Onouphrios Cypriotes [Onufer Qiprioti] "St. Johan the Baptizer" (icon on wood, 1599) -Icon Before Restoration-
Duke ndjekur qysh ne shkolle, por edhe me vone, nevojen e sistemit akademik shqiptar (por edhe te zyrtareve dhe nenpunesve qe rastesisht u gjenden ne karriket e sektoreve te mirembajtjes, dokumentimit, arshivimit dhe te seleksionimit te veprave te artit, te cilat sot posedon shteti shqiptar) per te rishkruar historine, nuk mund te besh gje tjeter vecse te dorezohesh ndaj sharlatanizmit shkencor, historik, dhe intelektual, me te cilin shpesh here perballesh.
Qe ky sharlatanizem shkencor rrenjet i ka kryesisht ne periudhen e diktatures komuniste shqiptare, kjo gje dihet. Faktoret ishin te ndryshem dhe te shumte. Sistemi totalitar i Enver Hoxhes shkaterroi dhe asgjesoi ne menyre totale te gjitha monumentet e kultit, si edhe cdo gjurme ekzistence te artit mesjetar, te cilat ndodheshin brenda territorit te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise. Sigurisht qe per sistemin nacional-komunist nuk ishte e veshtire te manipuloheshin faktet historike dhe deshmite kulturore te se shkuares, ne rekje te krijimit te Njeriut te Ri Shqiptar dhe te formimit te ndergjegjies kombetare, per te cilen kaq shume nevoje jetike kishte. Nje brez i ri u ushqye duke pertypur frytet e paditurise historike dhe duke mbllacitur ate corbe te shprishur te cilen serviriri me kaq mjeshteri nomeklatura komuniste.
Onouphrios Cypriotes [Onufer Qiprioti] "St. Johan the Baptizer" (icon on wood, 1599) -Icon After Restoration in the The Byzantine Museum of Athens, Greece-
Ajo qe ben pershtypje eshte se sot, 17 vjet pas renies se diktatures komuniste, e njejta gjuhe kundermuese, nacionaliste, e skalavarur dhe e pabaze shkencerisht, vazhdon te kumboje ne qarqet intelektuale shqiptare, duke vene ne gjume te thelle llogjiken dhe duke pjelle monstra te reja mosdijeje.
Degjoj shpesh here te flitet per Ikonografine shqiptare, per artin mesjetar shqiptar, per piktoret (ikonografet) shqiptare, per shkollat shqiptare te ikonografise dhe qeshem. Ne shume raste e qeshura ka edhe rol clirues dhe kurues ne te njejten kohe. Kohe me pare vizitova G.K.A.-ne dhe sallen e artit mesjetar, ose ndryshe te ashtequajturen Salla e Ikonografise Shqiptare.
Ioannis Tsetiri [Johan Cetiri] "The Dormition of the Theotokos" 1814
Po keshtu degjojme te flitet per Onufrin, per te birin Nikollen, per Onufer Qipriotin, per Johan Cetirin, per vellezerit Zografi dhe plote artiste-ikonografe te tjere (veprat e te cileve i shpetuan genocidit kulturor te periudhes komuniste e qe aktualisht jane prone e shtetit shqiptar) te cilesohen si artiste shqiptare. Mbaj ne duar nje album (nga te paktet ne kete lloj ne Shqiperi) me titull : "Ikona te Beratit", me autore Ylli Drishtin dhe Leon Ciken, botim i AICA Albania dhe i Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve te Republikes se Shqiperise, i vitit 2003 dhe me habit verberia historike, shkencore, artistike dhe profesionale e autoreve, permes analizes qe rreken te bejne mbi kete pasuri kaq te madhe artistike dhe spirituale te artit mesjetar, kryesisht te zones se Epirit Verior.
Thote diku Ylli Drishti:
"...Kultura shqiptare ka krijuar ne shekuj thesaret e saj artistike, ku shquhen arritjet interesante te ekuilibreve ndermjet racionalizmit perendimor dhe misticizmit lindor; te filtrimeve lokale dhe komunikimeve ballkanike..."
Per tu pasuar nga ministria e atehershme Arta Dade:
"...Ministria e Kultures synon te vazhdoje dimensionet dhe vlerat reale te artit historik dhe kontemporan shqiptar ne te gjithe gjeresine e tij..."
Qe ministria ne fjale nuk ka idene perse flet, qe njohjet e saj ne sferen e ikonografise dhe te artit mesjetar jane ekuivalente te nivelit te njohjes se femijeve te ciklit parashkollor, kete nuk eshte e veshtire ta kuptosh. Por eshte e pafalshme qe i ashtequajturi specialist dhe studiues i G.K.A. Ylli Drishti te shfaqe keto mendime kaq amatoreske, te pabaza shkencerisht, gati-gati qesharake.
