Showing posts with label Impresione. Show all posts
Showing posts with label Impresione. Show all posts

25 May 2009

Kronikë e një Vdekjeje të Paralajmëruar

Toni Milaqi "The Lake" (acrylic on paper, 85x65 cm, 2006)

Një zë në shkretëtirë

Shkas për këto radhë u bë shkrimi mjaft prekës i Fatos Lubonjës me titull: "Liqeni jemi ne". Them prekës pasi nëse një njeri/shkrimtar/artist është në gjëndje të përçojë përmes mendimeve, apo veprës së tij, ato ç'ka turma ndjen dhe mendon, atëherë atë (krijuesin) shumë bukur mund t'a përfytyrojmë si zëdhënësin shpirtëror të saj; Dhe duke folur kaq rrjedhshëm për sentimente të tilla si p.sh. ai i Liqenit në mendësinë e kryeqytetasve, s'ka se si të mos ngacmojë edhe ndjenjat e tyre. Qëllimisht përdora termin shkrimtari/artisti, dhe jo gazetari/analisti, pasi analiza dhe qëndrimi kritik në vëzhgimin e realitetit janë pjesë përbërëse e hulumtimeve edhe e të parit, ndërsa skalitja e fjalës së shkruar (që vihet re tek Lubonja) s'është e thënë të jenë objekt kërkimesh apo domosdoshmëri për të dytin.

Në rastin e Lubonjës aftësia për të krijuar një realitet paralel përmes shkrimeve të tij, i cili shpesh i shpall luftë realitetit vrastar/banal, bëhet me një formë të tillë shprehjeje dhe me një freski të tillë krijuese (ndonëse konçize, e të kursyer), e cila shumë pak të përbashkëta ka me një vështrim të pangjyrë analitik/teknokrat.

Toni Milaqi "Painter by the Lake" (acrylic on canvas, 100x80 cm, 1996)

Qyteti

E pranoj se më pëlqeu fakti që dikush foli në mënyrë publike kaq qartë mbi këtë temë, e cila më ka preokopuar vizualisht prej kohësh, dhe mbi të cilën kam shkruar një vit me parë tek "Arratisja". Mendoj po kështu, se problematika mbi Liqenin është një nga temat më imediate të së ardhmes, të asaj se çfarë do t'i ofrojë banuesve të tij qyteti i Tiranës, dhe se çfarë fisiognomie karakteristike do t'i shfaqë ai vizitorit të huaj.

Toni Milaqi "The Dance" (acrylic on canvas, 100x80 cm, 2001)

Nuk dua të flas në këtë shkrim për akset e tjera mjaft shqetësuese të qytetit, si p.sh. : problemet kaotike urbanistike, apo amoku i pashoq i manisë për të ndërtuar vend e pa vend, apo tek krimet që jane bërë dhe bëhen sot e kësaj dite ndaj hapësirave arkitekturore, vizuale dhe estetike të kryeqytetit tonë të dashur, apo tek mish-mashi konceptual i ndërtimeve në Tiranë. Dua të ndalem vetëm tek Liqeni Artificial dhe kodrat përreth tij...

Toni Milaqi "Sex" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2003)

Dualizmi

Ka një paradoks brenda meje, që prej 17 vjetësh jetoj larg Tiranës-qytetit tim të lindjes. Provoj një dualizëm habitës emocionesh sa herë që kthehem për së largu. Mezi pres të prek tokën amë, të çmallem me gjithçka që më mungon nga vendi ku linda, ku kalova fëmijërinë, adoleshencën time, dhe pikërisht në çastet që mbërrij e zhytem në jetën e qytetit, një forcë e çuditshme demoniake më bën të dua të iki sa më larg dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. Diçka më largon, më shtyn tutje, a thua se urëzat që më lidhnin me atë tokë janë këputur njëherë e përgjithmonë.

Toni Milaqi "Conclusion" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2006)

Metamorfoza

Asgjë nga qyteti i sotëm s'ka shijen që kishte dikur në fëmijërine time. Asgjë s'më krijon sensin e diçkaje të njohur dhe intime. As Sahati, as Muzeu Historik, as Banka, as monumenti i Gjergj Kastriotit, nuk janë më të njëjta. As rrugët s'janë po ato, as njerëzit, as ritmet e jetës, as ajri që pluskon mbi ne. Gjithkund ke ndjesinë se fantazma e Tiranës së dikurshme që vërtitet në kokën tënde, s'është aspak reale, dhe se ekziston si e tillë vetëm tek ti.

Toni Milaqi "Couple" -II- (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2007)

Egoizmi

Tek shkruaj këto radhë nuk ushqej iluzionin që ato sa them mund ti hyjnë në punë ndokujt, as nuk jam nga ata që nuk mund të rrojnë dot me të tashmen, apo dhunën e pamëshirtë të saj përmes ligjeve të evolimit. Thjesht këtu flas për qytetit tim të fëmijërisë, dhe të askujt tjetër. Për shokët e mi, për rrugët e mia, për shkollën time, për mësueset e mia, për femrat që unë desha, për bliret dhe manjolat e mia, për plepat dhe pishat e mia, për dhimbjet dhe dashuritë e mia. Dhe kur të gjitha këto i sheh të thyera, as vetë s'e kupton se sa shpejt ligështohesh...

