Toni Milaqi "Crucifixion" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2008)
Kryqezimi eshte padyshim nje nga temat me te levruara ne historine e artit dhe kryesisht ate te piktures evropiane. Kjo per shkak te nje numri te madh faktoresh kosmo-historik, por ne radhe te pare sepse aludimi mbi kete teme ka te beje drejtperdrejt me simboliken kristiane. Simbolike kjo qe mund te karakterizohet si shprehje e filozofise percuese, dhe si karakteristike themeltare e shoqerive apo njesive te ndryshme administrative europiane, por njekohesisht qe indentifikohej edhe me statusin social-fetar-politik qe gezonin keto shoqeri pergjate njezet shekujve te fundit.
Perpos atributeve dhe moralit kristian qe mund te evidentohen tek "Kryqezimi"(si teme), mund te themi se tharmi i ketij subjekti sherben jo rrallehere si ure per nje perqasje me pergjithesuese, me gjithepershfirese e mbarenjerezore, ne percapjen tone per te folur mbi Njeriun dhe universin njerezor. Ne kete aspekt ky motiv eshte i tejmbushur me doza te medha simbolikash mbi raportet e Individit me shoqerine, me jeten, me ambientin rrethues, me natyren, me kohen, me turmen, me tjetrin. E po ashtu duke hulumtuar mbi kete teme behemi prezent te fatalitetit jetesor, te pjeses se thyeshme njerezore, te kufijve qe na rrethojne, te zinxhireve dhe kamzhikeve social-etik-moral-politik, te dhunes se ekzistences qe na perqarket.
Piktura ime e mesiperme eshte nje gjest respekti, nje homazh per intelektualin e kryqezuar ne vitet e totalitarizmit komunist shqiptar; nje akt mirenjohjeje i thelle per te gjithe ata qe nuk iu perkulen mediokritetit te turmes dhe tiranise se regjimeve diktatoriale; shenje nderimi per figura dhe personalitete njerezore si Edison Gjergo e Lasgush Poradeci ...
Ah, mend harrova, Gezuar Pashket 2009 !