Nje objekt i vazhdueshem i analizes time artistike eshte perpjekja per te njohur, per te studiuar dhe per te kuptuar primitiven ne art, e si pasoje edhe ne jete. Gjithnje me ka magjepsur cdo shfaqje e saj pergjate historise se artit.
Ekzistenca por edhe perqasja primitive e realitetit (brenda hapesirave artistike), eshte edhe nje nga format me te sinqerta dhe te verteta te te shprehurit te shpirtit njerezor.
I pari ishte imazhi (jo fjala, sic shpesh abuzohet mbi kete argument me rrenje biblike). Njerezit e pare primitiv, pikerisht ne momentet kur sendertonin hapesirat e tyre civile e njerezore, shume me pare se te flisnin, shprehen turbullirat e tyre shpirterore nepermjet imazheve te pikturuara apo te skalitura ne shpella . Nje faze kjo qe ne historine e artit njihet me termin: "Piktura e Shpellave" apo "Arti i Shpellave".
Pablo Picasso "Maya and the Doll" (oil on canvas , 1938)
Ato gjurme qe kane ardhur deri me sot te kesaj forme te shprehuri, jane nga me tronditeset dhe me mahniteset njekohesisht. Pikerisht sepse te komunikuarit e njeriut prehistorik nepermjet fjales ishte ende i pafuqishem, kur ai ndjeu nevojen te pershkruaje "demin", e pikturoi ate. Kur donte te fliste per "gjahun" dhe s'mundej, serish e pikturoi kete skene. Duke i ngjizur atyre figurave aq mrekullisht te stilizuara, nevojen me te eperme te shprehjes se unit, thua se ne ato gjurme te shpirtit dhe te mendjes kridheshin magjira te papara dhe forca demoniake.
Dhe pikerisht kjo eshte esenca e artit. Nevoja per te eksploruar ambientin rrethues po edhe zjarrin qe na djeg ne gji. Deshira per t'u cliruar nga bubullimat e zemres dhe vetetimat e trurit.
Paul Klee "Printed Sheet with Picture [Bilderbogen]" (oil on canvas , 1937)
Nje shprehje ekuivalente, e perafert me ato universe artistike te njeriut primitiv eshte edhe piktura e femijeve te vegjel (kufi kohor maksimal te pjesemarrjes ne kete kategori do te vendosja moshen 6 vjecare). Eshte pikerisht i njejti tension i brendshem si ai i njeriut prehistorik. Qenesia ekzistenciale e nje femije qe pikturon, varet drejtperdrejt nga gjurmet qe ai le ne leter.
Shtepia (tema numer nje e femijeve) te cilen ai paraqet me aq pasion permes pikturash dhe vizatimesh, eshte edhe cerdhja ku ka strehuar lodrat e tij, endrrat, embelsirat dhe akulloret. Kur nje femije pikturon nuk ngjyen thjesht me boje nje leter, perpiqet te hape dritaret e shpirtit, dhe te na thote historite qe s'guxon apo nuk mund te thote me ze te larte. Merr fryme nga ngjyra blu e qiellit, dhe ndricohet nga buzeqeshja e diellit (i cili gjithnje vizatohet me sy, hunde, goje e veshe).
Kur nje femije pikturon, shnderrohet ne te njejten kohe ne nje perendi te gjithepushtetshme, pa varesi, pa ndroje dhe pa frike se mund te beje dicka gabim, apo se si do te duket ajo c'ka ben ne syte e te tjereve.
Ai eshte aty, duke na hapur bujarisht horizontet e pafundme, e te virgjera te brendise se tij, pikerisht sepse ai rron brenda realitetit qe pershkruan (shpesh here ne menyre te abstraguar per syte tane).
Arti feminor eshte perpjekja e pare e femijes (njeriut) per vete-analize. Perpjekja e pare per te njohur vetveten. Shprehja me sublime dhe me e prekshme e inteligjences/vitalitetit te qenies njerezore.
Shume artiste u magjepsen nga primitivizmi i popujve te pazhvilluar (ne sensin e zhvillimit social, ekonomik apo teknologjik) dhe naivizmi i te shprehurit tek arti feminor. Edhe une jam nje nga ata. Fatkeqesisht kur kalojne vitet e femijerise dhe fillojme e mesojme a.b.c. , humbasim naivitetin dhe kendveshtrimin primitiv mbi boten.
Per mua primitivizmi eshte nje lloj lendine e paane dhe pafund, me nje harlisje te marre lulesh aromembarsura e ngjyraplot, nga ku mbledh nektar e frymezim, per te krijuar dhe per te ecur perpara...