Sot duke lexuar shtypin hasa nje artikull te Alban Hajdinaj me titull : "Skena e re e artit pamor shqiptar" , kontradiktat ideore e te cilit me dhane spunton per te shkruar keto radhe. Nga njera ane eshte interesant fakti qe nje artist shqiptar merr persiper te flase per problemet akute te artit sot, nga ana tjeter mendimet e shprehura, fatkeqesisht, kacafyten me njera-tjetren. Thote Albani:
...Tendenca më e qartë e përbashkët që vihet re në punën e këtyre artistëve është interesi për tematikën sociale (duket gati-gati si vazhdim i Realizmit Socialist)...
...Paralelja që perifrazova më lart më ngjan e vërtetë, sado që duket e pamundur, arti i Realizmit Socialist i dedikohej krejtësisht sferës publike dhe aty s‘kishte vend për individualizëm, por a ka vend sot për një të tillë? A nuk është tematika sociale veç inversi i Realizmit Socialist dhe a nuk kemi të bëjmë tek e fundit me një vazhdim të asaj lloj tradite të angazhimit të artistit në funksion të ideologjisë/modës së kohës?
Miku im Alban jane paksa te ngaterruara, por dhe pa bazament real ato sa thua.
Aristoteli thote: "Ο ανθρωπος είναι ζώον πολιτικόν" (Njeriu eshte kafshe politike). Ne kete sens cdo element i aktivitetit dhe i ekzistences njerezore, fitrohet pikerisht nga ky prizem i kendveshtrimit mbi veten dhe ambientin rrethues. Te kerkosh prej Njeriut te mos kete angazhim qofte politik, qofte social, do te thote t'i kerkosh atij te mbylle syte ndaj realitetit qe e rrethon; do te thote qendrim pasiv mbi te drejtat, detyrimet si edhe pergjegjesite e tij sociale; do te thote t'a denosh ate ne nje skllaveri te perjetshme.
Dhe pikerisht sepse artisti eshte mbi te gjitha njeri - nepermjet vepres se tij merr persiper te flase mbi problemet, frikat, deshirat, nevojat, endrrat me te thella dhe esenciale te qenies- qendrimi pasiv, te mosfolurit mbi problematikat sociale do te thote pa aftesi, anashkalim dhe deshtim total ne analizat mbi qenesine fizike, shpirterore, si edhe mbi vete universin njerezor.
Arti i Realizmit Socialist nuk kishte asgje te perbashket me kerkimet dhe hulumtimet sociale rreth individit apo shoqerise. Arti i Soc-Realizmit nuk interesohej per jeten e individit apo te turmes, ishte shprehja e menyres se si duhej te sillej dhe se si duhej te shihej individi apo turma. Pikerisht per faktin se ky art nuk ishte analize, por demagogji, nuk ishte hulumtim artistik, por ilustrim ideollogjik i mendesive dhe nocioneve te klases politike e pushtetare.
T'i thuash nje artisti se meditimi, analiza, si edhe shprehja kreative -nepermjet artit- e problematikave ekzistenciale, sociale, apo edhe e bindjeve te tij politike, nuk do te thote art, eshte njelloj si te mohosh tere Historine e Artit, Letersise, Drames, e Muzikes ...
Homer-i nepermjet "Iliades" dhe "Odiseas" vendos njeriun ne binokularin laboratorik te artistit, duke bere te dukshme ne kete forme (nder te tjera), elemente si edhe analiza esenciale te raporteve social-politike te shoqerise njerezore ne te cilen jetoi. Tragjiket e medhenj greke po keshtu, zhbiruan, por edhe lane pas vepra monumentale mbi kete argument.
"To be or not to be" keto fjale te Shakespeare tek Hamlet-i shprehin nder te tjera perpos ankthit ekzistencial, edhe akuze te thelle ndaj shoqerive njerezore ne te cilat gjallojme.
Kapricot, apo vepra si "The Third of May" te Goya-s jane triumfe te guximit qytetar, si edhe te shprehjes kreative ne artet vizuale.
Putanat e Lautrec-ut jane deshmi te nje qendrimi social-politik ne pikture.
"Cupat e Avinjon" te Picasso-s jane balada te tera mbi problematika sociale, humane, shoqerore.
"Patatengrenesit" e Van Gogh-ut po ashtu; Shpime ne zemer te komuniteteve tona njerezore.
Kandra e Kafka-s tek "Metamorfoza" - nje operacion filozofik, social dhe artistik i procesit te jetersimit.
Kufomat -e gjalla- me perngjasi njerezore dhe depresive te Francis Bacon-it, jane ulerima humaniteti, analizash, por edhe konkludimesh social-politike nepermjet artit.
"Britma" e Munch-ut eshte nje thirrje qe i behet reflekseve tona shoqerore.
Dhe dhjetera e dhjetera shembuj te tjere nga te gjitha fushat e krijimtarise artistike pergjate mijevjecareve te ekzistences njerezore. Tematikat sociale ne art nuk jane ceshtje mode, jane nevoja per te njohur, per te shprehur dhe per te bashkebiseduar mbi shqetesimet/problematikat me esenciale te qenies.
Hapja e skenes shqiptare te Artit (veshtire se mund te gjesh nje te tille) perkundrejt asaj nderkombetare, nuk ishte gje tjeter vecse nje abuzim komercial nen petkat e shprehjes artistike, me rregulla komerciale, nen ndikim faktoresh specifik, politik e social, te cilat favorizuan "pasurimin" e Star-System edhe me emra shqiptare. Ne kushtet globale -te cilat imponohen prej tregjeve te Artit- kasta ekonomiko-politike shqiptare lepin dhe mbllacit -e lumtur- kockat e mbetura prej gostise madheshtore te bursave dhe metropoleve nderkombetare. Emrat e atyre qe sot jane ne krye, jo te risive artistike, por te bursave globale te artit, si edhe te kuratoreve apo drejtuesve organizativ ne keto aktivitete, jo ashtu rastesisht lidhen ne menyre te pandashme dhe me hallka te pazgjidhshme me mafjen politiko-ekonomike qe vendos rregullat e lojes edhe ne fushen e Arteve Vizive Shqiptare.
Arti ne teresi, dhe ne vecanti ai shqiptar do te bejne nje hap perpara, kur te fillojme te mendojme pak edhe per te (ketu e kam fjalen kryesisht per istitucionet dhe perkujdesjen shteterore, por sigurisht edhe per nismat dhe ndermarrjet private), kur permes angazhimit tone ne keto fusha do te drejtojme fokusin mbi problematikat e arritjet krijuese, dhe jo vetem mbi faktorin komercial te produktit artistik.