30 April 2008

Ne Kerkim te Luleve

Toni Milaqi "The cart" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2003)

Po vjen serishmi Nje Maji.
Perseri muaji i luleve do te buise brendine tone me ndijime, ngjyra e aroma, e do te rizgjoje shpirtrat e tulatur prej tkurrjes dimerore. Dhe me gjithe se natyra perjeton riperteritjen e saj fizike, ne metropolet e shteteve perendimore dimri vazhdon te jete i ashper, i eger, i grinjte, tinzar, i dhunshem, i mbarsur me elektricitet negativ, dhe i ndotur nga smogu ekspansionist i sistemeve te sotme demokratike.

Per sa kohe karrot e lumturise se nje grupi njerezish, do te terhiqen nga nevoja, djersa, mundi dhe dhimbja e te tjereve, shoqerite tona do te jene te padrejta, te pabarabarta dhe jo-demokratike. Ekuilibri social gjithnje do te jete ne rrezik, kur ne skutat e nendheshme te shoqerive tona do te ekzistojne njerez qe i perkasin nje Zoti tjeter.

Ne kete aspekt nocionet e Nje Majit jane tejet aktuale, frymezuese, por dhe rigjeneruese per bashkesite tona civile. Lufta e individit -apo edhe e grupeve te ndryshme shoqerore- per t'iu shkeputur skllaverise (te cdo lloj forme qofte ajo), per te drejta qytetare, per respektimin e personalitetit dhe integritetit njerezor, jane edhe fanaret humane qe duhet te na prijne dhe te na ndricojne permes territ social qe po kapllon hapesirat e sotme globale.

Nevoja per nje bote sa me te barabarte dhe sa me te drejte s'eshte aspak utopike. Eshte nevoja per te shijuar serisht aromat e luleve dhe blerimin e natyres, mizerine e yjeve dhe vallet e henes, vezullimet e xixellonjave dhe magjine e ylbereve, kjelltesine e lumenjve dhe blune e detrave. Eshte e vetmja alternative per te thyer prangat dhe zinxhiret sociale, apo per te fituar lirine e vertete...

28 April 2008

Mbi Lojrat dhe Lojtaret

Toni Milaqi "The Card Players" (acrylic on canvas, 120x90 cm, 2004) 

 Nje teme me mjaft interes per mua eshte edhe "Loja e letrave". Nje teme teper e levruar prej artisteve nder shekuj. Dy nga trajtimet e mia i perkasin perkatesisht viteve 1996 (varianti i pare), dhe 2004 (varianti i dyte). Jane kryesisht aludime mbi variantin e meposhtem te Paul Cezanne .

Toni Milaqi "The Card Players" (acrylic on canvas, 130x100 cm, 1996) 

Varinti i 1996 ishte shprehje e kerkimeve te mia mbi primitivizmin, duke dashur te operoj me linjen, dekorativitetin unifikues te figurave, por edhe me shperndarjen kompozicionale te ngjyrave. Ishte nje faze e imja ku studioja pikturat e disa femijeve 5 vjecare. I veshtroja tek pikturonin, por dhe se si punonin, ashtu te harruar e te perpire pas atyre qe benin. Perpiqesha edhe une te funksionoja artistikisht me te njejtin naivitet dhe shpengim ne forme, te vrisja cdo gjurme virtuoziteti dhe pervoje teknike, cdo njohje te historise se artit, te anatomise dhe te perspektives. Perpiqesha te harroja kush isha dhe se cfare njihja e dija. Ashtu si nje 5 vjecar, ngjizesha tek ajo siperfaqe e rrafshet qe pikturoja, e thithesha i teri prej saj, duke u perpjekur t'i pervidhem njohurive te mia artistike, cdo avantazhi informativ apo teknik.

