Showing posts with label Fotografi. Show all posts
Showing posts with label Fotografi. Show all posts

05 September 2009

Monumenti

"A Monument to Creation" (photo by Toni Milaqi, 2009)

Nëse do të më jepej mundësia të ndërtoja një përmendore, monument, a lapidar të vetëm, atë do t'ia kushtoja nevojës sonë për të krijuar/aktit të krijimit. Atij proçesi identifikues, ëndërrimtar e utilitar, që i jep formë reale ideve dhe ndjenjave tona. Dhe nëse duke folur për të krijuarit, jemi të vetëdijshëm se cekim një aspekt tepër të gjerë të veprimtarisë sonë njerëzore, gjithsesi, qoftë edhe në formë tërësisht intuitive, kuptojmë se çdo shfaqje e këtij fenomeni është në vetvete simbioza e vazhdimësisë dhe e pavdekësisë, një formë barazie me Zotin.

Në qoftë se të krijuarit e një jete njerëzore (riciklimi i ciklit jetësor), do të konsiderohej si një komponent që na lidh me anën tonë kafshërore, me reflekse të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara, me instikte të lashta, me nevoja gjenetike, trupore dhe ekzistenciale, ç'mund të thuhet për ato lloje të krijimtarisë sonë njerëzore që nuk kanë për bazë arsye biologjike, por intelektuale, meditative, emocionale e spirituale?

Një përmendore do të doja t'i ndërtoja nevojës tonë për të krijuar; që na bën të ecim përpara; që na cyt drejt së resë; që na bën të tejkalojmë kufijtë e njohjes dhe të dijes; që na bën më njerëzorë, por edhe më të perëndishëm njëkohësisht.

"A Monument to Creation" (photo by Toni Milaqi, 2009)

"A Monument to Creation" (photo by Toni Milaqi, 2009)

"A Monument to Creation" (photo by Toni Milaqi, 2009)

"A Monument to Creation" (photo by Toni Milaqi, 2009)

"A Monument to Creation" (photo by Toni Milaqi, 2009)

"A Monument to Creation" (photo by Toni Milaqi, 2009)

23 June 2009

CheapArt -Thessaloniki 2009 (ekspozita)

"CheapArt -Thessaloniki", Kodra former Army Camp, Thessaloniki, Greece (photography by Toni Milaqi, Jun 2009)

Ekspozita "CheapArt -Thessaloniki" e cila u inagurua dje është një aktivitet mjaft i pasur ndërkombëtar, ku bie në sy pjesëmarrja e 140 artistëve të përzgjedhur, ndërmjet tyre 34 të ftuar nga Italia. Evenimenti në fjalë përkon kronologjikisht me Bienalen e Selanikut, dhe së bashku me të janë ndër aktivitetet më interesante vizuale të këtij viti në kryeqytetin maqedon.

"CheapArt -Thessaloniki", Kodra former Army Camp, Thessaloniki, Greece (photography by Toni Milaqi, Jun 2009)

Ajo që është me të vërtetë tërheqëse në këtë ekspozitë, është territori dhe ambientet ku zhvillohet. Bëhet fjalë për një ish kamp ushtarak (Kodra), i cili vitet e fundit është kthyer në një celulë mjaft bujare arti, kultivuese dhe frymëzuese e mjaft aktiviteteve artistike. Përmes simbolikës tepër të mprehtë, vendi ku deri dje ishte sinonimi i dhunës, brutalitetit dhe prepotencës ushtarake, sot bëhet mbartës i bashkekzistencës, i paqes, harmonisë ndërnjerëzore.
E ardhmja nuk ka nevojë për armë dhe instikte primitive/të kushtëzuara militare; ajo ka nevojë për kulturë dhe dije, për mirëkuptim dhe tolerancë, për sa më shumë qytetari, vëllazëri dhe dashuri. Në këtë aspekt kjo ekspozitë tregon kordinatat gjeografike të rrugës drejt së ardhmes...

