Showing posts with label Arti. Show all posts
Showing posts with label Arti. Show all posts

13 November 2010

Epilog

Toni Milaqi "Are you An Anarchist?" (acrylic on paper, 69.5x49.5 cm, 2010)


Artisti ështe qënie kryeneçe. Anarkiste. I lirë, brenda burgut të krijuar posaçërisht për të.  Nuk mund të jetë vegël e askujt. Nuk mund të jetë çirak i asnjë mekanizmi politik, social, a ekonomik.
Artisti ështe vetshkatërrues. Në kërkim të dritës, si ajo fluturza e natës që i përqarket furishëm llampës elektrike, derisa ti digjen krahët e më pas të shuhet. Eshtë romantik, deri në shpërfillje. Eshtë naiv deri në dhimbje. Eshtë i fortë si çeliku i cilësisë më të lartë. E njëkohësisht i thyeshëm si qelqet më delikate. Është kështu, jo sepse e do por sepse nuk mund të jetë diçka tjetër.
Të gjitha modelet e tjera që serviren sot si shprehje e potencialeve artistike, s'janë gjë tjetër veçse nevojat e kamufluara tregjeve të artit dhe të mafjes social-politike në pushtet për dominimin e hapësirave pamore.
Artisti s'mund të jetë puthadorës i shtetarëve, as punonjës i zellshëm i mekanizmit propagandistik të klasës politike. Nuk mund të merret me numërimin e fasadave të ndërtesave shumëngjyrëshe, brenda të cilave politikanë tejet të dyshimtë fshehën korrupsionin ekonomik e politik apo mizerjen sociale të shoqërisë të cilën udhëheqin.
Artisti është skifter i egër, nuk është pulë oborri prej të cilës presim të bëj vezën e përditshme. Eshtë opozitar, jo sahanlëpirës i klikave të ndryshme. Nuk mund të jetë konservator, frikacak, i manipulueshëm, e komercial. Nuk mund të jetë lodër e askujt. Ky është nocioni im për artin dhe artistin. Ky është edhe qëndrimi im në lidhje me subjektet e trajtuara këtu në blogun "Arti në kohërat e Kolerës", të cilat kanë në qendër të tematikës së tyre artet vizuale.

***

P.s. Ndjej se proçesi i trajtimit të problematikave në fjalë, në mediumin e blogut, e plotësoi ciklin e tij jetësor. Ju falenderoj të gjithëve që bashkëbiseduat me mua, që më lexuat dhe më lexoni përditë. Shpresoj që ky komunikim të ketë ngacmuar, të ketë hapur dritare të reja në këndvështrimin mbi artet vizuale dhe të ketë qënë i frytshëm për ata që rruga  i solli  në këtë blog. Ndersa miqte e rinj i pershendes ne radhe te pare dhe se dyti ju uroj lexim te kendshem te materialeve te ketij bllogu.

Gjithë të mirat!
Toni Milaqi (Athinë 2010)

20 July 2010

Mbi Natyralizmin në Pikturë

Achilleas Droungas "Nature Morte" (oil on canvas)

Asnjëherë nuk kam arritur të shijoj këndvështrimin natyralist/fotografik në pikturë. Gjithnjë më është dukur skrupuloziteti akademik një formë pompoze, e pakuptimtë, bajate dhe aspak kreative.
Sa për piktorët që ende sot lëvrojnë këtë formë të shprehjes, do t'i cilësoja si monotonë, me mungesë të theksuar fantazie, të paaftë, zanatçinj (në asnjë mënyrë krijues), të vdekur artistikisht. Po kështu, asnjëherë nuk kam kuptuar se përse duhet të kacafytet me telajon një piktor, për muaj të tërë, kur në të njëjtin konkludim vizual mund të arrinte me një shkrepje të vetme të aparatit fotografik?!
Të pikturuarit në mënyrë natyraliste/akademike/fotografike, mund të kënaqë syrin e pastërvitur të masës (e paditur, në pjesën dërrmuese të saj), por nuk mund të konsiderohet  Art.
Pikërisht sepse Arti nuk është një pasqyrë e vobektë, memece, e realitetit. Eshtë diçka tjetër, ndoshta një sferë paralele, që mund të ketë pika takimi me realitetin, por që nuk mund të jetë me asnjë kusht një kopje dydimensionale e tij.
Eshtë llava që na vlon përbrenda, ajo që na bën artistë. Eshtë dufi i shpirtit, marrëzia e unit...

03 January 2010

Piktura Rron

Toni Milaqi "The Bone" -detail (acrylic on paper, 69.5x49.5 cm, 2010)

Toni Milaqi "The Bone" (acrylic on paper, 69.5x49.5 cm, 2010) 

 Kohët e fundit, nuk mund të mos bjerë në sy, tendenca e lobeve të ndryshme që kontrollojnë jetën dhe produktin artistik-vizual në rang global, për një lloj rikthimi tek piktura. Një shembull i këtij fenomeni ishte ekspozimi por edhe zhurma që shkaktoi prezantimi i punës gjigande të David Hockney tek Tate Britain. Dhe nëse Hokney pak a shumë përgjatë rrjedhës së viteve, ka mbetur besnik ndaj artit të pikturës, një surprizë akoma edhe më e madhe ishte ekspozita personale me titull "No Love Lost", tetor 2009, e Damien Hirst.

 Nuk dua të shqyrtoj këtu vlerat e veprave të artistëve të sipërpërmendur (vepra e Hockey-t sigurisht qe eshte e nje  cilesie tjeter), as risite e punëve te tyre, as dinamikat e personaliteteve artistike perkatese, por kahjen e tregut global të artit drejt pikturës. Përse vallë kjo nevojë për rikthim tek kjo gjuhë vizuale, që kaq keqazi është kryqëzuar dekadat e fundit? A mos vallë dominimi gati-gati mbytës i fotografisë, i instalacioneve, i perfomancave apo i video artit, ka shpënë vetë artet pamore në një qorrsokak ekzistencial? A mos vallë mungesa e hapësirave për pikturën në aktivitet e mëdha kudo në botë, si bienalet (por jo vetëm), ka krijuar një lloj kompakti negativ, intolerant, abuziv, dhe mbi të gjitha fashist, për shtyllën vertebrale të shprehjes vizuale siç është piktura, qysh kur njeriu filloi të mendojë dhe të kuptojë se është disi më i ndryshëm nga kafshët e tjera? 

 Po kështu nuk dua të flas në këtë shkrim as për studiuesit-rrogëtarë të Galerisë Kombëtare të ArteveTiranë, as për kuratorët butaforikë (si ata të ekspozitës "Onufri") të komanduar nga tjetërkush, as për politikën e vobektë të drejtuesve të saj mbi artet pamore dhe pikturën në veçanti. Ajo që dua të them është se piktura si art nuk mund të vdesë për sa kohë gjallon qënia njerëzore, pikërisht sepse është një mënyrë e të shprehurit, e cila lidhet thellësisht me unin tonë, dhe se çdo përpjekje për anashkalim e injorim, nuk do të thotë medoemos edhe se ajo nuk ekziston. 

Mbi të gjitha mendoj se piktura është edhe forma më universale e shprehjes së kreativitetit njerëzor, duke arritur të ezaurojë probleme si ai i gjuhës që mbart letërsia, apo i pamundësisë së muzikës për të folur në mënyrë konkrete, apo ai i ftohtësisë së imazheve industriale të pjella prej kamerave dhe aparateve fotografike.

 Nëse duam të hedhim sytë thellë brenda gjithësisë sonë, të zhbirojmë skutat më të errëta të qënies, të përpiqemi të deshifrojmë trashëgiminë e paraardhësve tanë, apo të ëndërrojmë mbi të ardhmen, askush dhe asnjë formë tjetër të shprehuri, më mirë se piktura nuk do të mund të realizonte këtë gjë. Piktura rron, sepse rron njeriu.

  David Hockney at Tate Britain with one of the photographic copies flanking his painting Bigger Trees Near Warter (2007). Photograph: Graham Turner Damien Hirst Opens "No Love Lost" Exhibition London October 2009

07 July 2009

Jean Clair -Mbi Tregun e Artit

Pavioni Shqiptar në Bienalen e Venecias 2005- Sislej Xhafa, Komisioner Andi Tepelena (Burimi i fotos: www.artnet.com)

* Vizitova kohët e fundit Bienalen e Venecias. Çdo dy vjet bëhet më e përbindshme. Nuk ka asgjë për të parë, është e padurueshme dhe idiote...

