Showing posts with label Perralla me Mbret. Show all posts
Showing posts with label Perralla me Mbret. Show all posts

22 August 2010

T'u Rrit Nera Zoti Berisha

The Prime Minister of Albania Mr. Sali Berisha (Photo by Këshilli i Ministrave)

Zbulimi i ri arkeologjik në Apolloni, që thuhet se pasqyron portretin e një atleti, apo aristokrati romak, është një ngjarje e bujshme për të gjithë adhuruesit e artit, dhe padyshim atyre të skulpturës në veçanti. Kemi të bëjmë me një bust të mermertë burri, të zhveshur, i cili i përket shkollës romake, dhe mendohet se daton në shekullin e dytë pas krishtit. Ajo që më ra në sy, në këtë atmosferë të hareshme, s'është gjë tjetër veçse deklarata e kryeministrit shqiptar Sali Berisha, e cila mund të gjendet edhe në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. Thotë kryeministri ynë i dashur në fjalën e tij, e cila u mbajt në Muzeun Arkeologjik (Tiranë),Qendrën e Studimeve Albanologjike:
“Vlerat e tij (e bustit) janë të jashtëzakonshme në rrafshin
krijues, skulptural, artistik, në rrafshin historik, por gjithashtu janë akoma më të mëdha, si dëshmi e përjetësisë së kombit shqiptar.”

Vrava mëndjen se nga i kishte parë vallë shqiptarëtshekullin e dytë të erës sonë, në Apolloni, lideri ynë politik, kërkova po kështu edhe për arbërorët, bile edhe për ilirët, përmes syve ngulmues të bustit të sapoardhur në dritë. Iu afrova atij. E pyeta edhe një herë përmes zallamahisë së turmës, me shqipen time më perfekte, nëse ndihej edhe ai një hallkë e "perjetësisë së kombit shqiptar" duke shpresuar se mos ndoshta nuk më kishte dëgjuar më parë. Vërejta në vështrimin e mikut të konturohej fillimisht lodhja, më pas apatia, bezdia, madje edhe revolta ndaj atyre dhjetra krijesave (sigurisht edhe ndaj meje) të cilat flisnin një gjuhë të pakuptueshme, dhe që në mënyrën më të pacipë nuk respektuan aspak udhëtimin e tij qindravjeçar. Diçka llomotiti latinisht nëpër dhëmbë, dhe u gurëzua sërish, duke gëlltitur kështu brenda tij edhe misterin e "përjetësisë shqiptare" të cilin kaq qartë kishte dalluar qysh në fillim kryeministri ynë i nderuar.

"Shqipëria është një vend i vogël, por me një pasuri të
jashtëzakonshme në gjirin e saj, ky territor ka njohur qytetërime të shumta, perandori dhe perandor, por ajo që e bën shumë të veçantë është se në të gjitha kohërat eci si një komb me identitetin e tij të sotëm." (Sali Berisha)

Duke u përpjekur të ruaj gjakftohtësinë, ndonëse pjesëmarrës edhe unë në sofrën nga ku lidershipi ynë na serviri çorbën e mësipërme, mendova thjesht se tanimë këto fjalë patetike nuk habisin kërkënd. Janë vazhdimësia llogjike e injorancës së klasës në pushtet në relacion me historinë në tërësi, por padyshim edhe me atë të artit, që në fund të fundit është edhe e keqja më e vogël. Bile do të shkoja edhe më tej, mendoj se pas tyre është kaq evident edhe manipulimi më flagrant i historisë. Zoti Berisha është pikërisht zëdhënësi dhe kultivuesi më konseguent i kësaj injorance historike, ashtu sikurse një pjesë dërrmuese e klasës politike, apo edhe e historianëve dhe historiografisë shqiptare. Degradimi i mjaft prej hallkave sociale, shtetërore, politike, ekonomike, kulturore në Shqipërinë e sotme mund të perceptohet më lehtësisht kur arrin të kuptosh ngritjen e vërtetë intelektuale të udhëheqësve që kontrollojnë jetën politike këto dy dekadat e fundit.
E atëherë më erdhi ndër mend shprehja se "Ky stan këtë Bulmet ka".

