Po vjen serishmi Nje Maji.
Perseri muaji i luleve do te buise brendine tone me ndijime, ngjyra e aroma, e do te rizgjoje shpirtrat e tulatur prej tkurrjes dimerore. Dhe me gjithe se natyra perjeton riperteritjen e saj fizike, ne metropolet e shteteve perendimore dimri vazhdon te jete i ashper, i eger, i grinjte, tinzar, i dhunshem, i mbarsur me elektricitet negativ, dhe i ndotur nga smogu ekspansionist i sistemeve te sotme demokratike.
Per sa kohe karrot e lumturise se nje grupi njerezish, do te terhiqen nga nevoja, djersa, mundi dhe dhimbja e te tjereve, shoqerite tona do te jene te padrejta, te pabarabarta dhe jo-demokratike. Ekuilibri social gjithnje do te jete ne rrezik, kur ne skutat e nendheshme te shoqerive tona do te ekzistojne njerez qe i perkasin nje Zoti tjeter.
Ne kete aspekt nocionet e Nje Majit jane tejet aktuale, frymezuese, por dhe rigjeneruese per bashkesite tona civile. Lufta e individit -apo edhe e grupeve te ndryshme shoqerore- per t'iu shkeputur skllaverise (te cdo lloj forme qofte ajo), per te drejta qytetare, per respektimin e personalitetit dhe integritetit njerezor, jane edhe fanaret humane qe duhet te na prijne dhe te na ndricojne permes territ social qe po kapllon hapesirat e sotme globale.
Nevoja per nje bote sa me te barabarte dhe sa me te drejte s'eshte aspak utopike. Eshte nevoja per te shijuar serisht aromat e luleve dhe blerimin e natyres, mizerine e yjeve dhe vallet e henes, vezullimet e xixellonjave dhe magjine e ylbereve, kjelltesine e lumenjve dhe blune e detrave. Eshte e vetmja alternative per te thyer prangat dhe zinxhiret sociale, apo per te fituar lirine e vertete...