* Muzetë e artit janë një zbulim i shekullit të 19-të. Ishin një mjet arsimimi, por edhe argëtimi. Kur sot shohim nëntë milionë vizitorë në Luvër (Louvre) -më vjen keq që e pohoj- por roli i arsimimit ka humbur.
E vetmja gjë që ekziston tanimë është menaxhmenti kulturor. Shihni p.sh. si qeveria franceze nuk nguroi të japë vepra të muzeut tonë më të famshëm në Abu Dhabi, a thua se Luvri është firmë komerciale, Bvlgari apo Prada. Të njëjtën ndjesi provova kur pashë që Citroen-i pagëzoi një model të tij me emrin Picasso. Veprat nuk janë mallra, por krijime njerëzore me vlerë historike.

* Tregu i sotëm i artit mbështetet në fitimprurjen e llojit më të paskrupullt. Në kohën tonë një vepër arti duhet të sjellë brenda gjashtë muajve 25% - 40% më tepër të ardhura nga vlera me të cilën u ble. Sistemi bankar që u shpërbë pak kohë më parë, udhëhiqej po kështu nga të njëjtat parime funksionale. Kjo gjë duhet të na bëjë të kuptojmë diçka. Koleksionistët nuk përzgjedhin në bazë të shijes apo njohjes së tyre, por me logjikën e një investimi afatgjatë. Imagjinoni pra çfarë lloj arti prodhohet në kohë të tilla.

* Koha jonë, për të cilën ju fola më sipër, ka nxjerrë artistë të mëdhenj, por shpesh nuk ekziston mekanizmi i cili do t'i evidentojë, kështu siç funksionojnë gjërat. Më vjen ndër mend për shembull Lucian Freud . Ekspozova punët e tij në muzeun Pompidou në fillim të viteve 80-të. Ekspozita u varros nga shtypi francez atëherë, por ja tani ku erdhi ora e shpagimit. Atëherë çmimet e tij ishin të ulta dhe sot të paafrueshme.

* Skena e sotme e artit, pra, gjendet ndërmjet dy forcave të kundërta. Nga njëra anë koncepti merkantilist i tregut të artit që rrëzoi edhe sistemin bankar, nga ana tjetër një rreth i ngushtë, një elitë me të vërtetë njerëzish të kultivuar, të cilët kanë dije dhe sy për të kuptuar artin, dhe për të dalluar krijuesit e mëdhenj që rrezikojnë të humbasin vorbullën bashkohore.

* Nëse dua të mendoj nuk do të shkoj në një ekspozitë me punë të artit konceptual, por do të lexoj Heidegger, apo ndonjë filozof tjetër. Nëse dua të mbushem me gëzim, do të qëndroj para veprave të Lucian Freud. Porta e emocionit gjendet tek piktura, të cilën e kam përkrahur, por edhe tek filozofia.

Jean Clair
(Akademik -Anëtar i ri i Akademisë Franceze qysh prej vitit 2008, kritik arti, kurator i mjaft aktiviteteve të rëndësishme, shkrimtar, ish drejtor i muzeut Picasso në Paris, kurator i Bienales së Venecias 1995)

p.s. - Pjesët e mësipërme u shkëputën nga intervista e Jean Clair e datës 5.7.2009 në gazetën greke Kathimerini, me titull "Απειλητική η επιστροφή των Μαρμάρων ".

15 June 2009

Mbi Pavdekësinë

Toni Milaqi "The Aging Process -I-" (photography, 2009)

Nëse do të konsideronim mplakjen fizike, por edhe shpirtërore, si lajmëtarët e parë të vdekjes, dhe këtë të fundit si armikun kryesor të çdo gjëje të gjallë, a mundet vallë të bënim kompromis me to?

Kush është ajo veprimtari njerëzore që mund të garantojë jetëgjatësinë e ekzistencës - fizike e shpirtërore- dhe njëkohësisht të vonojë sa më shumë proçesin e vdekjes?

Toni Milaqi "The Aging Process -II-" (photography, 2009)

Nëse me të sjellurit në jetë të fëmijëve (trashëgimtarëve), do të mund të thoshim se bëmë detyrën tonë në raport me vazhdimësinë e species njerëzore, ç'mund të thuhet për jetëgjatësinë e universit tonë të brendshëm (meditativ dhe emocional)? Apo mos vallë ai zhduket me largimin fizik të njeriut nga jeta?

Mendoj se jo. Të gjithë veprimtaritë intelektuale të njeriut, si edhe çdo përçapje e re që i kundërvihet errësirës rrethuese, padyshim që largojnë vdekjen, dhe sigurojnë më së miri vazhdimësinë e ekzistencës.

Toni Milaqi "The Aging Process -III-" (photography, 2009)

Por duke folur për njeriun dhe pavdekësinë, kush më mirë se arti dhe artisti do të mund të ilustronin këtë argument? Kush mund të thotë se shpirtrat e Omerit, e Shekspirit, e Velaskesit, e Betovenit, e Delakruasë, e Klesë, e Pollok, etj, nuk gjenden në çdo qelizë, në çdo emocion apo mendim që ngjizet dhe që buron prej veprave të tyre?
Kush mund të thotë se Leonardo nuk ngjallet nga çdo buzëqeshje e Mona Lizës? Kush mund të pohojë se Vivaldi nuk merr frymë pas çdo tingulli dhe note muzikore, sa herë kemi fatin të dëgjojmë diku veprat e tij? Kush mund të thotë se pas çdo nazi erotik të personazheve në pikturat e Karavaxhios, nuk gëlon sensualiteti përvëlues i vetë krijuesit të tyre? Kush mund të thotë se Gogeni nuk na shkel syrin, sa herë hasim siluetat grishëse të mulateve të tij?

11 June 2009

Qorrsokaku

Ancient Greek Art "Vaze with Erotic Scenes" (Rim of an Attic red-figure kylix, c. 510 BC, Louvre Museum)

Përse sot artet nuk kanë lulëzimin që kishin -bie fjala- një shekull më parë?! Kur them artet e kam fjalën kryesisht për pikturën, skulpturën, letërsinë, muzikën, teatrin…

Ekzistojnë shumë faktorë në përgjigjen e kësaj pyetje. Një syresh -nga më thelbesorët- është raporti që kanë sot njerëzit me artin. Ka të bëjë me kushtet dhe mënyrën e të jetuarit, me nevojat njerëzore.
Në të shkuarën arti ishte përveçse bagazh dijeje, kulture dhe njohjeje e botës, edhe një mënyrë argëtimi, jo shumë e kushtueshme. Në operat e Verdit mund të ndeshje edhe njerëz të varfër (sigurisht ne vendet e rezervuara për ta). Një ekspozitë të impresionistëve në Paris mund t’a vizitonte kushdo. Çdokush gëzonte të drejtën të kryente ritualet kishtare, duke kontaktuar në këtë mënyrë me shenjtët e Xhotos, madonat e Rafaelit, apo ëngjëjt e El Grekos. Në një tragjedi antike greke, spektator mund të ishte çdo qytetar, akoma edhe ai më modesti. Po kështu arti i Fidias dhe i Praksitelit gjendej rrugëve, duke u bërë kështu pronë e të gjithëve. Në shekujt pasardhës prej leximit të një libri, mund të mësoje, e në të njëjtën kohë të shtegëtoje, të vizitoje njerëz dhe vende të ndryshme (dhe të gjitha këto pa shpenzime të mëdha).

Pra arti gëzonte edhe karakteristika të tilla si ajo e informacionit, e argëtimit, e diturisë, e komunikimit ndërnjerëzor, e kërkimeve spirituale; sigurisht kishte edhe vlerën e tij monetare -të të qënurit njëkohësisht mall.

Në relacionin artist-publik (turmë), elementi kryesor ishte ai i komunikimit. Jap dhe marr. Artisti bënte të shpërthenin (përmes veprës së tij) emocione, ndjenja, imazhe, mendime, problematika, shqetësime, përpiqej të analizonte frikat, dëshirat, tabutë, nevojat; dhe merrte nga publiku duartrokitjen (që do të thoshte të ardhura dhe vazhdimësi), ose fishkëllimat apo refuzimin (që do të thoshin uri dhe vështirësi ekzistenciale).

Me kalimin e kohës, me hyrjen në jetën tonë të aparatit fotografik, të kameras, të mediave, të radios, të televizorit dhe internetit, të gazetave dhe revistave, të standartit më të lartë ekonomik, ndryshuan dhe relacionet shoqërore njeriut me artin. Ky i fundit humbi rolin e tij “si një dritare për të njohur dhe vëzhguar botën”, pra rolin e tij informues. Humbi rolin e tij dokumentues; po ashtu edhe atë argëtues. I vetmi element që trashëgoi dhe që lulëzoi kryesisht këto vitet e fundit, është ai i anës së tij monetare; duke i dhënë përfundimisht një grusht të fuqishëm vlerave, si edhe kërkimeve të mirëfillta artistike.

Në ditët tona pak rëndësi ka cilësia e veprës së artit. E rëndësishme është që produkti i prodhuar të shitet. Sistemit të sotëm të vlerave nuk i interesojnë risitë, apo gjetjet artistike. Nuk i intereson të hedhë dritë dhe të fokusojë mbi arritjet. Për të parësore është aftësia që mund të posedojë prodhimi-malli (i ashtëquajtur artistik) në tregjet komerciale dhe bursat e artit. Nuk i interesojnë kërkimet dhe hulumtimet, por fitimi.