Roman bust from the 2nd century AD found at the Apollonia, Albania. (Photo by Press.Publiku.Com)

21 February 2010

Mbi Trëndafilin e kuq dhe Demonë të Tjerë

Toni Milaqi "Of Red Rose and Other Demons" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2010)

Aroma e atij trëndafili të kuq, që në mënyrë aq torturuese i shprishte gjumin, dhe që rrotullohej përmes luginave të trurit ashtu tinëzisht netëve, gjithë vrik, me arrogancë e prepotencë, kishte diçka të thyeshme, të cilën nuk mund të deshifronte plotësisht. Një ndjesi brishtësie, e dhimbshme, e pushtonte të tërin edhe kur gjumi e kishte braktisur, dhe gjurmët e vegimit i ndjente ende të ngecura mbi qerpikë. E ndonëse nuk donte të mendonte për të kuqen vezulluese, e cila me aq kapadaillëk për të kushedi se sa të satën herë i okuponte ëndrrat, e haste atë sërish aty, imponuese, kokëfortë dhe këmbëngulëse.

Nëse ai vegim, që në pamje të parë nuk i kujtonte asgjë, të ishte real, do të ndjente një farë lehtësimi, por si i bëhej në rast të kundërt; sikur gjithçka të ishte një orvajtje tekanjose e mendjes së tij? Si i bëhej sikur ajo aromë idilike të mos kishte asnjë rrënjë tokësore e bazë reale, por të ishte produkt sharman i fantazisë së tij? Dhe nëse kjo e fundit do të ishte e vërtetë, përse provonte kaq shumë dhimbje gjithnjë në zgjim? Si mund të vuash për diçka që s'njeh?! Si mund të provosh një ndjesi të tillë humbjeje për diçka që s'ekziston?!

Toni Milaqi "Of Red Rose and Other Demons" -detail (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2010)

16 September 2009

Do të marr Çiften, do të dal për Gjah

The Textile Combine "Stalin", Tirana, Albania. (Photo by A. Milaqi, 2009)

Dashuria e parë

Zona e ish Kombinatit të Tekstileve "Stalin"Tiranë, apo siç e thërrisnim shkurt: e "Kombinatit", është një hapësirë gjeografike/urbane me të cilën më lidhin ndjesi të veçanta. Eshtë vendi ku linda, ku kalova pesë vitet e para të jetës sime, ku provova ndijimet e para, ku u dashurova për herë të parë (në kopësht, me një vajzë mjaft të bukur pesëvjeçare, të cilën e quanin Erisa, me flokë të praruar që përfundonin me dy bishtaleca të hijshme). Eshtë vendi ku provova zhgënjimin e parë, pikërisht në momentin kur familja ime u zhvendos nga Kombinati, për në qëndër të Tiranës (1979), dhe ku do të më duhej të ndahesha njëherë e përgjithnjë nga mikja ime e kopshtit, për të mos e parë më kurrë. Pikërisht nga ajo ndjesi humbjeje, këmbëngula që motra ime e sapolindur të quhej Erisa, duke nderuar kështu miken vogëlushe.

