Me poshte po sjell intervisten e plote (dhe te pareduktuar) dhene
gazetares Arjola Hekurani dhe te botuar tek Gazeta Shqip e
dates 13.10.2008 me titull: "Udhëtimet përmes artit " . Ndonese pergjigjet e mia u rrumbullakosen paksa, dua te falenderoj Arjolen per interesin e saj mbi pikturen time dhe per pyetjet vertet grishese. Fatkeqesisht ne mediat shqiptare ende nuk jane pjekur kushtet per
t'u thene fjalet me emrin e tyre te vertete ...
-Kush eshte Toni Milaqi?
-Kam lindur ne Tirane ne 1974. Jam nje artist vizual, piktor. Jeta ime personale, ndijimet dhe emocionet, kujtimet dhe pervojat, deshirat dhe nevojat, i kane rrenjet ketu ne kete zone te ballkanit jugor, mes Shqiperise dhe Greqise.
-Jetoni e punoni ne Greqi prej vitesh tashme. Cfare marredhenie keni me kete vend?
-Greqia eshte vendi ame i gjysherve te mi, pasi origjina ime eshte prej fshatrave te Dropullit (Gjirokaster). Si pasoje eshte edhe atdheu im. Eshte vendi ku jetoj, punoj dhe krijoj...
-Po me Shqiperine?
-Po me Shqiperine?
- Marredhenia me Shqiperine eshte disi me e ndryshme. Eshte vendi ku u linda, ku u rrita. Ku njoha cdo te thote e bukur dhe e shemtuar. Vendi i cili ushqeu endrrat e mia dhe qe u preu krahet ne te njejten kohe. Vend te cilin e dashuron lehtesisht, por dhe vendi qe te plagos po me kaq lehtesi. Gjithsesi eshte vendi i lindjes, atdheu im.
-Si e pershkruan pikturen, artin tend? (Me trego te lutem pak me gjate per artin tend. Ju shikoj shpesh te guximshem ne ato qe shprehni dhe rrefeni nepermjet piktures.)
-Si e pershkruan pikturen, artin tend? (Me trego te lutem pak me gjate per artin tend. Ju shikoj shpesh te guximshem ne ato qe shprehni dhe rrefeni nepermjet piktures.)
- Lidhjen qe kam me pikturen mund ta perkufizoja si ekzistenciale. Nuk eshte zanat, profesion; eshte menyre jetese, shprehje e unit, forme e te parit te botes, e te shprehurit te ndijimeve dhe mendimeve te mia subjektive. Nje nevoje dhe percapje per komunikim me njerezit, te ciledo kohe qofshin ata. Nje perpjekje per zhbirim , njohje, analize te universit njerezor dhe ambjentit qe i perqarket. Te krijosh do te thote te matesh me qiejt.
Ne kete sens arti kthehet ne formen me te paster te shprehjes te atyre qe ndjen, apo deshiron shpirti dhe qe preokupojne mendjen. Sa per perqasjen time mbi te tera keto, nuk do ta quaja te guximshme, do ta perkufizoja si te sinqerte.
-Cfare ndikon me shume ne krijimet e tua? Nga se ngacmohesh apo frymezohesh per te krijuar?
- Artisti vepron nen trysnine e dy faktoreve teper vendimtare, per sa i perket vepres se perftuar artistike. Nen trysnine e realitetit te jashtem -"botes ne te cilen gjallon" dhe atij te brendshem -"universit te tij njerezor". Ne kete prizem perpjekja e tij per te njohur e analizuar keto dy realitete kaq te ndryshme dhe teresisht ne relacion te zhdrejte me njeri-tjetrin, mendoj se eshte edhe esenca e cdo krijimi artistik.
-Me sa kam pare une nga veprat tuaja, ve re se shpesh shperfaqet nudoja dhe akti seksual, te shoqeruara me vellon e abstraksionit, eshte gati - gati i perhershem, pse?
-Nese pranojme se arti eshte shprehja me e fuqishme e unit tone, e botes sone emotive dhe konceptuale, atehere ia vlen te themi - per te qene mbi te gjitha te sinqerte me vetveten - se nuk ka tema tabu. Ato c'ka na sundojne shpirtin, e na ndersyjne trurin duhet te jene ne menyre te padiskutueshme edhe shprehja tematike e vepres se krijuar artistike.
