijne permes antenave te mia, duke u derdhur zhurmshem permbi veprat e krijuara. Ka kohe qe pikturoj "Ulerimen", pa kuptuar as vete kush eshte shkaku qe bej dicka te tille, dhe perse ?!
Michelangelo Merisi da Caravaggio "Medusa" (oil on canvas mounted on wood, 60×55 cm, 1597)