Në këtë aspekt shoqëria e sotme globale ka edhe ajo piktorët e skulptorët e saj; edhe shkrimtarët e poetët; edhe muzikantët e dramaturgët e vërtetë. Ajo që nuk posedon kjo shoqëri është "nevoja për artin". Arti sot nuk është informacion. Nuk është argëtim. Nuk është dokumentim i kohës. Nuk është nevojë. Arti sot është lluks; ky është qorrsokaku dhe fatkeqësia e tij më e madhe…

01 January 2009

Nacionalizmi dhe Arti Shqiptar

Michel Setboun "Propaganda Poster, Albania" (Photography, 1981)

Prej kohesh me ka preokupuar si njeri, por njekohesisht edhe si artist, relacioni ndermjet nacionalizmit dhe artit. Prej vitesh perpiqem te kuptoj fazat te cilat pershkon filozofia kolektive e turmes; te studioj motivet, kushtet dhe rrethanat qe e ushqejne ate. Per te analizuar lidhjen nacionalizem-art, fillimisht duhet te evidentojme karakteristikat/hapesirat qe posedojne ne shoqerite tona, keto dy nocione, apo veprimtari njerezore.

Nese me nacionalizem do te kuptonim nje ideologji qe hedh shtat mbi idene e kombit, duke e kthyer kete te fundit ne dogmen baze te kendveshtrimit mbi boten dhe gjerat; dhe me artin do te nenkuptonim ate veprimtari krijuese te njeriut, e cila mbeshtetet ne eksplorimin e gjithesise njerezore, te ambientit rrethues, duke u ushqyer po keshtu nga pervoja e se shkuares dhe etja per risi; atehere mund te themi qartazi, se keto nocinone nuk kane ne asnje menyre dhe me asnje kusht pika takimi dhe te perbashketa. Pikerisht per faktin se dogmatizmi i doktrinave nacionaliste (mes kufijve strikte dhe te hekurta ideore qe i karakterizojne), konservatorizmi ideologjik dhe formal, si edhe ekzistenca e nje sere temash tabu, nuk mund te kene asnje emerues te perbashket me hulumtimet me te thella te racionales (te vetedijshmes) dhe te iracionales (te pavetedijshmes), me tallazet e unit dhe bubullimat e shpirtit, me frymen anarkike qe shoqeron aktin e te krijuarit dhe te mosbindurit ne hyjni e demone, me deshiren dhe nevojen per t'u ndjere i lire.

Odhise Paskali "The Flag Keeper" (bronze, 1934)

***

Nese do te fokusonim dhe do te vendosnim nen mikroskop raportet e nacionalizmit me ato te artit shqiptar pergjate kthinave te viteve, veme re nje lulezim total divergjencash sa te huaja, po aq edhe harmonike me njera-tjetren. Por ne radhe te pare le te percaktojme fazat dhe shtrirjen ne kohe te artit shqiptar.
Mund te evidentojme kater periudha te medha:
1.Periudha e Lindjes Kombetare (1850-1910)
2.Periudha e Pavaresise (1910-1940)
3.Periudha e Realizmit Socialist (1940-1990)
4.Periudha Pas Shembjes se Regjimit Komunist (1990-...)
***
Gjeneza e tij eshte e ashtequajtura Rilindja Kombetare. Ne fakt qe ketu nis gabimi trashanik historik, por edhe thurja shterpe e mitologjise etnike shqiptare. Qe te perdoresh termin ri-lindje duhet qe ne radhe te pare te jete kryer lindja. Periudhat e meparshme ne artet vizuale te krahinave, te cilat qysh nga viti 1912 identifikohen gjeografikisht si Shqiperi, fatkeqesisht nuk mund te ofrojne asnje forme apo rryme arti e cila te kete karakteristika te mirefillta dhe unike shqiptare. Po te kthejme syte mbrapa ne kohe do te hasim gjurme te periudhave te ndryshme antikitetit grek (gjeometrike, arkaike, klasike, helenistike), do te hasim gjurme periudhes romake; te artit dhe arkitektures paleokristiane greke, te periudhes bizantine dhe pasbizantine greke; por kurrsesi as edhe nje objekt te mirefillte artistik i cili mund te vetepercaktohet si shqiptar.
Pra termi Rilindja Kombetare eshte tejet abuziv tek bashkebisedojme me historine, qyteterimet, si edhe etnite qe banuan permes mijevjecareve truallin gjeografik te Shqiperise se sotme. Termi i duhur dhe i sakte per te percaktuar periudhen historike 1850-1910 (ne artet vizuale) do te ishte Lindja Kombetare Shqiptare. Nder perfaqesuesit kryesore te kesaj rryme mund te permenden Kol Idromeno, Spiro Xega, Andrea Kushi, e Simon Rrota. Per nga vecorite stilistike dhe konceptuale keta artiste u perkunden midis konsevatorizmit akademik ne forme dhe evokimit te elementeve te ndryshem folklorik, popullor dhe etnologjik; pa mundur dot te krijojne nje gjuhe te tyren artistike dhe karakteristika individuale.

Kristaq Rama "Shote Galica" (bronze, 57x37x18 cm, 1984)

***

Duke ndjekur rrjedhen, stacionet dhe periudhat historike te artit shqiptar, do te ndeshemi me nje brez qe vuri themelet ne krijimin e karakteristikave dhe fiziognomise kombetare; Periudha e Pavaresise. Shume prej perfaqesuesve te ketij brezi kryen shkolla akademike ne vendet fqinje (Itali, Greqi). Disa syresh ishin Odhise Paskali e Janaq Paco, Vangjush Mio e Androniqi Vangjeli Zengo, Zef Kolombi e Abdurrahim Buza. Dhe megjithese ishte brezi me i shetitur, me kozmopolit, ne lidhje me brezin paraardhes dhe ate pasues, kjo gjenerate njerezish ishte ne te njejten kohe edhe deshmitare e nje periudhe nga me te ashprat ne historine moderne te njerezimit, ate te dy luftrave boterore. Ne keto kushte kur nocione si humanizmi, apo jeta njerezore u zhvleftesuan pamase, u be domosdoshmeri per keta artiste shqiptare, krijimi dhe kultivimi i nje lloj ndergjegjeje kombetare, apo i nje fare strehe etnike-kolektive (permes artit) ku nuk do te ndiheshin te vetem dhe ku ndoshta do te gjenin prehje edhe frikerat e tyre ekzistenciale.

Spiro Kristo "Femijet" (oil on canvas, 193 x 205 cm, 1966)

Shohim nga kjo gjenerate artistesh nje mori veprash ku nevoja per te himnizuar krenarine kombetare dhe afshet patriotike, shpesh here ia kalon edhe deshires per te krijuar dhe per t'u shprehur nepermjet procesit te krijimit. I shohim tek konsumohen mes shablloneve vizive si "Ngritja e flamurit", apo "Lidhja shqiptare e Prizrenit", tek figura kombetare si Gjergj Kastrioti apo Ismail Qemali, dhe nuk arrijme te kuptojme se c'vlere kane dhe cdo te mbetet nga te gjitha keto.

Nese arti i madh permes universalitetit te tij kthehet ne prone globale, nese Homer, Aeschylus dhe Aristophanes jane burim frymezimi -sot disa mijera vjet me vone; nese Leonardo dhe Michelangelo, Shakespeare dhe Dante Alighieri, Tiziano dhe El Greco, Goethe dhe Voltaire, Balzac dhe Victor Hugo, Picasso dhe Matise, pershkruajne permes artit te tyre dhimbjen/endrrat njerezore dhe u drejtohen te gjitheve; edhe atij fshatarit vogelush dhe te pangopur ne Kolumbi, qe me vone do te behej nje nga penat me te medha te njerezimit -me emrin Gabriel G.Marquez, edhe atij djalit te zbehte por me mendje te ndritur nga Algjeria qe e therrisnin Albert Camus, edhe asaj shqiponjes amerikane qe degjonte ne emrin Hemingway, edhe atij "djaloshit gjirokastrit" qe dinte te rrefente bukur por qe nuk shihte perpos hundes se tij; pra nese arti i vertete eshte pasuri e cdo individi kudo ne bote, mund te themi me gojen plot se problematikat dhe sirenat nacionaliste qe uzurpuan artin shqiptar dhe qe rrenjet i kane kryesisht ne Periudhen e Pavaresise, shume pak gjera jane te afta te thone jashte kontekstit te tyre propagandistik dhe kombetarist.