"CheapArt -Thessaloniki", Kodra former Army Camp, Thessaloniki, Greece (photography by Toni Milaqi, Jun 2009)

"CheapArt -Thessaloniki", Kodra former Army Camp, Thessaloniki, Greece (Jun 2009)

15 June 2009

Mbi Pavdekësinë

Toni Milaqi "The Aging Process -I-" (photography, 2009)

Nëse do të konsideronim mplakjen fizike, por edhe shpirtërore, si lajmëtarët e parë të vdekjes, dhe këtë të fundit si armikun kryesor të çdo gjëje të gjallë, a mundet vallë të bënim kompromis me to?

Kush është ajo veprimtari njerëzore që mund të garantojë jetëgjatësinë e ekzistencës - fizike e shpirtërore- dhe njëkohësisht të vonojë sa më shumë proçesin e vdekjes?

Toni Milaqi "The Aging Process -II-" (photography, 2009)

Nëse me të sjellurit në jetë të fëmijëve (trashëgimtarëve), do të mund të thoshim se bëmë detyrën tonë në raport me vazhdimësinë e species njerëzore, ç'mund të thuhet për jetëgjatësinë e universit tonë të brendshëm (meditativ dhe emocional)? Apo mos vallë ai zhduket me largimin fizik të njeriut nga jeta?

Mendoj se jo. Të gjithë veprimtaritë intelektuale të njeriut, si edhe çdo përçapje e re që i kundërvihet errësirës rrethuese, padyshim që largojnë vdekjen, dhe sigurojnë më së miri vazhdimësinë e ekzistencës.

Toni Milaqi "The Aging Process -III-" (photography, 2009)

Por duke folur për njeriun dhe pavdekësinë, kush më mirë se arti dhe artisti do të mund të ilustronin këtë argument? Kush mund të thotë se shpirtrat e Omerit, e Shekspirit, e Velaskesit, e Betovenit, e Delakruasë, e Klesë, e Pollok, etj, nuk gjenden në çdo qelizë, në çdo emocion apo mendim që ngjizet dhe që buron prej veprave të tyre?
Kush mund të thotë se Leonardo nuk ngjallet nga çdo buzëqeshje e Mona Lizës? Kush mund të pohojë se Vivaldi nuk merr frymë pas çdo tingulli dhe note muzikore, sa herë kemi fatin të dëgjojmë diku veprat e tij? Kush mund të thotë se pas çdo nazi erotik të personazheve në pikturat e Karavaxhios, nuk gëlon sensualiteti përvëlues i vetë krijuesit të tyre? Kush mund të thotë se Gogeni nuk na shkel syrin, sa herë hasim siluetat grishëse të mulateve të tij?

30 August 2008

Ishulli i Endrrave

"The Island of Dreams, Eretria, Greece" (photo by Toni Milaqi, 2009)

Nga datat 17 gusht - 31 gusht 2008 isha pjesemarres ne programin e rezidencave : "Open Art Residency 2008" , i cili u organizua ne "The Island of Dreams", Eretria (Greece). Behet fjale per nje Program Rezidencash me artiste nga e gjithe bota, te cilet pas nje faze konkuruese u ftuan te qendrojne, por edhe te krijojne ne ambientet gjithe gjelberim te "Ishullit te Endrrave" .

"The Island of Dreams, Eretria, Greece" (photo by Toni Milaqi, 2009)

Galeria e mirenjohur greke, por edhe Levizja Vizuale me te njejtin emer Cheapart (me mjaft aktivitete ne fushen e arteve pamore), shoqeria turistike Rest Club (e cila investoi kete nisme), si edhe kuratoret Charalambos Dermatis (kurator, artist, drejtues teknik i ketij aktiviteti) dhe Georg Georgakopoulos (kurator, artist, drejtues i Cheapart), ishin ata qe bene te mundur kete takim vizual ndermjet 90 artisteve nga e tere bota.

"The Island of Dreams, Eretria, Greece" (photo by Toni Milaqi, 2009)

Perzgjedhja e konkurenteve u krye prej nje jurie te perbere nga artiste, perfaqesues galerish, si edhe te konsulente te firmes turistike Rest Club, ne saje te linjes konceptuale - Project-it qe vete kandidatet kishin parashtruar per konkurim.

"The Island of Dreams, Eretria, Greece" (photo by Toni Milaqi, 2009)

Pervoja ime personale, ishte mjaft e mire. Veprat e krijuara, si edhe mbi projektin tim ne kete Rezidence, mund t'i gjeni ketu.