Nje veper e mrekullueshme artistike -e cila eshte pjese e koleksionit te Muzeut Arkeologjik ne Tirane- eshte "Vazo me Figura Erotike". Nje ene qeramike kjo, e zbuluar nga ekspeditat arkeologjike te vitit 1959 ne Apolloni (Fier), qe mendohet se i perket periudhes romake.
Ajo qe ben menjehere pershtypje -ndonese duken qarte gjurmet e pameshirshme te kohes, pjeset e demtuara, si edhe nderhyrjet restauruese- eshte virtuoziteti konceptual, kompozicional dhe stilistik i ketij objekti kaq grishes qeramik. Ne qafen e vazos eshte misheruar portreti i Dionisit - perendi e bimesise dhe e veres, mbrojtes i vitikultures, nje nga perendite me te rendesishme te antikitetit grek. Nje interes te madh shfaq stilizimi i tipareve te tij, me floke kacurrela dhe nje mjeker teper karakteristike. I qete, autoritar, por edhe uzurpues i gjithesise te ciles i jep jete dhe ka nen kontroll.
Ekspresive eshte dinamika e linjave kompozicionale tek skenat erotike, te cilat marrin trajte ne pjesen e poshtme te enes. Konturet e rrumbullakte dhe te thjeshtezuara te figurave njerezore, kane dicka befasuese. E tere kjo marrosje dionisiake, ku Erosi eshte i gjithepranishem, s'eshte gje tjeter vecse shprehja e triumfit te vete jetes. Figura krenare e mashkullit, si edhe pasiviteti tejet erotik i femres, ulerasin permes thyerjes kaq agresive kompozicionale mbi hapesirat e vazos.
Eshte fat shume i madh, qe pas tere ketyre shekujsh te kemi mundesine te disponojme nje veper kaq unikale te qeramikes antike. Ajo qe duhet theksuar eshte se me gjithe vlerat e padiskutueshme artistike, kjo ene kishte ne te njejten kohe funksion utilitar. Gje qe deshmon se c'rol paresor luante arti ne jeten e perditshme, ne periudhat e ndryshme te antikitetit greko-romak.
Persa i perket tematikes erotike te vazos -duke qene edhe une vete nje hulumtues dhe levrues i ketij faktori, permes artit tim- jam me te vertete i lumtur tek ndesh nje objekt te tille kaq rrezatues dhe te rralle.
Fatlum njerezit qe njomen buzet me veren e kesaj ene, fatlum edhe ne qe njomim shpirtrat me objekte te tilla artistike, kaq dehese dhe bujare ...