14 April 2008

Trup Perpara Syve

Toni Milaqi "Hysteria In The Beach" (acrylic on paper, 65x85 cm, 2005)

TRUP PERPARA SYVE

Dhe hijet u hapen edhe nje here dhe deftyen
nje trup:
floket e tu, vjeshte e dendur, renie e ujit
diellor,
goja jote dhe disiplina e bardhe e dhembeve te
saj kanibale,
rober ne flake,
lekura jote prej buke te porsapraruar dhe syte
e tu sheqer
i djegur,
vende ku koha nuk rrjedh,
lugina qe vetem buzet e mia i njohin,
gryke e ngushte e henes qe ngjitet deri te gusha
jote permes
gjinjeve,
ujevare e ngurtesuar e zverkut,
pllaje e larte e barkut tend,
plazh i pafund i ijes.

Syte e tu jane syte e ngulet te tigrit
dhe nje minute me pas behen syte e lagesht te
qenit.

Perhere ka blete ne floket e tu.

Shpina jote rrjedh e qete nen syte e mi
si shpina e lumit ne driten e flakeve.

Ujera te fjetur godasin dite e nate belin tend
prej ketri

dhe ne brigjet e tua te pafundme si hapesirat
e henes,
era fryn permes gojes sime dhe qarja e saj e
gjate mbulon
me te dy flatrat gri
naten e trupave,
ashtu si hija e shqiponjes vetmine e shkretetirave.

Thonjte e gishterinjve te kembeve te tua jane
bere prej kristali veror.

Mes kembeve te tua eshte nje pus ujerafjetur,
gji ku deti i nates qetesohet, kale i zi
prej shkume,
gure ne kembet e malit qe fsheh nje visar,
goje e furres ku piqen naforat,
buze te qeshura te paksahapura dhe mizore,
dasme e drites dhe e hijes, e te dukshmes dhe te
padukshmes
(atje pret mishi ringjalljen e tij dhe diten e jetes
se perjetshme).

Atdhe gjaku,
e vetmja toke qe njoh e qe me njeh,
i vetmi atdhe qe besoj,
e vetmja porte e pafundesise.

OCTAVIO PAZ
(Perktheu: Mira Meksi)