Xhaxhallarët

Kombinati i tekstileve është një vend me simbolika të mëdha për mua. Familja e tim ati, më 1950, u shpërngul nga Derviciani (Dropull), për të banuar, për të punuar, dhe për ti dhëne jetë kombinatit të sapohapur atëherë. Njerëzit e mi (xhaxhallarët, nuset e tyre, hallat, kushërinjtë) bëjnë pjesë në atë kategori prej mijëra vetësh që kaluan vitet më të bukura të jetës së tyre në kombinat, që i dhanë frymëmarrje asaj vepre industriale, aq të rëndësishme për ekonominë e shtetit shqiptar, por edhe që e paguan me jetën e tyre atë përzgjedhje. Shumë syresh vdiqën diku rreth të gjashtëdhjetave, me mushkëri të bllokuara nga azma, sëmundje-rutinë, të cilën e hasje në masë në repartet e tezgjahut, të filaturës.
Kishin ëndrra xhaxhallarët e mi, diku aty në fillimin e viteve '50, se do të ndërtonin një botë të re, të drejtë, pa të shtypur dhe shfrytëzues. Vite më pas, kur u zgjuan prej opiumit propagandistik e delirive utopiste, dhe panë në pasqyrë vetveten, kuptuan se ishin tërësisht të lakuriqtë, të tradhëtuar, të shfytyruar, të vjedhur, të vrarë pas krahësh. U kishin shpartalluar ëndrrat, u kishin marrë jetën. Ishte mjaft vonë për të ndryshuar gjërat...

Monumenti

Shtatorja e Stalinit, e vendosur aty nga fundi i viteve 1950, ishte një monument tepër imponues, që i jepte ngjyrë sheshit përpara kombinatit, që përmbushte gjithë ato nevoja ideologjike/propagandistike të sistemit komunist shqiptar, por që dashje pa dashje përkonte edhe me simbolikën e idealeve më të pastra të atyre qindra mijëra njerëzve, të cilët besuan në utopinë e ndërtimit të një Jete të Re.

Vepër e skulptorit Odhise Paskali, e vendosur në qëndër të sheshit, duke treguar me dorë Lindjen (e diellit, e Botës së Re, kahjen gjeo-politike të Shqipërisë, Bashkimin Sovjetik), shtatorja ishte padyshim një orvatje mjaft e rafinuar e skulpturës monumentale shqiptare. Përmblidhte brenda saj mjaft karakteristika propagandistike-morale-politike, të cilat me çdo mënyrë dhe me çdo kusht duhet të nguliteshin në subkoshiencën e gjithkujt që e vështronte. Vendi ku ishte vendosur, ishte një zgjidhje perfekte. Ishte i pari imazh që shihte punëtori kur futej në kombinat, dhe i fundit kur dilte prej tij. Shtatorja lahej nga drita e mëngjesit në mënyrë ballore. Dora i drejtohej butësisht lindjes, diellit. Kapota (pallto) ushtarake, të ndërgjegjësonte për skizofreninë militariste të atij sistemi. Trupi i krekosur tregonte forcë. Ndërsa tiparet prej njeriu të fismë, njerëzor, por dhe të vendosur, janë mjaft të dallueshme, duke e bërë më të afërt /intime figurën e udhëheqësit sovjetik dhe të kauzës komuniste në tërësi.

Fotografia

Pak muaj më parë im atë vizitoi Tiranën, duke sjellë me vete ndër fotografi të ndryshme, edhe foton e mësipërme të Kombinatit. Kam vite që nuk kam kaluar aty; kam përshtypjen se nuk e kam parë kurrë atë shesh pa praninë e monumentit të Stalinit. Diku në fillim të viteve 1990 së bashku me rënien e regjimit totalitar nacional-komunist, u hoq edhe statuja prej piedestalit hijerëndë. Monumenti i dikurshëm, vepër e personalitetit më të fuqishëm të skulpturës shqiptare, e O. Paskalit, u flak si një vjeturinë, siç dëshmojnë edhe materialet filmike të M. Setboun.

Duke vëzhguar foton e tim ati (2009), ajo që bie menjëherë në sy është melankolia e thellë e asaj hapësire urbane. Vëren se sheshi është tkurrur, duke humbur kështu imazhin e dikurshëm të përmasave gjigande. Edhe funksioni i tij tashmë ka ndryshuar. Zemra e dikurshme tërë gjallëri e Kombinatit, sot nuk është e vështirë të kuptosh se është kthyer në një park parkimi maunesh dhe furgonësh. Piedestali i boshatisur, i shprishur, i ndotur prej posterave propagandistike/publiçistike të pinjollëve të rinj të klasës së vjetër politike shqiptare, ulëret për mëshirë.

