Showing posts with label Manipulime historike. Show all posts
Showing posts with label Manipulime historike. Show all posts

22 August 2010

T'u Rrit Nera Zoti Berisha

The Prime Minister of Albania Mr. Sali Berisha (Photo by Këshilli i Ministrave)

Zbulimi i ri arkeologjik në Apolloni, që thuhet se pasqyron portretin e një atleti, apo aristokrati romak, është një ngjarje e bujshme për të gjithë adhuruesit e artit, dhe padyshim atyre të skulpturës në veçanti. Kemi të bëjmë me një bust të mermertë burri, të zhveshur, i cili i përket shkollës romake, dhe mendohet se daton në shekullin e dytë pas krishtit. Ajo që më ra në sy, në këtë atmosferë të hareshme, s'është gjë tjetër veçse deklarata e kryeministrit shqiptar Sali Berisha, e cila mund të gjendet edhe në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. Thotë kryeministri ynë i dashur në fjalën e tij, e cila u mbajt në Muzeun Arkeologjik (Tiranë),Qendrën e Studimeve Albanologjike:
“Vlerat e tij (e bustit) janë të jashtëzakonshme në rrafshin
krijues, skulptural, artistik, në rrafshin historik, por gjithashtu janë akoma më të mëdha, si dëshmi e përjetësisë së kombit shqiptar.”

Vrava mëndjen se nga i kishte parë vallë shqiptarëtshekullin e dytë të erës sonë, në Apolloni, lideri ynë politik, kërkova po kështu edhe për arbërorët, bile edhe për ilirët, përmes syve ngulmues të bustit të sapoardhur në dritë. Iu afrova atij. E pyeta edhe një herë përmes zallamahisë së turmës, me shqipen time më perfekte, nëse ndihej edhe ai një hallkë e "perjetësisë së kombit shqiptar" duke shpresuar se mos ndoshta nuk më kishte dëgjuar më parë. Vërejta në vështrimin e mikut të konturohej fillimisht lodhja, më pas apatia, bezdia, madje edhe revolta ndaj atyre dhjetra krijesave (sigurisht edhe ndaj meje) të cilat flisnin një gjuhë të pakuptueshme, dhe që në mënyrën më të pacipë nuk respektuan aspak udhëtimin e tij qindravjeçar. Diçka llomotiti latinisht nëpër dhëmbë, dhe u gurëzua sërish, duke gëlltitur kështu brenda tij edhe misterin e "përjetësisë shqiptare" të cilin kaq qartë kishte dalluar qysh në fillim kryeministri ynë i nderuar.

"Shqipëria është një vend i vogël, por me një pasuri të
jashtëzakonshme në gjirin e saj, ky territor ka njohur qytetërime të shumta, perandori dhe perandor, por ajo që e bën shumë të veçantë është se në të gjitha kohërat eci si një komb me identitetin e tij të sotëm." (Sali Berisha)

Duke u përpjekur të ruaj gjakftohtësinë, ndonëse pjesëmarrës edhe unë në sofrën nga ku lidershipi ynë na serviri çorbën e mësipërme, mendova thjesht se tanimë këto fjalë patetike nuk habisin kërkënd. Janë vazhdimësia llogjike e injorancës së klasës në pushtet në relacion me historinë në tërësi, por padyshim edhe me atë të artit, që në fund të fundit është edhe e keqja më e vogël. Bile do të shkoja edhe më tej, mendoj se pas tyre është kaq evident edhe manipulimi më flagrant i historisë. Zoti Berisha është pikërisht zëdhënësi dhe kultivuesi më konseguent i kësaj injorance historike, ashtu sikurse një pjesë dërrmuese e klasës politike, apo edhe e historianëve dhe historiografisë shqiptare. Degradimi i mjaft prej hallkave sociale, shtetërore, politike, ekonomike, kulturore në Shqipërinë e sotme mund të perceptohet më lehtësisht kur arrin të kuptosh ngritjen e vërtetë intelektuale të udhëheqësve që kontrollojnë jetën politike këto dy dekadat e fundit.
E atëherë më erdhi ndër mend shprehja se "Ky stan këtë Bulmet ka".

Roman bust from the 2nd century AD found at the Apollonia, Albania. (Photo by Press.Publiku.Com)

09 December 2009

Kuajt e Kuq dhe Shqiptarizma

Constantinos Ieromonachou "Saint Demetrius of Thessaloniki" (icon on wood, 1725), The National Museum of Medieval Art, Korca, Albania

Ngacmimi...

Një nga gjërat që e kam tërësisht të vështirë të përtyp, është proçesi i manipulimit të historisë, apo qoftë edhe i periudhave të ndryshme të saj, të cilin si fenomen e hasim kaq shpesh në historiografinë shqiptare. Të thuash se mund të kuptosh deri diku shkaqet kur ky faktor haset tek përfaqësuesit e Rilindjes Kombëtare, në varësi të nevojave të kohës, apo edhe tek sistemi i kaluar totalitar nacional-komunist, është diçka e kuptueshme. Por që ky fenomen të jetë në kulmin e lulëzimit të tij këto dy dekadat e fundit, kjo me të vërtetë është shqetësuese.

Lexova sot tek gazeta Shekulli artikullin e Maks Velos me titull "Rrugëtime bizantine", i cili më vuri në mendime. Artikulli ka marrë spunton nga ekspozita "Arkitektura si imazh" (dhe jo siç e përkthen Velo "Arkitektura në ikona"), e cila është çelur në Muzeun e Kulturës Bizantine Selanik Greqisë. Në fakt Velo nuk flet për ekspozitën në fjalë, por për pjesëmarrjen në këtë eveniment të ikonës "Shën Dhimitri i Selanikut", e piktorit-ikonograf epiriot Konstandin Jeromonahu (emri i shqipëruar). Thotë në artikullin e tij Maks Velo:

"... Ishte (ekspozita) një ngjarje madhore për artin bizantin dhe postbizantin shqiptar... Me atë ekspozitë u afirmua vlera shumë e lartë artistike e ikonave shqiptare...

...Arti Bizantin dhe postbizantin është pasuria jonë më e madhe në art. Kjo është e vetmja pasuri artistike e bërë nga artistët shqiptarë që po vlerësohet lart në botë, kudo që ajo ekspozohet..."

...konstatimi

Respektoj padyshim të kaluarën e zotit M. Velo, por mendoj se dashje pa dashje, gjuha e përdorur prej tij në leximin e së shkuarës, nuk ka aspak dallim, përkundrazi, është fund e krye e njëjtë, me atë që përdorte regjimi i kaluar nacional-komunist në Shqipëri.

...retotikë

Për ç'artistë-ikonografë shqiptarë na flet zoti Velo?! Për ç'ikona bizantine shqiptare bën fjalë?! Përse këta piktorë shqiptarë krijojnë një art të mirëfilltë greko-ortodoks?! Përse shkruajnë greqisht gjithçka që lidhet me veprat, me mendësitë dhe filozofinë e tyre; dhe nga vërtetohet se njerëzit në fjalë, ishin zotërues të shqipes (për të mos thënë shqiptarë)? Përse mbajnë emra grekë? Përse trajtojnë tema si çlirimi i Selanikut prej bullgarëve, dhe jo tema tipike shqiptare, si bie fjala për shembull dicka me Mujin dhe Halilin? Sa mund të konsiderohet shqiptar një njeri, grup shoqëror, a popullatë njerëzish, në kulturën e përditshme të së cilës nuk ekziston asgjë, që të ketë lidhje me elementin etnik të sipërpërmendur? Si mund të konsiderohet shqiptar një qytetërim që nuk flet shqip?!
Përse vallë një intelektual i fund viteve 2010 duhet të flasë sot me gjuhën groteske nacional-komuniste shqiptare, duke përdhunuar si pasojë vetë gjurmët historike të së shkuarës?