Dhe dicka tjeter, nuk ekziston ne historine e artit as edhe nje veper e vetme, e rendesishme, e cila te jete e mbrujtur nga dogmatizmi nacionalist dhe njekohesisht te jete edhe e vlerte. Zakonisht keto pune qe shfrytezojne artin, por nuk jane art, ndrydhen brenda limitesh dhe shabllonesh etnike dhe u flasin nje grupi teper te vogel njerezish, pa mundur te shkojne me tutje. Ekzistojne vepra qe u bazuan mbi ngjarje dhe konfrontime kombetare, duke marre shkas nga to por qe nuk mbeten aty, te cilat flasin per arketipe dhe problematika gjithenjerezore. Me vijne nder mend "Liberty Leading the People" e Eugene Delacroix, apo "Guernica" e Picasso-s. Vepra te cilat moren tharmin nga shqetesime kombetare, por qe e shtjelluan problemin ne nje aspekt me te gjere, nen nje prizem human dhe mbarenjerezor.

Spiro Kristo "Zoter te Vendit" (oil on canvas, 230x193 cm, 1969)

***

Periudha e Realizmit Socialist eshte edhe me ekstremja per sa i perket dinamikes veteshkaterruese dhe ndikimit qe pati ne shoqerine shqiptare. Retorika nacionaliste me kalimin e viteve u rrit e hodhi shtat, duke u pasuruar me elemente te tjere si nocionet e militantizmit, krenaria per racen, percmimi per gjithcka te huaj, hyjnizimi i boshtit ideologjik komunist, zhveshja nga nevoja per te eksploruar boten emotive, krijimi i nje individi qe nuk eshte e nevojshme te mendoje apo te ndjeje, porse te jete nje percues i mire i doktrines se kuqe alla-shqiptarce. Te gjitha keto se bashku me nevojen e sistemit komunist per te perdorur artin si nje mjet teper efikas propagandistik, si nje opium letargjik, shpirteror dhe mendor, bene qe rezultatet e ketij eksperimenti te farketojne vertet monstra ne shoqerine shqiptare.

Dhimitraq Trebicka "Pas Qitjes" (oil on canvas, 150 x 152.5 cm, 1973)

Kudo ne veprat e kesaj periudhe do te dallosh njerez te armatosur deri ne gryke, me thika e me shpata, me pushke e kallashnikove, me topa e me tankse, brenda keshtjellash te fortifikuara dhe bunkeresh te pafund. Personazhet e pikturave, e skulpturave, e grafikave dhe vizatimeve ngjajne si te fantaksura, si zobi. Here si te pajeta, si mekanizma te pashpirta te kontrolluara dhe te komanduara nga tjeterkush, here te perhumbura ne pritje te nje armiku imagjinar qe s'ka per te ardhur kurre, here inatcore, e here me nje buzeqeshje groteske dhe te pakuptimte ne fytyre, tek shtrengojne pushket dhe shpatat (1).

Vilson Halimi , "Shoke Lufte, Shoke Jete" (oil on canvas, 139 x 202.5 cm, 1974)

Dhe ne kete atmosfere militare kur ne nje dore mbahej kazma dhe ne tjetren pushka, erdhi ne jete edhe Njeriu i Ri Shqiptar. E ardhmja. Regjimi komunist investoi tek ky filiz i ri i se ardhmes. Pasi dogji cdo objekt mesjetar dhe pasmesjetar kulti, pasi shkermoqi dhe shtypi nen thundra totalitare cdo percapje te te porsaardhurit ne jete per te jetuar, e vendosi ate ne inkubatorin ideologjik te pergatitur posacerisht per te. E padyshim ne nje bote tejet te mbyllur, te izoluar nga gjithcka dhe kushdo, te filtruar dhe te thate, arti kishte nje rol teper paresor ne formimin e trashegimtarit. Femijet mesoheshin qysh ne djep te mbanin pushke dhe kobure nder duar, te luftonin me shpata, te visheshin si partizane dhe te vrisnin ne te njejten kohe sa me shume kolonizatore greke, gjenerale romake, pashallare turq, prifterinj ortodokse, fashiste italiane, naziste gjermane, vetadministrues jugosllave, revizioniste ruse, batakcinj kineze e imperialiste amerikane. Gjithe bota ishte perballe. Njeriu i Ri hidhte valle, i vetem, ne goje te ujkut dhe dihet qe ujku do plumb...

Naxhi Bakalli "Luftetare te Lidhjes" (oil on canvas, 1981)

Realizmi socialist shqiptar ne artet vizive mbante mbi supe nje barre teper te madhe te eksperimentit historik me brezat e lindur ne epoken e totalitarizmit komunist. Helmi i hedhur (demagogjik dhe propagandistik) ne shpirtrat e tere atyre brezave, mbi armiqte qe na kane hale ne sy, si dhe mbareshtimi i instikteve me te egra nacionale qe levrinin nga poshte shoqerine shqiptare, ka bere te pillen sot perbindesha te frikshem obskurantist, shpesh here te paafte te mendojne dhe shijojne boten ndryshe nga c'jane mesuar ta perceptojne ate qysh ne femijeri. Nuk eshte aspak cudi nata nacionaliste qe kalon shoqeria dhe njeriu shqiptar, kudo qofte ai. Duhet durim dhe shprese se dikur do te agoje...

Zef Shoshi "Isa Boletini me Trima" (oil on canvas)

[ p.s. (1) -Kur flasim per artin shqiptar te realizmit socialist, flasim per atmosferen mbizoteruese, kushtet ku hodhi shtat dhe rolin qe luajti. Sigurisht qe ne kete atmosfere te mykur, nuk mund te perfshihen artiste si Edison Gjergo, Edi Hila, apo Gazmend Leka, pasi realiteti artistik i tyre ishte paralel, periferik dhe aspak qendror ne corben propagandistike qe mbizoteroi per afer pesedhjete vjet ne Shqiperi. Sa per fazen e katert, ate te pas viteve 1990, do te jete objekt analize ne shkrime te vecanta. ]

07 August 2008

A Kane Uje Ato Burime ?!

Michel Setboun "Enver Hoxha's statues" (Photography, 1990)

Sot duke lexuar shtypin hasa nje artikull te Alban Hajdinaj me titull : "Skena e re e artit pamor shqiptar" , kontradiktat ideore e te cilit me dhane spunton per te shkruar keto radhe. Nga njera ane eshte interesant fakti qe nje artist shqiptar merr persiper te flase per problemet akute te artit sot, nga ana tjeter mendimet e shprehura, fatkeqesisht, kacafyten me njera-tjetren. Thote Albani:

Miku im Alban jane paksa te ngaterruara, por dhe pa bazament real ato sa thua.

Aristoteli thote: "Ο ανθρωπος είναι ζώον πολιτικόν" (Njeriu eshte kafshe politike). Ne kete sens cdo element i aktivitetit dhe i ekzistences njerezore, fitrohet pikerisht nga ky prizem i kendveshtrimit mbi veten dhe ambientin rrethues. Te kerkosh prej Njeriut te mos kete angazhim qofte politik, qofte social, do te thote t'i kerkosh atij te mbylle syte ndaj realitetit qe e rrethon; do te thote qendrim pasiv mbi te drejtat, detyrimet si edhe pergjegjesite e tij sociale; do te thote t'a denosh ate ne nje skllaveri te perjetshme.

Dhe pikerisht sepse artisti eshte mbi te gjitha njeri - nepermjet vepres se tij merr persiper te flase mbi problemet, frikat, deshirat, nevojat, endrrat me te thella dhe esenciale te qenies- qendrimi pasiv, te mosfolurit mbi problematikat sociale do te thote pa aftesi, anashkalim dhe deshtim total ne analizat mbi qenesine fizike, shpirterore, si edhe mbi vete universin njerezor.

Arti i Realizmit Socialist nuk kishte asgje te perbashket me kerkimet dhe hulumtimet sociale rreth individit apo shoqerise. Arti i Soc-Realizmit nuk interesohej per jeten e individit apo te turmes, ishte shprehja e menyres se si duhej te sillej dhe se si duhej te shihej individi apo turma. Pikerisht per faktin se ky art nuk ishte analize, por demagogji, nuk ishte hulumtim artistik, por ilustrim ideollogjik i mendesive dhe nocioneve te klases politike e pushtetare.

T'i thuash nje artisti se meditimi, analiza, si edhe shprehja kreative -nepermjet artit- e problematikave ekzistenciale, sociale, apo edhe e bindjeve te tij politike, nuk do te thote art, eshte njelloj si te mohosh tere Historine e Artit, Letersise, Drames, e Muzikes ...

Homer-i nepermjet "Iliades" dhe "Odiseas" vendos njeriun ne binokularin laboratorik te artistit, duke bere te dukshme ne kete forme (nder te tjera), elemente si edhe analiza esenciale te raporteve social-politike te shoqerise njerezore ne te cilen jetoi. Tragjiket e medhenj greke po keshtu, zhbiruan, por edhe lane pas vepra monumentale mbi kete argument.