Politikanët

Ishin këta politikanë, të njëjtët njerëz, që në regjimin e kaluar brohorisnin deri në ekstazë për fitoret socialiste, përposhtë madhështisë monumentale të shtatores. Ishin po ata që ndërruan kostumet e tyre, duke u vënë në krye të revoltave popullore të fillim viteve '90, dhe që i manipuluan në mënyrën më të paskrupullt ato. Ishin të njëjtën pushtetarë, apo pinjollët e tyre, që hodhën poshtë mjetet e vjetra ideologjike për kontrollin e turmës, dhe që valëvitën qiejve të Shqipërisë flamujtë e armiqve imagjinarë të deriatëhershëm. Qëllimi ishte i thjeshtë: të qënurit me çdo kusht në pushtet. Janë të njëjtët politikanë që sot ashtu si dhe dje, të marrin gjak në vetull po fole në mënyrë kritike mbi elementin mitologjik në artin nacional-romantik të Odhise Paskalit, për bustet e Gjergj Kastriotit, e Naimit, e Idriz Seferit, për shtatoren e Çerçizit apo të Flamurtarit. Janë po ata që përdhosën mizërisht monumentin e Stalinit, dhe në këtë mënyrë shkelën edhe nderin e krijuesit të tij. Sa pafytyrësi dëshmon kjo botë!

Kacavjerrja

Në vitin 2005 Enisa Cenaliaj do të hipte mbi piedestalin ku dikur ndodhej shtatorja, në shoqërinë e parrullës: "Mirësevini të dashur punëtorë". Nuk e di ç'lidhje mund të ketë me artet vizuale kjo kacavjerrje mbi bazamentin e monumentit të dikurshëm, por di që ky veprim është tregues i qartë i vakumit vizual/konceptiv që kalojnë artet pamore në Shqipërinë e këtyre njëzet viteve të fundit. Shumë bukur kjo performancë mund të inkuadrohej tek emisionet e "Portokallisë" apo tek gjithfarë emisionesh humoristike që gëlojnë në kanalet televizive shqiptare, por aspak nuk mund të konsiderohet si një akt që mund të thotë diçka në kontekst vizual.

Rezyme

Koha tregon se në kundërshti me mjaft popuj të tjerë, shqiptarët e kanë tërësisht të vështirë të mund të rrojnë me të shkuarën. E kanë tërësisht të pamundur të bashkekzistojnë me gjurmët historike të lëna prej saj. Heqja e monumentit të Stalinit nga sheshi qëndror i Kombinatit tregon edhe një herë papjekurinë politike të neo-shqiptarëve.

Koloseumi romak ishte vendi ku vdiqën në mënyrën më shtazore mijëra njerëz, për të kënaqur etjen e turmës dhe të klasës së atëhershme pushtetare për gjak. Megjithatë, askush nuk u orvat ta shkatërrojë. Sepse përpos mizërive dhe kanibalizmit njerëzor, shohim tek ai amfiteatër edhe vlerat e tij estetike, arkitekturore, inxhinjerike. Sepse prezenca e tij na bën më të pjekur tek mendojmë për katrahurën dhe degradimin total të shoqërisë njerëzore në faza të caktuara të historisë. Sepse ajo kryevepër e botës antike është ujitur me gjakun e mijëra gladiatorëve; sepse ai amfiteatër, nga një thertore, tanimë është kthyer në një pishtar human, që i bën thirrje reflekseve tona kundër skllavërisë së çdo tipi.

Pse të mos ndodhte kështu edhe me monumentin e Stalinit?! Të ishte aty, për të na kujtuar ëndrrat e thyera të xhaxhallarëve të tradhëtuar, për një botë më të mirë dhe më të drejtë. Të ishte aty, për të na treguar dërrasën e kalbur, nga ku nuk duhet të shkelim. Të ishte aty, për të na folur mbi tmerret e totalitarizmit, por edhe si një tregues i një realiteti pesëdhjetë vjeçar i cili nuk mund të mohohet.