Toni Milaqi "Waiting for the Barbarians " (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2008)

Liqeni

Në mes të gjitha këtyre, Liqeni ishte diamanti më vezullues i Tiranës. Ishte oazi, ekstaza natyrore (ndonëse me fillesa artificiale) prehja, gëzimi, ngjyra, aroma, ikja, përvjedhja, romantika, muzika, thembra e Akilit kryeqytetas. Aty ku jo vetëm natyra, por edhe njerëzit, përjetonin ringjalljen e madhe. Ishte mushkëria ekologjike e qytetit.

Me të drejtë Lubonja në shkrimin e tij thotë: "Liqeni jemi ne". Nëse do t'a përfytyronim këtë oaz natyror si mushkërinë gjigande të qytetit, pikërisht tani kur thuajse gjysma e Liqenit është tharë e helmuar, kur pemët janë prerë e janë lënë në mëshirë të fatit, dhe ndërtimet barbare janë shtuar si kërpudha, pikërisht tani kur sëmundja ka gllabëruar tërësisht mushkëritë e sfilitura, a mundet vallë të jetë Tirana e shëndetshme?

Toni Milaqi "Bacchanal" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2008)

Tek Unë

Për sa i përket artit tim, Liqeni i Tiranës ka qënë gjithnjë një muzë natyrore. Thonë se atdheu është ai vend, në të cilin ke kaluar fëmijërine tënde. Disa shembuj të punëve të mia -ndër vite- bazuar mbi këtë subjekt, mund të shihen edhe në këtë postim.
Vështirë të shkundësh nga supet e tua dashuritë e mëdha, dhe padyshim në jetën time Liqeni Artificial i Tiranës ishte një e tillë...

Toni Milaqi "The Painter by the Lake" (acrylic on canvas, 100x80 cm, 2009)

30 December 2008

Pema e Vitit te Ri

Toni Milaqi "Decorating the Christmas Tree" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2002)

Ne nje nate me hene te plote, e stolisem edhe pemen e vitit te ri; me gjithfare loderzash dhe topash shumengjyresh; i mbushem edhe degezat e saj me llampa te panumerta; i vume ne maje edhe yllin vezullues; dhe kenge krishtlindjesh degjohen ne sfond ...

Dhe megjithese i beme te tera keto, s'arrijme te kuptojme nga ku burojne te trishtet e pafajshem te pemes ngjyraplot ...

05 August 2008

Stop

Toni Milaqi "Stop" ( acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2005)

Nje "Stop" stermadh buze detit. Qendrese imponuese e prepotences se ligjit. Dhe ti stepesh per nje cast. I pamundur te lash mekatet e tua ne te. I pamundur te arratisesh, te ikesh, te humbesh. Dallget perplasen me furi brigjeve. Dielli djeg pameshirshem. Planete inatcore skalavaren mbi koken tende. Rete kane shterur -prej kohesh- se avulluari qiejve.

Dhe ndonese ndjen brenda teje nje deshire te marre te heqesh rrobat, te zhytesh brenda atyre valeve epshndjellese dhe te shuash ne kete menyre vullkanin qe te vlon ne trup, perseri nguron. Shembelltyra e ligjit -ai "Stop" i mallkuar- ngrihet ashtu e qenesishme dhe kercenuese perballe teje.

Dhe ndjen dallget te tkurren, dhe ndjen qiejt te kridhen ne muzgje te trishte; dhe ndjen zerat e pulebardhave te vyshken, dhe diejt te fiken, dhe yjet te mos vijne, dhe malet te mbyten diku tutje ne horizont ... Je aty i ngecur ne reren perveluese, i drobitur prej vapes dhe i thare prej etjes se pafund ...

16 July 2008

Ne Jonufer

Toni Milaqi "At Jonufer" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2003)

U ngjiten te dy ne faqen e malit, duke u zhytur permes gjelberimit te ullishteve, ferrave manambarsura, fiqve gjithe fryte te pjekur dhe dushqeve te larte. Ishte nje pasdite e fresket gushti. Nje shtepize e parruge dhe e enderrt, e bardhe si ninulle, i udhehiqte. E pasi arriten ne majen e malit, pa mundur dot te shtinin ne dore bardhesine e shtepise se parruge -te cilen sa me teper e ndiqnin, aq me teper u largohej- papritmas shtangen. Perposht kembeve te tyre varej nje det blu -kobalt i thelle- , i eger e vezullues me dallge te shkumezuara te bardha. Tutje - larg konturohej Karaburuni i erret e mistik. Nje qiell gjithe cicerima, aromera, dhe miliona thyerje ngjyrash i jepte drite gjerave. Dielli i purpurt u derdh ne ajer dhe mbi pambukun e atyre pak reve ...

