Nje nga dashurite e mia me te medha ne boten e artit, eshte te studiuarit e trajtimit se figures femerore ne hapesirat kryesisht vizuale -gje kjo qe eshte e lidhur ne menyre te pandare edhe me erotiken si komponent themelor i kesaj teme.
Duke analizuar historine e artit vihen re veshtiresite, por edhe pamundesia sociale/etike/politike/morale brezave te tere njerezore permes periudhave te caktuara kohore, per te shprehur ndjenjat apo mendimet e tyre mbi kete subjekt kaq tabu. Te analizosh femren si krijese, gjallese, qenie, apo univers, si dhe rolin qe ajo luajti pergjate mijevjecareve, nuk eshte çeshtje e thjeshte. Duke filluar qe nga shoqerite matriarkale-prehistorike, e duke vazhduar me vone me Egjiptin, me antikitetin greko-romak, me qyteterimin kinez, inkas, ate indian, bizantin, mesjeten, rilindjen europiane, iluminizmin, e duke mberritur deri ne koherat moderne trajtimi artistik i figures femerore merr shume trajta, por gjithsesi mbetet pika e gravitetit per artistet.
Ekzistenca femerore permes historise ka pasur ngjyrimet e veta: sociale, fetare, morale e etike, ne varesi te raporteve qe gezonte ajo ne shoqeri. Kishte momente kur prezenca e saj ishte e plotfuqishme (me vijne nder mend amazonat mitike, Kleopatra, apo Katerina e Madhe), por dhe plot raste te tjera kur roli i tyre zbehej dhe tkurrej prej agresivitetit dominant mashkullor. E me gjithe te tera keto, shoqerite njerezore -edhe kur ky faktor behej i dukshem, edhe kur sfumohej- jane ushqyer deri ne piken e fundit te qumeshtit nga sisa femerore. Jane mbeshtetur tek prakticiteti, tek inteligjenca dhe intuita e saj; tek aftesite organizative, mundesia per te vene rregull dhe paqe aty ku nje mashkull sheh lufte dhe zjarr, tek kjelltesia e mendimit dhe toleranca e femres.
Joan Miro "Caress of a Bird" (1967)
Nena. Gruaja. Mikja. Shoqja. Dashnorja. Dhimbja. Lumturia. Gezimi. Shpresa. Nevoja. Deshira. Seksi. Dashuria. Ankthi. Melankolia. Trishtimi. Frika. Lufta. Nostalgjia. Zjarri. Endrra. Ideali. Jeta. Atribute femerore te gjitha keto, dhe dhjetera te tjera.
Femra: "Krenaria dhe frika e nje mashkulli. Shkaku per te jetuar dhe arsyeja per te vdekur. Engjell parajse dhe demon i frikshem. Pushtetare uzurpatore dhe lozonjare si nje mace. Vetetime verbuese dhe flakez e mefshte kandili. Oqean i pafund dhe kokerz rere e padukshme. Shkemb i thepisur imponues dhe kristal delikat i thyeshem. Mase solide e celikte dhe uje qe te rreshket neper duar"...
Egon Schiele "Reclining woman" (oil on canvas, 1917)
Por mbi te gjitha ne te tera shoqerite njerezore bukuria femerore ishte ajo qe elektrizonte, mahniste, vezullonte, e ndriconte gjithcka perreth. Sa luftera ne emer te saj! Mes grekesh dhe trojanesh. Me shpata, pushke e bombardime moderne. Me armiq te dukshem e me mullinjte e eres. Sa shume gjak dhe vuatje per paksa bukuri femerore!
"Sheela na gig" ( 11th century church in Kilpeck, England)Trajtimet ne art te figures femerore jane te pafundme. Nuk mjafton nje jete njerezore per t'i rrefyer. Personalisht me ngazellen femra nudo, ashtu sic e krijuan hyjnite e qiellit. E lakuriqte dhe e vertete. Pa mundesine per t'u fshehur pas dantellash e coherash fustanesh hutuese. Pa friken se do te pervidhet diku pas freskoresh, tylerash, dorashkash e kapelesh. Nje qenesi njerezore harmoni-mbarsur. Pothuajse gjithnje eshte cilesuar si teme tabu. E pothuajse asnjehere nuk rreshten artistet ta trajtojne. Ndoshta sepse ishte aty thirja e unit, e jetes, e plotesise njerezore, e krijimit dhe vazhdimesise.
"Moche Art" ( Peru, between AD 100-700)
Disa shembuj me perkatesi te ndryshme kohore, si edhe gjeografike po i sjell ne kete postim. Vepra mahnitese, teresisht te ndryshme ne koncept, por qe mbartin brenda tyre elemente te analizes mbi universin femeror dhe madheshtine e ekzistences. Vepra ne te cilat fergellimat e shpirtit dhe gjaku zjarr-ndersyer, shkrihen me gjetjet estetike dhe galaktikat (e pafund e te paane) kreative.
"Attic red-figure lid" [Three female organs and a winged phallus] ( 460–425 BC, National Archaeological Museum in Athens, Greece)
Tentativa per te cekur sadopak magjine femerore, per te prekur dhe ndjere bukurine qe i perqarket, qe buron prej saj, eshte jo thjesht nje ritual artistik, estetik e filozofik. Eshte nevoja, perpjekja per te thithur nektarin e jetes, adhurimi i gjithckaje te vlerte, perqasja emotive e himnit te krijimit, eshte padyshim udhetimi drejt origjines se botes...