Toni Milaqi "The abandonment" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2004)
Arratisja prej Tiranes ishte e dhimbshme. Ndonese tek mbyllte syte dhe enderronte, te gjitha endrrat e tij kishin per sfond Liqenin Artificial. Ato mijera aromera, ndjesi, ngjyra, ne te cilat fundoseshin pemet, ujerat, gjithesia, pergjate stineve te ndryshme te vitit. Te verdhen imponuese te mimozave eremira ne fillimet e marsit. Brishtesine e mjalte te luleve te kumbulles. Gjelberimin e coroditur te barit pranveror. Goricat e pabera dhe mbytese. Dushqet lende-mbushura dhe kallamishtet e pafund. Portokallite, te verdhat dhe te kuqet vjeshtake te plepave. Krenarine ogurzeze te qiparisave. Rreshiren dhe bocet e pishave. Ujet e grinjte e te baltosur te liqenit. Peshkataret tere nge dhe ciftet romantike. Vetmine e varkave te lidhura brigjeve. Kerpudhat helmuese dhe bretkosat. Gjinkallat e panumerta dhe laraskat endacake. Stolat prej trungjesh te prere pemesh dhe burimet ujeftohta ...
Dhe megjithese realitetin e tij te brendshem e kishte te veshtire t'a perceptonte te shkeputur prej Tiranes, pejzazhit dhe njerezve te saj, tanime nuk mund te rronte me aty. Pikerisht tani tek shihte liqenin te tretej dhe nga ato pellgje te mbetura te zhdukeshin peshqit, kur amfiteatri u perdhunua dhe rrugicave romantike u morren frymen ferrat, kur ujerat e burimeve u shterren, kur mimozat dhe kumbullat i prene, kur stolat e drunjte i dogjen dhe varkat u kalben, pikerisht tanime me teper se kurre arratisja ishte e vetmja alternative per te ruajtur dicka nga ajo bote qe po jepte shpirt. Perbindeshi kishte kaperthyer qytetin dhe po kaperdinte dalengadale cdo gjurme jete te tij.
Nuk donte te shihte tek vdiste vendin e tij te lindjes, ne pamundesi per te bere asgje ... Arratisja prej Tiranes ishte rruga e vetme ...