Nje teme teper e fuqishme, por edhe unikale, per nga forca e aktit te cilin hulumton, eshte edhe "Ekzekutimi". Procesi i dhunshem i vrasjes se nje apo me shume njerezve, ka terhequr ne kohe -padyshim- Artet, letersine, filozofine dhe pikturen ne vecanti.
Ajo c'ka me terheq tek kjo teme, eshte mbi te gjitha atmosfera e elektrizuar qe pershkon shpirtrat e heronjve te cilet jane pjesemarres ne kete akt; qofte vrasesit, qofte kandidatet per pushkatim. Studimi i psikologjise se njeriut qe kupton se po rron (ne menyre te padrejte) castet e fundit te jetes se tij, por edhe te atij qe merr persiper t'i jape fund nje jete njerezore.
Deri ne c'shkalle mund te arrije fuqia, krenaria, dhimbja, vitaliteti human i njeres pale, perkunder kafsherise, meskinitetit ekzistencial, verberise militare, humbjes se arsyes, truveshjes individuale dhe kolektive?!
Nje nga margaritaret me shndritshem te Arteve ne teresi eshte padyshim "The Third of May" veper e Francisco de Goya. Nje veper thesar i trashegimise tone boterore. Nje stacion teper i rendesishem i hulumtimit te dhunes, te luftes, te totalitarizmit, te erresires se frikshme qe buron prej vete nesh, por edhe te madheshtise se qenesise njerezore. Nje himn per nocionet humane, por edhe nje shuplake fshikulluese ndaj egersise se pushtetit, asaj militare, apo ndaj cdo lloj shprehjeje brutale qe merr jete ne shoqerite tona.
Vepra e Goya-s shquhet per muzikalitetin e saj kompozicional dhe koloristik. Tragjedia e skenes perkthehet ne xhestikulacionin, vendosjen, por edhe stilizimin teresisht emocional dhe dramatik te personazheve. Ndricimi po ashtu befasues dhe kumbues, gati-gati verbues i personazheve qe do te pushkatohen , ne kontrast me atmosferen e erret rrethuese nenvizon ne menyre gjeniale tensionin e casteve pak perpara ekzekutimit. Nje veper madhore, nje shkolle e tere dijeje ku filozofia, psikologjia, shqetesimet dhe problematikat shoqerore e humane, morale dhe sociale, nderthuren ne menyre aq ngazelluese me konceptet estetike, kompozicionale, stilistike, koloristike dhe grafike.
Edouard Manet "Execution of Emperor Maximilian of Mexico" ( 252x305 cm, oil on canvas, 1868)
Vepra e Manet eshte nje tjeter mrekulli e bashkebisedimit historik dhe kohor, artistik dhe estetik, social dhe filozofik qe kemi rreth kesaj teme. Ndonese flasim per te njejtin akt : "Ekzekutimin", trajtimi i Manet eshte teresisht i ndryshem. Larg dramaticitetit te "The Third of May", kjo pikture ngjan me teper me nje procedure formale, se sa me nje skene tragjike. Heronjte e tij nuk kane thyerjen e atyre te Goya-s. Ritmet vertikale dhe te kursyera ne ngjyre (gati-gati monokrome) te trupave, i deperton hapesira horizontale e peizazhit gjithe potenciale ngjyrash dhe te spektatoreve ne pjesen e siperme te piktures. Nje vezhgim me menefregist ndaj vrasjes, dhunes, jetes, vdekjes dhe rendesise se jetes njerezore.
Pablo Picasso "Massacre in Korea" (oil on canvas, 109.5x209.5 cm, 1951)
Vepra e Picasso-s "Massacre in Korea" eshte nje trajtim teper interesant kompozicional dhe stilistik i kesaj teme te madhe. Ndonese e krijuar ne nje faze kur ylli i tij kish filluar te zbehej dhe te ripertypte artistikisht gjetjet e tij te meparshme, kjo pikture eshte padyshim nje pune teper e konsoliduar ne te gjithe aspektet e saj perberese. Kompozimi gjenial, grafika teper elokuente, stilizimi mjaft grishes, si edhe lakuriqesia e viktimave, apo perngjasia me robote te verber (makineri) e pushkatuesve, jane elemente esencial dhe karakteristik qe bien menjehere ne sy.
Yue Minjun "Execution" (oil on canvas, 150x300 cm, 1995)
Puna "Execution" e kinezit Yue Minjun eshte nje tjeter prurje artistike dhe teper origjinale mbi kete subjekt. Akti i pushkatimit ketu merr karakteristika te tjera, permes nje alegorie postmoderne dhe nje formaliteti qofte ne trajte, qofte emocional. Nje veper qe ka interes te vecante kryesisht per kordinatat (prizmin) social-filozofike te kendveshtrimit te saj.