28 April 2008

Mbi Lojrat dhe Lojtaret

Toni Milaqi "The Card Players" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2004) 

 Nje teme me mjaft interes per mua eshte edhe "Loja e letrave". Nje teme teper e levruar prej artisteve nder shekuj. Dy nga trajtimet e mia i perkasin perkatesisht viteve 1996 (varianti i pare), dhe 2004 (varianti i dyte). Jane kryesisht aludime mbi variantin e meposhtem te Paul Cezanne .

Toni Milaqi "The Card Players" (acrylic on canvas, 130x100 cm, 1996) 

Varinti i 1996 ishte shprehje e kerkimeve te mia mbi primitivizmin, duke dashur te operoj me linjen, dekorativitetin unifikues te figurave, por edhe me shperndarjen kompozicionale te ngjyrave. Ishte nje faze e imja ku studioja pikturat e disa femijeve 5 vjecare. I veshtroja tek pikturonin, por dhe se si punonin, ashtu te harruar e te perpire pas atyre qe benin. Perpiqesha edhe une te funksionoja artistikisht me te njejtin naivitet dhe shpengim ne forme, te vrisja cdo gjurme virtuoziteti dhe pervoje teknike, cdo njohje te historise se artit, te anatomise dhe te perspektives. Perpiqesha te harroja kush isha dhe se cfare njihja e dija. Ashtu si nje 5 vjecar, ngjizesha tek ajo siperfaqe e rrafshet qe pikturoja, e thithesha i teri prej saj, duke u perpjekur t'i pervidhem njohurive te mia artistike, cdo avantazhi informativ apo teknik.

Fernando Botero, "Jugadoras de Cartas (1)" (oil on canvas, 62 x 79 cm, 1989)

Varianti i vitit 2004 eshte rezultantja e kerkimeve te mia kubiste. Ekzistojne edhe aty gjurmet e nje stilizimi primitiv, ekzistojne elemente pop dhe komiks, vecse ne thyerjen e hapesirave vizuale dominon karakteri shperberes, por edhe ndertues i formes kubiste. Me interesonte gjithashtu zberthimi psikologjik i personazheve te vepres, si edhe loja e ngjyrave brenda kuadratit te telajos.

Otto Dix "Die Skatspieler" (oil on canvas with photomontage and collage, 110 X 87 cm, 1920) 

  Trajtimet e ketij subjekti nga artistet jane te shumta ne numer dhe me shtrirje teper te gjere kohore. Dicka perfaqesuese -mbi kete teme- mund te shihet edhe ne kete postim. Ajo qe dominon eshte bashkebisedimi historik/krijues i artisteve te ndryshem, i kendveshtrimeve, i filozofive dhe i trajtimeve artistike te ndryshme. Pikerisht kjo eshte madheshtia e artit: Ndjesia por edhe qenesia e pjesemarrjes ne nje komunitet njerezor -te gjalle- i cili pergjate shekujve diskuton, flet, debaton, arsyeton, njeh, kupton, ndergjegjeson, meson...

Pablo Picasso " The Card Players" (oil on canvas, 108 x 89.5 cm, 1913-1914)  
 
Prej kesaj magjie polifonike te gjithe ne, artiste e spektatore, dalim me te mencur e me te pasur. Pasuri te ndertuara keto, jo mbi zare, kumare, apo lojera letrash, por mbi bazen e analizes, njohjes dhe vezhgimit te njeriut, si edhe te botes qe i perqarket. Studimi i lojtareve te letrave, eshte studimi i shoqerive tona njerezore. Studimi i psikologjise se fitimtareve dhe humbesve, i matrapazeve dhe vjedhesve, i te fuqishmit dhe te dobtit. Eshte te studiuarit e lojrave te jetes. 
 
Fernand Leger "The Card Players" ( oil on canvas, 129x193 cm, 1917) 
 
Paul Cezanne "The Card Players" (oil on canvas, 65.4 x 81.9 cm, 1890) 
  Michelangelo Merisi da Caravaggio "The Cardsharps" (oil on canvas , 131 x 94 cm, 1594) 
 
Lucas van Leyden " The Card Players" (oil on canvas, 1508-10)