...metoda

Kur flasim për shtjellimin, apo të lexuarit, e një vepre përfaqësuese të pikturës bizantine, duhet që ta bëjmë atë përmes një metodologjie të caktuar, duke kaluar përmes disa akseve kryesorë. Nëse duam të nxjerrim në pah karakteristikat etnike, të flasim mbi atë se kujt qytetërimi i janë pjesëmarrës njerëzit që krijuan një vepër, ç'gjuhë flisnin dhe kujt kombi i përkisnin, duhet të ndjekim një rrugë të caktuar studimore.

Elementi i parë, ndoshta më kryesori, është zbërthimi i shkollës piktorike në të cilën bën pjesë vepra. Karakteristikat themeltare; gjuha vizuale e përdorur. Mënyra se si është konkluduar artistikisht nën këtë prizëm; veçoritë individuale të krijuesit. Aftësia e tij (ose jo) për t'i dhënë elemente personale një teme që është e njëjtë për të gjithë. E më pas, studimi i epigrafive mbi pikturë (ikonë), i gjuhës së përdorur, i onomastikës, i karakteristikave gjuhësore, etj...

...faktet

Në këtë postim kam sjellë ndër të tjera edhe tre punë të ikonografit Konstantin Jeromonahu, por edhe një të Onufer Qipriotit, të cilat aktualisht gjenden në Muzeun e Artit Bizantin në Korçë. Kam evidentuar paragrafët që autorët e tyre na japin hollësi në relacion me ikonat, mbi krijuesit, mbi sponsorët, mbi shkaqet që u krijuan, por përmbi të gjitha edhe mbi faktin se kujt qytetërimi dhe komuniteti etnik i përkasin.

Nëse zoti Velo, si studiues që është, do të mund të evidentojë qoftë edhe një gërmë shqipe, një emër, një referencë, apo një fjalë që të mund të na kujtojë diçka shqipe/shqiptare, atëherë do të pranoja pa më të voglin ngurim se bëhet fjalë për art shqiptar, dhe për artistë që mund të quhen shqiptarë. Por nga sa shkruhet në imazhet e mëposhtme, nga pozitat e zotëruesit të shqipes, z. Velo nuk kupton asnjë fjalë, dhe këtu mund të thuhet se gjendet edhe zanafilla e absurdit, në lidhje me shqiptarinë dhe shqiptaren e ikonografisë dhe të artit bizantin epiriot, e si pasojë edhe e qytetërimit epiriot përgjatë shekujve.

...Shën Dhimitri i Selanikut-ikona

Ikona e vitit 1725 e Konstandin Jeromonahut, është një prurje e rrallë, virtuoze e ikonografisë pasbizantine epiriote. Me një trajtim tejet individual, që vihet re qysh në thyerjen kompozicionale, në mënyrën se si shpërndahet ngjyra blu e detit, në sipërfaqen mbi të cilën operohet. Në mënyrën se si ulëret ajo blu, përkrah florishencës turfulluese të së kuqes së kalit. Në mënyrën se si çahet aq bukur kuadrati i ngrohtë piktorik, përmes lojës mjeshtërore të së bardhave.

Tema e përzgjedhur na përshkruan një akt të dhunshëm, vrasjen e carit bullgar John I (në vitin 1207 e.s), i cili konsiderohet si një prej mrekullive/bëmave të Shën Dhimitrit (ky i fundit ka rrojtur në shekullin e 4 e.s.). Duke vërejtur ikonën e Shën Dhimitrit kemi ndjesinë se përmes këtij akti të dhunshëm çlirohemi. Të njëjtën ndjesi, atë të çlirimit, provoi edhe popullsia greko-ortodokse e Selanikut, prej sulmeve bullgare, të cilat synonin të pushtonin qytetin, temë mbi të cilën na flet ikonografi Jeromonahu. Shën Dhimitri prezantohet si kundërshtar i paepur kundër tiranisë, dhe mbrojtës i vendosur i civilizimit greko-ortodoks bizantin të kohës.

Për sa i përket shkollës piktorike të Konstandin Jeromonahut, ndonëse është përfaqësues i shkollës së Korçës, e cila kahjen konceptuale e ka për nga shkolla ikonografike e Maqedonisë (krahinë në veri të Greqisë), në mjaft punë të tij hasim një ndikim tepër të madh dhe të shkollës ikonografike të Kretës. E njëjta gjë mund të thuhet edhe per ikonën e Shën Dhimitrit të vitit 1725. Tonet e errëta në modulimin e fytyrës dhe duarve, stilizimi, por edhe trajtimi grafik i punës, janë më afër koncepteve të shkollës së Kretës, se sa asaj Maqedone.

...përshëndetje z. Velo!

Arti kristian i Epirit Verior, ose i thënë ndryshe ai i Shqipërise së Jugut, qysh nga kristianizmi i hershëm, epoka bizantine, e më vonë ajo pasbizantine, është një shprehje e pamohueshme e qytetërimit greko-ortodoks të kohës, dhe artistët që ishin pjesëmarrës të kësaj kulture, nuk mund të konsiderohen kurrë si pjella shqiptare apo qytetërimi shqiptar. Ata artistë dhe ai art i mirëfilltë epiriot, janë po aq shqiptare, sa ç'janë akuarelistët dhe akuarelet kineze të tilla. Është tjetër gjë të themi, që shoqëria shqiptare, por edhe shteti 90 vjeçar shqiptar, kanë akumuluar dhe do të akumulojnë nga këto thesare të trashëgimisë botërore, dhe tjetër gjë të cilësohet ky civilizim si shqiptar. Shtetet aktuale, sikurse edhe Shqipëria, janë pjella tejet të vona politike/administrative në udhëtimin tonë njerëzor përgjatë shekujve, dhe është gabim fatal të lexojmë të shkuarën, me syzet miope të mikropolitikave nacionaliste të së tashmes. Për të lexuar historinë, duhet të kesh thjesht sytë hapur.

(p.s. -Për të parë më të detajuara fotografitë, klikoni mbi to.)

Constantinos Ieromonachou "Christ Pantokrator" (icon on wood, 1694), The National Museum of Medieval Art, Korca, Albania

Constantinos Ieromonachou "Christ Pantokrator -detail" (icon on wood, 1694)

Constantinos Ieromonachou "Virgin Mary" (icon on wood, 1710), The National Museum of Medieval Art, Korca, Albania

Constantinos Ieromonachou "Virgin Mary -detail" (icon on wood, 1710)

Constantinos Ieromonachou "Christ Pantokrator" (icon on wood, 1710), The National Museum of Medieval Art, Korca, Albania

Constantinos Ieromonachou "Christ Pantokrator -detail" (icon on wood, 1710)

Onouphrios Cypriotes "Christ Pantokrator" (icon on wood, 16th Century A.D.), The National Museum of Medieval Art, Korca, Albania

Onouphrios Cypriotes "Christ Pantokrator -detail" (icon on wood, 16th Century A.D.)

Greek Epigraphy [Early Christianity] in Northern Epirus (Apollonia, 56 x 123 x 19 cm, 6th Century A.D.), Archaeological Museum, Tirana, Albania

Greek Epigraphy [Early Christianity] in Northern Epirus (Apollonia, 6th Century A.D.), Archaeological Museum, Tirana, Albania

Greek Epigraphy [Early Christianity] in Northern Epirus (Apollonia, 56 x 123 x 19 cm, 6th Century A.D.), Archaeological Museum, Tirana, Albania

29 June 2009

Lloqe Kavaje

Guri Madhi "Moscow conference 1960" (265x210 cm, oil on canvas, 1974)

Kohët e fundit më tërhoqi vëmendjen emisioni "Zonë e ndaluar" i gazetarit Andi Bushati (1.6.2009) në TV Klan, në të cilin u shfaq dokumentari "Imazhet e Pambledhura të Moskës", dhe ku i ftuar ishte arkitekti & piktori Maks Velo. E veçanta e këtij emisioni ishte se u përpoq të hedhë dritë mbi historinë e një prej pikturave më emblematike të soc-realizmit shqiptar: "Mbledhja e 81 Partive në Moskë, 1960" (Guri Madhi), duke na bërë dëshmitarë të asaj se si funksiononte kjo doktrinë ideologjike përmes gjuhës së saj vizuale në ambientin shqiptar.

