Showing posts with label Autoportret. Show all posts
Showing posts with label Autoportret. Show all posts

09 May 2009

Flete Ditaresh

Toni Milaqi "Lost in Thoughts, Self-Portrait" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2009)

Gjithe veprimtaria artistike e nje piktori s'eshte gje tjeter vecse nje aktivitet i panderprere vezhgues mbi gjithcka rrethuese, por edhe mbi vetveten. Do t'a konsideroja kete akt si nje lloj ditari individual, i cili ekspozohet por edhe pasurohet prej faktoresh te jashtem si "vendi" dhe "koha". Pikerisht nen kete trysni artisti duhet te akumuloje sa me teper nga moria e informacionit dhe diturise qe fiton perdite, por edhe te arrije te shprehet/konkludoje artistikisht mbi gjithsa i preokupojne mendjen dhe shpirtin.

Nen kete prizem veprat e artit s'jane gje tjeter vecse flete te vecanta hulumtuese te nje ditari personal, te cilat vetem nese flasin per te verteta universale (permes nje gjuhe kreative/origjinale), mund te kthehen edhe ne pasuri te pervojes dhe dijes kolektive...

Toni Milaqi "Self-Portrait" (pencil on paper, 21x29,7 cm, 2004)

24 June 2008

Dy Bote te Ndryshme

Toni Milaqi "Two Different Worlds" (acrylic on paper, 85x65 cm, 2005)

Ekzistenca e dy boteve te huaja per njera-tjetren. Perballja e elementeve disi te kundert, por ne lidhje dhe referenca te panderprera midis tyre.
Ne nje krah Femija dhe ne tjetrin Seksi. Dhe ndonese piketakimet e perbashketa te ketyre dy elementeve ekzistojne, gjithsesi perballja e tyre qofte edhe ne nje veper arti eshte shokuese, stonuese, e patolerueshme.
Femija, sigurisht qe eshte fryt i nje akti seksual (gjithnje duke folur per menyren e natyrshme). Nga ana tjeter Psikologjia nepermjet Frojdit ka vertetuar ekzistencen e sensualitetit tek femija qysh me ardhjen e tij ne jete. Po keshtu Femijeria eshte faza e pare e ciklit jetesor te qenies njerezore, dhe padyshim qe nje nga obligimet e kesaj qenie (si tek cdo gjallese) me kalimin e kohes dhe me pjekjen seksuale, eshte sjellja ne jete e trashegimtareve, me motiv sigurisht vazhdimesine.
E me gjithe lidhjet e dukshme dhe te padukshme te Femijerise dhe te Sensualitetit, e kemi teresisht te pamundur t'i bashkerendisim ne te njejtin rrafsh keto dy nocione.
Pikerisht ky absurd, kjo stonature e llogjikes, ky kontrast ndjesish ne art merr te tjera ngjyrime. Nocionet ne fjale kthehen automatikisht ne simbole dhe bashkejetesa e ketyre simboleve ben me te qarte konceptin, apo ato c'ka do te thote artisti ne lidhje me dukurite dhe fenomenet shoqerore qe i perqarken.
Tek vepra ne fjale, ndonese per vogelushin jam bazuar ne nje fotografi te femijerise time, nuk ka aspak karakteristika autobiografike. Eshte me teper nje element i huazuar i nevojes per te folur mbi realitetin dhe per menyren se si e perceptoj une ate.

12 April 2008

Kulti i Boleve

Toni Milaqi "Pornography" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2006)

Eshte koha kur kasapet quhen artiste, kur thertoret e kafsheve pagezohen: "kulte arti" (me vijne ndermend sharlatane vizuale si Damien Hirst) .
Eshte koha kur pjellat e vobekta amerikane te Andy Warhol , dhe perfaqesuesit me ekstrem te komerciales ne boten e artit (shih: Jeff Koons) kane pushtuar hapesirat vizuale.

Eshte koha kur zerat e gjinkallave te "Kitsch"-it kane ndersyer boten tone, e ashtu te babezitura jane ulur kembekryq ne hapesirat tona shpirterore dhe intelektuale.
Koha, kur ata qe s'kane asgje per te thene degjohen me shume se ata qe munden dhe qe duhet te rrefejne. Koha kur antivlerat perbejne te vetmet "vlera" te qenesishme te shoqerive perendimore. Koha kur kasapet dalin rrugeve, e tundin qiejve -me duar gjithe gjak- bole minjsh. E ashtu gjakperlyer shkallmojne pa te keq cdo ekzistence shprehjeje artistike, duke vrare egersisht brendine tone. Koha kur na varin bolet e mediokritetit ne qafe, na gozhdojne me prangat paralitike te injorances, e na zene syte me fashat e mosdijes.