Fernando Botero, "Jugadoras de Cartas (1)" (oil on canvas, 62 x 79 cm, 1989)

Varianti i vitit 2004 eshte rezultantja e kerkimeve te mia kubiste. Ekzistojne edhe aty gjurmet e nje stilizimi primitiv, ekzistojne elemente pop dhe komiks, vecse ne thyerjen e hapesirave vizuale dominon karakteri shperberes, por edhe ndertues i formes kubiste. Me interesonte gjithashtu zberthimi psikologjik i personazheve te vepres, si edhe loja e ngjyrave brenda kuadratit te telajos.

Otto Dix "Die Skatspieler" (oil on canvas with photomontage and collage, 110 X 87 cm, 1920) 

  Trajtimet e ketij subjekti nga artistet jane te shumta ne numer dhe me shtrirje teper te gjere kohore. Dicka perfaqesuese -mbi kete teme- mund te shihet edhe ne kete postim. Ajo qe dominon eshte bashkebisedimi historik/krijues i artisteve te ndryshem, i kendveshtrimeve, i filozofive dhe i trajtimeve artistike te ndryshme. Pikerisht kjo eshte madheshtia e artit: Ndjesia por edhe qenesia e pjesemarrjes ne nje komunitet njerezor -te gjalle- i cili pergjate shekujve diskuton, flet, debaton, arsyeton, njeh, kupton, ndergjegjeson, meson...

Pablo Picasso " The Card Players" (oil on canvas, 108 x 89.5 cm, 1913-1914)  
 
Prej kesaj magjie polifonike te gjithe ne, artiste e spektatore, dalim me te mencur e me te pasur. Pasuri te ndertuara keto, jo mbi zare, kumare, apo lojera letrash, por mbi bazen e analizes, njohjes dhe vezhgimit te njeriut, si edhe te botes qe i perqarket. Studimi i lojtareve te letrave, eshte studimi i shoqerive tona njerezore. Studimi i psikologjise se fitimtareve dhe humbesve, i matrapazeve dhe vjedhesve, i te fuqishmit dhe te dobtit. Eshte te studiuarit e lojrave te jetes. 
 
Fernand Leger "The Card Players" ( oil on canvas, 129x193 cm, 1917) 
 
Paul Cezanne "The Card Players" (oil on canvas, 65.4 x 81.9 cm, 1890) 
  Michelangelo Merisi da Caravaggio "The Cardsharps" (oil on canvas , 131 x 94 cm, 1594) 
 
Lucas van Leyden " The Card Players" (oil on canvas, 1508-10)

26 April 2008

Gezuar Pashket !

Toni Milaqi "Crucifixion" (acrylic on canvas, 100x80 cm, 1998)

"Nese Stavrogine beson, ai nuk beson qe beson. Nese nuk beson, ai nuk beson qe nuk beson".
(Dostojevski)

"Kirilovi"

Te gjithe heronjte e Dostojevskit jane ne kerkim te kuptimit te jetes. Ne kete drejtim, ata jane moderne: nuk kane frike se mos behen qesharake. Dallimi midis ndjeshmerise moderne dhe klasike eshte se kjo e dyta ushqehet me probleme morale, ndersa e para me probleme metafizike. Ne romanet e Dostojevskit ceshtja shtrohet me nje intesitet te tille qe pranon vetem zgjidhje te skajshme. Ekzistenca eshte e rreme ose e perjetshme...

Inxhinieri Kirillov ( personazh i "Djajve" ) shpall diku se deshiron t'i jape fund jetes , sepse "kjo eshte ideja e tij". Kuptohet se kete fjale duhet ta marrim si te mirefillte. Ai pergatitet te vdese per nje ide, per nje mendim. Kjo eshte vetevrasja superiore...

Ai pergatitet per gjestin e vet me nje ndjenje revolte dhe lirie. "Do te vras veten per te pohuar pavaresine time te re e te tmerrshme". Nuk behet fjale per hakmarrje , por per revolte...

