Toni Milaqi "Who Killed the Cezanne's Bathers ?! " (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2007)
Nje nga dashurite e mia eshte Sezani. Nje figure gjeniale e arteve vizuale ne kohera. Nje prijes i modernizmit, nje personalitet uzurpues, solid dhe kompleks.
Nder punimet e tij qe me ngazellejne me shume jane padyshim edhe cikli i veprave: "Les Grandes Baigneuses", apo e thene ndryshe: "Bathers" . Ne shumicen e rasteve paraqesin grupe femrash te cilat bejne banjo dielli, apo lahen buze liqenesh a lumenjsh. Nje atmosfere ku mbizoterojne lakuriqesia e trupave, jeshilja e pemeve, bluja e qiellit, harlisjet dominante te reve.
Vepra ne pergjithesi dramatike, gati-gati te dhunshme, sikurse edhe cikli: "The Battle of Love", por qe njeheri shprehin nocionet e Sezanit mbi lidhjet e njeriut me ambientin qe e rrethon. Nje perngjasi me temat e lashta dionisiake, deshira per te shijuar natyren, por edhe cdo sterkalth te nektarit te jetes. Deshira per t'u bere nje me floren, faunen, ambientin nga ku kemi ardhur dhe te cilit i perkasim...
Shetis edhe tani buze-liqeneve... Cudi! Kush perpiu valle ujrat e tyre?! Kush shoi etjen me kaltersine e atyre ujerave?! Pse kaq shume gri?! Kush shurroi mbi bardhesine e reve?! Ku u fsheh e gjelbra e livadheve te Sezanit?! Ku shkuan valle femrat e tij gjithe nure?! Kush dogji blune e qiellit?! Kush u preu kokat luleve, dhe krahet fluturave?!