Historia

* Vepra "Mbledhja e 81 Partive në Moskë, 1960" ishte një porosi e Komitetit Qëndror të Partisë në shtatorin e vitit 1973, me rastin e tridhjetë vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe njëkohësisht të përurimit të godinës së re të Galerisë Kombëtare të Arteve, në ambientet ku ndodhet aktualisht.

* Vinte menjëherë mbas Pleniumit të katërt, i cili goditi rëndë çdo tendencë/prirje/ndikim "modernist/borgjezo-revizionist" në kulturë dhe arte.

* Porosia e kësaj pikture ishte në vazhdën e një fushate të ndërmarë nga organet e Partisë për trajtimin/pasqyrimin e "temave të mëdha" përmes artit, ose e thënë ndryshe si shprehja më elokuente e rolit/funksionit propagandistik që duhet të luanin artet dhe artistët sipas mendësive të klasës në pushtet.

* Figura e Enver Hoxhës mund të trajtohej në pikturë vetëm nga një numër tepër i vogël piktorësh, të cilët në të shkuarën kishin dhënë prova "devotshmërie politike" dhe "aftësish artistike" (shih: skrupulozitet akademik ndaj dogmës së soc-realizmit). Ndonëse në mjaft vepra të Guri Madhit vëmë re një formë më të çliruar materializimi teknik, përmes një penelate të gjerë dhe ekspresive, mund të thuhet se si artist i përmbushte në mënyrë rigoroze kriteret e mësipërme.

* Vepra e përfunduar prej G. Madhit u paraqit në ekspozitën e nëntorit 1974. Komisioni mbikqyrës i kësaj ekspozite i përbërë prej anëtarësh të Komitetit Qëndror dhe "artistësh" e cilësoi si të pambaruar, me probleme të theksuara kryesisht në modulimin e figurës së E. Hoxhës, e cila ishte trajtuar përmes perceptimit disi ekspresiv/jo fotografik të Madhit.

* I sugjerohet artistit ta rishikoj/ripikturoj veprën, gjë që nuk u pranua prej tij. Vendoset që figura e Enver Hoxhës të ripunohet prej piktorit Zef Shoshi, i cili konsiderohej si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të soc-realizmit shqiptar, dhe nga të paktët artistë që mund të trajtonin figurën e udhëheqësit. Portreti i këtij të fundit disi fotografik/natyralist -që ne shohim sot- është produkt i retushimit të Zef Shoshit, duke dalluar qartë nga teknika e G. Madhit, dhe trajtimet e personazheve të tjerë të veprës.

Guri Madhi "Moscow conference 1960" -after repainted (265x210 cm, oil on canvas, 1978)

* 1978- Prishja me Kinën. I kërkohet G. Madhit të zhduket nga tablloja delegacioni kinez. Ndërhyrja kryhet. Figurat e kinezëve mbulohen me bojë.

*1981- Mehmet Shehu vret veten. Në pikturën në fjalë ai ndodhet përbri figurës së E. Hoxhës. Kërkohet sërisht prej autorit të ndërhyjë në vepër për të asgjesuar prej saj figurën e armikut M. Shehu. Guri Madhi shprehet se një veprim i tillë do të shkatërronte anën e saj kompozicionale, dhe se piktura s'do te vlente më. Që nga ajo kohë vepra u hoq nga qarkullimi, për t'u futur në fondin e zi të G.K.A.-së.

Piktura

"Mbledhja e 81 Partive" nuk solli ndonjë surprizë në artin shqiptar. Bëhet fjalë për një vepër skematike, demagogjike (e cila himnizon stereotipin e "vitalitetit shqiptar", përkundrejt karikaturizimit të të "huajve barbarë"), pompoze në shprehje, tepër e kursyer në ngjyrë (në kundërshti me mjaft vepra të tjera të autorit), me një monotoni konceptive në modulimin e personazheve.

Konteksti

Në fakt që të kuptojmë më mirë kushtet historike në të cilat u krijua piktura, duhet nënvizuar edhe koha e krijimit të saj. Nënkuptoj faktin se kjo vepër erdhi menjëherë pas Pleniumit të katërt, në vitin 1974, kohë në të cilën iu dha një goditje mjaft e rëndë prirjeve moderniste kryesisht në arte. Të shumta ishin gjyqet parodi, burgimet, internimet, pushkatimet, dënimet, arbitrariteti cinik i nomeklaturës komuniste ndaj intelektualëve dhe artistëve të kohës.
Në këtë aspekt nuk mund të pretendohet për cilësi dhe vlera të mirëfillta prej artit zyrtar të asaj kohe.

Bijtë e mosdijes

E solla këtu këtë histori për të bërë më të dukshme rolin unikal që mund të luajnë artet, apo veprat e artit në leximin e së shkuarës, në deshifrimin e saj. Akoma edhe në rastin e pikturave në fjalë, që nuk shquhen për pasuritë apo risitë e tyre artistike, mund të marrim një informacion bindës të mënyrës se si sendërtohej dhe se ç'rol luante arti në Shqipërinë komuniste. Duke folur mbi këtë subjek Maks Velo thotë: "Këtu kemi të materializuar, të fokusuar, të koncetruar tërë çmendurinë shqiptare." .

Rrugëtimi në jetë i kësaj pikture të G. Madhit është shprehja më e qartë mbi mënyrën se si perceptohej e shtjellohej në Shqipërinë totalitare historia (si shkencë), dhe evenimentet e ndryshme historike në veçanti. Eshtë treguesi më perfekt i retushimeve/fallcifikimeve të pafundme historike me të cilat u brumosën breza e breza të tëra të rinj shqiptarë. Një shembull ideal jo i çmendurisë shqiptare siç thotë M. Velo, por i obskurantizmit kriminal që mbolli dhe mbarështoi ai sistem aq i egër diktatorial në shoqërinë shqiptare për pesëdhjetë vjetë me radhë.

Forma e përqasjes/interpretimit historik (në varësi të kohës) të versionit zyrtar shqiptar mbi mbledhjen e Moskës, na bën të kuptojmë qartë vlerën dhe seriozitetin e konkluzioneve shkencore në trajtimin e etapave të ndryshme historike, duke u nisur nga Pellazgët, Ilirët, Bizanti, Lufta e dytë Botërore, apo konkludimet mbi Epirin, artin kristian/bizantin dhe pasbizantin në trojet e Shqipërisë së sotme, për të cilat kaq herë është folur edhe në këtë blog.

Duke ditur historinë e pikturës "Mbledhja e 81 Partive në Moskë, 1960"Guri Madhit, jemi në gjendje të kuptojmë rolin prioritar dhe funksionin utilitar të artit të realizmit socialist në mbarëvajtjen e ekuilibreve sociale brenda burgut të pamëshirshëm nacional/komunist shqiptar.

Zef Shoshi "Moscow conference 1960" (oil on canvas, 1980)

p.s. Dua të shtoj se të njëjtën temë e trajtoi më vonë edhe Zef Shoshi, në një aludim tepër formalist/të vakët artistik, më të sigurtë politikisht, duke fshirë nga skena historike prezencën kineze, dhe duke lartësuar edhe më kompozicionalisht figurën pompoze të E. Hoxhës.

14 February 2009

Mbi Mitologjine Vizuale ne Imazhit e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut

Marin Barleti "Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum principis" (etching on paper, 1506-1510)

Ne vazhden e debatit mjaft interesant te zhvilluar ne ambientet intelektuale shqiptare mbi figuren e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut, si edhe mbi nevojen per nje perqasje te re historike te ketij personaliteti kaq kompleks, larg fanfarave nacionaliste dhe sirenave mitformuese, ndjeva nevojen te them dy fjale mbi fenomenin, nen prizmin e vezhguesit te historise se artit. Le te perpiqemi te analizojme ne baze te atyre sa dime mbi heroin mesjetar, imazhin figurativ qe ushqejme per te.