"To be or not to be" keto fjale te Shakespeare tek Hamlet-i shprehin nder te tjera perpos ankthit ekzistencial, edhe akuze te thelle ndaj shoqerive njerezore ne te cilat gjallojme.

Kapricot, apo vepra si "The Third of May" te Goya-s jane triumfe te guximit qytetar, si edhe te shprehjes kreative ne artet vizuale.

Putanat e Lautrec-ut jane deshmi te nje qendrimi social-politik ne pikture.

"Cupat e Avinjon" te Picasso-s jane balada te tera mbi problematika sociale, humane, shoqerore.

"Patatengrenesit" e Van Gogh-ut po ashtu; Shpime ne zemer te komuniteteve tona njerezore.

Kandra e Kafka-s tek "Metamorfoza" - nje operacion filozofik, social dhe artistik i procesit te jetersimit.

Kufomat -e gjalla- me perngjasi njerezore dhe depresive te Francis Bacon-it, jane ulerima humaniteti, analizash, por edhe konkludimesh social-politike nepermjet artit.

"Britma" e Munch-ut eshte nje thirrje qe i behet reflekseve tona shoqerore.

Dhe dhjetera e dhjetera shembuj te tjere nga te gjitha fushat e krijimtarise artistike pergjate mijevjecareve te ekzistences njerezore. Tematikat sociale ne art nuk jane ceshtje mode, jane nevoja per te njohur, per te shprehur dhe per te bashkebiseduar mbi shqetesimet/problematikat me esenciale te qenies.

Hapja e skenes shqiptare te Artit (veshtire se mund te gjesh nje te tille) perkundrejt asaj nderkombetare, nuk ishte gje tjeter vecse nje abuzim komercial nen petkat e shprehjes artistike, me rregulla komerciale, nen ndikim faktoresh specifik, politik e social, te cilat favorizuan "pasurimin" e Star-System edhe me emra shqiptare. Ne kushtet globale -te cilat imponohen prej tregjeve te Artit- kasta ekonomiko-politike shqiptare lepin dhe mbllacit -e lumtur- kockat e mbetura prej gostise madheshtore te bursave dhe metropoleve nderkombetare. Emrat e atyre qe sot jane ne krye, jo te risive artistike, por te bursave globale te artit, si edhe te kuratoreve apo drejtuesve organizativ ne keto aktivitete, jo ashtu rastesisht lidhen ne menyre te pandashme dhe me hallka te pazgjidhshme me mafjen politiko-ekonomike qe vendos rregullat e lojes edhe ne fushen e Arteve Vizive Shqiptare.

Arti ne teresi, dhe ne vecanti ai shqiptar do te bejne nje hap perpara, kur te fillojme te mendojme pak edhe per te (ketu e kam fjalen kryesisht per istitucionet dhe perkujdesjen shteterore, por sigurisht edhe per nismat dhe ndermarrjet private), kur permes angazhimit tone ne keto fusha do te drejtojme fokusin mbi problematikat e arritjet krijuese, dhe jo vetem mbi faktorin komercial te produktit artistik.

12 July 2008

Loja

Toni Milaqi "Pink horserider" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 2006)

Kush mund t'i mohoje artistit te drejten per te luajtur? Kush mund te thote se nje krijim artistik nuk eshte edhe nje shfrehje e deshires se hershme feminore per defrim e lojra? Kush mund te na thote me vendosmeri se procesi i krijimit dhe i sjelljes ne jete te nje vepre artistike, perpos nevojes per shprehje, dhimbjeve, marrezise se unit dhe ikjes larg normave dhe kufijve -ne kerkim te se rese- nuk permban edhe nevojen per te luajtur?

Loja eshte nje aspekt teper i kendshem ne krijimtari, per sa kohe ecen permes monopatit rreshkites dhe erresires rreziqeplot te territoreve te pashkelur. Ne momentin kur mjaftohet me persiatje formale te riteve artistike te levruara me pare, loja njofton edhe fillimin e fundit te jetes kreative se nje artisti.

05 July 2008

Peshengritesi

Toni Milaqi "The Weightlifter" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)

Gjithnje ne art me ka terhequr menyra se si me sa me pak mjete shprehese, te mund te thuash sa me teper te verteta. Se si nepermjet nje trajte sa me te thjeshtezuar dhe koncize, te mund te flasesh per imazhin e eperm te tematikave, apo nocioneve me te cilat punon. Te redaktuarit e ujerave te teperta dhe kultivimi i nje forme te shprehuri, e cila te permbaje vetem esencen e atyre qe do te thuash.

Piktura "Peshengritesi" (1999) eshte nje veper e dale prej ketij prizmi ideor, dhe sjell me vete nevojen per nje art sa me esencial dhe sa me te vertete...

31 May 2008

Mbi Prostitutat e Perendishme dhe Hyjnite -Lavire

Tiziano Vecellio "Venus of Urbino" (oil on canvas, 119x165 cm, 1538)

-Ç'eshte Arti?
-A mund te cilesojme cdo perpjekje tonen per t'u shprehur ne menyre kreative domosdoshmerisht edhe si nje konkludim artistik?
-Ku qendron ndryshimi ndermjet nje vepre te mirefillte artistike, e cila perleshet me risite, dhe nje vepre konservatore e cila gjallon mes limitesh te ezauruara estetiko-filozofike?
-Ku qendron novatorja ne nje veper artistike?

Keto dhe shume pyetje te tjera me perqarken duke menduar rreth klimes abuzuese te vlerave -qe rrjedh shpeshhere prej tregjeve komerciale, apo amatoreve gjithengjyresh qe gelojne brenda hapesirave vizuale- e cila thote se te gjithe jemi artiste dhe se te gjithe bejme Art.

Per te ilustruar mendimet e mia po sjell ketu tre variante mbi nje teme. Nje nga veprat me te rendesishme te Ticianit (Tiziano) dhe njekohesisht nje margaritar i trashegimise njerezore eshte "Aferdita e Urbinit". Nje veper kulmore e tij ne te cilen Aferdita -perendesha e dashurise- paraqitet e shtrire, me veshtrim epshndjelles dhe paksa te ndrojtur, aspak rezistues, te drejtuar nga ne.

Ne trajtimin e Ticianit shquajme linjat trupore gjithe nur, te bukurise klasike. Heroina ne doren e djathte mban lule, kurse e majta (ne forme ledhatuese) gjendet diku mbi organin seksual, si per te nenvizuar apo theksuar qendren e gravitetit te saj . Nje qenush fle diku i shpenguar perbri te zonjes ne krevat ...

Edouard Manet "Olympia" (oil on canvas, 130x190 cm, 1863)

Tre shekuj me vone nje tjeter variant (aludim i drejtperdrejte i vepres se Ticianit) i Aferdites do te vinte ne jete. "Olimpia" e Mane-se (Manet). Pikture kjo qe qysh ne hapat e saj te para shkaktoi nje nga skandalet me te medha ne Historine e Artit, duke ngjallur debate por edhe reagime te shumta. Eshte vepra e pare ne histori qe u desh te ruhej nga organe te rendit, pasi u bene mjaft tentativa per ta dhunuar (per ta çare, per ta grisur) nga vizitore te cilet "e ndjenin veten te fyer" dhe te cilet e konsideronin "Olimpian" nje blasfemi mbi Pikturen dhe Artet ne teresi.

Po pse ngjalli keto kontradikta Olimpia e Mane-se? Sepse ne vetvete kjo veper ishte nje revolucion i tere filozofik, estetik, artistik, moral dhe njerezor. Eshte per mendimin tim edhe guri themeltar i Modernizmit. Nje veper qe ndryshoi tere konceptin e artisteve te mepasem per boten dhe jeten.

Aferdita e Mane-se nuk ishte nje krijese idilike e cila banonte kthinave te Olimpit, ishte nje prostitute. Emri i saj i vertete ishte Victorine Meurent, nje prostitute pariziane. Nuk eshte e veshtire te kuptosh se artisti shihte bukurine femerore tek femra e rruges, tek njeriu i perditshem, jo qiejve te parajses.

Forca e Olimpias gjendet tek shikimi i saj. Nese tek Aferditat e deriatehershme, do te hasje qendrimin lozonjar te nje qenie te eperme, qiellore, e mitike, e cila te ishte mbrujtur me propocionet dhe analogjite trupore te bukurise klasike, me floke te praruar dhe lekure vezulluese, Aferdita e Mane-se s'kishte asgje nga tere keto.

