Toni Milaqi "The House of the Spirits " (acrylic on canvas and mixed technique, 130x100 cm, 2001)
Ne pallatin tone te shumte jane banoret. Aty zgerdheshet djalli, dhe derdhet ne gjume Krishti pas diteve rraskapitese te kryqezimit. Aty te lehurat e qeneve te terbuar, dhe trokitjet e pushtetshme te thundrave te kuajve. Aty policet e devotshem, te armatosur deri ne gryke, dhe anarkistet e lakuriqte me shigjeta e gure ne duat. Renkimet e afshet e dashurise, ne fqinjesi me konservatorizmin e moralit. Aty jeta, perbri vdekjes.
Pallati yne, se di pse me ngjan me nje varke moderne te Noes! Me kontradikta dhe relacione te lashta, por edhe te trashegueshme...