Cristofano dell’Altissimo "George Castrioti" -Uffizi Gallery, Florence (oil on canvas, 16th Century A.D.)

Duhet ne radhe te pare te themi se roli i arteve figurative, i gjurmeve historike vizuale, per dokumentim dhe analize, per te kuptuar dhe te shtjelluar, si edhe per interpretimin e periudhave te ndryshme historike, eshte padyshim paresor. Eshte nje nga mjetet me te rendesishme ne duart e nje historiani ne studimin, njohjen dhe sendertimin historik te se shkuares. Keshtu per shembull, nese duam te njohim mendesite e njerezve qe rronin ne periudhen klasike te antikitetit grek, kush me mire se sa arti i Praxiteles, apo i Pheidias do te na vinte ne ndihme per te bere dicka te tille? Nese do te tentonim sadopak te shpjegonim boten ne periudhen e Rilindjes Italiane, kush me mire se Leonardo e Raphael do te mund te na fliste per te?
Qe t'i kthehemi temes ne fjale, ne analizen apo perpjekjen tone per te zhveshur figura te tilla historike si Gjergj Kastrioti nga aureolat mitologjike dhe kostruktimet hyjnizuese te cdo tipi, qe shume pak lidhje kane me identitetin e tyre njerezor, mendoj se eshte i domosmoshem edhe hulumtimi i te gjithe gjurmeve historike qe kane mberritur tek ne nga fushat e arteve pamore.

George Castrioti (etching on paper, 1533)

Duke vezhguar me kujdes keto gjurme, te shprehura ne pikture, gravure, e skulpture, mund te themi se dy jane kategorite e medha vizuale te cilat marrin jete. E para eshte ajo kategori dhe ai informacion historik kryesisht europian por edhe turk, e cila bazohet qysh ne periudhen ne te cilen rrojti Kastrioti, dhe qe kryesisht vjen permes pikturash, gravurash, apo medaljesh. Kategoria e dyte eshte vizioni shqiptar mbi Skenderbeun, te cilin e hasim me nje larmi te madhe gjinish artistike, dhe qe daton ne Periudhen e Pavaresise (1912), vazhdon ne Periudhen Socrealiste, per te mberritur deri ne ditet tona. Ashtu sikurse duket qarte edhe nga portretet e prura ketu, keto dy grupime jane teper divergjente, me kahje te kunderta, perqasje-problematika dhe identitete tejet te huaja ndermjet tyre.

  Augsburg -M. Manger, J. Praetorius "George Castrioti" (etching on paper, 30 x 19,5 cm, 1600-1602)

Ne grupin e pare dominon portreti i Galerise Ufici (Uffizi Gallery), qe mendohet se eshte veper e piktorit italian Cristofano dell’Altissimo (shek. 16), dhe nje kopje e portretit autentik te piktorit Gentile Bellini (1429-1507) -bashkekohes i Gjergj Kastiotit. Po keshtu mund te flasim edhe per gravuren e cila botohet në librin e Marin Barletit, dhe e cila mendohet se eshte kryer prej një vizatimi direkt nga natyra (1).
Pra behet fjale per prurje artistike qe identifikohen me periudhen ne cilen rrojti heroi yne, ose se paku me perafri kohore shume here me te madhe se ato te fazes se dyte. Flasim kryesisht per keto dy vepra, pasi kuptohet qe sherbejne si prototipe per gravurat dhe pikturat e tjera qe i ndeshim ne mjaft vende europiane, dhe qe mberrijne deri ne shekullin e tetembedhjete. Karakteristikat dalluese te ketyre puneve na nxjerrin ne pah nje figure fisnike, qe shume bukur te kujton nje princ mesjetar europian, nga ata te cilet hasim shpesh ne portretet e mjaft personaliteteve te oborreve mbreterore te kohes, me trajta te buta, me veshje qe deshmojne shtresen te ciles i perket dhe shijet perendimore. Ne te tera portretet veshtrimi i kthjellet na flet per nje njeri me shkalle te larte inteligjence, por ka edhe raste si per shembull ne portretin e Uffizi-t ne te cilin veshtrimi behet me i thelle, me i larget, zbutet, duke konturuar keshtu ne fytyre edhe ndjesi te tilla si shqetesimi apo pafuqia. Verejme hunden e kerrusur, majuce, rrudhat rreth syve, mjekren qe derdhet butesisht mbi kraharor.

Spiro Xega "Scanderbeg" (oil on canvas, 1913)

Ne kundershti me te tera keto grupi i dyte na zbulon karakteristika teresisht te tjera, mbi rolin e ri qe duhet te luante Kastrioti i madh, edhe pse i vdekur, ne jeten e shtetit te sapoformuar shqiptar. Rizbulimi i kesaj figure sigurisht qe lindi si pasoje e nevojave te kohes dhe ndryshimeve gjeopolitike ne ballkan, me krijimin e shteteve te ndryshme, nen kontributin e Rilindjes Kombetare Shqiptare ne letersi, dhe mori forme ne Periudhen e Pavaresise ne artet figurative. Jane nje sere autoresh si Spiro Xega, Jorgji Panariti dhe te tjere, por kthesa kryesore, artisti qe do te ndikonte breza te tere pasardhesish, dhe qe do t'i jepte shprehje vizive nevojave nacionale dhe imediate te kohes, do te ishte padyshim Odhise Paskali me bustin Skenderbeu (1939). Jane teper interesante fjalet e Paskalit: "...Vendi i artistit shqiptar ishte fusha e betejës. Kurrkush nuk la shpatën as për të gdhendur në shkëmb qoftë edhe vetëm një nga pupuratë e mrekullueshme, as syrin shqiponjë, as krahun çelik të heroit vigan e kurdoherë fitimtarë. (O. Paskali, Konferenca e dytë e studimeve albanologjike, vëll.I, f.550. Tiranë, 1969) " (2)

Odhise Paskali "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" (bronze, 1939)

Papritas imazhi i heroit mesjetar beri kthese konceptuale 180 gradeshe. Zhveshi rrobat e mendafshta aristokratike europiane me te cilat paraqitej deri atehere dhe veshi jelekun e hekurt, hoqi kapelet italiane dhe vuri perkrenaren me shqiponje ne koke, po keshtu tiparet u mprehen dhe pamundesite e plakut qe veme re ne gravurat e meparshme u zhduken si me magji. Hunda kurrizore u pre si me thike duke u bere me pingule, rrudhat u fashiten, sigomatiket u theksuan kercenueshem, dhe vetullat e shuara ne portretin e Uffizi-t u shumfishuan dhe u hakerryen perpjete. Fytyra e qafa u mbushen gjithe muskuj, syte leshuan xixa, dhe mjekra u tendos ashpersisht. Pas kesaj plaku i urte u zhduk dhe vendin e tij e mori heroi vigan, syshqiponje, e krahe celik, fitimtari i perjetshem. Me kete retushim historik jo vetem te tipareve te jashtme, por edhe te gjithe imazhit dhe pjeseve te karakterit njerezor te Kastriotit, te cilin hasim tek veprat e fazes se pare, fillon edhe epoka e mitit, ajo me te cilen u brumosen breza te tere shqiptaresh, dhe qe ndikoi totalisht tere artistet pasardhes te cilet operuan mbi kete teme.