Pasi soditen cdo cep te atij pejzazhi magjik, nxorren thikat, vrane nevojen per te vazhduar kerkimet mbi shtepizen-ninulle, dhe u kthyen ashtu te gjakosur andej nga prej kishin ardhur ...

14 July 2008

Diteve Gri

Toni Milaqi "Man, woman, knife" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2002)

Ka momente ne jeten e cdo njeriu kur ngjyrat zveniten, tkurren, humbasin shkelqimin dhe buisjen e marre, na braktisin. Dhe ndonese dielli vazhdon te jete i ngecur diku ne qiell, ai as ndricon e as ngroh. Ka caste kur realiteti humbet pluralizmin e ngjyrave, e shnderrohet ne nje monokromi mortore boje hiri. Ka periudha ne jeten tone, ne te cilat syte pluskojne nen diktatin e pameshirshem te diteve-gri ...

Jane tmerresisht te veshtira ato momente tek kupton verberine tende te pjeseshme; i pamate boshlleku shpirteror tek provon limitet e qenies; e pafundme etja, apo nevoja per te rindjere harlisjen marramendese te gjithesise se ngjyrave...

13 July 2008

Treni

Toni Milaqi "The train" (acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)

Uturima e trenit grisi qetesine e asaj pasditeje korriku dhe shkundi nga pergjumja rete e dremitura. Simetria ritmike e gumezhitjes se rrotave te hekurta tashme kishte sperkatur gjelberimin e kodrave. Dielli ishte ulur diku ne nje embeltore dhe po hante tere qejf nje akullore. Qiejt ishin mbushur me harabela, dallendyshe, thelleza, blete e gjinkalla, pellumba e pelikane, laraska e rosa, te cilet pershendesnin buzagaz trenin ngjyratplot dhe perplasnin me vrik krahet. Frynte nje fllad i lehte i mbarsur me aromera lulesh e pemesh eremira ...

01 July 2008

Burri me Mjeker ne nje Dite me Re

Toni Milaqi "Man with beard in a cloudy day" (acrylic on canvas and mixed technique, 100x80 cm, 2002)

Nje tjeter perqasje -kubiste- e trajtimit te portretit eshte edhe ajo e "Burrit me Mjeker" , veper e vitit 2002. Thyerja koloristike e hapesirave vizuale, si edhe loja e ngjyrave brenda kuadratit te telajos -me qellim analizen, por dhe pasurine emocionale te shprehjes- ishte nje nga objektet e punes mbi te cilin fokusova.

Ndonese ne fazen e pare te krijimit kjo pune nisi dhunshem, permes nje vizatimi agresiv dhe pikenisjesh tematike te bazuara mbi te rastesishmen, konkludimi ishte disi i ndryshem. Loja koloristike dhe procesi sendertues i shperndarjes se ngjyrave ne siperfaqen e vizatuar, u mbrujt nga nje sens naiv dhe tejet i shpenguar, ne kundershti te plote me fillesat e vepres.

Ne kete pikture jane perdorur edhe elemente te jashtme, ne formen e kolazhit. Pambuku i mjekres eshte nje i tille ...

23 June 2008

Inatosja

Toni Milaqi "Angry" ( acrylic on canvas, 120x90 cm, 2005)

Furtuna e zemerimit i permbyti qenien. Ndjeu gjakun t'i vloje me vrik nder deje. Duart filluan te dridheshin lehtas, dhe dhembet te kercacin permes turfullimash. Cdo pore e lekures se tij u tendos, gati per sulm, dhe grushtat u mblodhen kercenueshem...

Ishte aty i vetem, i rrethuar mes resh te grinjta dhe i mbeshtjelle prej flladesh te fresket vjeshtak, ne momentet kur nje mbremje e vrerosur jepte shpirt...

22 June 2008

Kamioni Ngjyraplot

Toni Milaqi "The truck" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)

Kaloi aty ne qytetin tone, nje dite me diell te shndritshem, nje kamion ngjyraplot. E pa nje femije pesevjecar tek luante me shoket perbri nje pallati qe pengjasonte me kafaz kanarinash, dhe e fshehu imazhin e tij ne zemer. Kur mbaroi lojen e shkoi ne shtepi, femija faqe prush nxorri prej dollapeve me embelsira, akullore e tullumbace imazhin e fshehur te kamionit gjithengjyresh dhe e hodhi ne leter.

Disa dite me vone, rastesishmi, aty kalova une. Ashtu i mrekulluar vodha pafajesine e ndjenjes se imazhit feminor, dhe me to ndertova shtepine time te re, ne te cilen kalova dimrin...

Pushim ne Mesdite

Toni Milaqi "Midday rest" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1996)

U shtri ndane nje peme lopcari i drobitur. Nder syte gjysme te mbyllur prej lodhjes dhe kafshimeve te gjumit, ndjeu te vallezojne flutura me flatra te kaltra. Aroma e barit te gjelber i guduliste hundet. Ashtu i keputur, nen gumezhitjet e gjinkallave qe shponin qiejt, u rrokullis ne boten e endrrave...