Toni Milaqi " Triumph of Monster" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2007)
"Por cfaredo qe te jesh: poet, gjysmeperendi, apo idiot - gjithnje, krye disa oresh, te duhet te zbresesh nga qiejt e tu, per te urinuar."
(E.M.Remark)
Cdo artist e nis gjithcka duke genjyer veten. Shpesh here rron nje realitet personal subjektiv, teresisht te ndryshem nga ai i turmes.
Artisti rron absurdin, shume here i vetedijshem per kete skajshmeri te qenies.
Nese do te kerkonim nje figure historike prej letersise per te sintetizuar apo pershkruar natyren demoniake te nje artisti, ai padyshim do te ish Don Kishoti; i lumtur ne lufterat e tij me telajot, bojrat, mermerin, balten, veglat muzikore, makinat e shkrimit, apo tastjerat e kompjuterave; i lumtur, ne luftrat e tij me mullinjte e eres.
Ne mjaft raste, keto udhetime te zemres dhe te trurit, jane teresisht te pakuptueshme per ambientet, grupet shoqerore, apo njerezit qe nuk kane kultivuar nevojen per t'i ikur trupit tokesor, per t'u zhveshur prej tij, e per te fluturuar ne krahet e ndjenjes, te delireve me te marra te unit.
Te fluturosh ngadhnjimtar qiejve te deshires, nuk do te thote njekohesisht edhe lumturi e perjetshme, nuk do te thote udhetime te pambarimta, nuk do te thote liri absolute. Ka momente, kur ne keto hapesira shfaqen djaj dhe demone, perbindesha dhe kucedra, shpende mitik e grabitqare, dhe dinosaura prehistorik me flatra vigane.
Ndodh ne shume raste qe endrrat e nje krijuesi te zymtohen, te tkurren, te sfiliten prej muzgut dhe erresires qe i perqarket.
Ndodh ngadonjehere qe hena te fiket dhe yjet te bejne greve, duke braktisur keshtu qiejt. Ndodh qe prej mullinjve te eres te pillen monstra te frikshme dhe demone hakmarres. E pikerisht aty, kur edhe paqja jote ekzistenciale eshte e cenuar, ndjen veten teresisht te pafuqishem te luftosh per Dylqinjen (apo Dylqinjat e tua). Ndjen se shpata e mburoja jote jane prej letre, dhe se legeni qe ke vene per perkrenare eshte i paafte te te mbroje. Ndjen se krahet s'te binden, e se truri po te braktis. I vetmi organ qe punon me te njejtin intesitet eshte zemra...
Nganjehere eshte teper e veshtire te luftosh perbindeshat e mediokritetit njerezor. Eshte teper e veshtire per nje artist, per nje krijues, per nje njeri, te perleshet me Hicin dhe ritualet monotone jetesore. Eshte teper e veshtire - per te mos thene e pamundur- te ndricosh honet e sterrte te humneres qe varet perfund kembeve te tua duke i hedhur asaj kunja shprepseje te ndezura.
E vetmja gje qe mund te besh eshte te lesh disa gjurme te atyre sa ndjeve per Dylqinjen qe kurre s'ka qene reale. Disa gjurme te betejave mbi demonet e erresires vrastare te se perditshmes. Disa gjurme kundershtie mbi pushtetin perbindeshave social, etik, e moral, qe na kontrollojne dhe qe na perqarken.