Toni Milaqi "Pornography" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2006)
Eshte koha kur kasapet quhen artiste, kur thertoret e kafsheve pagezohen: "kulte arti" (me vijne ndermend sharlatane vizuale si Damien Hirst) .
Eshte koha kur pjellat e vobekta amerikane te Andy Warhol , dhe perfaqesuesit me ekstrem te komerciales ne boten e artit (shih: Jeff Koons) kane pushtuar hapesirat vizuale.
Eshte koha kur zerat e gjinkallave te "Kitsch"-it kane ndersyer boten tone, e ashtu te babezitura jane ulur kembekryq ne hapesirat tona shpirterore dhe intelektuale.
Koha, kur ata qe s'kane asgje per te thene degjohen me shume se ata qe munden dhe qe duhet te rrefejne. Koha kur antivlerat perbejne te vetmet "vlera" te qenesishme te shoqerive perendimore. Koha kur kasapet dalin rrugeve, e tundin qiejve -me duar gjithe gjak- bole minjsh. E ashtu gjakperlyer shkallmojne pa te keq cdo ekzistence shprehjeje artistike, duke vrare egersisht brendine tone. Koha kur na varin bolet e mediokritetit ne qafe, na gozhdojne me prangat paralitike te injorances, e na zene syte me fashat e mosdijes.
Eshte e veshtire t'u flasesh per art kasapeve hanxhar-ngrehur. Eshte e veshtire te pershkruash nocione artistike duke biseduar me koqe gjak-perlyera ...
Toni Milaqi "Male" (acrylic on paper, 100x80 cm, 2004)