Veshtrimi i saj ishte i drejperdrejte, pa asnje mister. Nje veshtrim qe permban njohjen e pozicionit te saj shoqeror, por edhe sigurine e epersive te saj femerore. Nje veshtrim i perhumbur, ne te cilin ngjizen edhe dhimbja, edhe forca. Nje trup i tkurrur, vocerrak, i cili te krijon ndjesine se flet per te gjithe eksperiencat e saj femerore. Dora e majte ne kundershti me ate te heroines se Ticianit, drejtohet drejt nesh me dinamizem, duke shtrenguar kofshen dhe duke na dhene te kuptojme, se krijesa e Mane-se , eshte nje qenie qe ka kontrollin e lojes, dhe qe eshte ajo qe do te thote fjalen e fundit. Pandoflat ne kembe, nuk te lejojne per asnje moment te harrosh profesionin e saj. Perbri ne krevat rolin e qenit lozonjar-pasiv, e ka marre nje mace sterrane gati per sulm, me sy qe shpojne erresiren e sfondit ...

Per sa i perket formes mund te thuhet se materializimi i saj ishte po aq revolucionar. Dekorativiteti mahnites i ngjyrave, por edhe trajtimet e sheshta te siperfaqeve, pa volume qe ulerasin, ishin risi me vete, duke shkaktuar keshtu reagimet e konservatoreve si edhe te perfaqesuesve akademike te kohes.

Revolucioni i Mane-se gjendet pikerisht ketu. Zbuloi perendite e qiellit ne toke. Vizioni i tij ishte realist - kritik. Nje analize e adhurueshme e shoqerise dhe e njeriut. Nje adhurues dhe njohes i padiskutueshem i se shkuares, por edhe nje novator i pashoq, i cili hapi rruge teresisht te reja ne konceptet estetike, filozofike, e artistike. Rruge te cilen e pasuan me vone impresionistet, apo edhe Lautrec, Van Gogh, Picasso, Matisse, dhe shume perfaqesues te shkollave dhe rrymave te ndryshme te Modernizmit.

Alexandre Cabanel "The Birth of Venus" (oil on canvas, 130 x 225 cm, 1862)

Vepra e Kabanel (Cabanel) eshte nje veper e rendomte, e cila nuk shkeputet dot prej shablloneve akademike te trajtimit te Aferdites. Ne kundershti me realizmin therres dhe analitik te Mane-se, Kabanel pershkruan nje Aferdite tere klishe, e cila nuk eshte ne gjendje te flase as per problemet e njerezve te kohes kur rrojti artisti, as per kendveshtrimin e tij mbi realitetin shoqeror apo mbi boten. Nje veper komerciale, konservatore, e cila zbaviste instiktet seksuale mashkullore te aristokracise se atehershme franceze, dhe e cila u ble nga Napoloni III. E solla ketu per te nenvizuar me teper risite dhe revolucionin qofte teknik, qofte ideor te Mane-se.

Nepermjet ketij ballafaqimi desha ti pergjigjem -ne menyren time- pyetjes se "Ç'eshte Arti?". Arti eshte ajo perpjekje e vazhdueshme e njeriut per zhbirim dhe komunikim shpirteror-meditativ. Nje forme qe ushqehet ne cdo qelize te saj nga hulumtimet mbi konceptet dhe nocionet estetike, filozofike, emotive, intelektuale, shpirterore dhe mendore. Eshte shprehja iracionale e unit. Artist i vertete eshte ai qe ka mundesine dhe aftesine te sjelle te reja nepermjet kesaj forme te shprehuri. Porse keto risi dhe prurje te reja duhet te jene ne relacion te pandashem me vlerat dhe dijen e se shkuares, duke krijuar keshtu magjine, por edhe duke u bere pjese e bashkebisedimit nderkohor, ndernjerezor, nderetnik, nderfetar, e nderkonceptual, qe karakterizon artistet dhe Artet pergjate rrjedhave te viteve.

Arti eshte pervetesim i diturise dhe njohjes njerezore, por edhe mohim dhe kundershti e kesaj diturie njekohesisht. Eshte perpjekja jone per te eksploruar hapesirat e paane dhe te pafund te racionales dhe te iracionales brenda dhe rreth nesh. Eshte hulumtimi i qenies njerezore, por edhe ikja nga kjo qenie. Eshte perpjekja e krijuesit, per t'u shkeputur nga limitet dhe prangat tokesore dhe etja per fluturim qiejve. Eshte bashkimi me Zotin, por edhe te vraret e tij ...

26 May 2008

Pershendetje Picasso!

Toni Milaqi "Young company "  (acrylic on canvas, 100x80 cm, 1999)

Lidhja qe kam me Picasso-n (Pikaso) eshte e çuditshme! Adhurues dhe vrastar i personalitetit te tij artistik. Arti i Picasso-s permban ne vetvete forca te pashmangshme demoniake. Dy jane alternativat qe i ofrohen nje spektatori te vepres se tij: "ose t'a mohoje dhe te largohet pa kthyer koken mbrapa, ose t'a adhuroje me tere forcen e unit dhe te behet pjese e realitetit te tij shpirteror". Ne momentin kur kupton magjine vizuale te ketij kolosi te arteve pamore, kthehesh edhe ne rob te "forcave uzurpatore" qe levrijne ne veprat e tij. Prangosesh prej kreativitetit te pashoq artistik, prej teknikes demoniake, prej kendveshtrimit te tij shkaterrues dhe riformues, prej aftesise per te rrefyer historite e zemres dhe trurit me menyra dhe mjete befasuese, prej iluminizmit dhe humanitetit njerezor qe bulojne ne çdo gjurme te krijimtarise se tij. Dhe nese je artist e ke teresisht te veshtire t'u pervidhesh sirenave qe banojne ne shume vepra te tij . E vetmja gje qe mund te besh -per t'u çliruar- eshte t'i vrasesh ato. Qe te mbijetosh, duhet te ekzekutosh diktaturen e personalitetit te tij, dhe te helmosh demonet arrogante te gjenise se tij krijuese. Vetem keshtu do te kesh thyer prangat e nje varesie te perjetshme, dhe do te mund te ecesh perpara.

Picasso ishte padyshim nje nga artistet me brilante dhe vezullues pergjate rrugetimeve te pafundme ne historise e artit. Nje artist te cilit natyra nuk iu kursye as ne dhunti, dhe as ne aftesine per t'i mjele ato. Nje punetor i palodhur i artit, me nje intuite teper te zhvilluar krijuese dhe intelektuale.

Jam i mendimit se veprat e tij te vlerta i hasim deri aty rreth viteve 1940. Risite e tij dhe shtysen qe u dha arteve do t'a dallonim deri ne kete faze. Ne dekadat e mevonshme, fatkeqesisht shohim nje Picasso -rob te gjetjeve te veta artistike dhe ne persiatje te pafundme tematike, stilistike, por edhe emotive te subjekteve te trajtuara me pare. Per fatin tone te keq, ne vitet '50, '60, '70 do te behemi deshmitare te ritualeve artistike te nje shpirti te fikur...

Pablo Picasso "Les Demoiselles d'Avignon" (oil on canvas, 244x234 cm, 1907)

Vepra ime: "Young company" (1999) eshte nje nevoje per te komentuar: "Les Demoiselles d'Avignon". Nje nevoje per te folur me nje gjuhe tjeter mbi kete thesar te qyteterimit perendimor. Nje buqete me lule mbi kete veper monumentale te fillim shekullit te 20. Nje homazh artistik per nje nga gjenite me te medhenj te arteve - sic ishte Picasso. Nje perkulje respekti per viganin spanjoll qe na beri te shohim pikturen, skulpturen, por edhe artet ne pergjithesi me nje sy tjeter, qe na beri te perceptojme boten dhe jeten -ndryshe.

17 May 2008

Mbi Vallet, Valltaret dhe Soditesit

"The Dance" (Attic red figure, vase, 460 b.c.)


Eshte kaq bukur kur zbulon lidhjet e dukshme dhe te padukshme te artisteve te ndryshem nder shekuj, ate bashkebisedim shpirteror qe ushqen hapesirat krijuese dhe shpeshhere sherben edhe si lende e pare artistike, si nje faktor vendimtar i dialogut artistik ne kohe.

Nje teme te cilen e kam vezhguar, studiuar dhe trajtuar ne artin tim eshte "Vallja". Vallja ne rreth (rrethore, ne grup, zene dora-dorazi) eshte nje pjelle tjeter artistike e qyteterimit antik grek. Dhe pikerisht sepse arti eshte mbi te gjitha shprehje e botekuptimit, e nocioneve dhe e parimeve te atij (apo te atyre) qe e krijon, permban ne vetvete edhe konceptet e krijuesit mbi realitetin dhe boten. Ne kete rast vallja ne rreth posedon brenda saj parimet brilante te demokracise greke te kohes. Eshte nje valle ku te gjithe jane te barabarte, te gjithe hedhin te njejtat hapa, te gjithe ndihen pjese e harmonise se bashkekzistences, dhe ku edhe ata qe e udheheqin shpeshhere nderrojne vendet duke krijuar ndjesine e drejtesise, barazise, e te demokracise ne grup. Nje ilustrim perfekt i asaj qe greket lashte nenkuptonin me relacionit individ-individ, individ-turme, apo individ-shoqeri.