Perderisa arti eshte shprehje e "aspiratave tona te mjergullta", e "te vertetave" tona njerezore, mundet valle te mos jete edhe nje pasqyre e realitetit tone te brendshem shpirteror, e sensualitetit tone, e dashurise, apo e demoneve te tjere qe na perqarken ?!
Sa per formen qe ngjizet mbi kete koncept, eshte ne varesi te fazes qe kalon piktura ime pergjate kohes. Here e abstraguar, here kubiste, here ekspresioniste, here surealiste, e here brutale...
-Duket sikur veprat tuaja kane gjithnje nje mesazh te qarte te cilin duan ta percjellin deri te publiku, duket sikur ky eshte misioni i tyre dhe arsyeja perse u krijuan, perse ndodh keshtu?
(Duket sikur frymezoheni perhere nga tematika te caktura dhe jepni mendimin tuaj nepermjet piktures....)
-Duket sikur veprat tuaja kane gjithnje nje mesazh te qarte te cilin duan ta percjellin deri te publiku, duket sikur ky eshte misioni i tyre dhe arsyeja perse u krijuan, perse ndodh keshtu?
(Duket sikur frymezoheni perhere nga tematika te caktura dhe jepni mendimin tuaj nepermjet piktures....)
-Gezohem qe vini re dicka te tille. Nese nje artist arrin te shprehe nepermjet mjeteve te tij artistike, filozofine, nocionet, mendimet, deshirat, dufet dhe ndjesite e tij mbi ato c'ka e preokupojne -dhe kjo behet e lexueshme nga artdashesi, spektatori, lexuesi- atehere padyshim qe ia ka arritur qellimit.
Tematikat kryesore ne punen time jane dy: ato sociale dhe erotike. Mendoj se jane edhe nga me thelbesoret ne jeten e cdo njeriu. Lidhja e tij me shoqerine ne te cilen ben pjese dhe zhbirimi i gjithesise se tij emotive dhe sensuale. Puna ime ka per kahje pikerisht keto dy boshte.
-Cila eshte ngjyra juaj e preferuar?
Tematikat kryesore ne punen time jane dy: ato sociale dhe erotike. Mendoj se jane edhe nga me thelbesoret ne jeten e cdo njeriu. Lidhja e tij me shoqerine ne te cilen ben pjese dhe zhbirimi i gjithesise se tij emotive dhe sensuale. Puna ime ka per kahje pikerisht keto dy boshte.
-Cila eshte ngjyra juaj e preferuar?
-Ne pergjithesi me pelqejne ngjyrat e ftohta. Po mbi te gjitha ne pikture nuk ekzistojne ngjyra te bukura dhe te shemtuara. Ekzistojne ngjyra te vendosura bukur -ne relacion me te tjera- dhe ngjyra te vendosura keq.
-Cfare eshte piktura per ty?
-Cfare eshte piktura per ty?
-I pari ishte imazhi (piktura). Njerezit e pare primitiv, pikerisht ne momentet kur sendertonin hapesirat e tyre civile e njerezore, shume me pare se te flisnin, shprehen "turbullirat" e tyre shpirterore nepermjet imazheve te pikturuara apo te skalitura ne shpella . Te pikturosh do te thote te mbash te ndezur ate flake qe ndricoi e ngrohu breza te tere, dhe te jesh edhe ti pjese e asaj stafete njerezore, e cila perhumbet mijevjecareve. Te pikturosh do te thote te ekzistosh.
-Keni lindur dhe keni kaluar nje pjese te madhe te kohes ne Shqiperi, Tirane, sa ka ndikuar tek ju persa i perket kreativitetit artistik Tirana, Shqiperia?
-Piktura ime eshte e huaj qofte per realitetin shqiptar, qofte per ate grek, por edhe me gjere. Pasi nuk perkon me nevojat dhe kerkesat e modes. Eshte nje art personal dhe teresisht subjektiv. Ne kete sens nuk mund te kete pika reference me realitetin artistik shqiptar. Ne kundershti me kete Tirana dhe kryesisht relacionet njerezore por edhe peizazhi i saj, kane ndikuar mjaft ne vepren time.
-Si e gjen veten ne Greqi? Ka qene e veshtire te afirmohesh aty si artist?