Dhe në fund të fundit, nëse do të më duhej të përzgjidhja, do të preferoja pa as më të voglin ngurim veprën e Odhise Paskalit, se sa humorin e hollë të një vajze të lyer me miell, që kacavirret fodulle mbi një pirg betoni.

Stalin's Monument (by Odhise Paskali, 1957). The Textile Combine "Stalin", Tirana, Albania. (Anonymous, photography, 1974)

Stalin statue, hidden in a factory. (Photo by Michel Setboun)

Enisa Cenaliaj "Mirësevini të dashur punëtorë" (2005, Burimi i fotos: T.I.C.A.)

14 May 2009

Duke pritur Messiah-n

Toni Milaqi "The Angel" (acrylic on paper, 75x55 cm, 2000)

Të dhimbshme tingëllonin kujat e maceve tek gërricnin zhurmshëm qiejt. Të pakënaqura nga ritualet e përzishme tokësore, kërkonin me ngulm dëshmi të jetës së epërme. Kërkonin që mugëtira e ngrysur të zhdukej, dhe Messiah të shfaqej përmes saj. Kërkonin një shenjë qiellore, që t'i jepte vlerë të re ekzistencës. Një xhest hyjnor, një akt që të mund të kalonte kufijtë e së vdekshmes. Diçka që të veniste dyshimet e tyre mbi Perënditë, dhe t'u ripërtërinte shpresat...

Dhe ndërsa mendonin të tëra këto, një mbrëmje pranvere nën qiej të tejmbushur me aromëra jargavanësh e dorëzonjash, befas vunë re Atë. Përmes resh gjithëngjyrëshe dhe një drite idilike, një ëngjëll krahëbardhë me dhëmbë të mprehtë si thika, u shfaq mbi kokat e tyre. Si të shushatura vështruan macet njëra-tjetrën, krijesa që u varej mbi krye s'ishte gjë tjetër veçse nje Buçe qiellore...

28 January 2009

Qente e Derviçanit

Toni Milaqi "The Dervitsiani's Dogs" (acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)

Toni Milaqi "Saint from Dervitsiani" (acrylic on canvas, 100x80 cm, 1998)