Arsyetimi eshte i nje qartesie klasike. Nese Zoti nuk ekziston, Kirilovi eshte Zot. Nese Zoti nuk ekziston, Kirilovi duhet te vrase veten. Kirilovi, pra, duhet te vrase veten per t'u bere Zot. Kjo llogjike eshte absurde, por pikerisht kjo duhet. Megjithate me interes do te ishte qe t'i jepej nje kuptim kesaj hyjnie te zbritur ne toke. Kjo con ne ndricimin e premises: "Nese Zoti nuk ekziston, une jam Zot" qe vazhdon te jete mjaft e erret. Eshte e rendesishme te nenvizohet fillimisht se njeriu, i cili shfaq kete pretendim te paarsyeshem, i perket plotesisht kesaj bote. Ai ben gjimnastike cdo mengjes per te ruajtur formen e tij shendetesore. Ai preket nga gezimi i Shatovit kur takoi perseri gruan e tij. Ne nje leter qe do te gjendet pas vdekjes se tij, ai deshiron te vizatoje nje figure qe "t'i" perqeshe. Ai eshte foshnjerak dhe i zemeruar, i pasionuar, metodik dhe i ndjeshem. Nga mbinjeriu ai ka vetem logjiken dhe idene fikse, nga njeriu ka gjithe te tjerat...

Rembrandt Harmenszoon van Rijn "Descent from the Cross" (oil on canvas, 158x117 cm, 1634)

Vete Kirilovi na ndihmon ta kuptojme me mire. Ne pergjigje te nje pyetjeje te Stravroginit, ai sakteson se nuk po flet per ndonje Perendi-njeri. Mund te mendoj se kjo behet nga deshira per t'u dalluar nga Krishti. Por, ne te vertete, behet fjale per ta aneksuar kete te fundit. Kirilovi, ne fakt, perfytyron nje cast ku Jezui i vdekur nuk gjendet ne Parajse. Atehere, ai kuptoi se tortura e tij kishte qene e padobishme. "Ligjet e natyres, thote inxhinieri, kane bere qe Krishti te jetoje ne mes te mashtrimit dhe te vdese per nje genjeshter". Vetem ne kete kuptim, Jezui misheron mire te gjithe dramen njerezore. Ai eshte njeriu- i perkryer, duke qene ai qe ka realizuar gjendjen absurde. Ai nuk eshte Perendia-njeri, por njeriu-Perendi. Dhe si ai, secili nga ne mund te kryqezohet e te mashtrohet dhe te jete i tille ne njefare mase.

Hyjnia, per te cilen po flasim, eshte , pra, teresisht tokesore. "Per tre vjet kam kerkuar, thote Kirilovi, atributin e hyjesise sime dhe e gjeta. Atributi i hyjesise sime eshte pavaresia". Ketej e tutje, kuptohet domethenia e premises kiriloviane: "Nese Zoti nuk ekziston, une jam Zot". Te behesh Perendi do te thote te jesh i lire mbi toke, te mos i sherbesh nje qenie te pavdekshme. Mbi te gjitha sigurisht, duhet te nxirren te gjitha rrjedhojat e kesaj pavaresie te dhembshme. Nese Zoti ekziston, gjithcka varet prej tij dhe ne nuk kemi asnje force kunder vullnetit te tij. Nese ai nuk ekziston, gjithcka varet nga ne. Per Kirilovin, ashtu si edhe per Nicen, te vrasesh Zotin do te thote te behesh vete Zot -do te thote te besh realitet, qe mbi toke, jeten e amshuar, per te cilen flet Ungjilli...

(Alber Kamy)

(Fragmentet e mesiperme jane shkeputur nga eseja "Kirilovi", marre nga libri "Miti i Sizifit. Perktheu Petrit Sinani.)

