Toni Milaqi "The couple in company of music" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2003)
KENGETARI
“Te porta jashte, ç’behet ashtu,
Ç’eshte ajo kenge, valle!
Pa shkoni vrap – e dua ketu,
Le ta degjojme ne salle!”
Keshtu tha mbreti – e pazhi doli,
U kthye sakaq – prape mbreti foli:
“Ma futni plakun brenda!”
“Ju pershendes te gjithe sa jeni,
Fisnike e dama, mbushur me inxhi!
Si yje qenki, por me ndjeni
Qe emrat s’jua di!
Ne kete vend qe s’ka te dyte
Do bej me mire t’i mbyll syte
Sesa t’i zgurdulloj.”
Dhe kengetari syte i fiku,
Me harpe kengen e filloi;
I ndriti syri çdo kreshniku
E damat malli i pushtoi.
Dhe mbretit vete zemra iu shkri,
E nje gjerdan safi flori
Desh plakut t’ia blatonte.
“Ah, mos ma jep mua gjerdanin,
Por jepjua trimave qe ke!
Ata tmerr jane per dushmanin,
Kur sulen si rrufe!
Ose ta marre kancelari,
Ta mbaje si nje barrë ari,
Tok me te tjera barrë.
Se une jam si zog i lire
Dhe si ai kendoj.
Mbi kengen qe me del e delire
Tjeter shperblim s’lakmoj!...
Por ti, ne daç, me shtjer sapak
Nga vera jote kuq si gjak
Ne kupe prej floriri!”
Dhe plaku kupen çoi ne buze
Dhe ëndjeplot e zbrazi,
Dhe piu zjarr e flake e shpuze
Me shpirtin afsh nga gazi!
“Ju pershendes – dhe me kujtoni!
Ju falenderoj – dhe, po te doni,
Mbajeni mend, ç’ju thashe!”
Johann Wolfgang von Goethe
(perktheu – Robert Shvarc)