Nevoja e identifikimit te artit mesjetar te zones se Epirit te Veriut (kryesisht te ikonografise bizantine dhe pasbizantine te ketyre trevave) si shprehje e potencialeve dhe e "qyteterimit shqiptar", vetem abuzive dhe e skalavarur shkencerisht mund te konsiderohet. Qe te japesh karakteristika kombetare tek dicka, duhet ne radhe te pare te shqyrtosh elementet baze te kesaj perkatesie etnike. Elementi kryesor dhe dallues i perkatesise etnike te nje grupi njerezor, komuniteti, apo te nje populli eshte gjuha. Eshte pikerisht ajo, mbi te cilat sendertohet identiteti historik, kulturor, etnik, i grupeve apo bashkesive njerezore tek te cilat merr jete dhe gjallon. Duke shqyrtuar me kujdes ikonat e Onufrit, e te birit Nikolles, e Cetirit dhe te tjereve, si edhe mbishkrimet e panumerta mbi to, del ne pah edhe perkatesia etnike e njerezve te cilet i krijuan dhe qyteterimi te cilit i perkasin.
Early Christian Church [Basilica] in Bouthrotos [Butrint] (Mosaic Pavement Detail, From the 5th Century A.D.)
Pjesa me e madhe e ketyre ikonave, duke ndjekur kanonet dhe llogjiken e piktures bizantine dhe pas-bizantine, sjellin me vete edhe mjaft shenime (nuk e kam fjalen thjesht per emrat e shenjtoreve) te krijuesve te tyre ne lidhje me temat, me investitoret, me ato c'ka deshironin te nenvizonin dhe te percillnin vete autoret tek besimtaret ortodokse dhe bashkekohesit (e njejta gje ndodh edhe ne ikonat e sjella ketu te Onufer Qipriotit, te Cetirit me paragrafe te tere ne greqisht ne pjesen e poshtme te tyre). Te gjitha keto fjali (ne disa raste edhe paragrafe) jane te nje greqishteje te kulluar, pa referencat me te vogla ne shqip. Gje qe deshmon me se miri per perkatesine etnike, si edhe kulturen dhe qyteterimin, qe benin pjese.
Sic dihet ikonat ishin nje art popullor, nje forme utilitare arti (ushqim i shpirtit) dhe roli i tyre ishte te komunikonin drejtperdrejt me nje mase sa me te gjere vizituesish dhe besimtaresh. Nuk mund te ekzistojne referenca te tera ne greqisht, me qellim te komunikuarit me njerez dhe komunitete shoqerore qe nuk kuptojne ate gjuhe. Kuptohet qarte se ato vepra kulti dhe arti i perkisnin qyteterimit greko-bizantin te Epirit te Eperm dhe ishin pjella te asaj bashkesie njerezish, te cilet nuk mund te identifikohen kurrsesi si shqiptare. Kur bejme dicka te tille, kjo perngjan me teper me udhetime fantastiko-shkencore, se sa me percapje per hulumtimin, zberthimin dhe analizen e historise.
Po ashtu verejme se Shkolla e Beratit eshte nje percuese dhe nje vazhduese e denje e filozofise, kanoneve dhe parimeve te Shkolles Ikonografike te Kretes (perfaqesues te se ciles ishin El Greko, Michail Damaskinos ...), ndersa Shkolla e Korces mund te themi se ndjek gjurmet dhe mendesite e Shkolles Ikonografike te Maqedonise (perfaqesues kryesor i se ciles ishte Manouil Panselinos). Jane keto "shkolla meme" edhe dy nga rrymat kryesore te ikonografise greko-ortodokse bizantine.
Ne kete teme nuk dua te flas per kodiket e shumte te trevave te jugut te Shqiperise, per arkitekturen dhe konceptet karakteristike epiriote te saj, per folklorin, per kostumet dhe veshjet, per kenget dhe vallet, per nocionet dhe kendveshtrimin mbi boten te banoreve te atyre zonave. Thjesht dua te perqendrohem tek ikonografia, apo tek piktura bizantine dhe pasbizantine epiriote.
Duke konkluduar mund te them se ato popullsi qe flasin/shprehen greqisht, qe shkruajne greqisht , qe mbajne emra greke, qe ndertojne objektet e tyre te kultit nen filozofine dhe parimet e arkitektures greko-bizantine, qe kendojne dhe qe qajne ne greqisht, jane padyshim fryte te nje qyteterimi grek.
Constantinos & Athanasios Zografos [Kostandin & Athanas Zografi] "The Burning of Babylon" (Church of Saint Athanasios, Moschopolis).
Te flasesh per piktore dhe pikture mesjetare shqiptare, te cilesosh ate art te mirefillte greko-bizantin dhe ata mjeshtra ikonografe te Epirit Verior si shqiptare, eshte njelloj si ajo futja e kokes ne rere nga struci, per t'iu shmangur rrezikut qe i kanoset. Dhe ne kete rast rrezik per te ashtequajturit intelektuale, studiues, akademike dhe politikane shqiptare, perben boshlleku historik i identitetit kombetar, te pohuarit dhe te pranuarit e ekzistences kompakte dhe me vazhdimesi te qarte kohore te qyteterimeve te ndryshme greke ne truallin jugor te Shqiperise se sotme, si edhe mospermbushja e nevojes se besimit ne nje te shkuar vezulluese etnike, te ndritshme dhe te lavdishme, e cila do t'i jape kuptim dhe vlere ekzistences se sotme...
Perrallat jane te bukura, te vlefshme, te dobishme dhe te mira, por fatkeqesisht ne kete bote nuk rrohet vetem me perralla...