Showing posts with label Grimca Filozofike. Show all posts
Showing posts with label Grimca Filozofike. Show all posts

15 June 2009

Mbi Pavdekësinë

Toni Milaqi "The Aging Process -I-" (photography, 2009)

Nëse do të konsideronim mplakjen fizike, por edhe shpirtërore, si lajmëtarët e parë të vdekjes, dhe këtë të fundit si armikun kryesor të çdo gjëje të gjallë, a mundet vallë të bënim kompromis me to?

Kush është ajo veprimtari njerëzore që mund të garantojë jetëgjatësinë e ekzistencës - fizike e shpirtërore- dhe njëkohësisht të vonojë sa më shumë proçesin e vdekjes?

Toni Milaqi "The Aging Process -II-" (photography, 2009)

Nëse me të sjellurit në jetë të fëmijëve (trashëgimtarëve), do të mund të thoshim se bëmë detyrën tonë në raport me vazhdimësinë e species njerëzore, ç'mund të thuhet për jetëgjatësinë e universit tonë të brendshëm (meditativ dhe emocional)? Apo mos vallë ai zhduket me largimin fizik të njeriut nga jeta?

Mendoj se jo. Të gjithë veprimtaritë intelektuale të njeriut, si edhe çdo përçapje e re që i kundërvihet errësirës rrethuese, padyshim që largojnë vdekjen, dhe sigurojnë më së miri vazhdimësinë e ekzistencës.

Toni Milaqi "The Aging Process -III-" (photography, 2009)

Por duke folur për njeriun dhe pavdekësinë, kush më mirë se arti dhe artisti do të mund të ilustronin këtë argument? Kush mund të thotë se shpirtrat e Omerit, e Shekspirit, e Velaskesit, e Betovenit, e Delakruasë, e Klesë, e Pollok, etj, nuk gjenden në çdo qelizë, në çdo emocion apo mendim që ngjizet dhe që buron prej veprave të tyre?
Kush mund të thotë se Leonardo nuk ngjallet nga çdo buzëqeshje e Mona Lizës? Kush mund të pohojë se Vivaldi nuk merr frymë pas çdo tingulli dhe note muzikore, sa herë kemi fatin të dëgjojmë diku veprat e tij? Kush mund të thotë se pas çdo nazi erotik të personazheve në pikturat e Karavaxhios, nuk gëlon sensualiteti përvëlues i vetë krijuesit të tyre? Kush mund të thotë se Gogeni nuk na shkel syrin, sa herë hasim siluetat grishëse të mulateve të tij?

04 April 2009

Pyetje Retorike

Toni Milaqi "Before the Law" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2009)

Nese sistemet aktuale social-politike si edhe tere politikat qe rrjedhin prej tyre, rajonale dhe globale, tregojne teper qarte paaftesi dhe neglizhence ne mbrojtje te Individit por edhe te ekuilibreve te ndryshme sociale, a ia vlen valle te besosh tek to?! A ia vlen te perkrahesh, te kultivosh dhe te mbash ne jete nje perbindesh qe ushqehet me brendine, gjakun, djersen dhe mundin tend?!

Nese qorrsokaku kapitalist, por edhe ekspansionizmi me ekstrem i atyre qe gjenden ne krye te piramides hierarkike ekonomiko-politike, s'jane gje tjeter vecse nje menyre per te shfrytezuar dhe kontrolluar turmen, perse presim nga Individi te respektoje dhe t'i disiplinohet ketij realiteti?!

Perse valle kerkojme prej nje te perdhunuari, te dashuroje dhunuesin e tij?!

Nese verejme ne praktike se "kushtetutat tona demokratike" nuk bejne gje tjeter vecse perqendrojne kapitalet boterore ne duart e nje pakice njerezish, duke shtyre miljarda te tjere ne varferi dhe mjerim te thelle, perse te mos i veme zjarrin ketyre kushtetutave?!

Nese Ligji eshte jo vetem i panevojshem por edhe denigrues i personalitetit njerezor, perse valle i bindemi ende?!

