Toni Milaqi "Don't wake up the sleeping angels" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2008)
Nje nga veprat e mia te fundit eshte: "Don't wake up the sleeping angels". Nje pune qe ne kundershti me shume te tjera doli -erdhi/u perftua/u krijua/u lind- me shume lehtesi, a thua se flinte per kohe te tera brenda meje, dhe priste oren per te ardhur ne drite...
Mos i zgjo engjejt e fjetur...
sepse s'do te jesh ne gjendje te perballosh veshtrimin e tyre kur te kuptojne katrahuren ne te cilen gjallon njeriu sot;
sepse s'do te duash te tregosh per femijet e Afrikes, te cilet vdesin perdite nga gjithfare semundjesh, nga uria dhe etja per uje;
sepse do te kesh turp t'u flasesh per hegjemonine dhe barbarine imperialiste te shteteve te zhvilluara ndaj popujve te botes se trete;
sepse nuk mundesh dot t'u shpjegosh perse ekzistojne femije ne Afganistan e Irak pa sy, pa kembe e duar;
sepse s'do te mundesh dot t'u japesh te kuptojne pabarazine sociale, politike, ekonomike, e kulturore te njerezve te ketij planeti;
sepse do te ndjesh dhimbje kur te flasesh per vetmine, streset, ritmet marramendese, ankthin, pasigurine, mungesen e idealeve, plogeshtine, frikat dhe jetersimin e njeriut modern;
sepse do t'a kesh te pamundur te mbeshtesesh me argumente llogjike nevojen e ekzistences se droges, prostitucionit, mjerimit, varferise, diskriminimit racial, social, etnik, fetar e njerezor ne jeten tone;
Mos i zgjo engjejt e fjetur miku im! Ke per te vrare zemrat e tyre, ashtu krejt padashje, dhe pa e kuptuar as ti vete.