Ekzistojne ne krijimtarine artistike te nje piktori subjekte apo motive tematike prej te cilave nuk mund te shkeputet dot, dhe qe ne intervale te caktuara kohore okupojne universin e tij mendor dhe emocional. Jane disa tema tek te cilat krijuesi kupton ashtu ne menyre te mjergullt dhe te amullt se flasin shume per te, per kendveshtrimin e tij mbi realitetin, per ato qe ndjen dhe qe do te thote. Dhe ndonese deshira e tij eshte kaq e madhe per t'i analizuar, studiuar dhe per t'u shprehur mbi to, gjithnje pas nje konkludimi artistik krijuesi veren se s'ka mundur te ngjize permes vepres, te gjitha sa ndjente dhe mendonte ne fazen fillestare te brumosjes se saj. Dhe keshtu me fuqi te pandalshme keto tema uzurpatore kthehen e rikthehen ne krijimtarine artistike, si per te dashur te plotesohen, te qetojne shpirtin e artistit, apo te vendosin paqen me demonet qe i perqarken.
Aristidh Milaqi working in Drymades [Dhermi], Albania (Photography, 1966)Nje teme e tille per mua eshte "Piktori buzë liqenit". Te gjitha nisen nga nje fotografi e vjeter e tim ati, dale ne veren e vitit 1966, ne Dhermi. Mbaj mend veten, qysh ne femijerine e hershme, pikerisht ne momentet kur shfletoja albumet fotografike te familjes, te provoja nje lloj ngazellimi dhe zilie dashamire tek perballesha me ate foto. Ngazellimi sepse fotogafia eshte nje prurje teper interesante artistike, qe ndonese nuk mund t'a kuptoja dhe analizoja atehere si femije, kjo gje s'me pengonte t'a shijoja, ashtu sic shijoja edhe ujin pa patur njohje te perberjes se tij kimike. Tani vite me vone, jam ne gjendje te dalloj thyerjen teper mjeshtrore kompozicionale te saj, grafiken kumbuese te figures, apo faktin se me, apo padashje, behemi deshmitare okulare te simbolikes se arketipit te artistit -pergjate casteve te krijimit. Aty buronte zilia ime feminore per aftesite e tim ati, por edhe adhurimi, apo shpresa ime e fshehte "se nje dite kur te rritem do te jem edhe une ne gjendje te ngjitem ne shkembinj, nga ku do te keqyr dhe te pikturoj boten"...
Puna ime me e fundit eshte e treta mbi kete teme, dhe nje perqasje e re e saj (1). Perballe figures se tim ati (jo me ne moshe te re) nuk gjenden ujerat e kristalta te Dhermiut. Heroi-Piktori-Artisti-Krijuesi eshte i vendosur ne nje ambjent po kaq te dashur dhe intim per mua, sic edhte liqeni artificial i Tiranes. Dhe ndonese jam i kenaqur nga ky trajtim i ri, nga kjo perleshje e re afer nje mujore mbi kete teme, sec ndjej se ende s'e kam thene fjalen time te fundit, dhe se koha kur do t'i rikthehem serish nuk do te jete e larget...
(1) Dy trajtimet e para 1996, 2006, mund t'i gjeni ketu.
(1) Dy trajtimet e para 1996, 2006, mund t'i gjeni ketu.