23 November 2008

Mbi Ate qe S'munden te Marrin me Vete Korbat

Toni Milaqi "Wheat Field with Birds" (acrylic on paper, 85x65 cm, 2005)

Vincent van Gogh eshte nje nga figurat me komplekse te historise se artit boteror. Nje nga ata njerez qe i dha kuptim te ri nocionit te te qenurit artist. Nje personalitet qe me vepren, karakterin dhe vitalitetin e shpirtit te tij u kthye ne nje simbol te ekzistences se artistit pamvaresisht nga kushtet historike, morale, sociale, e artistike qe mbizoterojne ne kohen kur ai jeton.

Nje artist pishtar, gjenial e vigan, qe iu kundervu shemtise se botes, komercialitetit e hipokrizise njerezore, duke na hapur shtigje te pafund drejt vlerave te shpirtit, madheshtise se qenies, risive artistike, hulumtimit te njeriut, shoqerive njerezore, apo te natyres.

Ne kundershti me jeten tmerresisht te veshtire -per shkak te meskinitetit te mekanizmave sociale, artistike, e njerezore te kohes kur rrojti- , ne kundershti me vuajtjet, dhimbjet, skajshmerine ekzistenciale te qenies, vepra e Van Gogh-ut ruan nje freski te papare emocioni, kthehet ne nje oaz te pakrahasueshem koloristik, me nje brishtesi habitese kendveshtrimi mbi boten akoma edhe kur pershkruan ndjenjat me te cartura dhe kanibalizmin me te paskrupullt njerezor...

***

Adhurim i pamase per kokefortin me naiv te historise se arteve figurative, per te cmendurin me te mencur se urtesia e shekujve, per nje nga protoporet me te medhenj te historise moderne te piktures, per hollandezin qe ndricoi per jete e mot qiejt tane me vezullimin verbues milionash lule dielli ...

Vincent van Gogh "Wheat Field with Crows" (oil on canvas, 102x51 cm, 1890)