Showing posts with label Fjalor Termash. Show all posts
Showing posts with label Fjalor Termash. Show all posts

04 November 2008

Fluturim

Toni Milaqi "I Love U -I-" (acrylic on paper and mixed technique, 30x24 cm, 2008)

Ka raste kur dua te shkeputem prej realitetit kaq te zhurmshem, prej smogut dhe trafikut mbytes. Ka raste kur ashtu i etur per pak qetesi, kacavirrem ne pjesen me kulmore te Likavitos (koder ne zemer te Athines) dhe qetohem. Keqyr boten perfund kembeve dhe mizerine kaotike te qytetit. Cuditerisht ne caste te tilla ndjej te thyen zinxhiret e padukshem qe me lidhin me perbindeshin arkitekturor e social ne te cilin gjalloj; provoj -permes kesaj pervjedhje- shijen e lirise dhe arrij te kuptoj deri ne nje fare mase zogjte. Ne momentet kur qiejt me mbushin syte dhe zoterat duket se jane disi me afer, fluturoj. Zhvesh ashtu pa kuptuar ankthet, preokupimet apo frikerat e mia ekzistenciale, shkund me force krahet dhe turrem si i marre qiejve te pamate e te pafund duke thithur cdo bulez te asaj euforie unike...

... Ne djall te gjitha; jam ende gjalle ...

Toni Milaqi "I Love U -II-" (acrylic on canvas, 30x24 cm, 2008)

13 July 2008

Kengetari

Toni Milaqi "The couple in company of music" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2003)


KENGETARI

“Te porta jashte, ç’behet ashtu,
Ç’eshte ajo kenge, valle!
Pa shkoni vrap – e dua ketu,
Le ta degjojme ne salle!”
Keshtu tha mbreti – e pazhi doli,
U kthye sakaq – prape mbreti foli:
“Ma futni plakun brenda!”

“Ju pershendes te gjithe sa jeni,
Fisnike e dama, mbushur me inxhi!
Si yje qenki, por me ndjeni
Qe emrat s’jua di!
Ne kete vend qe s’ka te dyte
Do bej me mire t’i mbyll syte
Sesa t’i zgurdulloj.”

Dhe kengetari syte i fiku,
Me harpe kengen e filloi;
I ndriti syri çdo kreshniku
E damat malli i pushtoi.
Dhe mbretit vete zemra iu shkri,
E nje gjerdan safi flori
Desh plakut t’ia blatonte.

“Ah, mos ma jep mua gjerdanin,
Por jepjua trimave qe ke!
Ata tmerr jane per dushmanin,
Kur sulen si rrufe!
Ose ta marre kancelari,
Ta mbaje si nje barrë ari,
Tok me te tjera barrë.

Se une jam si zog i lire
Dhe si ai kendoj.
Mbi kengen qe me del e delire
Tjeter shperblim s’lakmoj!...
Por ti, ne daç, me shtjer sapak
Nga vera jote kuq si gjak
Ne kupe prej floriri!”

Dhe plaku kupen çoi ne buze
Dhe ëndjeplot e zbrazi,
Dhe piu zjarr e flake e shpuze
Me shpirtin afsh nga gazi!
“Ju pershendes – dhe me kujtoni!
Ju falenderoj – dhe, po te doni,
Mbajeni mend, ç’ju thashe!”


Johann Wolfgang von Goethe
(perktheu – Robert Shvarc)

12 July 2008

Loja

Toni Milaqi "Pink horserider" ( acrylic on canvas, 100x80 cm, 2006)

Kush mund t'i mohoje artistit te drejten per te luajtur? Kush mund te thote se nje krijim artistik nuk eshte edhe nje shfrehje e deshires se hershme feminore per defrim e lojra? Kush mund te na thote me vendosmeri se procesi i krijimit dhe i sjelljes ne jete te nje vepre artistike, perpos nevojes per shprehje, dhimbjeve, marrezise se unit dhe ikjes larg normave dhe kufijve -ne kerkim te se rese- nuk permban edhe nevojen per te luajtur?

Loja eshte nje aspekt teper i kendshem ne krijimtari, per sa kohe ecen permes monopatit rreshkites dhe erresires rreziqeplot te territoreve te pashkelur. Ne momentin kur mjaftohet me persiatje formale te riteve artistike te levruara me pare, loja njofton edhe fillimin e fundit te jetes kreative se nje artisti.

03 July 2008

Vajza e Wilhelm Tell-it

Toni Milaqi "The daughter of Wilhelm Tell" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2001)

Vajza e Wilhelm Tell-it eshte nje pune e dashur per mua tek hedh syte ne kohe. Per nga ana teknike, kjo pikture i perket fazes sime te kolazhit ( 2001). Cdo thyerje trupore e personazhit kryesor, perbehet prej copash kartoni te trashe, te ngjitura mbi njera -tjetren dhe me pas te pikturuara. Po ashtu edhe trungu i zi, gjethet e pemes, vazoja, shigjeta e ngulur ne balle (nje kallam pijesh freskuese), jane te gjitha kolazhe. Me interesonte ne ate periudhe qe thyerja kubiste te ekzistonte edhe ne sensin tre dimensional.