Guri Madhi "Turqit Dorezojne Armet" (oil on canvas, 1959)

Dhe qysh atehere, nuk na ben me pershtypje kur shohim permes trajtimeve te ndryshme ne pikture e skulpture, per afer shtatedhjete vjet, veshtrimin e cakerdisur, gjithe urrejtje te heroit kombetar; as nuk na ben me pershtypje qe piktoret te cilet u moren me kete teme, konkuronin me njeri tjetrin se kush do te vendoste me shume koka te prera turqish perfund kembeve te Skenderbeut -llereperveshur; as nuk na ben me pershtypje fakti se jemi mesuar te shohim gjithnje heroin mesjetar te ngrehur si gjel gati per kacafytje; as nuk na ben me pershtypje pse vrame anen njerezore te kesaj figure kaq komplekse?! Pse vrame valle ate plakun e urte te gravurave te hershme, dhe ne vend te tij krijuam imazhin e nje krijese gati gati te pashpirt, e cila vertitet ne hapesirat tona shpirterore dhe pamore me nje shpate te pergjakur si te kerkoje shpagim?! Dhe me e frikshmja eshte se kultivojme tek femijet tane qysh ne vegjeli kete imazh gjakatar si te vetmen te vertete absolute, dhe te vetmen vlere te pakundershtueshme.

Fatmir Haxhiu "Me Shpate ne Dore" (oil on canvas, 550x450 cm, 1978)

Personalisht, kurre nuk kam besuar tek shpata. Kurre nuk kam besuar tek nocionet dhe qeniet militare. Asnjehere nuk kam pasur adhurim per Aleksandrin e Madh, as per Napoleon Bonaparte-in. Gjithnje adhuroja njerezit e dijes, te kultures e artit, Homer-in, Goethe-n, Balzac-un. Nese ka dicka per te cilen me vjen keq nga gjithe ky udhetim permes arteve vizuale, eshte fakti se aty ne vitin 1939 vrame ashtu ne menyre naive anen e thyeshme, te prekshme, njerezore te Gjergj Kastriotit, dhe mbushem endrrat tona me frytet e produkteve mitologjike te kaloresise me te skajshme mesjetare. Shpresoj se do te vije nje dite kur arti shqiptar do te shkunde nga supet kete sindrome nacionalizmi primitiv, dhe do te cliroje pergjithnje shpirtin e ngecur pas imazheve te ngrysura dhe te vrazhda te Gjergj Kastriotit- Skenderbeut.

Naxhi Bakalli "Perballimi" (fresco painting, 18.4 x 5.6 m, 1982)

20 December 2008

Epiri flet Greqisht

Greek Epigraphy in Northern Epirus (Bouthrotos [Butrint], 400 B.C.)

Shkak per keto mendime dhe materiale te sjella ketu, u be nder te tjera edhe artikulli i sotem i gazetes "Shekulli" me titull "Mbishkrimet e Butrintit, një botë autentike", ne te cilen sillet nje interviste me Prof. Faik Drinin. Ky i fundit konkuron ne konkursin e albanologjise te ketij viti me materialin "Mbishkrimet e Butrintit". Thote nder te tjera z. Drini (sipas gazetes shekulli):

"... Mbishkrimet e Butrintit që paraqesim në këtë libër janë korpusi i mbishkrimeve greke të Ilirisë së jugut dhe të Epirit ..."

Deri ne c'mase valle duhet te mbyllim veshet, per te mos u bere pjesemarres ne kete sofer bujare te absurdit neoshqiptar?! Deri kur duhet te degdisim llogjiken, per te siguruar vazhdimesine ekzistenciale te saj?! Deri kur do te perdhosim cdo gjurme historike te se shkuares me ngjyrimet e flakta nacionaliste te koheve moderne? C'nevoje mund te shtyje nje njeri te marre pjese ne nje konkurs te albanologjise me studime qe s'kane aspak lidhje me albanologjine, porse me qyteterimin grek te Epirit, me analizen e mbishkrimeve greke, te personave qe flasin greqisht, qe mbajne emra greke, qe jane perfaqesues te civilizimit grek te kohes; dhe te gjitha keto t'i shese si ilire?! C'vlere ka te perpiqesh te besh te bardhen - te zeze dhe te pagezosh me cdo kusht si ilire (proto shqiptare) nje histori qe deshmon ne cdo gjurme te lene pas, ne cdo pikture a skulpture, element arkitekturor a pllake varri, ne cdo monedhe a objekt qeramik, qenesine e saj te padiskutueshme greke?!

Ancient Sun Clock (Berat, marble, 200 B.C. ), Archaeological Museum, Tirana, Albania

"... Mbishkrimet janë në gjuhën greke të vjetër, por zbulojnë një botë që është e ndryshme nga bota greke ..." (Faik Drini)

Ka valle shprehje me perfekte te lemshit meditativ dhe konceptual qe ka kaplluar historiografine neoshqiptare dhe teoricentet e saj ne lidhje me Epirin dhe domosdoshmerine e ilirezimit (shih: shqiptarezimit) me cdo kusht te tij? Si valle mund te zbulosh nje bote qe nuk eshte greke, tek dicka qe cdo qelize e saj sendertohet mbi kosmoteori po aq greke te te qenurit?! Nje njeri qe ka dije elementare mbi qyteterimet antike greke, do te njihte se konceptet themelore ne lidhje me jeten, te atyre shoqerive, jane po kaq te ndryshme dhe te larmishme sa edhe njerezit qe i udhehiqnin, filozofite apo pricipet e tyre. Dhe te gjitha keto ne varesi te vendit dhe kohes. Keshtu per shembull nga te tjera parime udhehiqej Athina e Perikliut dhe nga te tjera Sparta e Leonidhes. Kjo nuk do te thote se te dyja keto qytet-shtete nuk i perkisnin te njejtit civilizim, atij antik grek. Ajo qe i bashkonte keto qyteterime ishte gjuha. Mbi gjuhen ngrihen civilizimet e ndryshme, perkatesite dhe identitetet etnike te popujve. Mbi kete gjuhe ngrihej edhe qyteterimi antik epirot; mbi kete gjuhe edhe ai maqedon.

Greek Epigraphy [Helenistic Period] in Northern Epirus (Mallakaster, 28x41 cm, 300 B.C.), National Historical Museum, Tirana, Albania

Perrallat dhe konstruktimet mitologjike te historiografise neoshqiptare mbi ilire ne Epir, s'jane gje tjeter vecse shprehja me entuziaste e mjerimit shkencor dhe historik, pa patur asgje te perbashket me faktet e pakundershtueshme qe burojne prej arkeologjise. Qyteterimi antik i Epirit ishte nje qyteterim i mirefillte grek dhe muzete arkeologjike jo vetem greke apo shqiptare, jane te tejmbushura me evidenca te padiskutueshme qe deshmojne kete fakt, duke permendur ketu elemente te arkitektures, skulptures, qeramikes, epigrafite dhe gjithfare materialesh te tjera qe kane mberritur deri ne ditet e sotme.

Onouphrios Cypriotes [Onufer Qiprioti] "Christ Pantokrator" (icon on wood, 16th Century A.D.)

Rasti i mesiperm s'eshte as i pari dhe as i fundit shembull, i cili na tregon qarte menyren se si shtremberojne historine te ashtequajturit studiues dhe historiane shqiptare. E njejta gjuhe e perdhunuar shkencor-historike perdoret edhe ne analizen e shekujve te mevonshem te periudhes bizantine dhe pasbizantine ne Epirin Verior. Nje teme qe e kam trajtuar edhe me pare ne shkrimin "Fantazite e Cartura Identitare dhe Germadhat e Llogjikes" . Injorimi i deshmive dhe te dhenave historike mbi ekzistencen e pakundershtueshme greke (nje ekzistence e vetme, zinxhir, pergjate mijevjecareve deri ne ditet e sotme), krijimi i historise ne letra dhe retushimi (fantastiko-shkencor) si ilire, apo shqiptare i qyteterimeve te mirefillta greke pergjate mijevjecareve ne Epirin Verior (duke filluar me ate antik, paleokristian, bizantin, pasbizantin, e duke mberritur deri ne ditet e sotme me minoritetin grek te Shqiperise), nuk mund te sjelle asnje dobi ne nevojen per perqasje te njerezve dhe komuniteteve qe jetuan historikisht ne keto zona.