22 April 2008

Primitivizmi ne Art

"Prehistoric Cave Painting at Lascaux, France (16,000 years old)

Nje objekt i vazhdueshem i analizes time artistike eshte perpjekja per te njohur, per te studiuar dhe per te kuptuar primitiven ne art, e si pasoje edhe ne jete. Gjithnje me ka magjepsur cdo shfaqje e saj pergjate historise se artit.
Ekzistenca por edhe perqasja primitive e realitetit (brenda hapesirave artistike), eshte edhe nje nga format me te sinqerta dhe te verteta te te shprehurit te shpirtit njerezor.

Alexis Akrithakis (acrylic on canvas , 152x100 cm, 1990)

I pari ishte imazhi (jo fjala, sic shpesh abuzohet mbi kete argument me rrenje biblike). Njerezit e pare primitiv, pikerisht ne momentet kur sendertonin hapesirat e tyre civile e njerezore, shume me pare se te flisnin, shprehen turbullirat e tyre shpirterore nepermjet imazheve te pikturuara apo te skalitura ne shpella . Nje faze kjo qe ne historine e artit njihet me termin: "Piktura e Shpellave" apo "Arti i Shpellave".

Pablo Picasso "Maya and the Doll" (oil on canvas , 1938)

Ato gjurme qe kane ardhur deri me sot te kesaj forme te shprehuri, jane nga me tronditeset dhe me mahniteset njekohesisht. Pikerisht sepse te komunikuarit e njeriut prehistorik nepermjet fjales ishte ende i pafuqishem, kur ai ndjeu nevojen te pershkruaje "demin", e pikturoi ate. Kur donte te fliste per "gjahun" dhe s'mundej, serish e pikturoi kete skene. Duke i ngjizur atyre figurave aq mrekullisht te stilizuara, nevojen me te eperme te shprehjes se unit, thua se ne ato gjurme te shpirtit dhe te mendjes kridheshin magjira te papara dhe forca demoniake.
Dhe pikerisht kjo eshte esenca e artit. Nevoja per te eksploruar ambientin rrethues po edhe zjarrin qe na djeg ne gji. Deshira per t'u cliruar nga bubullimat e zemres dhe vetetimat e trurit.

Paul Klee "Printed Sheet with Picture [Bilderbogen]" (oil on canvas , 1937)

Nje shprehje ekuivalente, e perafert me ato universe artistike te njeriut primitiv eshte edhe piktura e femijeve te vegjel (kufi kohor maksimal te pjesemarrjes ne kete kategori do te vendosja moshen 6 vjecare). Eshte pikerisht i njejti tension i brendshem si ai i njeriut prehistorik. Qenesia ekzistenciale e nje femije qe pikturon, varet drejtperdrejt nga gjurmet qe ai le ne leter.

Shtepia (tema numer nje e femijeve) te cilen ai paraqet me aq pasion permes pikturash dhe vizatimesh, eshte edhe cerdhja ku ka strehuar lodrat e tij, endrrat, embelsirat dhe akulloret. Kur nje femije pikturon nuk ngjyen thjesht me boje nje leter, perpiqet te hape dritaret e shpirtit, dhe te na thote historite qe s'guxon apo nuk mund te thote me ze te larte. Merr fryme nga ngjyra blu e qiellit, dhe ndricohet nga buzeqeshja e diellit (i cili gjithnje vizatohet me sy, hunde, goje e veshe).

Kur nje femije pikturon, shnderrohet ne te njejten kohe ne nje perendi te gjithepushtetshme, pa varesi, pa ndroje dhe pa frike se mund te beje dicka gabim, apo se si do te duket ajo c'ka ben ne syte e te tjereve.

Ai eshte aty, duke na hapur bujarisht horizontet e pafundme, e te virgjera te brendise se tij, pikerisht sepse ai rron brenda realitetit qe pershkruan (shpesh here ne menyre te abstraguar per syte tane).

Arti feminor eshte perpjekja e pare e femijes (njeriut) per vete-analize. Perpjekja e pare per te njohur vetveten. Shprehja me sublime dhe me e prekshme e inteligjences/vitalitetit te qenies njerezore.