01 April 2009

Kryqezimi

Toni Milaqi "Crucifixion" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2008)

Kryqezimi eshte padyshim nje nga temat me te levruara ne historine e artit dhe kryesisht ate te piktures evropiane. Kjo per shkak te nje numri te madh faktoresh kosmo-historik, por ne radhe te pare sepse aludimi mbi kete teme ka te beje drejtperdrejt me simboliken kristiane. Simbolike kjo qe mund te karakterizohet si shprehje e filozofise percuese, dhe si karakteristike themeltare e shoqerive apo njesive te ndryshme administrative europiane, por njekohesisht qe indentifikohej edhe me statusin social-fetar-politik qe gezonin keto shoqeri pergjate njezet shekujve te fundit.

Perpos atributeve dhe moralit kristian qe mund te evidentohen tek "Kryqezimi"(si teme), mund te themi se tharmi i ketij subjekti sherben jo rrallehere si ure per nje perqasje me pergjithesuese, me gjithepershfirese e mbarenjerezore, ne percapjen tone per te folur mbi Njeriun dhe universin njerezor. Ne kete aspekt ky motiv eshte i tejmbushur me doza te medha simbolikash mbi raportet e Individit me shoqerine, me jeten, me ambientin rrethues, me natyren, me kohen, me turmen, me tjetrin. E po ashtu duke hulumtuar mbi kete teme behemi prezent te fatalitetit jetesor, te pjeses se thyeshme njerezore, te kufijve qe na rrethojne, te zinxhireve dhe kamzhikeve social-etik-moral-politik, te dhunes se ekzistences qe na perqarket.

Piktura ime e mesiperme eshte nje gjest respekti, nje homazh per intelektualin e kryqezuar ne vitet e totalitarizmit komunist shqiptar; nje akt mirenjohjeje i thelle per te gjithe ata qe nuk iu perkulen mediokritetit te turmes dhe tiranise se regjimeve diktatoriale; shenje nderimi per figura dhe personalitete njerezore si Edison Gjergo e Lasgush Poradeci ...

Ah, mend harrova, Gezuar Pashket 2009 !

11 July 2008

Ngjizje

Toni Milaqi "The Yellow Devil" (oil on canvas, 60x40 cm, 1994)

Sa te vertete perballon nje mendje, sa te vertete guxon te thote ajo? -Per mua kjo eshte bere gjithnje e me teper masa e vertete e vlerave njerezore. ...Cdo fitore, cdo hap perpara drejt njohjes rrjedh nga guximi, nga rreptesia ndaj vetvetes, nga pastertia ndaj saj.
(Friedrich Nietzsche)

Cdo bashkesi njerezore qe mbahet nga fryma fetare apo kombetare, per te mos u shperbere e sheh veten te detyruar te frenoje prirjet agresive, seksuale, anarkike te individit dhe ti mbaje te nenshtruara prapa digave qe quajme Moral dhe Ligj.
(Stefan Zweig)

Vetem ajo qe eshte e frytshme eshte e vertete.
(Johann Wolfgang von Goethe)

Perse me gjithe kete barazi me Zotin, njerezimi nuk eshte me i lumtur e me i gezuar se perpara? - Sepse ky pasurim me ane te kultures, shkences nuk eshte dhene falas, por eshte paguar me kufizim te padegjuar te lirise se instikteve tona. Ana e pasme e medaljes se cdo fitoreje te qyteterimit per racen njerezore eshte nje humbje lumturie per individin.
(Sigmund Freud)

Njeriu nuk kerkon perjetesime, shpirti para se gjithash nuk kerkon jeten spirituale, ai ka vetem deshira instiktive dhe te verbra. Deshira universale eshte fryma e pare e cdo jete psiqike. Ashtu si trupi per ushqim, shpirti digjet per kenaqesine me te vjeter qe ekziston.
(Sigmund Freud)

Instiktet mund t'i disiplinoje vetem ai qe i njeh; demonet mund t'i zbuse vetem ai qe i nxjerr nga honi i tyre dhe i sheh ne fytyre.
(Sigmund Freud)

17 June 2008

Relacioni: Njeri-Makine

Toni Milaqi "Relationship: Man and machine" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2003)

Prej kohesh shoqerite tona njerezore kane humbur nocione si brishtesia, delikatesa, butesia e emocioneve dhe ndjesive, raportet njerezore. Gjallojme ne nje bote te ashper, ne te cilen vrame femijen qe flinte brenda nesh, dhe u dorezuam perballe egoizmit te qenies e ritmeve marramendese te jetes. U zhveshem nga deshirat dhe ndjenjat, duke u shnderruar ne maniake te babezitur te ritualeve boshe te komercialitetit . Humbem emrat tane per t'u kthyer ne shifra, ne numra te pafund bankash, taksash, kodesh telefonik, interneti...

