19 November 2008

Gazmend Leka -Mistiku

Gazmend Leka "Babylonian Watch" (painting on wood, 2003)

Gjithnje me ka terhequr pa mase arti i Gazmend Lekes. Gjithnje me kane ngacmuar truket e tij artistike. Atmosfera ne te cilen pluskojne heronjte e tij. Misticismi, si edhe fluturimet imagjinare ne te cilat na shtegetojne veprat e tij.
Me universin artistik te Gazmend Lekes u njoha qysh ne femijeri, si krijuesi i filmit aq te dashur per mua "Dy Gosti" (prodhim i Kinostudios "Shqiperia e Re", 1982), e me pas ne rolin e piktorit-ilustrues tek libri i Mitrush Kutelit me titull "Tregime të moçme shqiptare" (1987).
Arsyeja qe me pelqenin atehere skicat apo personazhet e tij te animuar gjendej pikerisht ne faktin se ato, dashje pa dashje, ushqenin fantazine time feminore me ndjesi, emocione e imazhe, prej te cilave e kisha te pamundur te shkeputesha lehtesisht.
Me pikturen e Lekes u njoha diku aty nga fundi i viteve '80, dhe jam perpjekur te jem ne kontakt me te edhe pergjate ketyre viteve. Ajo qe bie ne sy menjehere sa ndesh artin e tij eshte realiteti teresisht personal qe gjallon ne siperfaqet e sheshta me te cilat operon. Mistikja, spiritualja, fantastikja, elementet e ndryshem mitologjik dhe historik, te filtruar keta prej subjektivitetit mendor dhe emocional te krijuesit te tyre.
Shpesh here kam ndjesine se Gazmendi eshte nje percues dhe vazhdues dinjitoz i kerkimeve artistike, por edhe spirituale te mjeshtrave ballkanas te periudhes bizantine dhe pasbizantine. Po ashtu ndjej se arti i tij ka thithur nocione estetike dhe filozofike nga kjo periudhe kaq e pasur per sa i perket vlerave ne trajte, apo edhe atyre konceptive. Fakti qe mjaft pune te tij jane punuar ne dru; evidenca e nje realiteti dy-dimensional, me mungese (apo injorim) te ligjeve te perspektives; nje sere hulumtimesh me problematike spirituale (fetare); drita qe pershkon pikturat (e cila te kujton shume here driten qe leshon flakeza e qiririt), e mefshte, e ngrohte, dredharake dhe e brishte; si edhe mungesa e gravitetit te elementeve pjese perberese/te heronjve ne veprat e tij, jane ureza qe e lidhin kete krijues modern me pikturen kishtare dhe kryesisht me ikonografine bizantine te rajonin ballkanik. Vizatimi dinamik, ekzistenca e nje lloj simetrie anarkiste, elementet gjeometrike, simbolika e kudogjendeshme, te thjeshtezuarit e botes ne menyre esenciale, pasuria stilistike, teknika teper e rafinuar, si edhe mjeshtria e pashoqe e penelates, e vendosin Gazmend Leken ne nje nga artistet me te rendesishem te brezit te vet ne Shqiperi, por edhe me gjere, dhe ne te njejten kohe e shnderrojne ne nje nga udherrefyesit e rruges qe duhet te ndjeke arti shqiptar sot -ne vitet dhe koherat e koleres...


Filmi i animuar "Dy Gosti" Piktor-Regjizor Gazmend Leka

Gazmend Leka "Ditari i Alkimistit" (painting on wood, 2003)

Gazmend Leka "Comete" (painting on wood, 2003)

Gazmend Leka "Dimensioni i Fundem" (painting on wood, 50x70 cm, 2005)