Sigurisht gjurmet e para mbi kete teme jane te lidhura me teatrin grek, me festat dionisiake. Evidencat e ketij realiteti i gjejme ne qeramiken aq mrekullisht te stilizuar e te thjeshtezuar greke, si edhe ne trajtimet ne skulpture, apo edhe ne pikturen murale. Duke udhetuar ne kohe levrime te valles rrethore do te hasim edhe ne artin, arkitekturen dhe pikturen murale bizantine, si rrjedhoje llogjike e cilivizimit antik greko-romak. Me pas ne Italine e Botticelli-t , ne Gjermanine e Cranach dhe te Albrecht Dürer, ne Hollanden e Rubens-it, ne Francen e Ingres, Gauguin dhe te Matisse, ne Spanjen e Goya-s, ne Rusine e Chagall.

Njerez te kapur dore per dore ne marrosje dionisiake -si ata e Rubens-it; qiellore e engjellore -si te Botticelli-t; lozonjare dhe te shkujdesur -si ata te Goya-s; teatrale dhe erotike njeheri -si te Ingres; njerez te thjeshte apo bujqer -si te Gauguin; esenciale dhe ekzistenciale -si te Matisse; feminore dhe primitive -si te Chagall; njerez te zene dora-dorazi ne valle duke sfiduar kohen, vendet, sistemet shoqerore, kufijte etnike, fetare e sociale, situatat politike, problemet e jetes, rutinen e se perditshmes.

Perqasja e pare e imja ndaj ketij subjekti eshte ajo e vitit 1996 (Vallja rreth diellit). Veper edhe kjo e fazes sime primitive. Njerez te kapur dore per dore, rreth "diellit-parase" ( ketu: monedhe greke - 100 dhrahmi), duke shqyer dhe ngrene njeri-tjetrin nen pushtetin e nje menefregizmi individual, por edhe kolektiv . Qenie te shfytyruara, te zhveshura nga karakteristikat njerezore. Me perngjasi larvash apo krimbash. Nje veper e imja teper pesimiste, ndoshta per te bere me te qarte marredheniet e egra ndernjerezore, civile dhe sociale, ne kushtet e realitetit te sotem global.

"The Dance" (Greek-Ortodoks Church, Byzantium)


Sandro Botticelli "The Mystical Nativity" (oil on canvas, 1500)


Lucas Cranach the Elder “The Golden Age” (oil on canvas, 1530)


Peter Paul Rubens "Venusfest " (oil on canvas, 217 × 358 cm, 1635)


Nicolas Poussin "The Dance to the Music of Time" (oil on canvas, 84.8 x 107.6 cm, 1639)


Francisco de Goya "Blind's Man Bluff" (oil on canvas, 41 x 44 cm, 1788)


Jean Auguste Dominique Ingres "The Golden Age" (oil on canvas, 1862)


Paul Gauguin "La danse des quatre bretonnes" (oil on canvas 71 × 91 cm, 1888)


Henri Matisse "La danse" (oil on canvas, 260 x 391 cm, 1909)


Marc Chagall "The Dance" (oil on canvas, 1950)


Abdurrahim Buza "Dancing Albania" (oil on canvas, 60x60 cm, 1971)


Toni Milaqi "Dance around the sun" (acrylic on canvas, 130x100 cm, 1996)



12 May 2008

Origjina e Botes

Gustave Courbet "The Origin of the World" (oil on canvas, 46x55 cm, 1866)

Nje nga dashurite e mia me te medha ne boten e artit, eshte te studiuarit e trajtimit se figures femerore ne hapesirat kryesisht vizuale -gje kjo qe eshte e lidhur ne menyre te pandare edhe me erotiken si komponent themelor i kesaj teme.

Duke analizuar historine e artit vihen re veshtiresite, por edhe pamundesia sociale/etike/politike/morale brezave te tere njerezore permes periudhave te caktuara kohore, per te shprehur ndjenjat apo mendimet e tyre mbi kete subjekt kaq tabu. Te analizosh femren si krijese, gjallese, qenie, apo univers, si dhe rolin qe ajo luajti pergjate mijevjecareve, nuk eshte çeshtje e thjeshte. Duke filluar qe nga shoqerite matriarkale-prehistorike, e duke vazhduar me vone me Egjiptin, me antikitetin greko-romak, me qyteterimin kinez, inkas, ate indian, bizantin, mesjeten, rilindjen europiane, iluminizmin, e duke mberritur deri ne koherat moderne trajtimi artistik i figures femerore merr shume trajta, por gjithsesi mbetet pika e gravitetit per artistet.

Nobuyoshi Araki "Kinbaku [Bondage]" (photography, 1979)

Ekzistenca femerore permes historise ka pasur ngjyrimet e veta: sociale, fetare, morale e etike, ne varesi te raporteve qe gezonte ajo ne shoqeri. Kishte momente kur prezenca e saj ishte e plotfuqishme (me vijne nder mend amazonat mitike, Kleopatra, apo Katerina e Madhe), por dhe plot raste te tjera kur roli i tyre zbehej dhe tkurrej prej agresivitetit dominant mashkullor. E me gjithe te tera keto, shoqerite njerezore -edhe kur ky faktor behej i dukshem, edhe kur sfumohej- jane ushqyer deri ne piken e fundit te qumeshtit nga sisa femerore. Jane mbeshtetur tek prakticiteti, tek inteligjenca dhe intuita e saj; tek aftesite organizative, mundesia per te vene rregull dhe paqe aty ku nje mashkull sheh lufte dhe zjarr, tek kjelltesia e mendimit dhe toleranca e femres.

Joan Miro "Caress of a Bird" (1967)

Nena. Gruaja. Mikja. Shoqja. Dashnorja. Dhimbja. Lumturia. Gezimi. Shpresa. Nevoja. Deshira. Seksi. Dashuria. Ankthi. Melankolia. Trishtimi. Frika. Lufta. Nostalgjia. Zjarri. Endrra. Ideali. Jeta. Atribute femerore te gjitha keto, dhe dhjetera te tjera.
Femra: "Krenaria dhe frika e nje mashkulli. Shkaku per te jetuar dhe arsyeja per te vdekur. Engjell parajse dhe demon i frikshem. Pushtetare uzurpatore dhe lozonjare si nje mace. Vetetime verbuese dhe flakez e mefshte kandili. Oqean i pafund dhe kokerz rere e padukshme. Shkemb i thepisur imponues dhe kristal delikat i thyeshem. Mase solide e celikte dhe uje qe te rreshket neper duar"...

Egon Schiele "Reclining woman" (oil on canvas, 1917)

Por mbi te gjitha ne te tera shoqerite njerezore bukuria femerore ishte ajo qe elektrizonte, mahniste, vezullonte, e ndriconte gjithcka perreth. Sa luftera ne emer te saj! Mes grekesh dhe trojanesh. Me shpata, pushke e bombardime moderne. Me armiq te dukshem e me mullinjte e eres. Sa shume gjak dhe vuatje per paksa bukuri femerore!

"Sheela na gig" ( 11th century church in Kilpeck, England)

Trajtimet ne art te figures femerore jane te pafundme. Nuk mjafton nje jete njerezore per t'i rrefyer. Personalisht me ngazellen femra nudo, ashtu sic e krijuan hyjnite e qiellit. E lakuriqte dhe e vertete. Pa mundesine per t'u fshehur pas dantellash e coherash fustanesh hutuese. Pa friken se do te pervidhet diku pas freskoresh, tylerash, dorashkash e kapelesh. Nje qenesi njerezore harmoni-mbarsur. Pothuajse gjithnje eshte cilesuar si teme tabu. E pothuajse asnjehere nuk rreshten artistet ta trajtojne. Ndoshta sepse ishte aty thirja e unit, e jetes, e plotesise njerezore, e krijimit dhe vazhdimesise.

"Moche Art" ( Peru, between AD 100-700)

Disa shembuj me perkatesi te ndryshme kohore, si edhe gjeografike po i sjell ne kete postim. Vepra mahnitese, teresisht te ndryshme ne koncept, por qe mbartin brenda tyre elemente te analizes mbi universin femeror dhe madheshtine e ekzistences. Vepra ne te cilat fergellimat e shpirtit dhe gjaku zjarr-ndersyer, shkrihen me gjetjet estetike dhe galaktikat (e pafund e te paane) kreative.

"Attic red-figure lid" [Three female organs and a winged phallus] ( 460–425 BC, National Archaeological Museum in Athens, Greece)

Tentativa per te cekur sadopak magjine femerore, per te prekur dhe ndjere bukurine qe i perqarket, qe buron prej saj, eshte jo thjesht nje ritual artistik, estetik e filozofik. Eshte nevoja, perpjekja per te thithur nektarin e jetes, adhurimi i gjithckaje te vlerte, perqasja emotive e himnit te krijimit, eshte padyshim udhetimi drejt origjines se botes...