Nikolaos, Son of Onouphrios "Virgin of Tenderness" (icon on wood, 16th Century A.D.)

Pergjigjen me te mire ndaj mediokritetit shkencor, amatorizmit historik si edhe sirenave te cartura nacionaliste ne leximin e se shkuares, e shprehin vete veprat e artit qe kane mbijetuar ne kohe. Vepra qe i perkasin te gjitha periudhave historike/artistike, qysh prej antikitetit te hershem, bizantit, e deri ne ditet e sotme. Deshmi te pakundershtueshme te historise te mrekullueshme greke te zones se Epirit te veriut. Jane artistet ata qe deshmojne komunitetin etnik dhe qyteterimin ne te cilin bejne pjese. Eshte Onufri, i biri Nikolla, Onufer Qiprioti, Johan Cetiri, Kostandin dhe Athanas Zografi, Kostandin Jeromonahu (te gjitha emrat jane te shqiperuar) dhe plot te tjere, ata qe na thone fare qarte se kujt perkatesie kombetare apo civilizimi i jane pjesemarres dhe i japin jete.

Anonymous... "Christ Pantokrator" (icon on wood, 17th Century A.D.)

Jo rastesisht kam prure ketu ikona qe i perkasin autoreve te ndryshem te ashtequajtur shqiptare, per faktin se trojet ne te cilat punuan gjenden aktualisht brenda shtetit te sotem shqiptar. Te gjitha keto vepra bejne pjese ne koleksionet e ndryshme te artit mesjetar qe posedon Shqiperia. Duke i analizuar me hollesi ato, veme re se jane te tejmbushura me paragrafe te tera ne greqisht (zakonisht ne pjesen e poshtme te tyre), me hollesi ne lidhje me veprat, autoret, sponsoret, vendin dhe kohen e krijimit. Pa asnje element, emer, apo fjale qe mund te te sjelle nder mend dicka shqipe apo shqiptare.

Constantinos Ieromonachou "Virgin Mary" (icon on wood, 1710)

Greqishtja e kristalte, me shtrirje ne kohe (shek. 13, shek.14, shek. 15, shek. 16, shek. 17, shek. 18, shek. 19), teknika dhe shkolla piktorike ne te cilat kane hedhur rrenjet dhe ushqehen mjeshtrat e Epirit Verior (e kam fjalen per shkollen e Kretes dhe ate te Maqedonise), jane faktet me kryenece te asaj se c'gjuhe flisnin banoret e Epirit nder kohera dhe se kujt qyteterimi i perkisnin.

Constantinos Zografos "The Twelve Apostles" (icon on wood, 1762)

Eshte e qarte se njerezit qe flasin greqisht, qe shkruajne dhe komunikojne ne greqisht, qe besojne ne hyjni greke, qe krijojne nje art te mirefillte grek, qe shesin e blejne me monedha greke, qe hane ne poce balte me ornamentike greke, qe mbajne emra greke ne pllakat e varreve, qe ndertojne shoqerite e tyre mbi civilizime greke, qe kendojne dhe qajne te vdekurit e tyre ne greqisht, s'jane gje tjeter vecse greke. Sa per Epirin dhe kryesisht ate verior eshte toka e zoterave te qiellit dhe ne ate toke prej mijera vjetesh hyjnite kendojne e flasin edhe (se paku) ne greqisht...

Ioannis Tsetiri [Cetiri] "Saint Nicholas" (icon on wood, 1812-1814)

***

(p.s. Fotot e veprave te artit antik dhe mesjetar te cilat jane sjelle ketu jane pjese e koleksionit te muzeve:

1.Muzeu Historik Kombëtar, Tirane
2.Muzeu Kombetar "Onufri", Berat
3.Muzeu Kombetar i Artit Mesjetar, Korce
4.Muzeu Arkeologjik, Tiranë

Per me shume hollesi: "Muzete ne rrjet" )

18 October 2008

Fantazite e Cartura Identitare dhe Germadhat e Llogjikes

Onouphrios Cypriotes [Onufer Qiprioti] "St. Johan the Baptizer" (icon on wood, 1599) -Icon Before Restoration-

Duke ndjekur qysh ne shkolle, por edhe me vone, nevojen e sistemit akademik shqiptar (por edhe te zyrtareve dhe nenpunesve qe rastesisht u gjenden ne karriket e sektoreve te mirembajtjes, dokumentimit, arshivimit dhe te seleksionimit te veprave te artit, te cilat sot posedon shteti shqiptar) per te rishkruar historine, nuk mund te besh gje tjeter vecse te dorezohesh ndaj sharlatanizmit shkencor, historik, dhe intelektual, me te cilin shpesh here perballesh.

Qe ky sharlatanizem shkencor rrenjet i ka kryesisht ne periudhen e diktatures komuniste shqiptare, kjo gje dihet. Faktoret ishin te ndryshem dhe te shumte. Sistemi totalitar i Enver Hoxhes shkaterroi dhe asgjesoi ne menyre totale te gjitha monumentet e kultit, si edhe cdo gjurme ekzistence te artit mesjetar, te cilat ndodheshin brenda territorit te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise. Sigurisht qe per sistemin nacional-komunist nuk ishte e veshtire te manipuloheshin faktet historike dhe deshmite kulturore te se shkuares, ne rekje te krijimit te Njeriut te Ri Shqiptar dhe te formimit te ndergjegjies kombetare, per te cilen kaq shume nevoje jetike kishte. Nje brez i ri u ushqye duke pertypur frytet e paditurise historike dhe duke mbllacitur ate corbe te shprishur te cilen serviriri me kaq mjeshteri nomeklatura komuniste.

Onouphrios Cypriotes [Onufer Qiprioti] "St. Johan the Baptizer" (icon on wood, 1599) -Icon After Restoration in the The Byzantine Museum of Athens, Greece-

Ajo qe ben pershtypje eshte se sot, 17 vjet pas renies se diktatures komuniste, e njejta gjuhe kundermuese, nacionaliste, e skalavarur dhe e pabaze shkencerisht, vazhdon te kumboje ne qarqet intelektuale shqiptare, duke vene ne gjume te thelle llogjiken dhe duke pjelle monstra te reja mosdijeje.

Degjoj shpesh here te flitet per Ikonografine shqiptare, per artin mesjetar shqiptar, per piktoret (ikonografet) shqiptare, per shkollat shqiptare te ikonografise dhe qeshem. Ne shume raste e qeshura ka edhe rol clirues dhe kurues ne te njejten kohe. Kohe me pare vizitova G.K.A.-ne dhe sallen e artit mesjetar, ose ndryshe te ashtequajturen Salla e Ikonografise Shqiptare.

Ioannis Tsetiri [Johan Cetiri] "The Dormition of the Theotokos" 1814

Po keshtu degjojme te flitet per Onufrin, per te birin Nikollen, per Onufer Qipriotin, per Johan Cetirin, per vellezerit Zografi dhe plote artiste-ikonografe te tjere (veprat e te cileve i shpetuan genocidit kulturor te periudhes komuniste e qe aktualisht jane prone e shtetit shqiptar) te cilesohen si artiste shqiptare. Mbaj ne duar nje album (nga te paktet ne kete lloj ne Shqiperi) me titull : "Ikona te Beratit", me autore Ylli Drishtin dhe Leon Ciken, botim i AICA Albania dhe i Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve te Republikes se Shqiperise, i vitit 2003 dhe me habit verberia historike, shkencore, artistike dhe profesionale e autoreve, permes analizes qe rreken te bejne mbi kete pasuri kaq te madhe artistike dhe spirituale te artit mesjetar, kryesisht te zones se Epirit Verior.

Thote diku Ylli Drishti:

"...Kultura shqiptare ka krijuar ne shekuj thesaret e saj artistike, ku shquhen arritjet interesante te ekuilibreve ndermjet racionalizmit perendimor dhe misticizmit lindor; te filtrimeve lokale dhe komunikimeve ballkanike..."