Eshte e veshtire t'u flasesh per art kasapeve hanxhar-ngrehur. Eshte e veshtire te pershkruash nocione artistike duke biseduar me koqe gjak-perlyera ...

Toni Milaqi "Male" (acrylic on paper, 100x80 cm, 2004)

[p.s. -replike ndaj bol-izimit te skenes se artit]

01 April 2008

Fucking the El Greco's Angels

Toni Milaqi "Fucking the El Greco's angels" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2006)

Nje nga piktoret qe adhuroj me shume eshte padyshim Dhominikos Theotokopulos, ose sic eshte i njohur ne mase El Greko. Gjithcka qe i perqarket kesaj natyre gjeniale te arteve me prek, me ben per vete. El Greko thone se ishte piktori i pare pa atdhe (ndonese emri i tij deshmon perkatesine etnike). U formua artistikisht ne Krete (Greqi) si nje mjeshter i padiskutueshem i Artit Bizantin dhe zoterues virtuoz i "Shkolles se Kretes". Ne moshen 26 vjecare udheton per ne Venecie, ku njihet me artin e Rilindjes Italiane dhe ne menyre te vecante me ate te "Shkolles Veneciane" te piktures: Ticiani, Tintoreto,Veroneze. Njeh nga afer Ticianin, dhe merr mesime ne ateliene e tij.

Megjithese fitoi admirimin dhe njohjen e qarqeve intelektuale italiane - Venecie, Rome - nuk mundi te afirmohet me gjeresisht, ne nje periudhe teper e veshtire per te, kryesisht nga ana ekonomike. Largohet nga Italia per ne Spanje (Toledo) pas njohjes me disa personalitete klerike dhe perfaqesues te aristokracise vendase te kohes. Toledo (kryeqyteti i dikurshem i Spanjes) ishte shprehje e lulezimit ekonomik, kulturor, i dominimit klerik, por edhe politik te Spanjes se atyre viteve. Ishte nje nga qytetet metropole te Europes se asaj kohe (me 62.000 banore). Ne kete qytet do te rronte per afro tridhjete vjet, dhe do te krijonte disa nga veprat me brilante te artit boteror, te cilat kane magjepsur breza te tere njerezor, por edhe kane qene udherrefyese per shume artiste pasardhes.

El Greco "The Burial of the Count of Orgaz" (1586–1588, oil on canvas, 480 × 360 cm, Santo Tomé, Toledo)

Natyrshem lind pyetja: "Cfare artisti ishte Theotokopulos, kujt etnie/shkolle i perkiste arti i tij?" Po kaq e natyrshme eshte edhe pergjigja: "El Greko nuk ishte produkt grek, nuk ishte produkt italian, nuk ishte produkt spanjoll. Ishte te treja keto qyteterime bashke. Ishte artisti i pare kozmopolit. Ish simbioza e te tre stacioneve te jetes se tij."
Ish padyshim babai i Kubizmit, i Ekspresionizmit, frymezues i artit modern, dhe i shume artisteve kontemporan.
Ajo qe me ben pershtypje kur analizoj artin e tij ne pergjithesi eshte prezenca dominuese e engjejve. Jane figurat engjellore, por ne te njejten kohe edhe personazhet njerezore pa gravitet. Fluturake. Dredharake dhe te brishta si flakeza e qiririt. Nuk kam pare kurre tjeter artist te kete pikturuar kaq shume engjej.
Nderim dhe respekt per kete atdhe te shpirtit dhe te ndjenjes!

Toni Milaqi "Fucked dreams" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2006)

POR UNE NUK BESOJ TEK ENGJEJT!

Dhe pikerisht sepse rroj ne nje epoke tjeter -te cartur, te marre, e vraprrembyer - nuk kam hasur kurre prani engjelli. E si pasoje nuk mund te pikturoj dot engjej. E vetmja gje qe mund te bej eshte te perdhunoj engjejt e El Grekos (si artist, apo mendimtar). Te perdhos iluzionin e rreme te ekzistences engjellore (shih: "Fucking the El Greco's angels").

E pare me nje kendveshtrim tjeter, kjo e fundit eshte edhe nevoja per te shkallmuar engjejt (shih: vlerat estetike, morale, politike, sociale) e sotem te "el Grekos" (ose e thene ndryshe, te shoqerise se sotme greke, ne te cilen rroj por edhe punoj).