05 January 2009

Edi Hila

Edi Hila "Planting Trees" (oil on canvas, 199x150 cm, 1971)

Edi Hila (1944, Shkoder) eshte nje nga artistet me interesant ne pikturen shqiptare. Nga ata piktore qe megjithese jetoi dhe punoi edhe ne periudhen e soc-realizmit, permes vullnetit, njohurive, kerkimeve dhe aftesive te tija krijuese, arriti te shpalose nje art teper individual, te mbarsur me vlera e ide, te fresket dhe te sinqerte.

***

Nje veper teper e rendesishme ne jeten e tij, por edhe e viteve 1940-1990 ne pikturen shqiptare eshte edhe "Mbjellja e pemeve". Sic pohon edhe vete autori ne nje interviste tek gazeta Shekulli ishte kjo pikture qe do te ndryshonte tere rrjedhen e jetes se tij te mevonshme.

"... Koincidoi me një ekspozitë "Nëndori" ku mori pjesë dhe Edison Gjergo me "Epikën e yjeve të mëngjesit" ..."

Ne nentorin e vitit 1971, dy nga veprat me te rendesishme te shekullit te kaluar ne artin shqiptar, u ekspozuan per here te pare krah per krah. Ishte Edison Gjergo me"Epiken" e tij dhe Hila me"Mbjelljen e pemeve". Ajo qe bashkonte keta krijues kaq te ndryshem nga njeri-tjetri, ishte fakti (aspak i rastesishem) se ndezen disa shkendija drite permes territ te shoqerise dhe artit shqiptar. Ishte mekati se guxuan te hedhin veshtrimin pertej dritarezave te burgut, te favorizuar edhe nga klima disi me liberale e fillim viteve '70, si edhe pergjumja e gardianeve. Ndoshta edhe per t'iu kundervene eres mbytese te mykut apo te kalbezimit, dhe duke bere te vezullojne vetetima drite, ngjyre dhe shprese. Ndodh shpesh here ne jete, kur endrrat jane me te medha nga c'jane ne gjendje te pranojne e te mbartin mendjet dhe shpirtrat tane, te kthehen ne ogurzeza. Keshtu ndodhi edhe me keto dy vepra, por me teper me kontekstin social-politik qe percillnin ato. Pikerisht freskia e ajrit qe vershoi ne jeten kulturore shqiptare ate nentor te vitit 1971, ishte shume me teper nga c'duronin mushkerite e sfilitura prej dekompozimit te shoqerise totalitare shqiptare. Ishte nje fshikellime ndjesish dhe konceptesh qe duhej vrare ne cdo qelize, ishte herezi!
Edison Gjergo perfundoi ne burg, Edi Hila ne pulari...

***

Nuk duhet te jesh specialist te kuptosh fishekzjarret e ngjyrave qe burojne prej "Mbjelljes". Nuk do perpjekje te madhe te ndjesh dinamiken morfologjike/konceptuale qe shpallosin pemet e marrosura. Nje nder risite stilistike te kesaj pune eshte thjeshtesia befasuese e formes, permes nje stilizimi esencial dhe nje modulimi teper grishes plastik, diku i kursyer e diku plot pasuri elementesh koloristik. Blute marramendese dhe atmosfera e ftohte (karakteristike ne punet e Hiles), ne nje martese harmonike me elementet e ngrohte qe kryesisht hasen ne figurat e te rinjve. Shperndarja kompozicionale e aksionisteve ne kuadratin piktorik si edhe thyerjet vertikale te pemeve na flasin per nje krijues teper te qarte dhe te zhdervjellet ne kendveshtrimin e tij artistik.

Ajo qe bie ne sy eshte perqasja idilike e realitetit dhe nje atmosfere deliri optimist qe ngjizet pas cdo penelate, e dukshme kjo edhe atehere kur forma sintetizohet, apo kur anatomia e figurave si dhe ligjet e perspektives injorohen duke i lene vendin nje perqasjeje me formale. Edi Hila pershkruan me se miri ato c'ka perjetonte ne vetvete, por njekohesisht edhe preokupimet, nevojat, romantizmin e paster te brezit te tij. Filizat e pemeve jane filizat e se ardhmes dhe krijuesi kete te ardhme e sheh plot ngjyra, drite dhe jete...

Pastaj erdhen me radhe: Pleniumi i Katert, Ministria e Puneve te Brendshme, Sigurimi i Shtetit, Sekretari i Partise, Mbledhja, Kritika e me pas Pularia. Dikush permes nates enderronte diellin dhe sigurisht qe ky fakt perbente krim.

Edi Hila "The Beach" (oil on canvas, 135x89, 2005)

***

Jo rastesisht kam sjelle ketu nje veper te vitit 2005. "Plazhi". Me nje diferencim kohor afer 35 vjecar arti i Hiles sigurisht qe ka evoluar, qofte ne forme qofte ne mendim, por ka dhe te perbashketa. Edi Hila vazhdon te flase per kohen e tij. Te shprehe problematikat dhe mendimet per shoqerine ku gjallon. Flet per Shqiperine sot. Na thote se fantazmat e totalitarizmit jane ngulur thelle ne token shqiptare, na thote se trauma nacional-komuniste jeton, eshte ende gjalle. Ne nje peizazh te tille absurd e tejet ballkanik, si fragment i shkeputur prej ndonje filmi te Kushturices, ngrihet jeta shqiptare. Njerez qe perpiqen te kryejne ritualet e tyre njerezore, ne nje realitet ku demonet e te shkuares jane ende gjalle.
Piktori flet prape per turmen. Kete radhe nuk ekzistojne ngjyra te cmendura. As zjarre rinore. As deshira per te pushtuar qiejt. As endrra. Tashme personazhet e Hiles nuk kane karakteristika konkrete. Jane te larget, te perhumbur, te lodhur, te shtrire, pa energji. Nje turme e rraskapitur, e pergjumur, pasive. Ngjyrat jane fikur dhe grija ka pushtuar boten...

Edi Hila pershendetje!