Per tu pasuar nga ministria e atehershme  Arta Dade:

"...Ministria e Kultures synon te vazhdoje dimensionet dhe vlerat reale te artit historik dhe kontemporan shqiptar ne te gjithe gjeresine e tij..."

Qe ministria ne fjale nuk ka idene perse flet, qe njohjet e saj ne sferen e ikonografise dhe te artit mesjetar jane ekuivalente te nivelit te njohjes se femijeve te ciklit parashkollor, kete nuk eshte e veshtire ta kuptosh. Por eshte e pafalshme qe i ashtequajturi specialist dhe studiues i G.K.A. Ylli Drishti te shfaqe keto mendime kaq amatoreske, te pabaza shkencerisht, gati-gati qesharake.

Nevoja e identifikimit te artit mesjetar te zones se Epirit te Veriut (kryesisht te ikonografise bizantine dhe pasbizantine te ketyre trevave) si shprehje e potencialeve dhe e "qyteterimit shqiptar", vetem abuzive dhe e skalavarur shkencerisht mund te konsiderohet. Qe te japesh karakteristika kombetare tek dicka, duhet ne radhe te pare te shqyrtosh elementet baze te kesaj perkatesie etnike. Elementi kryesor dhe dallues i perkatesise etnike te nje grupi njerezor, komuniteti, apo te nje populli eshte gjuha. Eshte pikerisht ajo, mbi te cilat sendertohet identiteti historik, kulturor, etnik, i grupeve apo bashkesive njerezore tek te cilat merr jete dhe gjallon. Duke shqyrtuar me kujdes ikonat e Onufrit, e te birit Nikolles, e Cetirit dhe te tjereve, si edhe mbishkrimet e panumerta mbi to, del ne pah edhe perkatesia etnike e njerezve te cilet i krijuan dhe qyteterimi te cilit i perkasin.

Early Christian Church [Basilica] in Bouthrotos [Butrint] (Mosaic Pavement Detail, From the 5th Century A.D.)

Pjesa me e madhe e ketyre ikonave, duke ndjekur kanonet dhe llogjiken e piktures bizantine dhe pas-bizantine, sjellin me vete edhe mjaft shenime (nuk e kam fjalen thjesht per emrat e shenjtoreve) te krijuesve te tyre ne lidhje me temat, me investitoret, me ato c'ka deshironin te nenvizonin dhe te percillnin vete autoret tek besimtaret ortodokse dhe bashkekohesit (e njejta gje ndodh edhe ne ikonat e sjella ketu te Onufer Qipriotit, te Cetirit me paragrafe te tere ne greqisht ne pjesen e poshtme te tyre). Te gjitha keto fjali (ne disa raste edhe paragrafe) jane te nje greqishteje te kulluar, pa referencat me te vogla ne shqip. Gje qe deshmon me se miri per perkatesine etnike, si edhe kulturen dhe qyteterimin, qe benin pjese.

Sic dihet ikonat ishin nje art popullor, nje forme utilitare arti (ushqim i shpirtit) dhe roli i tyre ishte te komunikonin drejtperdrejt me nje mase sa me te gjere vizituesish dhe besimtaresh. Nuk mund te ekzistojne referenca te tera ne greqisht, me qellim te komunikuarit me njerez dhe komunitete shoqerore qe nuk kuptojne ate gjuhe. Kuptohet qarte se ato vepra kulti dhe arti i perkisnin qyteterimit greko-bizantin te Epirit te Eperm dhe ishin pjella te asaj bashkesie njerezish, te cilet nuk mund te identifikohen kurrsesi si shqiptare. Kur bejme dicka te tille, kjo perngjan me teper me udhetime fantastiko-shkencore, se sa me percapje per hulumtimin, zberthimin dhe analizen e historise.

Po ashtu verejme se Shkolla e Beratit eshte nje percuese dhe nje vazhduese e denje e filozofise, kanoneve dhe parimeve te Shkolles Ikonografike te Kretes (perfaqesues te se ciles ishin El Greko, Michail Damaskinos ...), ndersa Shkolla e Korces mund te themi se ndjek gjurmet dhe mendesite e Shkolles Ikonografike te Maqedonise (perfaqesues kryesor i se ciles ishte Manouil Panselinos). Jane keto "shkolla meme" edhe dy nga rrymat kryesore te ikonografise greko-ortodokse bizantine.
Ne kete teme nuk dua te flas per kodiket e shumte te trevave te jugut te Shqiperise, per arkitekturen dhe konceptet karakteristike epiriote te saj, per folklorin, per kostumet dhe veshjet, per kenget dhe vallet, per nocionet dhe kendveshtrimin mbi boten te banoreve te atyre zonave. Thjesht dua te perqendrohem tek ikonografia,  apo tek piktura bizantine dhe pasbizantine epiriote.
 Duke konkluduar mund te them se ato popullsi qe flasin/shprehen greqisht, qe shkruajne greqisht , qe mbajne emra greke, qe ndertojne objektet e tyre te kultit nen filozofine dhe parimet e arkitektures greko-bizantine, qe kendojne dhe qe qajne ne greqisht, jane padyshim fryte te nje qyteterimi grek.

Constantinos & Athanasios Zografos [Kostandin & Athanas Zografi] "The Burning of Babylon" (Church of Saint Athanasios, Moschopolis).

Te flasesh per piktore dhe pikture mesjetare shqiptare, te cilesosh ate art te mirefillte greko-bizantin dhe ata mjeshtra ikonografe te Epirit Verior si shqiptare, eshte njelloj si ajo futja e kokes ne rere nga struci, per t'iu shmangur rrezikut qe i kanoset. Dhe ne kete rast rrezik per te ashtequajturit intelektuale, studiues, akademike dhe politikane shqiptare, perben boshlleku historik i identitetit kombetar, te pohuarit dhe te pranuarit e ekzistences kompakte dhe me vazhdimesi te qarte kohore te qyteterimeve te ndryshme greke ne truallin jugor te Shqiperise se sotme, si edhe mospermbushja e nevojes se besimit ne nje te shkuar vezulluese etnike, te ndritshme dhe te lavdishme, e cila do t'i jape kuptim dhe vlere ekzistences se sotme...

Perrallat jane te bukura, te vlefshme, te dobishme dhe te mira, por fatkeqesisht ne kete bote nuk rrohet vetem me perralla...

07 September 2008

Varret e Hapur te Shenjteve te Vrare

Ikonostotasi i bastisur i Skore-se, i burgosur per 14 vjet ne Galerine Kombetare te Arteve , Tirane.

Mbi Rregullat e Lojes

Historikisht Fenomeni i te rrojturit me absurdin ne Shqiperi, gjithnje ka pasur koherencen e vet, inercia e ketij procesi ne ditet e sotme eshte kthyer ne te vetmen alternative. Paaftesia dhe papergjegjshmeria nder qarqet vendim-marrese ne relacion me politikat dhe pasurite kulturore, shpesh here kalojne kufjte e absurdit, duke u shnderruar ne kriminale.

Lajmi

Ne fushaten e rikonstruktimit te ri te Galerise Kombetare te Arteve , mesova nga artikulli i sotem i "Gazetes Shekulli" me titull: "Shenjtorët e Galerisë" per "Revolucionin nga Kolltuku" qe do te shpertheje ne ambientet e ketij institucioni, ne lidhje me rikonstruktimin e tij. Komandant i pergjithshem i Forcave te Armatosura, si edhe Udheheqes ideologjik i ketij Revolucioni eshte drejtori aktual i GKA-se z.Rubens Shima.