Se di pse m'u kujtuan keto dite qente e djallezuar te Dervicianit. Derviciani (Δερβιτσιάνη, Δερβιτσάνη, Dervitsiani, Dervitsani, Derviçian, Derviçan, Derviçani, Derviçiani) -fshat i cili shtrihet ne krahinen e Dropullit (Δρόπολη) te Poshtem, Gjirokaster (Αργυρόκαστρο)- eshte nje vend ku realja dhe irealja humbasin autonomine e tyre, duke u krijuar keshtu nje realitet magjik dhe njerez -si te pervjedhur prej legjendash e mitesh te lashta.
Ajo qe te ben pershtypje kur flet me banoret e fshatit eshte koncepti i tyre per kohen. Nuk me harrohen -pergjate nje vizites time te vitit 1998- fjalet e nje dervicjoti mbi rrepet e fshatit. "Ky ketu -me tha- eshte nje rrap i mbjelle tani vone, vetem tetedhjete vjecar". Ajo qe me habiti me teper ishte fakti se bashkebiseduesi im nuk kishte mbushur te shtatedhjetat. E degjoje te fliste per faktore qe kapercenin harkun kohor te tetedhjete viteve - vite te cilat ishin pergjakur nga dy luftra boterore, sa e sa ballkanike, nga lufta greko-italiane, ardhja e regjimit komunist, renia e tij, periudhat e pangjyrta dhe te patrajta te tranzicionit te sotem shqiptar- dhe te gjitha keto, te krijohej ndjesia se nuk kishin ndodhur ne me shume se sa nje hapje-mbyllje e befte e qepallave te syve.
***
Dervicani, i ndertuar si mjaft fshatra te tjere te minoritetit grek ne faqe te maleve, te krijon pershtypjen e nje njesie gjeografike shume pak te prekur nga moda, sistemet dhe koha. Si i harruar, apo edhe kryenec ne te njejten kohe, ne ruajtje te karakteristikave te tija dalluese.
***
Qente e Dervicanit kane nje sekret, te cilin e mesova rastesisht nje nate te ftohte -por me hene te plote- vjeshte te vitit 1994. Cdo mbremje, diku aty pas mesnates, braktisin shtepite e gurta (ne oborret e te cilave shkepen me gjume diten), e ashtu turravrap sulen permes rrugicave te thepisura, per tu mbledhur ne sheshin e fshatit, aty pak me poshte rrapit qindravjecar. Aty ne te njejtin vend ku rreh pergjate diteve pulsi i fshatit, aty ku takohen grate dhe qajne hallet, aty ku behen dasmat e aty ku percjellin te vdekurit, aty ku dashurohen e aty ku ndahen njerezit, aty ku luajne femijet e vrasin kohen pleqte, aty ku bashkohen mahallate e ndryshme dhe merr forme jeta. Aty mblidhen nate per nate qente, ndoshta per te ruajtur fshatin. Te gjithe trupvegjel, por te shpejte si djaj. Me sy gjithe naze dhe hunde finoke ...
Rastisi qe ate nate te vitit '94 te mberrij vone ne Dervican. Taksia na la diku aty afer. Paprimtas tek kalonim prane rrapit hijerende, ndjeme te rrethoheshim nga nje hordhi e tere qensh. Nuk pipetine. Tiparet e tyre lozonjare konturoheshin butesisht nga lepirjet e drites se henes. Na hetonin. Nuk e dhame veten duke treguar frike. As ata. Vazhduam rrugen. Ne momentin kur kishim mberritur ne porten e shtepise ne te cilen do te kalonim naten -nja njeqind hapa larg sheshit te rrapit- dhe pikerisht atehere kur po hynim brenda, degjuam lehjet e para te qenve, qe me siguri lajmeronin per ardhjen tone, te cilat sa erdhen e u bene me te forta dhe qe cuditerisht nuk pushuan me pergjate tere nates.
Ne mengjes heret dola gjithe kureshtje tek rrapi. Kerkoja me sy krijesat mistike te nates, por nuk i hasa askund, si te ishin zhdukur, a thua se i kish perpire dheu. Drita kish pushtuar boten dhe te ftohtet e nates ishin shkrire prej diellit, bashke me to edhe lehjet e qenve...

Liza Evert "Dervitsiani, Dropoli, Albania" (Photography, 1993)

Michel Setboun "Dropoli, Albania" (Photography, 1981)

Vasilis Stergiou "Dervitsiani, Dropoli, Albania" (Photography, 2008)

Elias Baroutas "Dervitsiani, Dropoli, Albania" (Photography, 2008)

05 August 2008

Stop

Toni Milaqi "Stop" ( acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2005)

Nje "Stop" stermadh buze detit. Qendrese imponuese e prepotences se ligjit. Dhe ti stepesh per nje cast. I pamundur te lash mekatet e tua ne te. I pamundur te arratisesh, te ikesh, te humbesh. Dallget perplasen me furi brigjeve. Dielli djeg pameshirshem. Planete inatcore skalavaren mbi koken tende. Rete kane shterur -prej kohesh- se avulluari qiejve.

Dhe ndonese ndjen brenda teje nje deshire te marre te heqesh rrobat, te zhytesh brenda atyre valeve epshndjellese dhe te shuash ne kete menyre vullkanin qe te vlon ne trup, perseri nguron. Shembelltyra e ligjit -ai "Stop" i mallkuar- ngrihet ashtu e qenesishme dhe kercenuese perballe teje.

Dhe ndjen dallget te tkurren, dhe ndjen qiejt te kridhen ne muzgje te trishte; dhe ndjen zerat e pulebardhave te vyshken, dhe diejt te fiken, dhe yjet te mos vijne, dhe malet te mbyten diku tutje ne horizont ... Je aty i ngecur ne reren perveluese, i drobitur prej vapes dhe i thare prej etjes se pafund ...

