28 June 2008

Kush e Vodhi "Dashurine"?!

Toni Milaqi "In love" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)

Vepra e mesiperme ishte nga me te dashurat e mia, pikerisht per faktin se lindi pas kerkimesh te shumta. Teknika e saj sillte po ashtu dicka e re ne artin tim. E kam fjalen kryesisht per konceptin e trupave, te cilet ashtu permes ngjyrave te ftohta, ndjeshmerise se penelates dhe trajtimit teper te kursyer koloristik, sillnin nje risi teknike ne pikturen time.

Qysh nga viti 2000, piktura ne fjale ishte bere pjese e koleksionit me vepra arti, te nje mikut tim galerist me origjine kroate, i cili rron dhe punon ne Athine. E takova ate -pas vitesh te tera- disa muaj me pare. Fjalet e tij me habiten dhe me trishtuan njekohesisht. Afer tre vite me pare i vodhen shtepine. Nuk i moren as bizhuteri te florinjta e te argjenda qe kish diku ne nje sirtar, as para, as laptop-in, as impjante e televizore. Vodhen vetem dy piktura, dhe iken. Nje prej tyre ishte piktura ime me titull: "In love", te cilen miku im e kish te ekspozuar ne nje nga ambientet e shtepise.

Ndonese me habiti, e me perkedheli egoizmin fakti qe paska njerez, te cilet mund te vene koken ne rrezik, dhe te shqyejne edhe dyer shtepish per te vjedhur nje pikture timen (!!!!), perseri sec provova nje ndjenje melankolie per fatin qe mund te kete tashme e tutje piktura ime e dashur e vitit 1999...