Frika

Duhet te jesh i verber te mos kuptosh lidhjet e celikta te familjes Shima me Partine Demokratike, e cila gjendet aktualisht ne pushtet. Duhet te interrnosh trurin per te mos kuptuar se i vetmi soj, i cili mund te pjelle drejtore dhe udheheqes te fushave vizuale mbareshqiptare -per mendesite e partise ne pushtet- eshte ai i Shimajve. Nganjehere ndjej nje lloj frike te me pushtoj te terin dhe mornica te ftohta te me therin neper trup, duke menduar se cdo te ndodhte sikur te mos ekzistonin intelektuale te kalibrit Alush & Sons; kush valle do te mund te drejtonte GKA-ne ?!

Viva La Revolucion

Por t'i leme frikat e mia. Le t'i kthehemi serish "Revolucionit nga Kolltuku". Udheheqesi i tij vendosi Zbritjen nga Kryqi te Ikonostasit te Skore-se, si edhe lirine e tij pa afat, pas kryqezimit, gozhdimit, qesendisjes dhe pergjakjes 14 vjecare te cilat perjetoi ne ambientet e GKA-se. Rubens Shima deklaroi perpara kryesise se "Revolucionit" se: "heqja e Ikonostasit si edhe teresisht e pavijonit mesjetar nga Galeria, behet per faktin se kemi te bejme me nje art kishtar, i cili është krijuar për një tjetër qëllim..." .

Prina Parti

Duhet pohuar me burreri ketu, se ne lidhje me fatin e Ikonostasit te Skore-se (i cili i perket vitit 1830), "Revolucioni" i tanishem nuk eshte as i pari dhe -me c'duket- nuk do te jete as i fundit. I kishte paraprire atij- "Revolucioni nga karrigia". Levizje revolucionaro-kulturore (por jo vetem e tille) e vitit 1994, kohe ne te cilen -ashtu rastesisht- Drejtor i GKA-se ishte Alush Shima dhe -po ashtu rastesisht- Partia ne pushtet ishte ajo Demokratike.

"...Kur drejtor i GKA-së u bë Alush Shima, kërkonte të realizonte diçka të veçantë ..." - na thote restauratori Mustafa Arapi. Nevoja e krijimit te nje Shkolle Shqiptare Arti beri drejtuesit e "Revolucionit te karriges" si edhe shkencetaret dhe historianet e Artit Shqiptar te therrasin tre here "Urra" tek veshtronin tere ngazellim sallen me emer: "The Albanian Iconography Hall".

Dhe megjithe emrat greke te shenjtoreve, mbishkrimet ne ikona (te nje greqishteje te kulluar), si edhe faktit qe filozofia e punes i perkiste Shkolles Bizantine te Kretes, perfaqesuesit (mysliman) me origjine veriore te PD-se sec i shkiten dy-tre pika lotesh tek shihte te depertonin gozhdet e stermedha te trareve ne trupit e lodhur prej viteve te Ikonostasit. "Perjetova nje ndjenje krenarie kombetare, per ato sa ka krijuar populli yne ne shekuj..." - u shpreh ai me vone.


Biografia

Te thuash qe Ikonostasi yne i dashur kishte pare shume pergjate jetes se tij , nuk eshte aspak ekzagjerim. I perkiste qyteterimin pasbizantin grek. Se bashku me ikonat qe e stolisnin ishte padyshim krenaria e kishes se nje prej fshatrave te minoritetit grek qe quhej Skore, dhe pervecse nje objekti kulti, mbarte edhe vlera te jashtezakonshme artistike. Kish degjuar dhe kish ndjere lutjet e besimtareve ortodokse te atyre aneve. Nuk kishin guxuar qe t'a preknin pushtuesit, plackitesit, hajdutet, e okupuesit e panumert qe kishin kaluar aty pergjate shekujve. Kish pare greke, vlleher, e shqiptare. Turq te vjeter, e te rinj. Bullgare, hebrenj e serber. Gjermane e italiane. Pastaj erdhen komunistet. Dhe me vone me renien e komunizmit erdhen ne pushtet edhe te persekutuarit e komunisteve. Komunistet i shqyen shpretken, e terhoqen zvarre nga banesa e tij shekullore. E internuan larg Skore-se ne nje shkretetire qe mbante nje emer te cuditshem: Tirane (nje lloj Meke e tiranise). Dhe si te mos mjaftonin te gjitha keto, Ikonostasi i Skore-se u be deshmitar i dy revolucioneve kulturore te familjes Shima. Mjaftuan vetem 14 vjet per te realizuar ate qe nuk bene dot shekujt: "Perdhunimin dhe percudnimin" e atij monumenti aq unikal kulti dhe arti.

C'te Mbjellesh do te Korresh

“...Gabimisht, atëherë Ikonostasi u montua me gozhdë dhe çmontimi i tij është një operacion tepër i vështirë, pasi heqja e tyre rrezikon dëmtimin e pikturës. Ai konsiderohet një Monument i palëvizshëm ashtu si edhe Kisha. Sa më shumë ta zhvendosësh, aq më shumë dëmtohet..." - shprehet sot Mustafa Arapi.

Shqiptarizma ne Art

Futem ne faqen elekronike zyrtare te GKA-se ne internet: "Galeria Kombetare e Arteve". Lexoj emrin e salles se ikonografise ne te cilen ishte ekspozuar keto vitet e fundit Ikonostasi. "The Albanian Iconography Hall" . Befas me vijne nder mend fjalet e nje prej penave me te mprehta dhe mendimtareve me interesant shqiptar te kohes sone, ato te Fatos Lubonjes. Ne nje interviste me titull : "Religjionet dhe politikat identitare te shqiptaret dje dhe sot" nder te tjera shprehet keshtu:


"...kur ti vendos shqiptariste ne shekullin e XVIII, eshte njelloj sikur te besh nje roman per shek. XIX dhe te vendosesh regjime komuniste, komuniste si keta te sotmit..."

"...ideja e kthimit ne nje te kaluar te lavdishme, te ndritur eshte mitologjike. Eshte ne konstruktim mitologjik..."

"...izolimi gjate komunizmit konstruktoi nje tjeter shqiptar nga shqiptari perpara izolimit. Edhe izolimi (“ne” dhe “tjetri”), konstruktoi nje tjeter shqiptar, qe e mendonte veten ne qender te botes..."
Rezyme

Vendosja e nje monumenti te tille kulti dhe arti ne vitin 1994, prej Shimes (atit), ishte nje gafe konceptive ne linjen sendertuese te GKA-se, pasi nuk mund te ofronte sherbime dhe as perqasje me ambientet e ketij institucioni dhe veprat e ekspozuara ne te. Shume bukur mund te krijohej -diku gjetke- nje muze i artit Mesjetar dhe Bizantin , vepra te te cilit posedon shteti shqiptar, pa ato prapashtesat skandaloze Art Shqiptar dhe Art Kombetar qe vetem sharlatanizem shkencor dhe amatorizem profesional ofrojne.

Shkaqet e kesaj perzgjedhjeje te pamenduar, procedura siperfaqesore dhe kriminale e montimit, si edhe metodat mosekzistuese te restaurimit, cuan fatkeqesisht ne demtimin e ketij objekti -kaq te rendesishem- arti, si edhe te vlerave te padiskutushme qe ai permban.

Le te shpresojme qe do te gjenden njerez ne Tirane, te cilet do shohin tek Ikonostasi i Skore-se dhe Arti Mesjetar  ne pergjithesi, jo vetem vlerat e tyre te kultit, por edhe ato vlera unikale artistike te cilat mbartin, duke mos i perbuzur nga padituria, injoranca, apo dashakeqesia e tyre.

Fatkeqesisht kurre ne Shqiperi, nuk denohen fajtoret dhe klanet politiko-ekonomike pergjegjese, te cilet jane pjellesit kryesor te gjendjes se amullt dhe te ndotur qe kalojne Artet ne vecanti, si edhe Kultura Shqiptare ne pergjithesi; nuk denohen abuzuesit dhe shkaterruesit e ketyre vlerave kaq te medha njerezore te cilat i shpetuan kasaphanes komuniste dhe te cilat posedon ende shteti shqiptar. Dhe kjo gje sec te trishton...