Shpeshhere duhet te pranojme se ka momente ne jete te cilat te udhehequra nga ritmet marramendese te menyres tone te jetuarit na rreshkasin neper duar, pa mundur dot te rrokim esencen e gjerave, ne paaftesi per t'u thelluar ne analizen e fenomeneve dhe dukurive qe na perqarken. Kohe pas kohesh verejme vetveten tek sforcohet ne nje turravrap te cartur per permbushjen e nevojave tona konsumatore apo utilitare, te instikteve tona te egra apo te kushtezuara.
Pikerisht ne tilla caste kur kupton pafuqesine si edhe limitet e tua ekzistenciale, kur kupton se prej stafetes ne te cilen merr pjese, asnjehere nuk ke per te dale fitues, kur kupton se minutat e tua aq te vlerta shperdorohen kot, se rruga permes te ciles rend eshte e pakrye, dhe se mundesia per te prekur kordelen e finishit (Itaken e enderruar) eshte vrare qysh ne lindje, pikerisht atehere te vjen ne ndihme arti, si menyre per te analizuar boten dhe per t'i dhene sadopak vlere diteve te tua.
Dhe ne te tilla momente kur zhvishesh nga vogelsite jetesore dhe hedh syte thelle brenda gjithesise tende, kur perpiqesh te hulumtosh raportet e shoqerise ne te cilen gjallon apo ato ndernjerezore, ambjentin rrethues dhe frikerat, ankthet, nevojat e deshirat e tua personale apo kolektive, ne te tilla momente kupton se ndjesia qe provon e jetes se marre dhe gjitherrembim eshte teresisht e genjeshtert dhe mbi te gjitha ekziston si e tille vetem ne koken tende. Ne caste te tilla duke lexuar veprat e mjeshtrave te se shkuares, kupton se asgje s'eshte e re, e se asgje s'ka evoluar. Kupton se dhuna e pushtetit eshte gjithnje e njejte, se shtypja, shfrytezimi dhe pangijshmeria e grupeve te caktuara njerezore ndaj te tjeresh, per fame e pasuri, teresisht te pandryshueshme. Ndryshon letra mbeshtjellese, shija e karameles perbrenda - gjithnje e njejte, e lashte, autoritare, prepotente, arrogante, solide, aspak e cenuar, dhe fatkeqesisht e paprekshme.
***
Francisco de Goya "The Second of May 1808" (oil on canvas, 255 x 345 cm, 1814)
Ne gjashte dhjetor te 2008 fale brutalitetit te klases ne pushtet, dhe sigurisht edhe te zagareve institucionale te saj, u vra ne Athine 16 vjecari Aleksis Grigoropoulos. Menjehere Greqia u perfshi nga nje vale zemerimi dhe dhune, kete radhe popullore. Vrasja e Aleksit nuk ishte shkaku, ishte padyshim preteksti. Ishte ai pretekst qe beri te shpertheje revolta, indinjata, percmimi, kundervenia e drejteperdrejte e rinise greke ndaj sistemit te sotem social, ekonomik e politik, ndaj sistemit te sotem te vlerave. Ishte njejta revolte qe ndjene te rinjte europiane ne Genova (2001) me vrasjen e Carlo Giuliani-t. E njejta revolte me te rinjte e Amerikes Latine apo ata franceze, me ata palestineze apo ata afrikane. Nje bote ne flake, e cila na djeg per sa gjalli per dite e me shume ...
Piktura ime "The Sixth of December 2008" eshte nje nevoje per te folur per keto dukuri. Jo rastesisht jam ballafaquar me Francisco de Goya dhe punen e tij "The Second of May 1808" , e cila u referohet ngjarjeve te vitit 1808 ne Spanje. Dyqind vjet qysh atehere. Lame mbrapa kuajt dhe ngasim motore e makina, lame pas shpatat, per te perdorur arme automatike apo gazra kimike. Ne thelb esenca eshte e njejte. Nevojat ekspansioniste te superfuqive ushtarake gjithnje te pangijshme, dhe dhuna e pushtetit gjithnje aktuale.
Dyqind vjet dhe asgje s'ka ndryshuar. Kur valle do te zgjohemi prej ketyre endrrash te shprishura?