Relacionet e mirefillta njerezore i debuam, larg. Makinerite u shtruan kembekryq ne jeten tone. Prej kohesh, ne shtepite tona nuk bisedojme me. Kemi televizoret qe flasin per ne. Kur duam te shkeputemi prej tyre, apo te punojme, i drejtohemi kompjuterit. Pastaj vidhemi duke vrapuar si te marre me makina rrugeve te zhurmshme dhe gjithe trafik te qyteteve. Kryejme veprimet bankare tek A.T.M. , i ulerasim celulareve, kendojme te lumtur ne shoqeri te impjanteve, MP3-ve, kasetofonave, apo radiove tona...

Kam frike se ne relacionin Njeri-Makine, njeriu eshte tanime teresisht i pafuqishem te dominoje. Krijuam lehtesite -per te qene te lire- dhe u beme pre -padashje- e vartesise sone prej tyre. Ka kohe qe kemi humbur lirine, dhe po na sundojne teresisht makinat...


10 June 2008

Renia

Toni Milaqi "Falling I" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2004)

Procesi i Renies gjithnje me ka ngacmuar. Renia si akt, por edhe si koncept. Ngjizja me token, terheqja e gravitetit ndaj dikujt apo dickaje, eshte ne vetvete edhe nje fenomen sa i natyrshem fizik, po aq mistik dhe spektakolar njeheresh.

Renia e nje guri mund te shkaktohet nga faktore fizik si psh: rreshkitje shkembinjsh, termetet, ndersyrje e nje meteoriti ne atmosferen e tokes, etj...
Per mua me i rendesishem eshte te studiuarit e konceptit njerezor mbi kete fenomen, ku pervec shkaqeve natyrore te trajtimit te ceshtjes, historia vishet edhe me atributet e saj mistike, spirituale, e metafizike. Keshtu psh ndaj pyetjes se kush e hodhi gurin, pergjigja mund te merrte ngjyrime te tipit: zoti, djalli, qyteterime jashte-tokesore, ufo, shpirti i shenjte me gjithe shenjtoret dhe profetet bashke.

Ketu mbarojne ligjet e arsyes dhe llogjikes. Analiza zhytet ne hapesirat e se padukshmes, duke u fundosur thelle ne realitetin tone te brendshem, te shpirtit dhe te trurit. Diku ketu gjenden kufijte e racionales me iracionalen. Dy bote sa te huaja per njera-tjetren, po aq natyrshem ne bashkekzistence brenda universit tone njerezor.

Te veshtruarit e botes nga ky prizem -pikerisht ne piketakimin midis ketyre dy boteve- jane per mua kordinatat gjeografike qe me frymezojne dhe me ngacmojne artistikisht.

Ne mendimet por edhe ne veprat e mia, ky nocion eshte i lidhur ngushte me Drejtpeshimin apo Ekuilibrin. Pikerisht aty kur hapat e dikujt -qofte ato reale apo edhe ata metaforik- ngaterrohen, pikerisht aty lind edhe Renia. Atehere kur ekuilibri i brendshem humbet, jo pak here vjen degradimi i qenies (trupor apo shpirteror).

Renia permban ne vetvete aksidentalen, te paprituren, befasine, arbitraritetin e ekzistences, braktisjen e drejtpeshimit, ikjen nga kanoni, dorezimin, doreheqjen, dhunen e momentit, dobesite e qenies, clirimin nga diktatura e ekuilibrit ...

Me trishton kur verej sa te pambrojtur jemi, sa te thyeshem. Mjafton nje hap i hedhur keq, nje moment dobesie, nje molle e kafshuar ne menyre naive, per te te rrezuar prej qiejve roz te parajses ne hendeket e sketerrte dhe gjithe balte te realitetit vrastar ne te cilin gjallojme ...

Toni Milaqi "Falling II" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2006)