Shume artiste u magjepsen nga primitivizmi i popujve te pazhvilluar (ne sensin e zhvillimit social, ekonomik apo teknologjik) dhe naivizmi i te shprehurit tek arti feminor. Edhe une jam nje nga ata. Fatkeqesisht kur kalojne vitet e femijerise dhe fillojme e mesojme a.b.c. , humbasim naivitetin dhe kendveshtrimin primitiv mbi boten.

Per mua primitivizmi eshte nje lloj lendine e paane dhe pafund, me nje harlisje te marre lulesh aromembarsura e ngjyraplot, nga ku mbledh nektar e frymezim, per te krijuar dhe per te ecur perpara...

19 April 2008

Kur Vrame Diellin

Toni Milaqi "2+1" (acrylic on canvas and mixed technique, 120x90 cm, 2003)

Sic e kam permendur edhe me pare, ne metoden e punes time krijuese kam ndjere gjithnje nevojen per te bashkebiseduar me mjeshtrat e se shkuares. Nje pike tjeter takimi, ndermjet meje dhe historise se artit, eshte edhe ajo me Ingres.

Me ngacmonte gjithnje -artistikisht, por edhe filozofikisht- varianti i meposhtem i vepres se tij "Paolo and Franceska". Nje cift dashnoresh (dhene me nje vezullim marramendes) ne nje moment te tyre idilik/romantik/sentimental, permbri brutalitetit te personazhit ne sfond (ketu paraqitet si nje figure e erret), qe hyn ne kuader me shpate ne dore, i etur per t'i dhene fund ketij vegimi erotik e ngjyraplot.

Nje kontrast mahnites te kundertash. Nje paraqitje e perkryer divergjencash emocionale, koloristike, por dhe e karaktereve njerezore.
Ndjeja nevojen te merresha me kete subjekt, e me kete veper. Ketu fillojne edhe veshtiresite artistike. Si mund valle te trajtosh nje teme kaq perfektesisht te thene, dhe te sjellesh dicka te re?!

Ajo qe u perpoqa te bej, eshte te perdor mjete artistike teresisht te kunderta nga ato sa ka perdorur vete Ingres:

1. Stili i tij shquhet per butesine, dhe rrumbullaksine e formes (nje nga perfaqesuesit kryesore te neo klasicizmit) - une perdora thyerje te ashpra, te egra ne forme, kubiste.
2. Personazhin e tij qe kridhet ne erresire, e ndricova dhe i dhashe ngjyra (ndoshta per te pershkruar tensionin psikologjik te kesaj qenie te trete), pikerisht sepse per mua ai eshte heroi i vepres, eshte vrastari i dashurise, i endrrave.
3. Tek Ingres mbizoterojne ngjyrat e ngrohta (e kuqja, kafeja, vishnja, bordo, okra) -une i vendosa heronjte e mi ne nje atmosfere asnjanese, e paksa te ftohte. Duke i meshuar jo aq elementik erotik te ciftit, se sa atij social. Studimit te krijeses qe perpiqet te vrase diellin.

E ndonese tema eshte e njejte me ate te Ingres, ajo qe ve re tani me kalimin e kohes tek "2+1", eshte se thyerja ne forme eshte e lidhur ngushte edhe me "thyerjen" ne ndjenje te personazheve te mi.
Verej ne fytyrat e tyre se mungon sentimenti erotik, eshte me teper nje lakuriqesi, nje relacion trupor. A thua se dikush u ka shpartalluar ndjenjat. Me vijne nder mend njerezit e kohes sone. Ritmet e marra te shoqerive moderne, me ndjenja "fast-food", e me krijesa qe kane frike te dashurohen.