" Venus of Willendorf " (Austria, 24,000 BC – 22,000 BC)

07 May 2008

Mbi Realizmin Socialist Shqiptar

"Propaganda Poster, Albania"

Nuk eshte i thjeshte studimi, njohja dhe aq me teper perkufizmi apo percaktimi etik i doktrinave te ndryshme social-filozofiko-estetike ne boten e artit. Nuk eshte e thjeshte me dy fjale te permbledhesh nje krijimtari "artistike", qe lulezoi per afer nje gjysem shekulli jo vetem ne vendet e ish kampit socialist, por edhe ne shume vende te tjera te botes. Thjesht nje perqasje e ketij fenomeni social - i cili shfrytezoi artin, por s'ishte art- do te ishte me e dobishme.

Rrenjet e kesaj rryme sigurisht i zbulojme fill pas Revolucionit te Tetorit (1917) ne Rusi. Ishin ato ndryshime sociale, e kozmo-historike ne kohe moderne qe paten nje ndikim te madh ne cdo fushe te jetes, dhe sigurisht edhe ne ato te filozofise, te arteve vizive, te letersise, te muzikes, te kinematografise (ndonese kjo e fundit ish nje forme e re e te shprehurit).

Fillimet nisen me romantiken dhe endrrat per nje bote me te drejte, e me te barabarte. Shume personalitete artistike te kohes perkrahen parimet dhe utopine komuniste. Rasti i Mayakovsky-t apo i Brecht-it, i Ricos apo Prokofiev-it, i Sartre-t apo i Picasso-s, jane tregues se sa kishin tronditur realitetin global te kohes idete komuniste. Porse ato ç'ka predikonte ideologjia komuniste, nevoja, deshira dhe krijimi i nje bote te bazuar mbi verdiktin e shumices ndaj pakices, mbi dominimin e padiskutueshem te diktatures se proletariatit, do te ishte edhe grushti perfundimtar qe kjo ideologji do t'u jepte vlerave te verteta artistike, ne ate ç'ka me vone u quajt Arti i Realizmit Socialist.

Pikerisht nevoja per ilustrim politik te atyre qe partite komuniste te kohes deshironin te percillnin tek masat e gjera te njerezve, trysnia propagandistike por edhe sociale e klases pushtetare komuniste, lufta deri ne skaj ndaj çdo personaliteti artistik/njerezor qe devijonte nga vija e kuqe marksiste-leniniste, si dhe diktatura e shabllonizmit ideologjik mbi kerkesat dhe vlerat e mirefillta filozofike, estetike, e artistike, bene qe divorci i artit me utopine komuniste te behej qe heret i dukshem dhe i qarte.

Nuk mund te pjelle art nje shoqeri tek e cila mungon liria e ndijimeve apo mendimeve. Nuk mund te behet art kur deshira per eksplorim (ne trajte, apo edhe ide) shfaroset. Nuk behet art ne momentin kur internon risite dhe nevojen per to. Si pasoje konservimi ne mendim dhe forme, i atyre qe artisti duhej te trajtonte, u kthye ne filozofi udheheqese te doktrines te Realizmit Socialist.

Abdurrahim Buza "Azem Galica and combatants" (oil on canvas, 50x40 cm, 1976)

***

Realizmi Socialist ne fushen e arteve figurative shqiptare ka specifikat e veta. Perfaqesuesit kryesore te shkolles shqiptare studiuan apo edhe u specializuan ne vende te ish kampit socialist, duke sjelle ne atdhe parimet si edhe frymen e "doktrines se kuqe". Ky brez i ri artistesh iu bashkangjit brezit te meparshem qe kishte kryer shkolla akademike artistike (kryesisht ne Itali e Greqi) dhe qe kishte pershtatur skrupulozitetin akademik ne kuader te shabllonizmit meditativ dhe emocional te Realizmit Socialist.

Nga ana konceptuale hapesirat vizuale u mbushen me shpata e pushke, kazma e lopata, ushtare e militare, fshatare e punetore. Kendveshtrimi filozofik i veprave nuk mund te pranonte asgje qe s'permbante "fillin e kuq komunist", dhe parimet marksiste-leniniste qofte ne pikture, qofte ne skulpture, por sigurisht edhe ne muzike, letersi apo kinematografi. Kryesisht tema militare, punetore dhe fshatare, ne te cilat dominonte gjithnje "Njeriu i Ri" i Partise.

Nje nevoje e qenesishme e sistemit komunist ishte edhe ajo e zgjimit te ndergjegjes kombetare. Ne kushtet e izolimit te eger qe klasa politike ne fuqi denoi popullin shqiptar, ishte i domosdoshem krijimi i nje mitologjie etnike. Karakteristika keto qe do te vishnin izolimin e gjate dhe te pameshirshem, si edhe internimin nga bota, me petkun e krenarise per racen dhe per kombin. Nje mori veprash me bazament te diskutueshem historik u shfaqen ne artet figurative shqiptare, duke bere te lulezoje retorika e nje patriotizmi mbytes. Trysnia social-politike komuniste (e veshtruar kjo permes soc-realizmit) ushqeu realitetin shqiptar duke rritur keshtu breza te tere njerezish mes shabllonizmin ideor, mediokritetin artistik dhe erresires se interpretimit historik te realitetit shqiptar apo atij nderkombetar .

Mungesa e lirise se shprehjes dhe kufizimi i kerkimeve ideore, beri qe era e mykut te zevendesoje delirin romantik apo entuziazmin fillestar te artisteve te viteve 1950 ne Shqiperi. Çdo lloj prirjeje per te folur me nje gjuhe disi te ndryshme, per te zbuluar mjete te reja shprehese ne art u asgjesua dhe u shkaterrua qysh ne embrion (si psh: ne rastet e artisteve Edison Gjergo, Edi Hila , Maks Velo...).

Shaban Hysa "Further" (oil on canvas, 253x195 cm, 1966)

***

Per nga gjuha shprehese arti i Realizmit Socialist ishte ndertuar mbi koncepte e parime akademike. Kendveshtrimi konservator -i realitetit - ne ide, ilustrohej edhe me nje qendrim konservator ne forme, duke lene shume pak vend apo hapesira per shprehje dhe karakteristika personale. Une vete jam deshmitar i ambienteve mbytese artistike te cilat merrnin jete qysh ne ateliete e Liceut Artistik "Jordan Misja", per te vazhduar me vone dhe ne Institutin e Arteve. Krimi me i madh ne keto shkolla arti ishte se shperbehej cdo grimce personaliteti/individualiteti artistik e njerezor. Qellimi ishte te krijuarit e Njeriut te Ri, e si rrjedhoje edhe e Artistit te Ri, i cili ishte i mbrujtur kembe e koke nga mediokriteti soc-akademik i te shprehurit ne art. Varferia e hapesirave per eksplorim dhe diktatura e skematizmit artistik, benin qe shpeshhere talente me te vertet te medha te vdisnin qe ne djep, mes pamundesise per te eksploruar brendine e tyre, per t'u shprehur, dhe paaftesise per t'iu kundervene atij sistemi aq autoritar, arrogant, e shkaterrues vlerash.

Ekzistenca e tabuve ne subjekt, ne perceptim, ne trajtim, e ne ndjenje ishte edhe arsyeja e deshtimit te plote te kesaj doktrine filozofiko-estetike. Persiatja tematike, stilistike, estetike, filozofike, konceptuale, e kompozicionale, bente te dukshme edhe ne syte me te pastervitur shfytyrimin e ketij fenomeni social ne fushat e arteve figurative. Mungesa e lirise krijuese, e eksperimentimit artistik, kufizimet ideore dhe ideologjike, si edhe dominimi i demagogjise apo i propagandes politike ne cdo qelize te krijimtarise artistike, çuan -fatkeqesisht- kete orvatje romantike te fillim shekullit te 20 ne degradimin total. Renia e sistemeve komuniste solli si pasoje edhe vdekjen e kesaj forme te shprehuri -diku aty ne fillimin e viteve 1990- duke çliruar keshtu artistet nga burgu kolektiv por edhe individual i kesaj rryme famekeqe.

Sigurisht qe kur flasim per periudhen e soc- realizmit ne Shqiperi, ekzistojne edhe shembuj artistesh, apo vepra qe munden te distancohen deri ne nje fare mase (ne saje te faktoreve te ndryshem historik e social) nga realiteti dogmatik artistik shqiptar. Disa nga keto raste do te jene objekte analize dhe studimi ne shkrime te ardhshme.

Nexhmedin Zajmi "Tregim nga lufta nacional-çlirimtare" (oil on canvas, 132.5 x 207 cm, 1954)

Sali Shijaku "Punetoret ne studion e piktorit" (oil on canvas, 250x206 cm, 1974)

Danish Jukniu "Barinjte ne bjeshke" (oil on canvas)