Nje fotograf dhe fotoreporter teper interesant, i cili ka fokusuar me objektivin e tij momente unikale te realitetit shqiptar pergjate viteve te diktatures komuniste, por edhe me pas, ne vitet e kalbezimit social, shpirteror dhe institucional qe po perjeton Shqiperia, eshte Michel Setboun.
Kur ndesha punet e tij (sidomos ato te periudhes "para viteve 1990"), me te vertete u befasova, pasi shume imazhe jane unike, te verteta, jo te perkedhelura apo te lemuara, shpesh here te ashpra, dhe ndoshta disi "te huaja" per realitetin e ri, apo tranzicionin total qe po kalon shoqeria shqiptare sot. Tek ky cikel fotografik, ke ndjesine se Michel Setboun ka ndalur kohen, "e ka burgosur ate".
Nje element qe evidentohet me teper mjeshteri dhe qe personalisht me ngacmon, eshte edhe lidhja e shqiptarit me artet. Nje relacion urrejtjeje, armiqesor, i mbrujtur me mllefe dhe ekstaza te cartura.
Michel Setboun "Restoration of St. Eloi church (destroyed by the communists) Albania" (Photography, 1990)
Duke ndjekur udhetimet e tij ne Shqiperi, shtegetojme mes rrenojave te objekteve te kultit qe la pas totalitarizmi komunist ne Gjirokaster, ne Sarande, ne Berat, ne Korce, ne Vlore, ne Tirane. Deshmi e atyre krimeve historike ne memorjen kolektive te njerezve dhe te popujve qe banuan nder kohera shtetin e sotem shqiptar. Vetem dyzet vjet, per te shkaterruar gjithcka te vlerte te krijuar nder shekuj. Dyzet vjet per te shperbere kulturen shpirterore dhe artistike te atyre viseve.
Nuk e di nese Njeriu i ri u krijua apo jo, por di qe ajo erresire patologjike qe karakterizon shqiptarin ne relacionin e tij me artet, ajo urrejtje totale per cdo gje qe nuk kupton dhe qe i vret syrin, ajo mani shkaterrimi te cdo gjeje qe i perket se kaluares, u kultivua dhe u rrit -padyshim- ne vitet e erresires komuniste, duke sjelle ne jete nje brez pa rrenje, pa ura me te shkuaren, pa njohje te vlerave te verteta njerezore, nder te cilat nje vend paresor zene edhe artet.
Michel Setboun "Saint Nicholos; the frescoes were not destroyed but the church was transformed in a storage -Moschopolis, Albania" (Photography, 2006)Jane pikerisht keto pjella te mjera te Njeriut te ri -keta pasardhes te vobekte- te cilet pas viteve 1990 e ne vazhdim shkaterruan ato pak piktura murale te mbetura ne objektet e kultit te cilat i shpetuan djegjes e kazmes komuniste, dhe te cilat asokohe ishin kthyer ne stalla. Jane te njejtet njerez, qe shkarraviten ne menyren me barbare shpellen-shkembin e Lepenices ne Vlore, duke asgjesuar keshtu ato gjurme autentike dhe teper te vyera te periudhes prehistorike. Te njejtet fakira, te cilet "u nxorren syte" shenjtoreve ne pikturat murale te Voskopojes. Te njejtat kufoma ende te gjalla, te cilat thyejne e djegin cdo shprehje -te harruar- te artit te realizmit socialist, cdo gjurme qofte edhe te zbehte te artit qe mund t'i lidhe me te shkuaren.
Michel Setboun "Monuments, Saranda, Albania " (Photography, 2006)
Fatkeqesisht Njeriu i ri - shqiptar nuk e njeh artin. Nuk mund te perceptoje nevojen e ekzistences se tij. Per te arti eshte lluks. Nuk mund te rroje dot me te kaluaren. Njeriu i ri- shqiptar do te harroje. Do te harroje kush eshte, per ke broheriste dhe thurte himne. Kujt i puthte kembet, dhe kujt i qeshej. Kujt i kendonte, dhe ke ngrinte ne piedestal. Njeriu i ri-shqiptar nuk ka memorje. I paafte te komandoje veten e tij, gjithnje nen tutele padronesh te eger dhe gjakatare, eshte mesuar te mos ndjeje nevoje per te bukuren. Te mos kete nevoje per seleksionimin e se shkuares. Te kete teresisht te pamundur te bashkezistoje me te.
Vdiq mbreti- Rrofte mbreti! Ne djall flamujt e vjeter; Rrofshin te rinjte!
Michel Setboun "Working in an old factory with statues of Lenin, Stalin and Enver , Tirana, Albania" (Photography, 2006)