16 July 2008

Ne Jonufer

Toni Milaqi "At Jonufer" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2003)

U ngjiten te dy ne faqen e malit, duke u zhytur permes gjelberimit te ullishteve, ferrave manambarsura, fiqve gjithe fryte te pjekur dhe dushqeve te larte. Ishte nje pasdite e fresket gushti. Nje shtepize e parruge dhe e enderrt, e bardhe si ninulle, i udhehiqte. E pasi arriten ne majen e malit, pa mundur dot te shtinin ne dore bardhesine e shtepise se parruge -te cilen sa me teper e ndiqnin, aq me teper u largohej- papritmas shtangen. Perposht kembeve te tyre varej nje det blu -kobalt i thelle- , i eger e vezullues me dallge te shkumezuara te bardha. Tutje - larg konturohej Karaburuni i erret e mistik. Nje qiell gjithe cicerima, aromera, dhe miliona thyerje ngjyrash i jepte drite gjerave. Dielli i purpurt u derdh ne ajer dhe mbi pambukun e atyre pak reve ...

Pasi soditen cdo cep te atij pejzazhi magjik, nxorren thikat, vrane nevojen per te vazhduar kerkimet mbi shtepizen-ninulle, dhe u kthyen ashtu te gjakosur andej nga prej kishin ardhur ...

13 July 2008

Treni

Toni Milaqi "The train" (acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)

Uturima e trenit grisi qetesine e asaj pasditeje korriku dhe shkundi nga pergjumja rete e dremitura. Simetria ritmike e gumezhitjes se rrotave te hekurta tashme kishte sperkatur gjelberimin e kodrave. Dielli ishte ulur diku ne nje embeltore dhe po hante tere qejf nje akullore. Qiejt ishin mbushur me harabela, dallendyshe, thelleza, blete e gjinkalla, pellumba e pelikane, laraska e rosa, te cilet pershendesnin buzagaz trenin ngjyratplot dhe perplasnin me vrik krahet. Frynte nje fllad i lehte i mbarsur me aromera lulesh e pemesh eremira ...

23 June 2008

Inatosja

Toni Milaqi "Angry" ( acrylic on canvas, 120x90 cm, 2005)

Furtuna e zemerimit i permbyti qenien. Ndjeu gjakun t'i vloje me vrik nder deje. Duart filluan te dridheshin lehtas, dhe dhembet te kercacin permes turfullimash. Cdo pore e lekures se tij u tendos, gati per sulm, dhe grushtat u mblodhen kercenueshem...

Ishte aty i vetem, i rrethuar mes resh te grinjta dhe i mbeshtjelle prej flladesh te fresket vjeshtak, ne momentet kur nje mbremje e vrerosur jepte shpirt...

22 June 2008

Kamioni Ngjyraplot

Toni Milaqi "The truck" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)

Kaloi aty ne qytetin tone, nje dite me diell te shndritshem, nje kamion ngjyraplot. E pa nje femije pesevjecar tek luante me shoket perbri nje pallati qe pengjasonte me kafaz kanarinash, dhe e fshehu imazhin e tij ne zemer. Kur mbaroi lojen e shkoi ne shtepi, femija faqe prush nxorri prej dollapeve me embelsira, akullore e tullumbace imazhin e fshehur te kamionit gjithengjyresh dhe e hodhi ne leter.

Disa dite me vone, rastesishmi, aty kalova une. Ashtu i mrekulluar vodha pafajesine e ndjenjes se imazhit feminor, dhe me to ndertova shtepine time te re, ne te cilen kalova dimrin...

Pushim ne Mesdite

Toni Milaqi "Midday rest" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1996)

U shtri ndane nje peme lopcari i drobitur. Nder syte gjysme te mbyllur prej lodhjes dhe kafshimeve te gjumit, ndjeu te vallezojne flutura me flatra te kaltra. Aroma e barit te gjelber i guduliste hundet. Ashtu i keputur, nen gumezhitjet e gjinkallave qe shponin qiejt, u rrokullis ne boten e endrrave...