Ndjej se koha jone po na vret perdite e me teper, duke na vrare ne fillim shpirtin, e duke na lene thjesht ritualet e trupit.
Kam frike te pranoj se dashurine do t'a hasim vetem ne veprat e mjeshtrave te se shkuares.
Kam frike te besoj se krijesa e erret ne sfondin e "Paolo and Franceska", e vrau njehere e pergjithmone ndjenjen -qysh atehere ne 1819- duke na lene pergjithmone te thyer, te shperbere, te zbrazet e te shfytyruar, nen tik-takun e pameshirshem te ores qe pluskon mbi kokat tona...

Jean Auguste Dominique Ingres "Paolo and Francesca" (oil on canvas, 48cm x 39cm, 1819)

17 April 2008

Darka e Shenjte

Toni Milaqi "The dinner" (acrylic on canvas and mixed technique, 130x100 cm, 2001)

Eshte i dhimshem "rituali mortor" i luftes klanore dhe mafjoze me sfond harlisjen marramendese, e ngjyraplote te Arteve Figurative. Mizerja dhe skamja artistike, por edhe njerezore, serishmi kane lulezuar dhe po celin gjemba te rinj -te helmuar- ne Galerine Kombetare te Arteve. Tradita e cila e do, qe njerez teresisht te paafte te gjenden ne krye te ketij institucioni dhe te jene ata qe te udheheqin zhvillimet artistike ne Shqiperi, vazhdon te jete e qenesishme. Era e mykut apo kalbezimi identitar, kacafyten zhurmshem me llumin politik dhe intelektual te ketij institucioni.

U shtrua tavolina. U mbushen gotat me raki e vere. U mprehen thikat, dhe majat e piruneve. E vune "Artistin" ne mes te tryezes, e pasi e shqyen ate copa-copa, u turren buzagaz ujqerit dhe hijenat, korbat dhe sorrat per gostine e madhe...

Ergo bibamus!


14 April 2008

Trup Perpara Syve

Toni Milaqi "Hysteria In The Beach" (acrylic on paper, 65x85 cm, 2005)

TRUP PERPARA SYVE

Dhe hijet u hapen edhe nje here dhe deftyen
nje trup:
floket e tu, vjeshte e dendur, renie e ujit
diellor,
goja jote dhe disiplina e bardhe e dhembeve te
saj kanibale,
rober ne flake,
lekura jote prej buke te porsapraruar dhe syte
e tu sheqer
i djegur,
vende ku koha nuk rrjedh,
lugina qe vetem buzet e mia i njohin,
gryke e ngushte e henes qe ngjitet deri te gusha
jote permes
gjinjeve,
ujevare e ngurtesuar e zverkut,
pllaje e larte e barkut tend,
plazh i pafund i ijes.

Syte e tu jane syte e ngulet te tigrit
dhe nje minute me pas behen syte e lagesht te
qenit.

Perhere ka blete ne floket e tu.

Shpina jote rrjedh e qete nen syte e mi
si shpina e lumit ne driten e flakeve.

Ujera te fjetur godasin dite e nate belin tend
prej ketri

dhe ne brigjet e tua te pafundme si hapesirat
e henes,
era fryn permes gojes sime dhe qarja e saj e
gjate mbulon
me te dy flatrat gri
naten e trupave,
ashtu si hija e shqiponjes vetmine e shkretetirave.

Thonjte e gishterinjve te kembeve te tua jane
bere prej kristali veror.

Mes kembeve te tua eshte nje pus ujerafjetur,
gji ku deti i nates qetesohet, kale i zi
prej shkume,
gure ne kembet e malit qe fsheh nje visar,
goje e furres ku piqen naforat,
buze te qeshura te paksahapura dhe mizore,
dasme e drites dhe e hijes, e te dukshmes dhe te
padukshmes
(atje pret mishi ringjalljen e tij dhe diten e jetes
se perjetshme).

Atdhe gjaku,
e vetmja toke qe njoh e qe me njeh,
i vetmi atdhe qe besoj,
e vetmja porte e pafundesise.

OCTAVIO PAZ
(Perktheu: Mira Meksi)