19 April 2008

Kur Vrame Diellin

Toni Milaqi "2+1" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2003)

Sic e kam permendur edhe me pare, ne metoden e punes time krijuese kam ndjere gjithnje nevojen per te bashkebiseduar me mjeshtrat e se shkuares. Nje pike tjeter takimi, ndermjet meje dhe historise se artit, eshte edhe ajo me Ingres.

Me ngacmonte gjithnje -artistikisht, por edhe filozofikisht- varianti i meposhtem i vepres se tij "Paolo and Franceska". Nje cift dashnoresh (dhene me nje vezullim marramendes) ne nje moment te tyre idilik/romantik/sentimental, permbri brutalitetit te personazhit ne sfond (ketu paraqitet si nje figure e erret), qe hyn ne kuader me shpate ne dore, i etur per t'i dhene fund ketij vegimi erotik e ngjyraplot.

Nje kontrast mahnites te kundertash. Nje paraqitje e perkryer divergjencash emocionale, koloristike, por dhe e karaktereve njerezore.
Ndjeja nevojen te merresha me kete subjekt, e me kete veper. Ketu fillojne edhe veshtiresite artistike. Si mund valle te trajtosh nje teme kaq perfektesisht te thene, dhe te sjellesh dicka te re?!

Ajo qe u perpoqa te bej, eshte te perdor mjete artistike teresisht te kunderta nga ato sa ka perdorur vete Ingres:

1. Stili i tij shquhet per butesine, dhe rrumbullaksine e formes (nje nga perfaqesuesit kryesore te neo klasicizmit) - une perdora thyerje te ashpra, te egra ne forme, kubiste.
2. Personazhin e tij qe kridhet ne erresire, e ndricova dhe i dhashe ngjyra (ndoshta per te pershkruar tensionin psikologjik te kesaj qenie te trete), pikerisht sepse per mua ai eshte heroi i vepres, eshte vrastari i dashurise, i endrrave.
3. Tek Ingres mbizoterojne ngjyrat e ngrohta (e kuqja, kafeja, vishnja, bordo, okra) -une i vendosa heronjte e mi ne nje atmosfere asnjanese, e paksa te ftohte. Duke i meshuar jo aq elementik erotik te ciftit, se sa atij social. Studimit te krijeses qe perpiqet te vrase diellin.

E ndonese tema eshte e njejte me ate te Ingres, ajo qe ve re tani me kalimin e kohes tek "2+1", eshte se thyerja ne forme eshte e lidhur ngushte edhe me "thyerjen" ne ndjenje te personazheve te mi.
Verej ne fytyrat e tyre se mungon sentimenti erotik, eshte me teper nje lakuriqesi, nje relacion trupor. A thua se dikush u ka shpartalluar ndjenjat. Me vijne nder mend njerezit e kohes sone. Ritmet e marra te shoqerive moderne, me ndjenja "fast-food", e me krijesa qe kane frike te dashurohen.

Ndjej se koha jone po na vret perdite e me teper, duke na vrare ne fillim shpirtin, e duke na lene thjesht ritualet e trupit.
Kam frike te pranoj se dashurine do t'a hasim vetem ne veprat e mjeshtrave te se shkuares.
Kam frike te besoj se krijesa e erret ne sfondin e "Paolo and Franceska", e vrau njehere e pergjithmone ndjenjen -qysh atehere ne 1819- duke na lene pergjithmone te thyer, te shperbere, te zbrazet e te shfytyruar, nen tik-takun e pameshirshem te ores qe pluskon mbi kokat tona...

Jean Auguste Dominique Ingres "Paolo and Francesca" (oil on canvas, 48cm x 39cm, 1819)