-Si e gjen veten ne Greqi? Ka qene e veshtire te afirmohesh aty si artist?
-Greqia eshte vendi i cili me jep mundesine te krijoj, te punoj, te shprehem nepermjet artit tim. Nese me afirmimin do te kishim nder mend anen monetare te vepres, shume pune te mia jane shitur. Por afirmimi ne tregjet e artit (te qenurit nje firme komerciale) nuk duhet te kthehet ne qellimin kryesor te krijimtarise se nje artisti. Ekzistojne shume syresh te cilet ndonese te "afirmuar" ne bursat globale, nuk kane asgje te re per te thene me vepren e tyre. Per mua e rendesishme eshte eksplorimi i demoneve qe me vertiten brenda dhe jashte meje. Udhetimet permes artit.
-Mendon se ke arritur atje ku deshiron?
-Mendon se ke arritur atje ku deshiron?
-Perpiqem prej shume kohesh, te kaleroj endrrat e mia me te cartura, e me to te udhetoj permes qiejve te deshirave. Shpesh here tek bej dicka te tille, ndjej te rrezohem, e gjendem perfund kembeve te tyre, nen thundra te pameshirta dhe hingellima kumbuese. Por gjithnje ngrihem ne kembe, e gjithnje deshira ime per te kapur qiejt rritet e rritet ...
-Sa e njihni artin pamor ne Shqiperi dhe c’mendim keni per te?
-Sa e njihni artin pamor ne Shqiperi dhe c’mendim keni per te?
- Dua te them se kam qene gjithnje ne korent te ngjarjeve, proceseve dhe fenomeneve te cilat mbizoterojne ne hapesirat pamore shqiptare, ndjesia qe perftoj duke i veshtruar ato eshte ajo e perngjasise me nje pirg gjigand plehu. Te qelbur, me erera kundermuese, te pa trajte, te brejtur, te fundosur e te pushtuar nga gjithfare krimbash, mizash, insektesh te percudnuara, larvash e mikrobesh te pafundme. Nje hapesire e degraduar, e dekompozuar, e kalbur deri ne palce.
Kjo nuk do te thote se nuk ekzistojne artiste dhe individe te cilet i kundervihen, luftojne dhe sfidojne kete realitet. Por zerat e tyre jane kaq te mefshte e te pafuqishem nen gumezhitjet cjerrese e metalike te mizave, dhe te eres mbytese te plehut.
Eshte pikerisht ky pleh qe pushtoi tere vitet e mepastajme nga renia e diktatures komuniste (me perjashtime te pakta), ky sharlatanizem dhe amatorizem vizual -te cilin veme re-, kjo katrahure dhe ky mjerim pamor. E pame ate te ngrihet ne piedestal dhe te imponohet nga kuratoret e famshem dhe klanet e ndryshme, te cilat kryen ritualin jetesor kohe pas kohesh ne Galerine Kombetare te Arteve. Pame diletante me kamera ne duart e dridhura, te prezantohen si shpetimtare. Pame fotografe te vobekte te prezantohen si Mesies. Pame te njejtat figura te lodhura prej viteve te retushohen dhe te prezantohen si te sapolindura. Pame njerez medioker te pagezohen artiste dhe sharlatane "me krahe te ngrohta" te pagezohen kuratore. Nuk jam shume optimist per atmosferen mbizoteruese te realitetin pamor shqiptar.
-Vini shpesh ne Tirane, per pune apo per vizite?
-Vini shpesh ne Tirane, per pune apo per vizite?
- Tiranen e vizitoj shpesh. Ndonese ndjej se ajo Tirane ne te cilen u linda e u rrita dhe qe ka ndersyer qysh ne femijeri shpirtin tim, po jep shpirt perdite. Me "perbindeshin" demografik dhe gjeografik te krijuar tanime pak gjera me lidhin.
-Cila ka qene ekspozita e fundit qe keni celur?
-Mora pjese ne nentor te vitit te kaluar ne G.K.A. ne nje ekspozite kolektive me titull "Pavaresia".
-Cilat jane planet tuaja te aferta, gjithnje ne lidhje me pikturen...
-Po merrem me nje cikel punesh te permasave te vogla, ne bashkepunim me galerine e mirenjohur greke: "Cheapart", mbi nje ekspozite e cila do te celet ne dhjetor ne Athine.