Vajza e Wilhelm Tell-it s'eshte gje tjeter vecse persiatja ne kohe dhe aktualiteti i mitit mesjetar. Kundeshtia me historine e njohur eshte se shigjeta moderne, nuk goditi mollen, por njeriun, dhe se Wilhelm Tell-i yne i dashur me se fundmi u plak. Ndoshta nje koment ky, edhe per vleften e jetes njerezore dhe pamundesine per t'i shpetuar trajtimit si kavje eksperimentale, ndaj te cilit te gjithe ne ekspozohemi ne laboratoret sociale te shoqerive te sotme njerezore ...

01 July 2008

Portreti

Toni Milaqi "In trouble" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2006)

Levrimi i portretit si gjini gjithnje ka qene nje preokupim i vazhdueshem artistik per mua, per vete faktin se portreti eshte nje nga menyrat me te drejtperdrejta per kerkim, zhbirim dhe analize te gjithesise njerezore. Portreti nuk eshte dokumentimi formal i muskujve te fytyres, nuk eshte analiza siperfaqesore e realitetit, nuk ka te beje vetem me pershkrimin e raporteve matematike dhe analogjive strukturale te personazhit te trajtuar.

Portreti mbi te gjitha eshte te fokusuarit e shpirtit dhe te trurit njerezor . Eshte nje zhytje ne thellesite e pandricuara te brendise tone.

Portreti nuk eshte prezantimi dhe ngjizja ne nje veper arti e subjektit mbi te cilin punojme. Eshte menyra se si e shohim dhe e perftojme ne personazhin e trajtuar. Nuk mund te shkeputesh dot prej subjektivitetit tend njerezor. Ne nje veper arti nuk pershkruajme boten, porse menyren se si e perceptojme ne ate, permes individualitetit tone artistik dhe kendveshtrimit tone personal.

Nje rendesi po kaq te madhe -dhe paresore- ne punen time, ka edhe ekzistenca e cdo elementi organik apo esencial te sfondit ne hapesirat qe i perqarken portretit. Per mendimin tim te gjitha keto elemente perberese te piktures, jane po kaq te rendesishme sa edhe personazhi kryesor ne mbarevajtjen e ekuilibreve estetike, konceptuale, teknike te vepres. Dhe hulumtimi i tyre nuk luan rol me te vogel ne zberthimin e psikollogjise se karakterit, nga c'mund te luaje vezhgimi, apo analiza e syrit te njeriut.

Piktura me titull "In trouble" e vitit 2006 eshte pikerisht nje shembull konkret i konceptit tim mbi portretin ...

30 June 2008

Kufomat

Toni Milaqi "Corpses" (acrylic on paper, 85x65 cm, 2005)

Kundermuese rrugeve dergjen kufomat. Te pushtuara prej demonesh barbare dhe shkaterrues. I gjen kudo, te dhunuara egersisht, me trajta te shfytyruara dhe shembelltyra perbindeshash te frikshem. Te gjitha te vrara nga perqafjet e vrazhda te kesaj bote. Jane te panumerta, si per te ilustruar triumfin e padrejtesise, apo ndoshta edhe konceptin tone te drejtesise...

Kufomat s'mund te ndjejne, as te mendojne, as te shijojne dhe te perceptojne boten nepermjet shqisave. Kufomat s'kane organe. U shqyen zemrat dhe trurin; u hengren melcite, veshkat dhe shpretken. Me gjakun e tyre u ndertuan keshtjellat e pabarazise, me djersen u ujiten ferrat e mosdijes, me spermen e tyre u sigurua vazhdimesia ekzistenciale e skllaverise.

Se di pse, por kam ndjesine se bota jone s'eshte gje tjeter vecse nje inkubator perfekt kultivimi kufomash...

22 June 2008

Realizmi Abstrakt

Toni Milaqi "The Asshole" (acrylic on paper, 85x65 cm, 2004)

Ndonese e konsideroj qendrimin tim prej piktori -pergjate viteve- si realist, ka faza te krijimtarise time kur heronjte nepermjet stilizimit i ndjej te thjeshtezohen dhe te marrin trajta abstrakte. Ka momente kur ne pikturat e mia forma abstragohet dhe perqasja e realitetit behet nen nje prizem -ne dukje- me ireal. Por edhe ne caste te tilla vazhdoj te perceptoj artin tim si realist dhe veten time si nje piktor aspak abstrakt. Edhe ne momentet e ketij perftimi me te thjeshtezuar, me pergjithesues, por edhe me formal te realitetit, ndjej se jam percues i filozofise dhe nocioneve realiste ne art.

14 June 2008

Sandwich

Toni Milaqi "Sandwich" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2005)

Sandwich eshte nje lloj ushqimi, qe perbehet prej dy ose me shume fetash buke te vendosura njera permbi tjetren, te cilat ndermjet tyre permbajne nje ose me shume shtresa mbushjeje, zakonisht djath ose mish, ne shoqeri me zarzavate, perime apo sallatera te ndryshme. Fetat e bukes mund te perdoren sic jane, por edhe te lyera me gjalp, majoneze, mustarde, kecap, apo gjithfare lloj salcerash ne varesi te shijeve te cdokujt.